Tag: jurgis

  • Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

    Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore në Shkallnur të Durrësit, ku i pandehur është marrë ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, rezulton një episod ku është rrëmbyer një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 m2 tokë, duke përdorur dokumentet e falsifikuara të një gruaje të verbër.

    Sh. Gjeçi, prej vitit 2013 kishte humbur shikimin dhe ka përfituar statusin e të verbrit, duke mos pasur mundësi as të shikojë por as të shkruajë.

    Mirëpo në dokumentet e hipotekës së Durrësit, rezulton se ajo ka kryer një seri veprimesh noteriale duke autorizuar persona të ndryshëm me qëllim përpilimin e dokumenteve hipotekore e deri tek shitja e një sipërfaqe toke prej 13 mijë e 500 metra katror në Shkallnur të Durrësit.

    Sipërfaqja fillimisht është regjistruar në emër të N., Sh., dhe K Gjeçit. Më tej është shitur në qershor 2015 nga përfaqësuesi i tyre me prokurë.

    Por gjatë marrjes në pyetje nga SPAK, N. Gjeçit, ka treguar se nuk kishte asnjë dijeni për hipotekimin e kësaj pasurie dhe s’kishte asnjë dijeni për kontratën e shitjes, duke shtuar se personin e autorizuar G. Tushe nuk e njihte dhe as kishte lëshuar prokurë përfaqësimi për këtë shtetas.

    Por një muaj më vonë nga shitja e tokës, në korrik 2015, në cilësinë e drejtuesit të hipotekës, Jurgis Çyrbja, ka lëshuar certifikatën hipotekore të kësaj pasurie për dy blerësit A. Xhafa dhe M. Merja.

    Këta dy të fundit, pasi kanë marrë letra e pronës, kanë vendosur në 2018 të marrin një kredi prej 23 mijë euro, duke vendosur si garanci hipotekore pikërisht këtë pronë.

    Përgjatë 3 viteve hetime, SPAK ka zbuluar se Jurgis Çyrbja në cilësinë e regjistruesit të hipotekës së Durrësit në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe kryetarin e komunës Shkallnur, kanë kryer veprime duke shpërdoruar detyrën në 5 raste. Bëhet fjalë për regjistrimin e 5 sipërfaqeve të tokë në fshatin Rrashbull.

    Ndërkohë të pandehur për 5 rastet janë marrë Jurgis Çyrbja, ish-kryetar ZVRPP në Durrës (Deputet i PS), Hysen Gashi, ish-kryetar i Komunës Rrashbull, Qamil Lila, ish-drejtor i Zyrës Bujqësore në Komunën Rrashbull, Ervis Mustafa, ish-specialist jurist në ZVRPP Durrës dhe Edlira Çollaku, ish-juriste.

    /Ora News

  • Përgjimet në SKY ECC, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin Çyrbja

    Përgjimet në SKY ECC, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin Çyrbja

    Gjykata e Posaçme pranoi sot (17 prill) kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për zgjatjen edhe me 3 muaj të hetimeve ndaj ish-deputetit socialist të arrestuar prej 20 tetorit 2024, Jurgis Çyrbja.
    SPAK e bëri këtë kërkesë në seancën e të martës, për shkak se është në pritje të disa letër-porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit, kurse vendimi u mor sot.
    Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin korrik, që të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim me masë arresti në burg, pasi bisedat e tij dalin në platformën e koduar SKY ECC, me Altin Hajrin e Shijakut, ky në kërkim si organizator i rrëmbimit dhe zhdukjes me pasojë vdekjen e Jani prengës më 17 janar 2020 në aksin Kamëz-Shijak, në ambientet e kompleksit “Golden” në pronësi të tij.
    Ish-deputeti i Durrësit akuzohet se me ndërhyrjet e tij favorizonte anëtarët e organizatës kriminale duke u ndryshuar akuzat apo liruar nga qelia. Gjithashtu SPAK e akuzon edhe për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shtetëror.

  • “Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së

    “Pritet marrja e përgjimeve nga jashtë”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK,zgjat me 3 muaj hetimet për ish-deputetin e PS-së

    Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjaten me 3 muaj të hetimeve për ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrbja. Dy ditë më parë u raportua se SPAK kërkonte dhe 3 muaj kohë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja pasi pret marrjen e përgjigjeve për disa letërporosi të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Kërkesa për shtyrje afatesh u bë në seancën e kësaj të marte, teksa avokatët e Çyrbes kërkuan kohë të njihen me kërkesën e Prokurorisë.
    Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja u arrestua në muajin tetor 2024 në Durrës, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, të cilin e mbante që nga viti 2017. SPAK bëri të ditur në një njoftim të shkurtër se urdhërarresti është lëshuar nën akuzat ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; ‘Përkrahja e autorit të krimit’, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe ‘Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit’, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal”. Korrupsioni aktiv në zgjedhje parashikon dënim nga një deri në pesë vjet ndërsa neni 302/1/2 parashikon dënimin nga dy deri në shtatë vjet. Neni 295/1 parashikon dënim nga gjobë deri në pesë vjet.
    Ai u zgjodh për herë të parë si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2017 në qarkun e Durrësit. Çyrbja, një ish-drejtor hipoteke, u bë i njohur në veçanti për rastin e ish-Hotel Vollgës, një pronë në qendër të Durrësit, për të cilën, Emiljano Shullazi, i dënuar disa herë për krime të ndryshme, kishte interes. Sipas CV-së së tij, Çyrbja, 39-vjeç, ka mbaruar studimet në vitin 2010 dhe është bërë drejtor i Hipotekës së Durrësit në vitin 2013 dhe deputet në vitin 2017.

  • GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

    GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja

    GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për zgjatjen me tre muaj të hetimeve për ish-deputetin socalist Jurgis Çyrbja.Mësohet se SPAK e ka bërë këtë kërkesë në seancën e së martës, për shkak se është në pritje të disa letër porosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit.
    Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin Korrik të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan, i cili mbahet në paraburgim që prej datës 20 Tetor të vitit 2024, shkruan tvklan.Kujtojmë se ish-deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri.
    Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
    Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën.
    Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione të policisë për arrestimin e disa të kërkuarve.

  • SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve për Jurgis Çyrbjan

    SPAK kërkon shtyrjen e hetimeve për Jurgis Çyrbjan

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar edhe tre muaj kohë shtesë për të hetuar ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.
    SPAK po pret marrjen e letërporosive që ka nisur në disa prej agjencive jashtë vendit. Seanca për një vendimmarrje është lënë për në datën 25 prill.
    Jurgis Çyrbja la mandatin dhe u vu në pranga pasi rezulton se ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim.
    Gjithashtu, Çyrbja akuzohet se ka siguruar strehë për Altin Hajrin, një person që është shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës si dhe ka informuar subjekte të drejtësisë për lëvizjet e operacionet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që tu shpëtonin prangave. Një prej tyre është edhe Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla.