Tag: jurgen

  • E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n

    E BUJSHME NGA SPANJA: Dy emra “big” për të zëvendësuar Xabi Alonso-n

    8 Dhjetor 2025

    17:03

    Telesport

    Humbja e mbrëmshme e Real Madrid 0-2 ndaj Celta Vigo ka lëkundur edhe njëherë stolin e Real Madrid. Marrëdhënia mes disa prej yjeve të Real Madridit dhe trajnerit Xabi Alonso dukshëm është e acaruar dhe prej kohësh mungon harmonia në klub.
    Ndërkohë, “El Mundo” zbulon se mbrëmë ka pasur një takim të gjatë të bordit të klubit deri në orët e para të mëngjesit dhe dy nga emrat që janë diskutuar në rast shkarkimi të Xabi Alonso janë: Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp.
    Edhe pse Zidane pritet të drejtojë Francën pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, një telefonatë nga Madridi mund të ndryshojë situatën. Përsa i përket Jurgen Klopp, edhe pse gjermani është shprehur shumë i kënaqur me rolin aktual që ka te Red Bull, një propozimi nga Real Madrid vështirë se do t’i thoshte “jo”.

  • Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

    Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

    Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, është shpallur kampion bote në peshën “cruiserweight” (deri në 90 kg), pas një paraqitjeje madhështore në “O2 Arena” të Londrës.
    Uldedaj arriti të triumfojë ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum, në një përballje të fortë e të luftuar deri në fund, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109). Me këtë sukses, ai rrëmbeu titullin botëror të federatës IBO, duke ngjitur emrin e tij mes më të mirëve të këtij sporti.
    Dueli nisi me intensitet të lartë, ku boksieri kuqezi tregoi qartë synimin për të dominuar. Me stil agresiv dhe teknikë të saktë, Uldedaj ndërtoi avantazhin që në raundet e para, duke detyruar kundërshtarin të mbrohej vazhdimisht.
    Në pjesën e dytë të ndeshjes, 28-vjeçari ruajti qetësinë dhe kontrollin e situatës, duke menaxhuar me maturi çdo përpjekje të kamerunasit për t’u rikthyer në lojë. Në fund, gjyqtarët nuk patën asnjë dilemë: fitore e pastër për Uldedajn.
    Me flamurin kuqezi në duar, Jurgen Uldedaj festoi triumfin historik në mes të Londrës.
    IBO është një organizatë e pavarur, që nuk njihet nga katër organizatat e mëdha drejtuese në boks (WBA, WBC, IBF dhe WBO), të cilat njohin vetëm njëra-tjetrën në renditjet dhe rregullat e unifikimit të titujve. Megjithatë, që nga viti 2023, titujt e IBO-së janë unifikuar me titujt e organizatave të tjera në disa kategori peshash.

  • Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

    Kampion bote në boks, Uldedaj: Ky titull i përket Shqipërisë, një rrugëtim i vështirë dhe i mrekullueshëm

    Në një mbrëmje të paharrueshme në “O2 Arena” të Londrës, Jurgen Uldedaj arriti të mposhtë kampionin kamerunas, Rolly Lambert Fogoum, dhe u shpall kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

    Kjo fitore shënon një arritje historike për sportin shqiptar, pasi Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që ngjitet në majat e boksit profesionist duke fituar një titull botëror. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Demalia realizoi intervistën e parë me kampionin e ri të botës.
    Intervista e plotë
    Ilir Demalia: Jurgen, keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni arritur deri këtu. Si ndiheni sot?
    Jurgen Uldedaj: Në radhë të parë dua të falënderoj nga zemra familjen time, Zotin lart në qiell, skuadrën time të mrekullueshme dhe, pa dyshim, publikun shqiptar që më ka mbështetur që nga fillimi i karrierës sime. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam i pari shqiptar që përfaqëson këto ngjyra kaq të bukura me një titull botëror.
    Ilir Demalia: Para disa ditësh, në një intervistë për mediat angleze, ju thatë: “Albanians are fighters, fighters, fighters”. Sa do të vazhdojë kjo luftë për ju?
    Jurgen Uldedaj: Shqiptarët e kanë në ADN luftën. Që nga frymëzuesi ynë i madh, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u përball me perandorinë osmane, lufta është pjesë e karakterit tonë. Ky titull është vetëm një motivim për të ecur më tej, sepse qielli është kufiri.
    Ilir Demalia: Jeni më shumë i emocionuar sot apo ndjeni lehtësim pas gjithë atij tensioni?
    Jurgen Uldedaj: Kur arrin në këto nivele, asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet falas. Falë punës së madhe dhe përkushtimit të skuadrës sime, me Set Maura dhe Don Charles ia dolëm. Ishte një rrugëtim i vështirë, por i mrekullueshëm.
    Ilir Demalia: Si u futët në rrugën e boksit? Zakonisht, në boks hyjnë ata që kërkojnë të dalin nga vështirësitë e jetës, por ju kishit një familje të mirë dhe jetë të qëndrueshme.
    Jurgen Uldedaj: Është e vërtetë. Kjo ndodhi rreth 17 vjet më parë. Kam qenë një fëmijë i shëndetshëm, dhe profesori im, Rigels Nica, më mori fillimisht vetëm për t’u bërë më në formë, për të humbur pak peshë. Por ai pa tek unë talentin dhe i tha prindërve të mi: “Mos e lini djalin, ai ka dhunti natyrore.” Që nga ajo ditë, nuk jam ndarë më nga boksi. Kam sakrifikuar shumë, festa, shoqëri, vite të bukura, por sot çdo gjë ia ka vlejtur.
    Ilir Demalia: Çfarë përfaqëson ky titull për ju dhe a do ta sillni në Shqipëri?
    Jurgen Uldedaj: Patjetër! Ky është brezi i kampionit të botës dhe do të vijë në Shqipëri. Ky titull i përket vendit tim, Shqipërisë, dhe atje do të qëndrojë. Pas disa ditësh pushimi, do të ulemi me skuadrën për të vendosur hapat e ardhshëm, mbrojtjen e titullit apo sfidën për një tjetër brez, për t’u bërë kampion i dyfishtë bote.
    Ilir Demalia: Ju jeni një njeri shumë i përulur dhe gjithmonë ia dedikoni suksesin Shqipërisë. Por çfarë ju ka dhënë Shqipëria juve?
    Jurgen Uldedaj: Shqipëria më ka dhënë emrin shqiptar. Dhe për mua, kjo është gjithçka.
    Ilir Demalia: Kampion i botës… por mbi të gjitha, kampion i vërtetë.
    Jurgen Uldedaj: Faleminderit. Ky është vetëm fillimi.

  • Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist

    Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist

    Jurgen Uldedaj fitoi titullin kampion bote në boksin profesionist në versionin IBO, pesha Cruiser.
    Sportisti lezhjan arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, teksa mundi në “O2 Arena” në Londër rivalin kamerunas Rolly Lambert. Një duel i fortë në fakt me 12 raunde, i vendosur në sajë të pikëve.
    Uldedaj ishte i kujdesshëm të mos merrte goditje të forta nga kundërshtari, tregoi freski fizike dhe shpesh herë lëshoi gjuajtje të forta dhe precize në kokën dhe trupin e rivalit kamerunas, të cilat në fund bënë diferencën në vlerësimin e gjyqtarëve. Ai fitoi një pjesë të mirë të raundeve, çka në fund ishte vendimtare që boksieri me origjinë nga Lezha të shpallej kampion bote në IBO, një nga versionet më të rëndësishme në boksin botëror profesionist.

    Të pranishëm në përballjen e rëndësishme në Londër ishin edhe shumë shqiptarë që mbështetën nga afër Jurgen Uldedajn. Ndërsa prej shumë vitesh stërvitet mes Gjermanisë dhe Anglisë, Uldedaj vazhdon të garojë me flamurin shqiptar.
    Kjo ishte fitorja e 21 në karrierën si profesionist për Jurgen Uldedaj, i cili ka vetëm një humbje. Suksesi dhe titulli kampion bote në pesha Cruiser i jep një tjetër dimension karrierës së Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, ndërsa tashmë konsiderohet një nga shqiptarët më të suksesshëm në këtë sport.
    /vizionplus.tv

  • Historike për boksin shqiptar, Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

    Historike për boksin shqiptar, Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote

    Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj ka triumfuar ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum dhe është shpallur kampion bote, duke fituar titullin IBO (International Boxing Organization).
    Ndeshja u zhvillua në “O₂ Arena” të Londrës dhe përfundoi me fitoren e shqiptarit pas një përballjeje të fortë me shumë intensitet. Me këtë sukses, Uldedaj bëhet boksieri i parë shqiptar që arrin të fitojë një titull botëror.
    Aktualisht, ai regjistron 21 fitore në total, mes tyre 12 të arritura me nokaut. Në të kaluarën, Uldedaj ka fituar disa tituj prestigjiozë si “WBO Youth”, “WBC Youth”, “IBF International”, “WBA Inter-Continental” dhe “IBO Mediterranean”.
    Edhe pse ushtron aktivitetin sportiv midis Gjermanisë dhe Anglisë, ai vazhdon të përfaqësojë Shqipërinë në arenat më të rëndësishme të boksit botëror.

  • Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit: Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO më 25 tetor në Londër

    Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit: Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO më 25 tetor në Londër

    Kampioni shqiptar Jurgen Uldedaj që garon në majat e boksit botëror ritkhehet më 25 tetor me një super ndeshje që premton shumë adrenalinë dhe spektakël.
    Uldedaj do të ngjitet në ring për të sfiduar kampionin kamerunas Rolly Lambert Fogoum për Titullin e Madh Botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që lufton për një titull të tillë në boksin profesionist.
    Dueli do të zhvillohet në “O₂ Arena” në Londër, një nga arenat më prestigjioze të planetit dhe përfaqëson jo vetëm kulmin e karrierës së tij, por edhe një moment historik për sportin shqiptar, ku flamuri kuqezi do të valëvitet përpara gjithë botës.
    Jurgen Uldedaj është simbol i përkushtimit, forcës dhe krenarisë kombëtare në sportin e boksit profesionist. I lindur në Shqipëri dhe i formuar si boksier fillimisht në vendlindje, më pas në Gjermani dhe Angli, Jurgeni ka ndërtuar hap pas hapi një karrierë të suksesshme që e ka ngritur në mesin e boksierëve më të mirë të botës.
    Me një bilanc mbresëlënës prej 20 fitoresh (12 me nokaut), ai përfaqëson kombin shqiptar me dinjitet në një sport ku vetëm më të fortët arrijnë majat. Jurgeni është kampion botëror i dyfishtë në titujt prestigjiozë “WBO Youth” dhe “WBC Youth”, duke dëshmuar herët aftësitë, profesionalizmin dhe karakterin e një luftëtari të lindur.
    Gjatë karrierës së tij, ai ka fituar një sërë titujsh ndërkombëtarë që e kanë pozicionuar në elitën e boksit evropian dhe botëror: IBF International Champion, WBA Inter-Continental Champion, IBO Mediterranean Champion, BDB International Champion.
    Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj bokson me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.
    Pas një karriere të suksesshme si pjesë e klubit gjerman SES Boxing, Jurgeni ka hyrë në një kapitull të ri të karrierës së tij duke u bërë pjesë e Queensberry Promotions, një nga organizatat më të fuqishme dhe prestigjioze të boksit botëror, që menaxhon disa nga emrat më të mëdhenj të ringut si Tyson Fury, Joe Joyce, Daniel Dubois, Agit Kabayel, Fabio Wardley, Filip Hrgović, Moses Itauma e shumë të tjerë.
    Ky bashkëpunim e vendos Jurgenin në qendër të hartës së boksit botëror, duke e pozicionuar si një kandidat të denjë për majat e divizionit Cruiserëeight, një kategori ku shpejtësia, teknika dhe fuqia përplasen në duele spektakolare që magjepsin publikun në mbarë globin.
    Titulli i Madh Botëror IBO (International Boxing Organization) është një nga më prestigjiozët dhe është mbajtur ndër vite nga disa prej emrave më të mëdhenj të historisë së boksit botëror, si: Oleksandr Usyk, kampion i padiskutueshëm botëror dhe ikonë e divizionit Cruiserweight, Mairis Briedis, kampion botëror letonez, i njohur për duelet legjendare, Marco Huck, një prej kampionëve më jetëgjatë në historinë e IBO-së, Firat Arslan, kampion gjerman me origjinë turke, Kevin Lerena, kampion nga Afrika e Jugut me suksese ndërkombëtare etj.
    Të gjithë këta kanë bërë histori në të njëjtin divizion ku tani Jurgen Uldedaj ngjitet për të mbrojtur ngjyrat kuqezi në skenën më të madhe të boksit profesionist.

  • Historike/ Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit. Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO

    Historike/ Jurgen Uldedaj shkruan emrin në historinë e boksit. Shqiptari i parë që lufton për titullin botëror IBO

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • E BUJSHME: Jurgen Klopp gati të rikthehet në aksion, i del emri te klubi i njohur

    E BUJSHME: Jurgen Klopp gati të rikthehet në aksion, i del emri te klubi i njohur

    29 Shtator 2025

    18:32

    Telesport

    Pas largimit nga Liverpool në qershor të vitit 2024, Jurgen Klopp nuk ka pranuar të marrë drejtimin e asnjë ekipi tjetër dhe pse ofertat nuk i kanë munguar. Së fundmi, është klubi i Al-Ittihad që interesohet për trajnerin gjerman, pas shkarkimit të Laurent Blanc.
    Klubi saudit tani është në kërkim të një trajneri të ri për të drejtuar projektin e tyre ambicioz dhe momentalisht emri i parë në listë është pikërisht ai i Jurgen Klopp.
    Gjermani aktualisht është në krye të konglomeratit Reb Bull, ku mbikëqyr akademitë dhe ekipet e rrjetit të kompanisë në fjalë, në disa vende. Në rast të refuzimit nga Klopp, Al-Ittihad po monitoron edhe emra të tjerë si Xavi Hernandez, Sérgio Conceição, Luciano Spalletti etj.

  • Jurgen Klopp drejt rikthimit në stol, gati oferta e papritur

    Jurgen Klopp drejt rikthimit në stol, gati oferta e papritur

    29 Shtator 2025

    14:45

    Telesport

    Ish-trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është në listën e kandidatëve për trajner të Al-Ittihad.
    Sauditët tani po kërkojnë një trajner të ri të profilit të lartë, pasi shkarkuan Laurent Blanc gjatë fundjavës.
    Luciano Spalletti dhe Xavi janë gjithashtu në listë, ndërsa një burim lokal raporton se Klopp jo vetëm që është në konsideratë, por edhe zgjedhja kryesore e Al-Ittihad.
    Gjermani është aktualisht drejtor global i futbollit te Red Bull, pasi u largua nga Liverpool-i në fund të sezonit 2023/24.
    Klopp është lidhur gjithashtu me skuadra si Real Madrid-i dhe Inter-i, por gjithmonë ka këmbëngulur se është i lumtur në rolin e tij të ri si drejtor.

  • “Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global”

    “Autenticiteti është vlera më e madhe në një treg global”

    Flet Jurgen Bame, shef i marketingut të rrjetit të restoranteve “Era” Kuzhina shqiptare po zë gjithnjë e më shumë vend në përvojën turistike që ofron vendi, veçanërisht në qytete si Tirana, ku vizitorët mund të përjetojnë shijen lokale edhe në restorante moderne.Në një treg ku turizmi është në rritje të shpejtë dhe përballueshmëria është një nga pikat e forta, ruajtja e autenticitetit nëpë…