Tag: junior

  • E BUJSHME: Vinicius Junior te Bayern Munich? Bavarezët kani gati ofertën rekord

    E BUJSHME: Vinicius Junior te Bayern Munich? Bavarezët kani gati ofertën rekord

    24 Shtator 2025

    18:42

    Telesport

    Vinicius Junior dhe Real Madrid nuk po gjejnë ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027. Edhe pse të dy palët kanë shprehur publikisht dëshirën për të vazhduar, firma ende nuk ka ardhur duke shtuar kështu gjithmonë e më shumë spekulimet për një largim të brazilianit nga Madridi.
    “TBR Football” raporton se përveçse klubeve angleze, në garë për brazilianin duket se ka hyrë edhe Bayern Munich. Bavarezët janë gati ta bëjnë brazilianin transferimin e tyre më shtrenjtë në histori, duke tejkaluar dhe shumën e paguar për Harry Kane, 95 milionë euro. Sipas raportimi në fjalë, Bayern është gati të paguajë 100-110 milionë euro për Vinicius Junior.
    Megjithatë, gara për transferimin e Vinicius Junior, nëse ai vendosë të largohet nga Real Madrid, do të jetë shumë e fortë, duke ditur interesin e madh të klubeve angleze si Man. City, Man. United e Chelsea, të cilat janë të gatshme të bëjnë “çmenduri” për yllin brazilian.

  • Vinicius Junior “aneksohet”, nuk vlen sa Mbappe. Real Madrid bën gati shitjen e tij, ja opsionet

    Vinicius Junior “aneksohet”, nuk vlen sa Mbappe. Real Madrid bën gati shitjen e tij, ja opsionet

    24 Shtator 2025

    16:04

    Telesport

    Vinicius Junior nuk është i pazëvendësueshëm te Real Madrid. Ai nuk vlerësohet më lart se Kylian Mbappe nga Xabi Alonso. As nga Florentino Perez.
    Sulmuesi brazilian ka kontratë deri në vitin 2027, por bisedimet për zgjatjen e saj janë pezull për momentin.
    TBR Football raporton se disa klube janë në garë për anësorin: Arsenal, Liverpool, Bayern, City, Chelsea dhe PSG.
    Shanset më të mëdha janë Bayern dhe PSG, por nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku paga 3-fishohet ose 4-fishohet.

  • Real Madrid merr vendimin e bujshëm, zyrtarizohet bojkoti

    Real Madrid merr vendimin e bujshëm, zyrtarizohet bojkoti

    Real Madrid ka vendosur për të dytin vit radhazi të mos marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të Artë”, që do të zhvillohet në Paris.
    Vendimi është zyrtarizuar nga presidenti Florentino Perez dhe u është komunikuar edhe drejtuesve të klubit. Ky bojkot pason atë të vitit të kaluar, kur madrilenët reaguan ashpër ndaj renditjes së Vinicius Junior në vendin e dytë.
    Edhe pse këtë vit disa lojtarë të Realit janë të nominuar, mes tyre Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, asnjëri nuk shihet si favorit për çmimin.
    Mediat ndërkombëtare theksojnë se në garën për trofeun më prestigjioz të futbollit janë më afër fitimit Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal. Ky vendim i Realit është konsideruar si një vazhdimësi e qëndrimit kritik ndaj mënyrës së përzgjedhjes së fituesve.
    Për momentin, mbetet e qartë se asnjë përfaqësues i klubit spanjoll nuk do të jetë pjesë e ceremonisë.

  • Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior

    Real Madrid gjen në Angli zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior

    14 Shtator 2025

    21:10

    Telesport

    Rinovimi mes Vinicius Junior edhe Real Madridit nuk ka ardhur ende. Në rast se braziliani nuk do rinovojë sipas kushteve të vendosur nga klubi, atëherë largimi i tij nga Madridi mund të ndodhë që verën e ardhshme.
    Për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e Real Madrid kanë nisur që tani nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Vinicius Junior.
    “Defensa Central” raporton se objektivi i madh i Real Madrid është sulmuesi anësor i Leicester, jeremy Monga. 16-vjeçari konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez dhe ndaj tij ka pritshmëri shumë të mëdha.
    Një titullar i padiskutueshëm te Leicester, ku synimi kryesor është rikthimi në Premier League në fund të sezonit. Sipas raportimit në fjalë, Real Madrid nuk do të presë sa lojtari të mbushë 18 vjeç, por mund të arrijë marrëveshjen me Leicester që më parë dhe sulmuesi të vazhdojë të qëndrojë te “Dhelprat” deri sa të arrijë moshën madhore dhe më pas mund të bëhet pjesë e “Los Blancos”.

  • Karnavali i Notting Hill 2025, festivali më i madh në Europë

    Karnavali i Notting Hill 2025, festivali më i madh në Europë

    Ngjyrat, tingujt e daulleve dhe aroma e ushqimit të shijshëm do të pushtojnë sërish rrugët e Londrës këtë gusht. Karnavali i Notting Hill rikthehet për të festuar kulturën dhe komunitetin e Karaibeve.Çdo fundjavë të “August Bank Holiday”, mbi dy milionë njerëz mblidhen në perëndim të Londrës për paradën e madhe me kostume, muzikë dhe gatime tradicionale.Nga rrënjët te festa moderneKarnavali lindi në vitin 1966 nga komunitetet e Karaibeve në Londër, duke u frymëzuar nga një event i vitit 1959 i organizuar nga aktivistja Claudia Jones për të zbutur tensionet etnike pas vrasjes së Kelso Cochrane, një marangoz nga Antigua, i cilii u vra në Notting Hill më 1959. Që atëherë, është kthyer në festivalin më të madh rrugor në Europë dhe “Mardi Gras”-in britanik.Programi i këtij vitiFestimet nisin të shtunën, më 23 gusht, me garën Panorama Steelpan në Emslie Horniman’s Pleasance Park, ku këtë vit debuton edhe Junior Panorama.Të dielën zhvillohet J’Ouvert në mëngjes, ceremonia e hapjes, paradat dhe aktivitetet për familjet, me një heshtje 72-sekondëshe në orën 15:00 në kujtim të viktimave të Grenfell.Të hënën, më 25 gusht, është finalja e madhe, parada nis në 10:30 dhe muzika vazhdon deri në orën 19:00.Festivali shtrihet në lagjet Notting Hill, Ladbroke Grove, Westbourne Grove, Westbourne Park dhe Kensal Road. E diela është më e qetë dhe familjare, ndërsa e hëna ofron atmosferën më të zjarrtë me turma të dendura. Në mbrëmje, dhjetëra “after party” zhvillohen në të gjithë qytetin.Në 2025 për herë të parë zhvillohet Junior Panorama, ndërsa marka Hennessy do të prezantojë një platformë të re në paradë. Junior Panorama është një garë muzikore për të rinj, ku grupet e reja të interpretuesve të steelpan (daulleve prej çeliku) konkurrojnë duke luajtur muzikë nga Karaibet.Qëllimi është të promovojë talentin e brezit të ri dhe të ruajë traditën muzikore të Karaibeve. Kjo është hera e parë që Junior Panorama përfshihet në programin zyrtar të karnavalit./ LP, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Merkato bardheblu, Tirana ecën me ‘Zhunior’

    Merkato bardheblu, Tirana ecën me ‘Zhunior’

    Mesfushori brazilian Eliton Zhunior u zyrtarizua te Tirana. Nga e hëna u stërvit me klubin bardheblu dhe të martën klubi e zyrtarizoi si përforcim të radhës.

    Tirana njoftim:

    Mirësevjen, Eliton Júnior!

    Eliton Júnior është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Braziliani 27-vjeçar vjen me një përvojë të gjerë ndërkombëtare duke i shtuar vlera kontigjentit bardh’ e blu. Júnior i është bashkuar grupit në seancat stërvitore️ për të marë ngarkesat e duhura në nisjen e sezonit të ri.

    Vazhdo leximin

  • Real Madrid merr ofertën 350 milionë euro për yllin e tyre, nuk është Vinicius Junior

    Real Madrid merr ofertën 350 milionë euro për yllin e tyre, nuk është Vinicius Junior

    11 Gusht 2025

    19:42

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Real Madrid ka marrë së fundmi një ofertë prej 350 milionë euro nga një klub i Arabisë Saudite për Kylian Mbappe.
    Menjëherë ka ardhur përgjigjja e prerë e klubit madrilen që sigurisht ka qenë: JO. Por, refuzimi nuk vjen vetëm nga klubi. Vetë Kylian Mbappe nuk është i interesuar për t’u larguar nga Real Madrid dhe as që e ka marrë mundimin të dëgjojë ofertën e ardhur nga Arabia Saudite.
    Emri i klubit arab që ka bërë këtë ofertë nuk bëhet i ditur, por kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për shifra të tilla. Muajt e fundit është përmendur vazhdimisht një shifër e tillë, 300 milionë euro, për Vinicius Junior, por është refuzuar si nga klubi madrilen ashtu edhe nga vetë lojtari.
    Nëse situata mes Vinicius Junior dhe klubit madrilen është e nderë dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të yllit brazilian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mbappe. Francezi është lojtari kryesor i projektit të tanishëm të Real Madrid dhe as që mendohet largimi i tij, pavarësisht ofertave tunduese që mund të vijnë.

  • Vinicius Junior në udhëkryq, klubet arabe heqin dorë nga interesimi për brazilianin

    Vinicius Junior në udhëkryq, klubet arabe heqin dorë nga interesimi për brazilianin

    3 Gusht 2025

    21:07

    Telesport

    E ardhmja e Vinicius Junior është në një udhëkryq të vërtetë. Rinovimi me Real Madridin ka ngecur, pasi drejtuesit e “Los Blancos” janë të prerë në vendimet e tyre dhe nuk pranojnë të plotësojnë tekat e brazilianit.
    Kujtojmë që Vinicius Junior ka kërkuar të jetë futbollisti më i paguar te Real Madrid, gjë që nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit. Nëse deri dje, Vinicius Junior mund të përdorte interesimin e klubeve arabe si presion ndaj Real Madridit, sot kjo gjë nuk ndodh më.
    “Cadena SER” raporton se është zbehur shumë ditët e fundit interesimi i klubeve arabe ndaj Vinicius Junior. Klubet saudite kanë vendosur të ulin ndjeshëm investimet përsa i përket transferimeve të yjeve të rinj, duke i dhënë prioritet zhvillimit të projekteve ekzistuese.
    Kjo gjë është konfirmuar edhe nga drejtori i AKHS Sports, Omar Ruben, sipas të cilit klubet arabe kanë hequr dorë nga transferimet stratosferike, pasi janë të fokusuar te yjet dhe projektet që kanë aktualisht.
    Kujtojmë së në fund të vitit 2024, Vinicius Junior refuzoi ofertën e ardhur nga Arabia Saudite, ku forohej 300 milionë euro për kartonin e tij te Real Madrid dhe 200 milionë euro rrogë në sezon për yllin brazilian.

  • Vinicius Junior acaron drejtuesit e Real Madridit, kërkesa e tij e re i tejkalon pritshmëritë

    Vinicius Junior acaron drejtuesit e Real Madridit, kërkesa e tij e re i tejkalon pritshmëritë

    26 Korrik 2025

    21:21

    Telesport

    Vinicius Junior po kthehet në një problem madhor për drejtuesit e Real Madridit. Braziliani po nxjerr dita-ditës kushte të reja për të rinovuar kontratën.
    Së fundmi, kërkesa e re e brazilianit që ka acaruar së tepërmi brazilianin, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, është paga e njëjtë me Kylian Mbappe. Braziliani ka kërkuar të paguhet njësoj si ylli francez, diçka e papritur për drjetuesit e Real Madridit.
    Qëndrimi i lojtarit është i prerë, po ashtu dhe i përfaqësuesve të tij. Në rast se nuk përmbushet kjo kërkesë, ata nuk duan të vazhdojnë fare me pjesën tjetër të negociatave për rinovimin e mundshëm.
    Kjo situatë, po e lodh shumë presidentin Florentino Perez, i cili po mendon të shpëtojë njëherë e mirë nga Vinicius Junior, duke e nxjerrë atë përfundimisht në shitje.

  • Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë

    Nëse Vinicius Junior nuk rinovon, Perez do tentojë transferimin e njërit prej 5 sulmuesve më të mirë në botë

    26 Korrik 2025

    17:46

    Telesport

    Vazhdon situata e nderë mes Vinicius Junior dhe drejtuesve të Real Madridit, palët nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës së yllit brazilian.
    “Cadena SER” raporton se Florentino Perez i lodhur nga tekat e shumë të Vinicius Junior, po mendon për një skenar shumë të mundshëm. Në rast se sulmuesi brazilian nuk rinovon sipas kushteve të ofruar nga Real Madrid, Perez do e nxjerrë në treg dhe ka gati profilin ideal për zëvendësuesin e Vinicius Junior.
    Dëshira e madhe e Perez është sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, vlera e të cilit në treg është 180 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt.com.
    Sigurisht që largimi i norvegjezit nga Man. City duket shumë i vështirë, sidomos pas rinovimit të kontratës deri në vitin 2029. Haaland ka një klauzolë largimi 200 milionë euro, të cilën mesa duket Perez është i gatshëm ta paguajë, gjithmonë nëse ndodh largimi i Vinicius Junior.
    Perez dhe bordi drejtues i Real Madridit janë të bindur se Haaland do të ishte partneri ideal në sulm për Kylian Mbappe.