Tag: junior

  • “Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

    “Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës”

    30 Tetor 2025

    19:58

    Telesport

    Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin e shëmtuar në momentin e zëvendësimit në “El Clasico”, situata mes tij dhe drejtuesve të klubit madrilen është e nderë.
    Palët kanë kohë që po punojnë për një rinovim të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2027, por firma nuk po vjen ende për disa arsye. Së pari, Vinicius Junior dhe drejtuesit e “Los Blancos” nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet ekonomike. Së dyti, sjellja e brazilianit në fushë dhe jashtë saj, është po ashtu një problem i madh.
    Në anën tjetër, janë të paktën 5 klube të mëdha që po ndjekin situatën me vëmendje dhe interesohen për një transferim të mundshëm të brazilianit. PSG, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po “presin pas dere” dhe janë të gatshme të bëjnë një ofertë për Vinicius Junior.
    PSG e sheh Vinicius Junior si një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin. Luis Enrique e ka shprehur publikisht admirimin për sulmuesin brazilian. Bayern Munich e sheh Vinicius Junior si një përforcim ideal për sulmin, sidomos në rast largimi të Harry Kane.
    Tri klubet e Premier League janë po ashtu të gatshme të “trondisin” merkaton dhe të forcojnë ekipin me një lojtar të klaibrit botëror si Vinicius Junior.

  • Dëshiron të punojë me një trajner ekspert. Vinicius Junior i “shkel syrin” gjigantit tjetër të Europës

    Dëshiron të punojë me një trajner ekspert. Vinicius Junior i “shkel syrin” gjigantit tjetër të Europës

    29 Tetor 2025

    18:14

    Telesport

    Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin që bëri në momentin e zëvendësimit nga trajneri Xabi Alonso në “El Clasico”, sërish situata mes tij dhe klubit është e nderë.
    Prej kohësh po përflitet për një rinovim, por gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sikur të mos mjaftojnë kushtet e Vinicius Junior për rrogën dhe privilegjet e tjera që kërkon, sjellja e tij në fushë mund të jetë një shtysë shumë e madhe për të ndarë rrugët përfundimisht.
    “SPORT” ka zbuluar gjatë ditës së sotme se Vinicius Junior i pëlqen shumë të punojë me një trajner si Luis Enrique dhe është i gatshëm për një transferim të mundshëm te PSG. Pavarësisht ofertave të jashtëzakonshme nga ana ekonomike, klubi parizien është destinacioni i preferuar për sulmuesin brazilian.

  • Vinicius Junior i kërkon falje të gjithëve te Real Madrid, por jo atij më të rëndësishmit

    Vinicius Junior i kërkon falje të gjithëve te Real Madrid, por jo atij më të rëndësishmit

    29 Tetor 2025

    16:56

    Telesport

    Vinicius Junior ka reaguar për herë të parë publikisht përmes rrjeteve sociale për gjestin e shëmtuar që bëri në “El Clasico”, kur u zëvendësua nga Xabi Alonso në minutën e 72-të.
    “Ndonjëherë, pasioni dhe dëshira ime është të ndihmoj ekipin të marrë kontrollin. Shpirti im garues vjen nga dashuria që kam për këtë klub dhe gjithçka që ai përfaqëson. U kërkoj falje tifozëve, shokëve të ekipit, klubit dhe presidentit”, shkruan Vinicius Junior.
    Megjithatë, Vinicius Junior nuk ka përmendur në faljen e kërkuar trajnerin Xabi Alonso-n, duke shtuar zërat për një krisje përfundimtare mes tyre. Mbetet për t’u parë çfarë do vendosë Alonso për sulmuesin brazilian në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit.

  • Video që nuk duhet humbur! El Clasico dikur dhe El Clasico dje, Vinicius Junior dhe Yamal e njohin shumë mirë…aktrimin

    Video që nuk duhet humbur! El Clasico dikur dhe El Clasico dje, Vinicius Junior dhe Yamal e njohin shumë mirë…aktrimin

    Kur pamë dje El Clasico-n, menjëherë të shkonte vëmendja te përballjet e dikurshme mes Real Madridit dhe Barcelonës. Vecanërisht në fundin e takimit, atje ku situata degjeneroi me Vinicius Junior dhe Yamal që sfiduan me përplasje grushtash njëri-tjetrin.Yamal, ende 18-vjeç, nuk ngurroi të quante hajdutë Real Madridin, që ka histori shumë të madhe në futbollin botëror. Nga ana tjetër, Vinicius Junior, nuk e fitoi Topin e Artë edhe për shkak të sjelljes së tij sportive të shëmtuar.
    Të dy lojtarët e kapën kameran dhe momentin kur filluan të përplaseshin pas ndeshjes, por në një video tjetër të rregjistruar nga ndeshja, situata nuk ishte kaq shumë armiqësore. Vinicius Junior shkëmbeu disa batuta me Yamal gjatë një goditje këndi dhe të dy janë përqafuar mes buzëqeshjes. Një rivalitet që nuk i shkon as në 5% klasit që kishte dikur Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Dy lojtarë me ego shumë më të madhe se këta aktualët, që “hanin inat” më shumë me njëri-tjetrin, por silleshin si zotërinj në fushën e blertë. /Sport Ekspres/

     

  • “Fol tani, fol”, përplasje edhe mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico-s” (video)

    “Fol tani, fol”, përplasje edhe mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico-s” (video)

    26 Tetor 2025

    19:17

    Telesport

    Nuk kanë munguar përplasjet mes lojtarëve të të dy ekipeve në fund të “El Clasico-s”, ku Real Madrid fitoi me shifrat 2-1. Futbollistët e Real Madridit e kanë psur inatin më të madhe me Lamine Yamal, për shkak të deklaratave të tij para ndeshjes.
    Përveç sherrit mes Dani Carvajal, Thiabut Courtois dhe Lamine Yamal, nuk mungoi përplasja as mes Vinicius Junior dhe talentit të Barcelonës. Braziliani i është drejtuar Lamal-it “Fol tani, fol”, duke iu referuar rezultatit të ndeshjes, sipas pamjeve të publikuara në mediet spanjolle.
    Me ndërhyrjen e stafit nga të dy ekipet, situata u qetësua dhe të dy lojtarët iu drejtuan dhomave respektive të zhveshjeve.
    Edhe gjatë ndeshjes, pati ngacmime të shumta mes dy lojtarëve. Në një moment, Vinicius Junior i drejtohet Lamal-it “Vetëm pasime mbrapa di të bësh”.
    SHIKOVIDEON

  • Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht

    Xabi Alonso reagon për gjestin e Vinicius Junior, paralajmëron brazilianin: Do flasim privatisht

    26 Tetor 2025

    19:42

    Telesport

    Në konferencën për shtyp pas fitores 2-1 në “El Clasico”, Xabi Alonso ndër të tjera u ndal dhe të reagimi aspak normal i Vinicius Junior në momentin e zëvendësimit në minutën e 72-të. Braziliani nuk e priti aspak mirë vendimin e Xabi Alonso dhe u largua i acaruar direkt drejt dhomës së zhveshjes.
    “Më lejoni të përqendrohem te gjërat e bukura, te gjërat e mira. Ne ia dolëm mbanë shumë mirë dhe Vini ishte një pjesë e madhe e kësaj, ai ia doli shumë mirë. Do të flasim për reagimin e tij, me siguri do ta bëjmë… do ta bëjmë privatisht. Tani dua vetëm të përqendrohem te gjërat e mira”, tha Alonso.
    Gjithashtu, Alonso nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve mbi komentet dhe deklaratat e Lamine Yamal para supersfidës. “A u motivuam nga fjalët e Lamine Yamal? Nuk kishim nevojë, të motivuar ishim dhe e dinim sa e rëndësishme ishte kjo ndeshje. Kjo fitore vlen më shumë se tre pikë”, shtoi Alonso.

  • VIDEO: Momenti kur Vinicius Junior “shpërthen” ndaj Xabi Alonso

    VIDEO: Momenti kur Vinicius Junior “shpërthen” ndaj Xabi Alonso

    26 Tetor 2025

    18:07

    Telesport

    Real Madrid është duke fituar 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni, ku po luhen minutat e fundit në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 72-të, Xabi Alonso largon nga fusha Vinicius Junior për Rodrygo-n.
    Vinicius Junior lë fushën e lojës i “tërbuar” dhe reagon shumë keq ndaj vendimit të trajnerit Xabi Alonso. Braziliani largohet direkt për në dhomat e zhveshjes. Me siguri që pas ndeshjes, do ketë një bisedë serioze mes Xabi Alonso dhe Vinicius Junior. SHIKOMOMENTIN
    Nuk është hera e parë që ka fërkime mes Vinicius Junior dhe Xabi Alonso, por situata e ndodhur sot mund të jetë fatale për yllin brazilian, i cili mund të humbë përfundimisht vendin e titullarit.

  • Në rast se ikën Vinicius, Real Madrid do të tentojë transferimin historik

    Në rast se ikën Vinicius, Real Madrid do të tentojë transferimin historik

    7 Tetor 2025

    19:55

    Telesport

    Për momentin bisedimet mes Real Madridit dhe Vinicius Junior për rinovimin e kontratës së brazilianit kanë mbetur pezull. Gjithmonë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të brazilianit nga Madridi, pasi kushtet që ai ka për rinovim kosniderohen si “kapriço” nga ana e drjtuesve të klubit.
    “Marca” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm, sipas të cilit thuhet se Real Madrid do provojë transferimin e Erling Haaland në rast largimi të Vinicius Junior.
    Edhe pse norvegjezi ka një kontratë afatgjatë me “Qytetarët”, në Madrid besojnë se transferimi i tij është i mundur. Në rast se do bëhej realitet kjo lëvizje, kosto e operacionit mendohet të jetë 180-200 milionë euro.

  • “Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

    “Vinicius Junior bashkë me Cole Palmer do transferohen te Tottenham”

    30 Shtator 2025

    19:55

    Telesport

    Vinicius Junior dhe Real Madrid ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, duke shtuar gjithnjë e më shumë zërat për largimin e mundshëm të brazilianit nga “Los Blancos”.
    François Gallardo, gazetari i “Defensa Central”, duke pretenduar për një lajm ekskluziv ka habitur jo pak me atë që ka raportuar gjatë ditës së sotme. Sipas tij, Tottenham do të ndryshojë pronar dhe klubin londinez do e blejë konsorciumi i drejtuar nga Brooklyn Earick, i cili do bëjë investime të mëdha.
    Një nga lojtarët që do sjellë në Londër ky konsorcium i drejtuar nga Brooklyn Earick është edhe Vinicisu Junior, gjithnjë sipas raportimit të Gallardo-s. Madje, gazetari shkon më tej duke “zbuluar” se përveç Vinicius-it, Tottenham do transferojë edhe Cole Palmer.
    Tottenham është në pronësi të “ENIC Group” dhe këta të fundit në një reagim zyrtar kanë mohuar se klubi është në shitje.

  • Vinicius Junior dëshiron të luajë në PL, dy klubet favorite për të nënshkruar me brazilianin

    Vinicius Junior dëshiron të luajë në PL, dy klubet favorite për të nënshkruar me brazilianin

    25 Shtator 2025

    16:34

    Telesport

    Edhe pse po përflitet prej kohësh për rinovimin e kontratës të Vinicius Junior me Real Madridin, deri tani firma nuk ka ardhur ende dhe bisedimet kanë mbetur pezull.
    Në rast mos rinovimi me madrilenët, e ardhmja e brazilianit me shumë gjasa mund të jetë në Premier League, sipas asaj që raporton “TBR Football”.
    Sipas raportimit në fjalë, janë vetëm dy klube në Premier League që kanë shprehur interes për Vinicius Junior, por ende asnjë ofertë apo përpjekje zyrtare.
    Bëhet fjalë për Liverpool-in dhe Arsenal-in, të cilat e shohin transferimin e brazilianit si një përforcim ideal për sulmin. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Vinicius Junior dhe drejtuesit e klubit madrilen të bien dakord për kushtet e rinovimit dhe të vijë firma, pasi braziliani është një lojtar shumë i rëndësishëm te Real Madrid.