Vazhdon të përkeqësohet situata te Real Madrid. Sikur të mos mjaftonte humbja e fundit 0-2 ndaj Celta Vigo-s në La Liga, sot marilenët janë mundur 1-2 nga Manchester City, për javën e gjashtë të Champions League. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit. City barazoi shifrat 1-1 në minutën e 35-të, pas një goditjes këndit, Josko Gvardiol godet me kokë, Thibaut Courtois nuk e kontrollon mirë topin dhe Nico O’Reilly që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, e shtyn atë në rrjetë. Në minutën e 43-të, Manchester City gjen golin e dytë, Erling Haaland shënon nga penalltia, e fituar nga vetë norvegjezi pas një kontakti në zonë me Antonio Rudiger. Pjesa e patë mbyllet 1-2 për anglezët. Rezultati nuk ndryshoi deri në fudn të ndeshjes. Real Madrid mundet 1-2 dhe Xabi Alonso rrezikon shumë tani shkarkimin.
Newcastle ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen. Gjermanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një autogoli të Bruno Guimaraes. Në fillim të pjesës së dytë, Nico Woltemade fiton peanllti, pas faullit të portierit vendas ndaj tij, Anthony Gordon tregohet i saktë nga penalltia. Në minutën e 73-të, i futuri në pjesën e dytë, Lewis Miley, shënon me kokë, pas krosimit të Gordon. Alejandro Grimaldo barazoi shifrat për “Aspirinat” në minutën e 88-të.
Dortmund ka zhgënjyer duke barazuar 2-2 ndaj Bodo/Glimt në “Signal Iduna Park”. Për verdhezinjtë shënoi dy herë Julian Brandt, ndërsa për norvegjezët shënuan Aleesami dhe ylli i tyre kryesor, Jens Petter Hauge. Në “San Mames”, Athletic Bilbao-PSG u mbyll pa gola, e vetmja sfidë që përfundoi me rrjeta të paprekura.
SHIHGOLAT
Tag: junior
-

“Bye bye” Alonso? Real Madrid e pëson sërish, këtë herë nga Man. City. Dortmund dhe Leverkusen hap fals në shtëpi (video)
-

Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)
10 Dhjetor 2025
21:12
Telesport
Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. SHIHVIDEON
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera. -

45′ e para: City “spektakël” në Bernabeu, Arsenal mjaftohet me “perlën” e Madueke. Mungon goli në Torino dhe “San Mames” (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Në “Bernabeu”, pjesa e parë mes Real Madridit dhe Man. City është mbyllur 1-2 për “Qytetarët”. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit. City barazoi shifrat 1-1 në minutën e 35-të, pas një goditjes këndit, Josko Gvardiol godet me kokë, Thibaut Courtois nuk e kontrollon mirë topin dhe Nico O’Reilly që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, e shtyn atë në rrjetë. Në minutën e 43-të, Manchester City gjen golin e dytë, Erling Haaland shënon nga penalltia, e fituar nga vetë norvegjezi pas një kontakti në zonë me Antonio Rudiger.
Në Brugge, Arsenal është duke udhëhequr 0-1 ndaj Club Brugge, falë golit të bukur të Noni Madueke në minutën e 25-të, i cili pasi mori një top pak më tutje se mesi i fushës, dribloi dy nga kundërshtarët dhe me një goditje nga distanca, “shkundi” rrjetën.
Në “BayArena”, Leverkusen është duke fituar 1-0 ndaj Newcastle, falë autogolit të Bruno Guimaraes, pas një goditje këndi ëpr gjermanët. Në “Signal Iduna Park”, Dortmund është duke barazuar 1-1 ndaj Bodo/Glimt. Julian Brandt shënoi për verdhezinjtë në minutën e 18-të, Aleesami barazoi për norvegjezët në minutën e 42-të.
Benfica është duke fituar 1-0 ndaj Napolit, falë golit të Richard Rios. Mungoi goli në dy sfidat e tjera, Bilbao-PSG dhe Juventus-Pafos.
SHIKOGOLATl -

Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe
10 Dhjetor 2025
21:12
Telesport
Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera. -

E BUJSHME NGA SPANJA: Vinicius Junior takon privatisht Perez dhe e njofton për vendimin për kontratën
24 Nëntor 2025
17:23
Telesport
Prej kohësh, Real Madrid dhe Vinicius Junior janë në bisedime për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.
Por, mesa duket braziliani nuk do të rinovojë me klubin madrilen dhe arsyeja nuk ka të bëjë me pagën vjetore që ai ka kërkuar ose bonsuet e tjera, por me diçka tjetër. “The Atletic” raporton se Vinicius Junior ka pasur së fundmi një takim privat direkt me Florentino Perez dhe i ka bërë me dije se nuk pranon të rinovojë kontratën për shkak të situatës së tij me Xabi Alonso-n.
Braziliani është i pakënaqur me trajnerin bask dhe sipas raportimi në fjalë, ai i ka bëre me dije se në këto kushte nuk mund të rinovojë dot me Real Madridin, pasi nuk do të ishte gjëja më e mirë për karrierën e tij. Për Vinicius Junior ka interes të madh nga disa klube të njohura në Europë dhe në Arabinë Saudite, ai pritet të jetë protagonisti kryesor i merkatos së verës së ardhshme. -

Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më
20 Nëntor 2025
22:41
Telesport
E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027.
Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës së tij.
Bordi i Real Madridit është i qartë për këtë gjë dhe ka marrë vendimin e rëndësishëm. Nëse ata nuk arrijnë të sigurojnë një zgjatje të kontratës për brazilianin Vinicius Junior brenda një afati kohor të arsyeshëm me kushtet që ata kanë vendosur, lojtari do të nxirret në shitje. -

Liverpool kërkon Vinicius Junior, por oferta e të kuqve është shumë larg asaj që pret Real Madrid
18 Nëntor 2025
19:48
Telesport
Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro merkaton e fundit, Liverpool po punon të jetë sërish aktiv gjatë merkatos së ardhshme dhe të bëjë disa përforcime të tjera të bujshme.
Duke qenë se Alexander Isak dhe Florian Wirtz nuk po japin rendimentin e duhur, Liverpool ka piketuar një emër të bujshëm ëpr këtë repart siç është ai i Vinicius Junior. Braziliani është drejt largimit nga Real Madridi pasi nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit për të rinovuar kontratën e cila skadon në vitin 2027.
Mediet angleze raportojnë se Liverpool është gati të ofrojë 100 milionë euro për anësorin brazilian, shifër shumë larg pritshmërive të Real Madridit. Klubi madrilen kërkon mbi 150 milionë euro, ndërsa oferta e të kuqve vështirë se mund të merret parasysh prej tyre. -

“Vinicius është kthyer në problem që kur humbi Topin e Artë”
7 Nëntor 2025
16:15
Telesport
Ish-futbollisti Emmanuel Petit ka kritikuar ashpër sjelljen e Vinicius Junior te Real Madrid. Sipas tij, braziliani është bërë problem për klubin dhe sidomos për trajnerin Xabi Alonso.
“Vinicius Junior është bërë problem për klubin që nga momenti kur humbi Topin e Artë. Ai ankohet vazhdimisht: ‘Pse gjithmonë unë? Pse më zëvendësojnë? Pse nuk e fitova Topin e Artë?’ Sipas meje, ai djalë po bëhet një problem shumë serioz”.
“Po të isha unë aty, do t’i thosha hapur: A nuk je i lumtur te, klubi më i madh në botë? Atëherë gjej klub tjetër dhe ik!” -

Perez nuk duron dot më, merr vendimin drastik për yllin e Realit: Do shitet në verë
4 Nëntor 2025
17:03
Telesport
Florentino Perez duket se është lodhur me tekat e vazhdueshme të Vinicius Junior, ndaj ka vendosur shitjen e brazilianit gjatë verës së ardhshme, sipas asaj që raporton “Bild”.
Prej kohësh, drejtuesit e “Los Blancos” po negociojnë me përfaqësuesit e Vinicius Junior, për rinovimin e kontratës së brazilianit, e cila skadon në vitin 2027, por ende nuk gjendur gjuha e përbashkët.
Arsyeja kryesore e mosrinovimit deri tani janë tekat e vazhdueshme të Vinicius Junior, i cili kërkon të jetë lojtari më i paguar te madrilenët, plus dhe bonuse të tjera të shumta.
Në këtë situatë, Florentino Perez ka vendosur të nxjerrë në shitje Vinicius Junior. Real Madrid pret të përfitojë rreth 150 milionë euro nga shitja e brazilianit. Për të ka interes të madh nga klubet arabe, por edhe gjigantët e Europës si Chelsea, PSG apo dhe Man. United.
