Tag: juljan

  • Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

    Atentati në Lushnje/Tre persona i bënë pritë kundërshtarit të Aldo Bares,zbulohen…

    45 vjeçari Juljan Sulo, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, rreth orës 11 të kësaj të marte sapo kishte dalë nga banesa e tij në Karbunarë pa e ditur se në hyrje të Lushnjes do të binte pre e një atentati nga 3 persona që i kishin ngritur pritë.
    Kur Juljan Sulo po qarkullonte me makinë pranë stadiumit, drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi nga 3 persona që dolën nga një mjet i parkuar në zonë.
    Për t’i shpëtuar rrezes së sulmit Sulo u largua me mjet drejt banesës së tij në afërsi të së cilës e gjeti dhe policia.  45-vjeçari u gjet i plagosur në këmbë dhe mjekët ligjor do të saktësojnë rrethanat e këtij dëmtimi.
    Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të Lushnjës mes spitalit dhe stadiumit të qytetit ku qytetarë të rastësishëm shpëtuan mrekullisht nga të shtënat me breshëri.
    Pas atentatit autorët u larguan drejt fshatit Lifat aty ku braktisën mjetin me targa greke dhe i vunë flakën.  Në brendësi të të cilit policia gjeti një kallashnikov dhe një pistoletë që dyshohet se u përkiste autorëve të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
    Të dhënat e mjetit dhe të armëve do të analizohen me imtësi nga ana e policisë me qëllim identifikimin e autorëve.
    Po ashtu po punohet me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbuluar itenerarin e tyre dhe të dhëna që mund të çojnë në gjurmë të tyre.
    Juljan Sulo është një person me dritëhije kriminale shpesh herë i dyshuar nga policia për ngjarje të rënda kriminale e të tjera herë si objekt i sulmeve.
    Pikërisht tek kjo e shkuar policia do të kërkojë të dhëna mbi konfliktet e mundshme që sollën atentatin e kësaj të marte ndaj tij.
    Ai njihet si kundërshtarë i të dënuarit përjetë Aldo Bares, dhe mik me Laert Haxhinë, sërish i dënuar përjetë.

  • FOTO/ Nga Hoxha te Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës

    FOTO/ Nga Hoxha te Muçi, katër legjionarë “pushtojnë” formacionet e javës

    Nga Arbër Hoxha, te Juljan Shehu e Mehmeti, për ta mbyllur me Ernest Muçin, pa diskutim kjo ishte një nga fundjavat më të bukura për futbollistët shqiptar të shpërndarë kudo në botë. Të katër lojtarët e sipërpërmendur, jo vetëm që shënuan, pasi lista do të ishte edhe më e gjatë, por katër prej tyre u vlerësuan edhe në formacionin më të mirë të javës sipas “SofaScore”.
    Hoxha
    Me “dopjetën” e tij, Hoxha edhe një herë u bë pjesë në formacionin më të vlerësuar në Kroaci, ndërsa me një notë fantastike u vlerësua edhe Juljan Shehu, me mesfushorin kuqezi që i lëshoi një mesazh në distancë polakëve, rivalëve tanë në fazën gjysmëfinale të “play-off”.

    Muci
    Notën më të lartë këtë fundjave e mori Ernest Muçi, ku me dygolëshin e tij i dha jo vetëm 3 pikët Trabzonspor, por siguroi edhe një vend në formacionin më të mirë në Turqi. Muçi u vlerësua me notën 9, po aq sa edhe ish sulmuesi i Real Madrid, Asensio.
    ()

  • U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

    U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

    Biznesmeni Juljan Morina ka reaguar pas përplasjes me gazetarin Almer Toksa, të cilit i dërgoi mesazhe fyese dhe kërcënuese për të cilat u procedua nga policia e Tiranës.
    Edhe teksa mundohet të justifikojë veprimet e tij, Morina vijon sulmet ndaj gazetarit. Sipas tij, acarimi ka ardhur për shkak se Almer Toksa ka tentuar të përbaltë punën e tij dhe kompanitë që ai drejton.
    “Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju përcjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar ndaj një pseudogazetari i cili është munduar të përbaltë punën, mundin, kontributin tim në kompanitë që drejtoj dhe jo vetëm.
    Përsos kësaj desha të shpreh indinjatën dhe shqetësimin tim lidhur me disa shkrime te publikuara nga ky pseudogazetar qe shprehet me etiketime dhe aludime fyese të cilat cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin tim.
    Kompanitë që unë drejtoj ushtrojnë aktivitetin kryesisht në fushën e Hotelerisë ku disa prej Hoteleve janë bashkëpunime me brande ndërkombëtare. Pjesa tjetër e aktivitet të kompanive është e orientuar në ndërtim të objekteve ku vlen për tu theksuar që nuk kam marrë asnjë tender publik dhe kjo më bën më tepër krenar që nuk kam perfituar 1 Cent nga taksat e këtij vendi.
    Indinjata ime e thellë ndaj këtij pseudogazetari e shprehur në atë formë ka qënë pasi ky pseudogazetar ka guxuar të shkruaj po ashtu për gjysmën e Kombit tonë Kosovën. Mirepo ajo që është shumë indikative dhe e pështirë në gjithë këtë histori, është fakti se, ka guxuar te shprehë se “ne Kosovarët jemi gjysem Turq e gjysme Sllavë”.
    Eshtë sa irrituese po aq edhe e neveritshme dhe si e tillë kam reaguar në atë formë pasi rrënjët e mija burojnë në Mitrovicë të Kosovës, por jam i lindur dhe i rritur ne qytetin e Fierit. Familja jonë dhe shumë të tjera janë vendosur ne Shqipëri që nga periudha e Isa Boletinit ku kanë kontribuar në ngritjen e Flamurit dhe formimin e Qeverisë së parë Shqiptare, pjesë e së cilës kanë qenë familjarë tanë të cilët kanë kontribuar duke pasur edhe humbje në radhët e tyre.
    Pjesë e këtij indijimi ndaj kësaj maskarade të shprehur nga ky pseudogazetar u bëra dhe unë fatkeqësisht, por në respekt tuajin për çfarë po qarkullon ditët e fundit në portale ndieja detyrim për të sqaruar situatën në fjalë. Me respekt Juljan Morina”, shkruan biznesmeni.

  • Juljan Shehu nuk shënon gola “normal”, mesfushori kuqezi ngre “peshë” stadiumin me kryeveprën e tij (video)

    Juljan Shehu nuk shënon gola “normal”, mesfushori kuqezi ngre “peshë” stadiumin me kryeveprën e tij (video)

    9 Gusht 2025

    21:47

    Telesport

    Juljan Shehu është padyshim lojtari më në formë për momentin që ka Shqipëria. Mesfushori shqiptar është bërë sërish protagonist ditën e sotme, në sfidën mes ekipit të tij Widzew Lodz dhe Wisla Plock, ndeshje e vlefshme për javën e katërt të Ekstraklasa (elita) në Poloni.
    Miqtë kaluan të parët në avantazh, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi ishte pikërisht Juljan Shehu që barazoi shifrat me një supergol nga distanca, i dyti për të në 4 javë kampionat. SHIKOSUPERGOLINESHEHUT
    Pjesë e Widzew Lodz është edhe mesfushori tjetër shqiptar, Lindon Selhai, i transferuar këtë verë nga Rijeka, i cili vuri duart në kokë në momentin që “predha” e Shehut përfundoi në rrjetë. Rezultati momental është 1-1 dhe dy shqiptarët, janë ndër lojtarët më të vlerësuar deri tani.

  • Juljan Shehut i ofrojnë rinovimin në Poloni

    Juljan Shehut i ofrojnë rinovimin në Poloni

    Juljan Shehu është lojtari më i mirë i Uidzeu Lodz për kampionatin e kaluar. Duke luajtur në Poloni, ai fitoi thirrjen e tij të parë në ekipin kombëtar të Shqipërisë, gjatë stërvitjeve i ra në sy trajnerit Silvinjo, ka qenë titullar dhe grumbullohet vazhdimisht në përfaqësuese.

    Gjatë një periudhe të vështirë në Uidzeu, ai u bë lider në fushë, duke shënuar gola, duke vrapuar shumë dhe duke qenë lojtari më efektiv për ekipin e tij.
    Shqiptari ka marrë shpeshherë çmimin “lojtari i ndeshjes”. Nuk ka dyshime se i rrethuar nga lojtarë më të mirë, ai do të jetë në gjendje të arrijë një nivel edhe më të lartë.

    Situata e kontratës së tij mund të jetë shqetësuese. 26-vjeçari ka plotësuar minutat e kërkuara, gjë që i lejon klubit të zgjasë kontratën e tij për një vit tjetër.
    Megjithatë, një njoftim i tillë nuk është bërë, pasi Uidzeu aktualisht po negocion me Shehun për një kontratë më të gjatë, të cilën shqiptari e meriton pas sezonit të kaluar.

  • Juljan Shehu nuk ndalet, shënon golin e tretë radhazi në Poloni

    Juljan Shehu nuk ndalet, shënon golin e tretë radhazi në Poloni

    Lojtarët e kombetares shqiptare kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë duke dhënë sinjale tepër pozitive përpara angazhimit të tyre me Kombëtaren.
    Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, teksa vetëm dy prej tyre e nisën nga stoli. Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak.
    Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzew Łódź, duke realizuar golin e tretë në tre ndeshjet e fundit.

    Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni.
    Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët:  Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

  • (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet me paraqitjet e mira, tjetër gol. I treti radhazi

    (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet me paraqitjet e mira, tjetër gol. I treti radhazi

    11 Prill 2025

    23:17

    Telesport

    Mesfushori i Shqipërisë, i cili debutoi ne ndeshjet e marsit, Juljan Shehu ka shënuar një tjetër gol në kampionatin polak me fanellën e Vidzev Lodz.
    Në minutë e 73′ të sfidës, ai tund rrjetën duke rikthyer baraspeshën e cila nuk zgjat shumë për shkak se Korona Kielce kalon sërish në avantazh. Duket se Kombëtarja i ka sjell fat 26-vjeçarit i cili po kalon një moment të artë në karrierë.
    Ky ishte goli i katërt në 25 ndeshjet e aktivizuara në kampionat për Shehun, i cili është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës polake por duhet theksuar qe luan ne nje pozicion me te avancuar.
    GOLI – VIDEO

  • Kuqezinjtë po shkëlqejnë! Juljan Shehu shënon dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupë

    Kuqezinjtë po shkëlqejnë! Juljan Shehu shënon dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupë

    Legjionarët shqiptarë kanë regjistruar paraqitje pozitive me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare. Juljan Shehu vazhdon të jetë protagonist me Widzew Lodz. Pas debutimit me Kombëtaren, mesfushori kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit, ndërsa këtë fundjavë shënoi ndaj Lechia Gdansk në fitoren 2-0 të Widzew Lodz.
    Përveç golit, Shehu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari i ndeshjes, me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika, Sofascore.
    Ernest Muçi u rikthye te goli në Turqi me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në çerekfinalen e Kupës së Turqisë ndaj Goztepe, por pavarësisht golit të tij, Besiktas u eliminua pas humbjes 1-3.
    Një tjetër paraqitje pozitive në çerekfinalet e Kupës së Turqisë regjistroi edhe Taulant Seferi me Bodrumspor. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe asistoi për golin e dytë në të 20-ën ndaj Trabzonspor. Megjithatë, në fund Bodrumspor u eliminua pasi ndeshja përfundoi 3-2 për Trabzonspor pas kohës shtesë.
    Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Jon Mersinaj me skuadrën e tij në Kroaci, Osijek. Një gol historik për mbrojtësin kuqezi, i cili shënoi për herë të parë pas 123 ndeshjesh në kampionatin kroat me Lokomotiva Zagreb dhe Osijek.
    Nga lojtarët e Kombëtares, u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre: Elhan Kastrati, Simon Simoni, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Arbnor Muja, Jasir Asani, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.
    Ndërsa si zëvendësues dhanë kontributin e tyre: Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Anis Mehmeti, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.

  • (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet, tjetër gol në kampionatin polak por edhe një mesazh taktik për Sylvinhon!

    (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet, tjetër gol në kampionatin polak por edhe një mesazh taktik për Sylvinhon!

    4 Prill 2025

    22:05

    Telesport

    Grumbullimi me Shqipërinë, debutimi në “Arenën Kombëtare” dhe më pas shkëlqimi në Poloni me dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit. Për Juljan Shehun duket se gjërat po shkojnë super dhe djaloshi ëshët duke fituar skenën me punë dhe pa fjalë.
    Sonte, një tjetër gol, këtë herë si sulmues zone, duke nisur dhe ndjekur aksionin deri në finalizim, me një veprim të bukur brenda zonës dhe me teknikë.
    Ai luajti si mesfushor më i tërhequr te Shqipëria por në fakt ka hap dhe potencial të dalë përpara të bëjë inkursorin për t’u futur brenda zone siç dëshmon edhe ky gol sonte, që është i dyti radhazi.
    GOLI I SHEHUT – VIDEO