Tag: jugut

  • Historia e pabesueshme e Beninit, që mund të kualifikohet në Kupën e Botës  falë një kartoni të verdhë

    Historia e pabesueshme e Beninit, që mund të kualifikohet në Kupën e Botës  falë një kartoni të verdhë

    Benini është një nga vendet më të varfra në botë sipas HDI (Indeksi i Zhvillimit Njerëzor) të OKB-së, por, të paktën në futboll, është gati të përmbysë hierarkinë statistikore: nëse gjithçka shkon mirë, do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës 2026 falë një kartoni të verdhë të injoruar dhe një gabimi të dukshëm të kryer në grupin kualifikues të CAF nga Afrika e Jugut (që u ndëshkua me humbje në tavolinë).
    Kjo është arsyeja pse mund të gjendet në fazën finale të turneut përkrah ekipeve më të forta. “Gepardët”, një nofkë evokuese e vendosur nga presidenti i Federatës së Futbollit Mathurin de Chacus, janë vërtet në prag të një arritjeje të pabesueshme, e cila në atdheun e voodoo-së konsiderohet një manifestim i mirësisë absolute të shpirtrave.
    Me dy ndeshje të mbetura në raundin kualifikues të Konfederatës Afrikane të Futbollit, Benini kryeson Grupin C me 14 pikë, njësoj si Afrika e Jugut, por falë një diference më të lartë golash (+4 kundrejt +3), ata kanë një avantazh që, nëse ruhet, do t’i hapë akses të drejtpërdrejtë në Kupën e Botës.
    Shtatorin e kaluar, pas një mase disiplinore nga FIFA kundër Bafana Bafana, ekipi i trajnuar nga trajneri gjerman Gernot Rohr e gjeti veten në krye të grupit pa luajtur.
    Arsyeja? Teboho Mokoena është lojtari i pezulluar për disa kartonë të verdhë, por luajti për Afrikën e Jugut në ndeshjen e marsit kundër Lesotos, rezultati 2-0 i së cilës u anulua nga FIFA në një vendim të lëshuar shtatorin e kaluar. Ky ishte një akt tepër i pakujdesshëm, duke marrë parasysh gabimin në numërimin e kartonëve të verdhë.
    Aktivizimi i parregullt i mesfushorit 28-vjeçar rezultoi në humbjen 3-0 në tavolinë, e cila doli të ishte një barrë e rëndë sportive për Bafana Bafana, si dhe një goditje për shpresat e tyre për të qëndruar në krye të grupit dhe për të siguruar kualifikimin për Kupën e Botës 2026.
    Gjithçka tani është në duart e Beninit, të cilët janë zotë të fatit të tyre: ata do të përballen me Ruandën dhe Nigerinë në dy raundet e fundit kualifikuese midis 10 dhe 14 tetorit, ndërsa Afrika e Jugut do të luajë kundër Zimbabves jashtë fushe përpara se të presë Ruandën.
    Nëse rezultatet në fushë nuk e ndryshojnë renditjen, “Gepardët” do të rezervojnë fluturimin e tyre për në Kupë.
    “Kemi dy ndeshje të mbetura, dhe nëse i fitojmë të dyja, kemi një shans të mirë për t’u kualifikuar direkt,” rrëfeu Hountondji në faqen e internetit të FIFA-s.
    Sulmuesi, i cili ka shënuar tre gola për ekipin e tij kombëtar, luan në Gjermani për St. Pauli (i huazuar nga Burnley) dhe është një nga yjet e Beninit për shkak të përvojës së tij në një nga kampionatet kryesore të Europës.
    Deklarata e lojtarit ilustron gjithashtu qartë pritjet për ndeshjet e ardhshme të Beninit, ku më e shumta për të cilën mund të mburren është kualifikimi për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës 2019, një kompeticion në të cilin nuk arritën të merrnin pjesë në vitet 2021 dhe 2023.

  • SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda”, përbindëshit që po i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut

    SHBA-ja përgatitet për goditjen e uraganit “Imelda”, përbindëshit që po i afrohet brigjeve të Karolinës së Jugut

    Një ndryshim i motit që pritet të marrë formën e stuhisë tropikale “Imelda”” gjatë ditës së sotme dhe të afrohet me brigjet e Karolinës së Jugut si uragan në fillim të javës së ardhshme, po shkakton tashmë trazira në Bahama dhe ishujt përreth, sipa AP.
    Ndërkohë, uragani “Humberto” është dobësuar lehtë, por mbetet një stuhi e fuqishme e kategorisë 4 në Oqeanin Atlantik, duke përbërë kërcënim serioz për Bermudën.

    Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, u bëri thirrje banorëve të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të qëndrojnë në gatishmëri.

    Në të njëjtën kohë, guvernatori i Karolinës së Veriut, Josh Stein, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të afrimit të sistemit, që aktualisht njihet si “Depresioni Tropikal Nëntë”.

    Sipas parashikimeve, moti do pritet të kthehet stuhi tropikale gjatë ditës së sotme për të arritur statusin e uraganit deri nesër në mbrëmje.
    “Çdo herë mësojmë se nuk mund ta parashikojmë saktësisht rrugën e këtyre stuhive”, tha guvernatori McMaster. “Kjo stuhi është tepër serioze, vdekjeprurëse”.
    Autoritetet shtetërore po përgatisin ekipe kërkim-shpëtimi për çdo rast emergjence, pasi erërat e forta dhe reshjet e dendura mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha. ATSH

  • “Popullata e sotme e jugut të Shqipërisë e kanë prejardhjen nga fiset Dardane”

    “Popullata e sotme e jugut të Shqipërisë e kanë prejardhjen nga fiset Dardane”

    Gjergj Bojaxhiu nga projekti “Rrënjët”,  i ftuar në Pressing në televizionin T7 ka bërë disa deklarata që lidhen me gjenetikën e shqiptarëve të Jugut të Shqipërië por jo vetëm.

    Ndër tjera ai tha se sipas gjenetikës, vatra e shqiptarëve në antikitet ka qenë veri-lindja(Dardania), ndërsa në jug dhe në perëndim kanë zbritur gjatë mesjetës.
    Ai e shpjegon këtë tezë të tij duke dhënë detaje dhe shpjegime më të detajuara rreth testit të ypsilonit(Y) , I cili tregon linjat por edhe drejtimin e linjave, dhe poashtu këto teste tregojnë edhe se kur dhe si ka lëvizur popullata.

    Dëgjoni më vëmendje videon e mëposhtme, se si bën shpjegimin Gjergj Bojaxhiu:

  • Bastisje, gjoba dhe fshehtësi: Brenda ‘botës së fshehtë’ dhe të paligjshme të tatuazheve në Korenë e Jugut

    Bastisje, gjoba dhe fshehtësi: Brenda ‘botës së fshehtë’ dhe të paligjshme të tatuazheve në Korenë e Jugut

    Kur Kim Chan-hoe shkon në punë, ai e mbyll derën me çelës dhe kontrollon kamerat e sigurisë, për t’u siguruar që nuk ka ndonjë polic përreth. Ai nuk e përmend profesionin e tij të përhershëm kur aplikon për kredi bankare, duke e ditur se do ta refuzonin menjëherë. Ai thotë se është raportuar në polici kaq shumë herë dhe është detyruar të paguajë gjoba të rënda, saqë tashmë policët e njohin.
    Kjo sepse Kim është një artist tatuazhesh — një profesion që ka qenë i paligjshëm për dekada në Korenë e Jugut, edhe pse është bërë gjithnjë e më i popullarizuar.
    “Kur hyj në një stacion policie apo një zyrë qeveritare, ata nuk më shohin si një artist i aftë tatuazhesh — më shohin vetëm si një kriminel me tatuazh”, thotë Kim, i cili ka 17 vjet që merret me tatuazhe dhe është pronar i studios Red Waikiki në Seul.
    Kjo më në fund ndryshoi të enjten, kur parlamenti i vendit votoi unanimisht në favor të një projektligji historik për legalizimin e tatuazheve — të cilat më parë mund të bëheshin vetëm nga profesionistë mjekësorë.
    Ka qenë një betejë e gjatë për të arritur deri këtu, me projektligje të ngjashme që kishin dështuar në të kaluarën. Por kësaj here, artistët ishin më shpresëplotë — presidenti i sapozgjedhur Lee Jae Myung, i cili është autoriteti përfundimtar për nënshkrimin e një ligji, kishte premtuar gjatë një kandidimi të mëparshëm për presidencë që do ta legalizonte këtë industri.

    Për shumë vëzhgues të jashtëm, ndalimi mund të duket konfuz dhe kontradiktor. Megjithëse, është një profesion i paligjshëm, tregu i tatuazheve në Korenë e Jugut ka lulëzuar në hije. Artistët më të mirë fitojnë çmime në konkurse ndërkombëtare dhe fansat e apasionuar udhëtojnë nga jashtë për të bërë tatuazh.
    Ndërkohë që kufizimet zbatohen ndaj ‘artistëve të tatuazheve’, të kesh tatuazhe nuk është e paligjshme. Nëse ecën nëpër rrugët e kryeqytetit plot gjallëri, me shumë gjasa do të shohësh tatuazhe të ekspozuara hapur – veçanërisht tek të rinjtë koreano-jugorë, të cilët po e përqafojnë gjithnjë e më shumë këtë formë arti. Rritja e industrisë e ka bërë ndalimin edhe më zhgënjyes, për ata që merren me të.
    “Shumë artistë tatuazhesh po largohen nga Koreja, po aplikojnë për viza dhe po zhvendosen jashtë vendit. Kjo ndodh sepse nuk po njihen ligjërisht këtu”, tha Kim, i cili punon me emrin Sulhong – pseudonimet janë një masë paraprake e zakonshme për artistët që shmangin përdorimin e emrave të tyre të vërtetë.
    “Ka qenë një situatë e vështirë, por… shumë prej nesh ndiejmë se fundi për ndalimin e pazakontë po afrohet”, shtoi ai, duke folur për CNN përpara votimit të së enjtes. “Është një përvojë shumë emocionale”.
    Një industri në rritje
    Ndalimi daton që nga viti 1992, kur Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut vendosi se injektimi i tatuazheve është një procedurë mjekësore — e cila, sipas Ligjit për Shërbimet Mjekësore të vendit, mund të kryhet vetëm nga profesionistë të licencuar në fushën e mjekësisë. Kjo vendimmarrje pasqyronte opinionin publik të asaj kohe, i cili i konsideronte tatuazhet si tabu. Një pjesë e kësaj lidhjeje negative vinte nga praktika mesjetare e përdorimit të tatuazheve për të ndëshkuar kriminelët, gjatë Dinastisë Goryeo në Kore.
    Perceptimet nisën të ndryshonin në Korenë e Jugut gjatë viteve 2010, teksa tatuazhet u bënë më të përhapura në Azi dhe në mbarë botën, të përqafuara edhe nga yje të mëdhenj koreanë si këngëtarët G-Dragon dhe Lee Hyori, si dhe reperi koreano-amerikan Jay Park.

    “Kemi marrë shumë kërkesa nga klientë që thonë: ‘Dua një tatuazh si i këtij personi”, tha Kim. Për shembull, ai tha se ka bërë “gati një mijë” tatuazhe të frymëzuara nga dizajnet e G-Dragon.
    Me rritjen e kërkesës, artistët koreanojugorë — të cilët kishin punuar në heshtje për vite me radhë — filluan të fitonin më shumë njohje. Një nga artistët më të famshëm të vendit, i njohur profesionalisht me emrin Doy, thuhet se ka bërë tatuazhe për personazhe të famshëm si aktorët Brad Pitt dhe Lily Collins. Industria është bërë plot jetë dhe e shumëllojshme, me artistë që ofrojnë stile nga më të ndryshmet, që nga ai tradicional amerikan e deri tek ai në stil akuareli — megjithatë, Koreja e Jugut është veçanërisht e njohur për tatuazhet e vogla dhe të imëta të tipit “fine line”, të cilat janë shumë të pëlqyera tek brezi i ri, tha Sisi, një artiste tatuazhesh që punon në studion e Kim në Seul.
    Kjo shumëllojshmëri është e dukshme edhe brenda studios së tyre të përbashkët. Tatuazhet e Kim janë në stilin neotradicional, i cili karakterizohet nga vija të trasha dhe ngjyra të forta, shpesh me imazhe të kafshëve si gjarpërinj, tigra apo lejlekë; ndërsa tatuazhet e Sisit janë lozonjare, me mace të stilizuara në formë vizatimesh dhe lule me ngjyra neon si rozë apo blu.
    CNN e identifikon Sisin me pseudonimin profesional, që ajo përdor në punën e saj.

    Tatuazhet kozmetike, siç janë makijazhet gjysmë të përhershme, janë bërë gjithashtu shumë të njohura. Një prodhues bojërash për tatuazhe vlerësoi në vitin 2018 se rreth 10 milionë koreanojugorë kishin tatuazhe kozmetike gjysmë të përhershme, ndërsa tre milionë kishin tatuazhe të përhershme, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut.
    Deri në vitin 2019, vlerësohej se kishte rreth 20,000 artistë tatuazhesh në Kore që punonin me tatuazhe të përhershme, duke kontribuar në një industri me vlerë rreth 200 miliardë uon koreanë (afërsisht 144 milionë dollarë) në vit, sipas Shoqatës së Tatuazheve të Koresë. Por ende ka kundërshtarë të vendosur, sidomos brenda komunitetit mjekësor, të cilët protestuan me zë të lartë kundër projektligjit – i cili, sipas Yonhap, synon të licencojë zyrtarisht artistët e tatuazheve dhe të kërkojë trajnime për higjienën dhe sigurinë.
    “Ky është një përpjekje jashtëzakonisht e rrezikshme legjislative që trondit themelin e ligjit mjekësor dhe do të çojë në pasoja që rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e publikut”, shkroi Shoqata Mjekësore Koreane, e cila thotë se përfaqëson 130,000 mjekë në të gjithë vendin, në një postim në Facebook në muajin gusht, kur projektligji filloi të fitonte mbështetje.
    Shoqata argumentoi se tatuazhet “konsiderohen një procedurë mjekësore”, që mbart rrezikun e efekteve anësore serioze dhe kërkoi që projektligji të tërhiqet.
    Punë “në hije”
    Për artistët, mungesa e mbrojtjes ligjore sillte rreziqe dhe sfida të përditshme aq rraskapitëse, saqë Kim tha se “ka dashur të heqë dorë nga ky zanat çdo vit”. Sipas ligjit, kjo vepër dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në 50 milionë uon (rreth 35,860 dollarë), dhe policia është e detyruar të hetojë çdo rast të raportuar.
    Por në praktikë, ndalimi zbatohet lirshëm, tha Kim, me gjobat që zakonisht variojnë nga një deri në pesë milionë uon (rreth 717 deri në 3,590 dollarë). Artistëve u lejohet kryesisht të vazhdojnë punën më pas.

    Në shumë mënyra, është thjesht një formalitet, thanë Kim dhe Sisi. Por është gjithashtu një kujtesë e vazhdueshme – ndonjëherë e kushtueshme – për statusin e tyre sipas ligjit.
    Kim tha se ai raportohet mesatarisht rreth dy herë në vit, me secilin rast që sjell muaj të tërë hetimesh. Ndonjëherë raportohen disa anëtarë të studios njëkohësisht – nga klientë të pakënaqur, konkurrentë ose thjesht kritikë të industrisë së tatuazheve, shtoi ai. “Për shembull, ka pasur një rast kur katër ose pesë prej nesh u raportuam së bashku, dhe përfundimisht paguam gjithsej gati 10 milionë uon koreanë (rreth 7,170 dollarë) në gjoba”, tha artisti.
    Gjatë një bastisjeje para disa vitesh, Sisi kujton. “Dyqani po funksiononte normalisht, dhe pastaj papritur dikush që u shtir si klient, doli të ishte polic. Ata erdhën gjatë një seance dhe disa persona që po punonin në atë moment, u kapën”.
    Artistët përballen gjithashtu me kufizime të tjera të prekshme, si detyrimi për të punuar në vende të fshehta. Në vend që të kenë dyqane në katin përdhes me tabela publike që reklamojnë studion, shumë artistë punojnë në studio të fshehura në katet e sipërme të ndërtesave. Është e zakonshme që studiot të mos pranojnë pagesa me kartë krediti nga klientët, pasi nuk njihen nga shteti.
    Kur plotësojnë dokumente zyrtare apo aplikojnë për kredi, “shumica e njerëzve ndoshta do të shkruanin ‘freelancer’ në vend të profesionit të tyre,” duke ditur që do të refuzoheshin nëse do të pranonin se janë artistë tatuazhesh, tha Sisi.

    Këto kufizime i kanë rënduar artistët ndër vite. “Edhe kur menaxhoj ekipin tim, më është dashur të përballem me momente kur pyes veten: pse po e bëj këtë, për një profesion që as nuk njihet?”, tha Kim. Shpresa e tij më e madhe qëndron te projektligji, që është në pritje. Nëse miratohet, përveçse do të heqë pengesat e përditshme, “ndryshimi më i rëndësishëm është se më në fund do të mund të themi, me krenari: ‘Ky është profesioni im’”, tha ai.
    Çfarë vjen më pas
    Sapo Lee të japë miratimin përfundimtar për projektligjin, qeveria do të ketë dy vjet kohë për të hartuar udhëzime të reja nënligjore — duke e lënë industrinë e tatuazheve në një zonë të përkohshme gri, ku do të jetë teknikisht e ligjshme, por ende pa rregullime të plota. Rregullorja mund të përfshijë rregulla mbi higjienën dhe sigurinë, kualifikimet ose certifikatat e kërkuara, dhe mbrojtje të tjera për klientët dhe artistët.
    Por Kim shprehu besim në këtë proces, duke thënë se artistët si ai nuk po përgatiteshin për këtë moment vetëm prej javësh apo muajsh — por se ata kanë pritur për dekada.
    “Pas gati 20 vitesh që bëj këtë punë, ndihet sikur më në fund po njihemi për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj kulture”, tha ai. “Një person që vizaton në letër konsiderohet artist, dhe një person që vizaton në lëkurë është gjithashtu artist”, tha ai. “Por pse është kështu që në gjithë botën, tatuazhet konsiderohen art, ndërsa në Korenë e Jugut ato kategorizohen si procedurë mjekësore sipas ligjit mjekësor? Prandaj po punojmë për të mbrojtur këtë kulturë — që tatuazhet të njihen si art”.

  • Koreja e Jugut: Pheniani ka 2,000 kg uranium të pasuruar, të rinisë bisedimet me SHBA për denuklearizimin!

    Koreja e Jugut: Pheniani ka 2,000 kg uranium të pasuruar, të rinisë bisedimet me SHBA për denuklearizimin!

    Koreja e Veriut zotëron deri në 2,000 kg uranium të pasuruar në masë të lartë, falë përpjekjeve të vendosura për të zgjeruar “drastikisht” kapacitetet e saj bërthamore në vitet e fundit.

    Ky është vlerësimi i bërë publik në një konferencë për shtyp nga Ministri i Unifikimit i Koresë së Jugut, Chung Dong-young, bazuar në të dhënat e disponueshme publikisht nga ekspertët, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

    “Një ndalesë është urgjente. Edhe në këtë moment, centrifugat e uraniumit në katër zona të Veriut po funksionojnë për të grumbulluar material bërthamor”, shtoi Chung.

    Rifillimi i bisedimeve Veri-SHBA do të ishte një “pikë kthese”, nga ngërçi në denuklearizimin e vendit të vetmuar.

    Më herët udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pati deklaruar se Koreja e Veriut ka “blerë një armë sekrete”, si pjesë e përpjekjeve për të ndërtuar aftësitë e saj mbrojtëse.

    “Shteti dhe partia jonë po arrijnë zhvillim të vazhdueshëm dhe të shpejtë në forcimin e aftësive tona mbrojtëse”, tha Kim Jong Un.

    Ai përmendi ndërtimin e shkatërruesve të rinj, si “hapin e parë të rëndësishëm në ndërtimin e një fuqie detare”, si dhe “forcimin e pandërprerë të forcave strategjike” dhe përmirësimet e armëve serike./ ANSA.

  • Zjarri tragjik që i mori jetën 23 personave, dënohet me 15 vite burg drejtori i fabrikës së baterive në Korenë e Jugut

    Zjarri tragjik që i mori jetën 23 personave, dënohet me 15 vite burg drejtori i fabrikës së baterive në Korenë e Jugut

    Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar me 15 vite burg drejtorin ekzekutiv të një fabrike baterish litiumi, pas një zjarri vdekjeprurës që ndodhi në qershor të vitit 2024 dhe që mori jetën e 23 personave, përfshirë 18 punëtorë të huaj, dhe la të plagosur të paktën tetë të tjerë.

    Ngjarja ndodhi në një fabrikë të kompanisë Aricell, në qytetin Hwaseong, rreth 45 km në jug të Seulit. Gjykata e cilësoi zjarrin si “një fatkeqësi e parashikueshme”, duke deklaruar se drejtori Park Soon-kwan dhe drejtues të tjerë të kompanisë kishin përgjegjësi direkte për vdekjet e punëtorëve.
    Ky është dënimi më i gjatë i dhënë ndonjëherë sipas ligjit të sigurisë industriale në Korenë e Jugut, i cili parashikon burgim minimal prej një viti ose gjoba deri në një miliard won (rreth 715,000 dollarë) për ngjarje me pasoja fatale në vendin e punës.
    Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 20 vitesh, duke argumentuar se kompania kishte bërë ndryshime në fabrikë që vështirësonin evakuimin e punëtorëve në rast emergjence.
    Edhe djali i Park, i cili mban një pozicion të lartë drejtues në kompani, u dënua me 15 vite burg dhe një gjobë prej 1 milion won. Hetuesit zbuluan se kompania nuk kishte masat e duhura të sigurisë, as trajnim adekuat për punonjësit, pavarësisht natyrës së rrezikshme të prodhimit të baterive litium.
    Pas zjarrit, drejtori ekzekutiv kërkoi falje publike, por mohoi që fabrika kishte mangësi në siguri.
    Në kohën e zjarrit, në katin e dytë të fabrikës ndodheshin rreth 35,000 qeliza baterish, aty ku bëhej inspektimi dhe paketimi i tyre. Zjarret me litium janë jashtëzakonisht të vështira për t’u shuar, pasi reagojnë ashpër me ujë — zjarrfikësit u detyruan të përdorin rërë të thatë për ta vënë zjarrin nën kontroll, proces që zgjati për orë të tëra.
    Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, deklaroi se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të mbrojtur jetën e punëtorëve në vendin e punës dhe ka premtuar masa më të ashpra ndaj bizneseve ku ndodhin aksidente me pasoja fatale.
    Koreja e Jugut është ndër prodhuesit kryesorë të baterive litium në botë, të cilat përdoren në produkte që nga automjetet elektrike deri te laptopët dhe pajisjet portative.

    Top Channel

  • Kush është narko-diplomati që e lidhi kartelin Çopja-Çela me Amerikën e Jugut

    Kush është narko-diplomati që e lidhi kartelin Çopja-Çela me Amerikën e Jugut

    Nga Facundo Nicoletti, DEBATE URUGUAY
    Nuk ishte rastësi që Sebastián Marset zgjodhi Paraguajin si bazë. Nga ferma “23 de abril”, në Paraguaj, ai organizonte ngarkesat, negocionte çmimet dhe koordinonte rrugët me një saktësi që shkonte përtej aspektit operativ. Roli i tij ishte demografik: përfaqësonte Amerikën e Jugut përballë një strukture evropiane që kishte nevojë për kokainë boliviane, logjistikë lumore dhe diskrecion institucional.
    I dërguari i jugut: Marset si operator demografik
    Në atë mekanizëm, klani shqiptar Çopja-Çela nuk ishte klient, por partner. I udhëhequr nga Franc Çopja, i cili vepronte nga Dubai me pasaportë të rreme dhe mbrojtje lokale, karteli ishte pjesë e Kompania Bello, një rrjet prej të paktën 14 klanesh familjare me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë. Çopja u ekstradua për vrasje, por roli i tij shkonte përtej kësaj: ai ishte ndërmjetësi financiar dhe diplomatik i një strukture që funksiononte si një multinacional i krimit.
    Vëllezërit e tij, Ervis dhe Ardian Cela, u vendosën në Paraguaj, ku mbikëqyrnin logjistikën e grumbullimit dhe dërgesave. Ata nuk ishin operatorë të thjeshtë: kishin akses në kompani lokale, kontakte politike dhe aftësi për të lëvizur kontejnerë nga Vileta drejt Antverpës, Roterdamit dhe Hamburgut. Prania e tyre në Paraguaj nuk ishte e fshehtë, por funksionale: duhej të ishin afër lëndës së parë dhe partnerëve rajonalë, mes tyre Marset.
    Marset si furnizues: kokainë boliviane, kamuflazh paraguajan dhe gjurmueshmëri simbolike
    Marset ofronte atë që karteli shqiptar nuk mund ta siguronte vetë: qasje të drejtpërdrejtë te kokaina boliviane, operatorë të besueshëm në Paraguaj dhe një rrjet kamuflazhi të sofistikuar. Ai koordinohej me Diego Benítez, biznesmen paraguajan i lidhur me klubin Olimpia, kompania e të cilit Tupa SA fshihte drogën në kanoçe boje FOX. Shenjat mbi paketim — “sytë e rrufesë”, “simboli i pafundësisë”, “Singapori i kurorëzuar” — funksiononin si kode të brendshme për gjurmueshmëri.
    Mes viteve 2020 dhe 2021, dy ngarkesa arritën një total prej 28 tonësh kokaine. Njëra mbërriti në Antverpë (11,6 t), tjetra u sekuestrua në Hamburg (16,4 t), konfiskimi më i madh në historinë evropiane. Bisedat e përfshira në dosjen gjyqësore zbuluan se Marset negocionte kompensimet për humbjet, si 600 kg e vjedhura në Roterdam. Roli i tij shkonte përtej trafikut: ai menaxhonterreziqet, rregullonte çmimet dhe monitoronte zinxhirin sikur të ishte një treg mallras
    Kompania Bello: ndërveprim mafioz dhe zgjerim global
    Rrjeti Kompania Bello nuk funksionon sipas hierarkive, por sipas ndërveprimit. Çdo klan menaxhon qarkun e vet, por bashkëpunon në logjistikë, mbrojtje dhe pastrim parash. Europol e përkufizon atë si një: “strukturë kriminale e decentralizuar me aftësi për depërtim institucional dhe zgjerim territorial.”
    Marset e kuptoi këtë logjikë dhe u integrua si partner rajonal. Amerika e Jugut furnizonte drogën; Evropa, infrastrukturën.
    Klani Çopja-Çela përdorte kompani fasadë në Dubai, Belgjikë dhe Republikën Domenikane për të pastruar asetet.
    Soni Pepa, operator financiar i kartelit, u arrestua në Punta Cana dhe u ekstradua për koordinimin e dërgesave nga Amerika e Jugut. Rrjeti investonte në hotele, lavanderi, supermarkete dhe pasuri të paluajtshme. Marset, nga Paraguaji, ofronte diskrecion, territor dhe një rrjet operatorësh që flisnin gjuhën e kontrabandës.
    Uruguaji në gjurmueshmëri: kontejnerë, simbole dhe heshtje
    Uruguaji shfaqet në gjurmueshmëri si pikë kalimi dhe pastrimi. Europol dhe Ministria e Brendshme e Holandës paralajmëruan për kontejnerë nga Montevideo drejt Roterdamit. Në ngarkesat e sekuestruara në Uruguaj u gjetën simbole të ngjashme me ato të përdorura nga klani shqiptar. Lidhja nuk është vetëm logjistike: është simbolike.
    Montevideo, me portin e tij të ujërave të thella dhe historikun e konfiskimeve, u shndërrua në një nyje të heshtur.
    Marset, me shtetësi uruguajane dhe paraguajane, vepronte në të dy krahët e sistemit. Figura e tij mishëronte ndërveprimin kriminal: një i dërguar që negocionte me klanet ballkanike, maskonte ngarkesat dhe dizajnonte rrugë që përshkonin kontinente.
    Arkitektura kriminale dhe diplomacia narkotike
    Marset nuk trafikoi vetëm drogë. Ai ndërtoi një arkitekturë kriminale që lidhi tre kontinente, pesë gjuhë dhe shumë juridiksione. Lidhja e tij me klanin Çopja-Çela zbulon një formë të re të krimit të organizuar: transnacional, simbolik dhe strategjikisht demografik. Nga një fermë në Paraguaj, një uruguajan arriti të artikulonte ngarkesa që përfunduan në portet më të survejuara të Evropës.
    Historia nuk është vetëm policore. Është gjeopolitike. Dhe Marset, larg së qeni thjesht një i arratisur më shumë, ishte i dërguari i një rajoni që mësoi të negocionte me mafian ballkanike në gjuhën e saj.

  • Narko-diplomati që e lidhi kartelin Çopja-Çela me Amerikën e Jugut

    Narko-diplomati që e lidhi kartelin Çopja-Çela me Amerikën e Jugut

    Gjatë një qëndrimi në Paraguaj, Sebastián Marset thuri një aleancë kriminale me kartelin Çopja-Çela, pjesë kyçe e rrjetit Kompania Bello. Kokaina boliviane udhëtonte nëpërmjet rrugës ujore, fshihej në kanoçe boje dhe shkarkohej në portet evropiane. Kjo kronikë rindërton lidhjen demografike, logjistike dhe simbolike midis narkosit uruguajan dhe një prej strukturave më të sofistikuara të krimit të organizuar global.
    Nga Facundo Nicoletti
    Nuk ishte rastësi që Sebastián Marset zgjodhi Paraguajin si bazë. Nga ferma “23 de abril”, në Paraguaj, ai organizonte ngarkesat, negocionte çmimet dhe koordinonte rrugët me një saktësi që shkonte përtej aspektit operativ. Roli i tij ishte demografik: përfaqësonte Amerikën e Jugut përballë një strukture evropiane që kishte nevojë për kokainë boliviane, logjistikë lumore dhe diskrecion institucional.
    I dërguari i jugut: Marset si operator demografik
    Në atë mekanizëm, klani shqiptar Çopja-Çela nuk ishte klient, por partner. I udhëhequr nga Franc Çopja, i cili vepronte nga Dubai me pasaportë të rreme dhe mbrojtje lokale, karteli ishte pjesë e Kompania Bello, një rrjet prej të paktën 14 klanesh familjare me bazë në Shqipëri dhe degëzime në Belgjikë, Holandë, Gjermani dhe Spanjë. Çopja u ekstradua për vrasje, por roli i tij shkonte përtej kësaj: ai ishte ndërmjetësi financiar dhe diplomatik i një strukture që funksiononte si një multinacional i krimit.
    Vëllezërit e tij, Ervis dhe Ardian Cela, u vendosën në Paraguaj, ku mbikëqyrnin logjistikën e grumbullimit dhe dërgesave. Ata nuk ishin operatorë të thjeshtë: kishin akses në kompani lokale, kontakte politike dhe aftësi për të lëvizur kontejnerë nga Vileta drejt Antverpës, Roterdamit dhe Hamburgut. Prania e tyre në Paraguaj nuk ishte e fshehtë, por funksionale: duhej të ishin afër lëndës së parë dhe partnerëve rajonalë, mes tyre Marset.
    Marset si furnizues: kokainë boliviane, kamuflazh paraguajan dhe gjurmueshmëri simbolike
    Marset ofronte atë që karteli shqiptar nuk mund ta siguronte vetë: qasje të drejtpërdrejtë te kokaina boliviane, operatorë të besueshëm në Paraguaj dhe një rrjet kamuflazhi të sofistikuar. Ai koordinohej me Diego Benítez, biznesmen paraguajan i lidhur me klubin Olimpia, kompania e të cilit Tupa SA fshihte drogën në kanoçe boje FOX. Shenjat mbi paketim — “sytë e rrufesë”, “simboli i pafundësisë”, “Singapori i kurorëzuar” — funksiononin si kode të brendshme për gjurmueshmëri.
    Mes viteve 2020 dhe 2021, dy ngarkesa arritën një total prej 28 tonësh kokaine. Njëra mbërriti në Antverpë (11,6 t), tjetra u sekuestrua në Hamburg (16,4 t), konfiskimi më i madh në historinë evropiane. Bisedat e përfshira në dosjen gjyqësore zbuluan se Marset negocionte kompensimet për humbjet, si 600 kg e vjedhura në Roterdam. Roli i tij shkonte përtej trafikut: ai menaxhonte rreziqet, rregullonte çmimet dhe monitoronte zinxhirin sikur të ishte një treg mallrash.
    Kompania Bello: ndërveprim mafioz dhe zgjerim global
    Rrjeti Kompania Bello nuk funksionon sipas hierarkive, por sipas ndërveprimit. Çdo klan menaxhon qarkun e vet, por bashkëpunon në logjistikë, mbrojtje dhe pastrim parash. Europol e përkufizon atë si një: “strukturë kriminale e decentralizuar me aftësi për depërtim institucional dhe zgjerim territorial.”
    Marset e kuptoi këtë logjikë dhe u integrua si partner rajonal. Amerika e Jugut furnizonte drogën; Evropa, infrastrukturën.
    Klani Çopja-Çela përdorte kompani fasadë në Dubai, Belgjikë dhe Republikën Domenikane për të pastruar asetet.
    Soni Pepa, operator financiar i kartelit, u arrestua në Punta Cana dhe u ekstradua për koordinimin e dërgesave nga Amerika e Jugut. Rrjeti investonte në hotele, lavanderi, supermarkete dhe pasuri të paluajtshme. Marset, nga Paraguaji, ofronte diskrecion, territor dhe një rrjet operatorësh që flisnin gjuhën e kontrabandës.
    Uruguaji në gjurmueshmëri: kontejnerë, simbole dhe heshtje
    Uruguaji shfaqet në gjurmueshmëri si pikë kalimi dhe pastrimi. Europol dhe Ministria e Brendshme e Holandës paralajmëruan për kontejnerë nga Montevideo drejt Roterdamit. Në ngarkesat e sekuestruara në Uruguaj u gjetën simbole të ngjashme me ato të përdorura nga klani shqiptar. Lidhja nuk është vetëm logjistike: është simbolike.
    Montevideo, me portin e tij të ujërave të thella dhe historikun e konfiskimeve, u shndërrua në një nyje të heshtur.
    Marset, me shtetësi uruguajane dhe paraguajane, vepronte në të dy krahët e sistemit. Figura e tij mishëronte ndërveprimin kriminal: një i dërguar që negocionte me klanet ballkanike, maskonte ngarkesat dhe dizajnonte rrugë që përshkonin kontinente.
    Arkitektura kriminale dhe diplomacia narkotike
    Marset nuk trafikoi vetëm drogë. Ai ndërtoi një arkitekturë kriminale që lidhi tre kontinente, pesë gjuhë dhe shumë juridiksione. Lidhja e tij me klanin Çopja-Çela zbulon një formë të re të krimit të organizuar: transnacional, simbolik dhe strategjikisht demografik. Nga një fermë në Paraguaj, një uruguajan arriti të artikulonte ngarkesa që përfunduan në portet më të survejuara të Evropës.
    Historia nuk është vetëm policore. Është gjeopolitike. Dhe Marset, larg së qeni thjesht një i arratisur më shumë, ishte i dërguari i një rajoni që mësoi të negocionte me mafian ballkanike në gjuhën e saj.
    TemA

  • Mediat paraguajane: Rënia e klanit Çopja, vëllezërit shqiptarë të lidhur me trafikun e drogës në Amerikën e Jugut

    Mediat paraguajane: Rënia e klanit Çopja, vëllezërit shqiptarë të lidhur me trafikun e drogës në Amerikën e Jugut

    Mediat paraguajane raportojnë për shkatërrimin e një klani shqiptar me ndikim të madh në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë u shkatërrua muajin e kaluar dhe arrestimin e 11 anëtarëve kryesorë në Shqipëri, Belgjikë dhe Republikën Dominikane.

    Goditja kryesore u krye në gusht në Shqipëri, pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme të lëshonte 16 urdhër-arreste dhe në bastisje të ndryshme në Elbasan dhe qytete të tjera të Shqipërisë, u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit, midis tyre një nga udhëheqësit e saj, Ervis Çela dhe vëllai i tij Ardian Çela, shkruan revsta Cars&Caretas, të cilës i referohet Top Channel.
    Ndërsa udhëheqësi kryesor i organizatës, Franc Çopja, u arrestua në vitin 2023 në Dubai dhe më pas u ekstradua në Belgjikë, ku po mbahet në paraburgim për vrasje dhe krime të tjera.
    Më 3 shtator në Punta Cana u kap Soni Pepa, që luajti një rol kyç në organizimin e trafikimit të më shumë se 11 ton kokainë, e cila mbërriti në Antwerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020. Pepa u ekstradua shpejt në Shqipëri, i akuzuar, ashtu si anëtarët e tjerë, për disa vepra penale të trafikimit të drogës, organizatë kriminale të organizuar dhe pastrim parash nga të ardhurat e një krimi ose aktiviteti kriminal.
    Kapja e këtyre shqiptarëve zbuloi një nga strukturat kriminale më të fuqishme të Evropës të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të kokainës, si dhe lidhjet e saj në Amerikën e Jugut, veçanërisht në Bolivi dhe Paraguai. Sipas prokurorëve, klani Çopja-Çela ndikoi drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane, pasi ata kontrollonin zinxhirin e trafikimit nga fillimi deri në fund.
    Mega-ngarkesat e kokainës u blenë direkt nga prodhuesit bolivianë nga Ervis Çela, i cili jetonte me vëllanë e tij, Ardianin, në Paraguai për të mbikëqyrur ruajtjen dhe përgatitjen e ngarkesave që dërgoheshin në Evropë, ku grupi nxirrte ngarkesën dhe merrej me shpërndarjen në portet evropiane dhe pastrimin e parave në Shqipëri, Bolivi dhe Paraguai. Kokaina ishte fshehur në mënyrë të sofistikuar në kuti sapuni dhe materiale ndërtimi të eksportuara ligjërisht. Banda e kamuflonte atë kryesisht në kanaçe boje, duke përdorur shenja të posaçme për blerësin: “Puma” ose “Lightning Eyes”.
    Në dosjen hetimore prej 282 faqesh të SPAK-ut, emri i biznesmenit paraguaian Diego Benítez del si personi kryesor i besuar i shqiptarëve në atë vend për organizimin e dërgesave të kokainës në Evropë, ndërsa gjithashtu pastronte para nga fitimet e paligjshme në disa nga kompanitë e tij.

  • Mediat paraguajane raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën e Jugut

    Mediat paraguajane raportojnë për trafikun e drogës nga vëllezërit Çopja: Rënia e klanit të fuqishëm shqiptar me lidhje të forta në Amerikën e Jugut