Tag: jugut

  • Kupa e Botës 2026/ 28 Kombëtare sigurojnë pjesëmarrjen

    Kupa e Botës 2026/ 28 Kombëtare sigurojnë pjesëmarrjen

    Botërori 2026 (Meksikë-SHBA-Kanada) më i madhi në histori me 48 Kombëtare dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.

    Kupa e Botës 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada ka njohur 28 kombëtaret e kualifikuara deri tani.

    Përpos tre përfaqësuesëve organizatore janë të tjera kombëtare nga të gjitha Konfederatat e FIFA-s që kanë siguruar që tani biletën për edicion e ardhëshëm në Amerikën e Veriut. Nga Europa e siguroi dje kualifikimin Anglia ndërsa lista vijon me zonën e Oqeanisë me Zelanda e Re.

    Në Amerikën e Jugut janë kualifikuar Argjentina, Ekuadori, Brazili, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.

    Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite.

    Ndërkohë nga Afrika listohen: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.

    Vazhdo leximin

  • Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

    Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

    Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Këto tre vende janë gjithashtu organizatorët e edicionit historik me 48 skuadra. Nga Oqeania, pjesëmarrjen e ka siguruar Zelanda e Re.
    Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite. Në Amerikën e Jugut, tashmë janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia.
    Ndërsa Afrika do të përfaqësohet nga: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
    Nga Evropa, deri më tani është kualifikuar vetëm Anglia, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë për vendet e mbetura që do të përcaktohen gjatë muajit nëntor.
    Botërori 2026 do të jetë më i madhi në histori, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe do të zhvillohet në 16 qytete pritëse në të tre vendet organizatore.

  • Kush janë pjesëmarësit e deritanishëm për Kupës së Botës?

    Kush janë pjesëmarësit e deritanishëm për Kupës së Botës?

    Lista e pjesëmarrësve të Kupës së Botës FIFA 2026 po plotësohet ngadalë, dhe deri më tani 28 nga 48 pjesëmarrësit janë të njohur.
    Së bashku me SHBA-në pritëse, Kanadanë dhe Meksikën, 25 përzgjedhje kanë kaluar kualifikimet deri më tani.
    Tendenca përfshin edhe tetë skuadra aziatike, gjashtë nga Amerika e Jugut dhe nga një nga Oqeania dhe Evropa.
    Për Jordaninë, Uzbekistanin dhe Kepin e Gjelbër, kjo do të jetë paraqitja e tyre e parë në Kupën e Botës.
    Dhe këtu është rasti për të kujtuar se Jordania sapo u mund 4-2 nga Shqipëria në një miqësore në Tiranë.
    Skuadrat kombëtare që kanë fituar pjesëmarrjen në Kupën e Botës:
    AZIA: Australia, Irani, Japonia, Jordania, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite
    AFRIKA: Algjeria, Tunizia, Maroko, Egjipti, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali
    CONCACAF: Kanadaja, Meksika, SHBA
    CONMEBOL: Argjentina, Brazili, Kolumbia, Ekuadori, Paraguai, Uruguai
    OFC: Zelanda e Re
    EVROPA: Anglia

  • Katari kualifikim historik, në Kupën e Botës 2026 edhe Afrika e Jugut

    Katari kualifikim historik, në Kupën e Botës 2026 edhe Afrika e Jugut

    Katari u kualifikua përmes ngjarjeve të dhunës për Kupën e Botës 2026 me një fitore 2-1 në shtëpi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe në Grupin A të kualifikueseve aziatike. Vendi i Gjirit do të garojë në Kupën e Botës për herë të dytë verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, pasi priti Kupën e Botës 2022.

    Boualem Khoukhi (49′) dhe Pedro Miguel (74′) shënuan golat e Katarit, dhe Sultan Adil ngushtoi diferencën për Emiratet në kohën shtesë (90+8).

    Ndërkaq edhe Afrika e Jugut është kualifikuar për në Kupën e Botës 2026 pas një fitoreje 3-0 ndaj Ruandës në ndeshjen kualifikuese të së martës, zhvilluar në “Mbombela Stadium”.

    Sikundër Katari edhe Afrika e Jugut luan për herë të dytë në këtë kompeticion me të përbashktën se në të parat respektive ishin vende organizatore.

    Vazhdo leximin

  • Ancelotti dhe ëndrra e tij për Kupën e Botës: Do të bëj gjithçka për ta fituar me Brazilin

    Ancelotti dhe ëndrra e tij për Kupën e Botës: Do të bëj gjithçka për ta fituar me Brazilin

    Carlo Ancelotti dëshiron të lërë gjurmë edhe në stolin e Brazilit. Pasi siguroi kualifikimin në Botërorin 2026, trajneri italian mund të shkruajë histori, pasi gjigantët amerikano-jugorë nuk e kanë fituar ndonjëherë Kupën e Botës me një trajner të lindur jashtë vendit.
    “Gjithmonë ka një herë të parë, – tha Ancelotti në prag të miqësores së “Seleçãos” në Tokio, kundër Japonisë, pas fitores 5-0 ndaj Koresë së Jugut në Seul. – Objektivi im është të jap maksimumin për Brazilin, ta bëj të luajë në mënyrën më të mirë dhe të fitojmë Botërorin. Është e vërtetë se asnjë trajner i huaj nuk e ka arritur këtë me Brazilin, por në jetë ka gjithmonë një herë të parë”.
    Megjithatë, rruga drejt Botërorit 2026 nuk ishte e lehtë, Brazili e mbylli në vendin e pestë në eliminatoret e Amerikës së Jugut. Pas 5 golave ndaj Koresë së Jugut, tifozët kanë përshëndetur “rikthimin e lojës së bukur”, por Ancelotti mbetet kërkues: “Kemi cilësi të mëdha individuale, por loja e bukur vjen vetëm kur bashkohet puna kolektive dhe lëvizja pa top. Kjo është thelbësore”.
    Në këtë tur aziatik mungon Neymar, i dëmtuar në kofshë. Ancelotti shtoi: “Nëse do të jetë në formë, sigurisht që mund të jetë pjesë e kombëtares. Në formë optimale, ai mund të luajë në çdo skuadër në botë”.

  • Simpatizantët e PDK-së nisin festën, Arian Tahiri pritet të udhëheqë në Mitrovicën e Jugut

    Simpatizantët e PDK-së nisin festën, Arian Tahiri pritet të udhëheqë në Mitrovicën e Jugut

    Simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur festën në Mitrovicë të Jugut, ku sipas parashikimeve, Arian Tahiri i kësaj partie do ta fitojë këtë komunë në raundin e parë.

    Kush është Arian Tahiri që pritet të udhëheqë me Mitrovicën e Jugut?
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, sipas sondazheve pritet që të qeverisë me këtë komunë në katër vjetët e ardhshme.
    Tahiri ka qenë pjesë e udhëheqjes së kësaj komune, pasi ka shërbyer si nënkryetar i Bedri Hamzës për katër vjet.
    Sipas ueb-faqes së Komunës së Mitrovicës së Jugut, Tahiri u lind në Mitrovicë më 1993.
    Ai ka përfunduar studime në ekonomi dhe shkenca politike. Studimet e doktoratës i ka përfunduar në South East European University, në drejtimin ekonomiks.
    Ndërkaq, ai ishte marrë edhe me sport. Përkatësisht, që në fëmijëri ka qenë pjesë e shkollës së basketbollit të ekipit “Trepça”.
    Më 2009 është bërë basketbollist profesionist i klubit basketbollist “Trepça” dhe u shpall kampion i kupës së Kosovës. Karrierën si basketbollist e ka përfunduar më 2019.
    Exit poll-et e publikuara në Kosovë e kanë nxjerrë atë fitues. Megjithatë, mbetet të konfirmohet ky rezultat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka nisur publikimin e rezultateve zgjedhore./rel

  • Të shtëna me armë në një lokal në Karolinën e Jugut, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

    Të shtëna me armë në një lokal në Karolinën e Jugut, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

    Të shtëna me armë janë regjistruar të dielën në një bar në Karolinën e Jugut.
    Një person i armatosur hapi zjarr në lokal duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, sipas autoriteteve.

    ⚠️ Important
    Exclusive visuals of the early morning Mass shooting scene of Beaufort county bar, south Carolina https://t.co/azsfmtqBbc pic.twitter.com/jBJoZI1mPI

    — Open News© (@OpenNewNews) October 12, 2025

    Sipas autoriteteve, 4 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
    Autoritetet ende nuk kanë bërë me dije identitetin e viktimave, ndërsa hetimi vazhdon për të identifikuar autorin ose autorët dhe motivet e sulmit./vizionplus.tv

  • Garë e fortë në Mitrovicën e Jugut, stacionohen ndërkombëtarët. Vuçiç presion serbëve në veri

    Garë e fortë në Mitrovicën e Jugut, stacionohen ndërkombëtarët. Vuçiç presion serbëve në veri

    Një grup gazetarësh nga Syri Tv janë stacionuar në Kosovë për të ndjekur nga afër votimet për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave.

    Në një lidhje direkte nga Mitrovica Gazetarja Albionë Zhitia sjell një panoramë të procesit zgjedhor deri në orën 13:00.

     “Ka një monitorim të jashtëzakonshëm nga forcat ndërkombëtate, OSBE e BE për faktin se kemi të bëjmë me një garë shumë shumë të fortë. Ambasadori britanik në Kosovë ka vendosur të jetë në Mitrovicën e Jugut për të parë si po shkon procesi zgjedhor.  Ai tha se ishte mjaft i kënaqur që nuk ka incident në Mitrovicën e Jugut, ndërsa në Mitrovicën e Veriut problematikë është votimi në masë në mënyrë të organizuar nga Lista Serbe. Shumë qytetarë janë duke shkuar të organizuar në vend votime’  informon gazetarja Zhitia.

    Lista serbe në mënyrë të organizuar fton banorët dhe u bën presion të hedhin votën në kuti. Dihet ku do të shkojë kjo votë. Dihet presioni që qyterët serbë e kanë nga Beogradi. Urdhri i Vuçiç është dëgjuar dhe  në këto palë zgjedhje”

    Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara të 2021, Lista serbe bojkotoi.

    Veç votimit në masë, ende nuk ka ndonjë incident tjetër.

    Në Mitrovicën e Jugut Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe AAK – do të matin forcat sa i përket marrjes së pushtetit apo besimit qytetar për katër vitet e ardhshme

    VV kandidon me Faton Pecin,  Partia Demokratike e Kosovës me Arian Tahirin, Gëzim Plakolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si dhe Qazim Nimani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Shikoni raportimin në video 

  • Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë

    Historia e pabesueshme e Beninit, mund të kualifikohet në Botërorin 2026 falë një kartoni të verdhë

    9 Tetor 2025

    7:54

    Alfred Lleshi

    Benin, një nga vendet më të varfra sipas ISU-së së OKB-së, është afër historisë në futboll. “Ghepardët”, siç i quajti presidenti i federatës Mathurin de Chacus, mund të sigurojnë kualifikimin direkt në Botërorin 2026, falë një gabimi të jashtëzakonshëm të Afrikës së Jugut në fazën kualifikuese të CAF.
    Pas një gabimi disiplinor, lojtari i skualifikuar Teboho Mokoena u aktivizua nga Afrika e Jugut kundër Lesothos në mars, me rezultatin 2-0, por FIFA e anuloi ndeshjen dhe shpalli humbje në tavolinë 3-0, duke i dhënë Beninit avantazhin në Grupin C me 14 pikë (+4 ndaj Afrikës së Jugut).
    Benin do të përballet me Ruandën dhe Nigerinë në dy ndeshjet e fundit (10-14 tetor), ndërsa Afrika e Jugut luan kundër Zimbabve dhe Ruandës. “Nëse i fitojmë të dyja ndeshjet, kemi shanse të mira për kualifikim direkt”, – tha sulmuesi Hountondji, autori i 3 golave për Beninin, lojtar i St.Pauli në Gjermani. Një sukses i tillë do të ishte historik për vendin, i cili më parë ka arritur vetëm në çerekfinalet e Kupës së Afrikës 2019.

  • ‘Trekëndësh dashurie’, të paktën 14 të vdekur në njësinë ushtarake të Sudanit të Jugut

    ‘Trekëndësh dashurie’, të paktën 14 të vdekur në njësinë ushtarake të Sudanit të Jugut

    Një “trekëndësh dashurie” i dyshuar që përfshin dy oficerë që kishin rënë në dashuri me të njëjtën grua është shndërruar në një masakër në Sudanin e Jugut, me 14 persona të vrarë në një shkëmbim zjarri, tha ushtria e Sudanit të Jugut.

    Sudani i Jugut, shteti më i ri në botë, ka luftuar me paqëndrueshmëri dhe nivele të larta varfërie për vite me radhë, pavarësisht eksplorimit të naftës në territorin e tij.
    Aktakuza e ngritur më 11 shtator ndaj zëvendëspresidentit Riek Machar, e ndjekur nga largimi i tij disa orë më vonë me dekret presidencial, nxit frikën e një lufte të re, pothuajse shtatë vjet pas përfundimit të një konflikti të përgjakshëm midis mbështetësve të tij dhe atyre të Presidentit Salva Kiir, i cili rezultoi në të paktën 400,000 vdekje midis viteve 2013 dhe 2018.
    Elementë të dy kampeve u përzien më pas në radhët e disa njësive, të tilla si Forcat e Përbashkëta të Mbrojtjes VIP, të cilat aktualisht janë të vendosura në kufirin e rajonit Abyei (veri), një zonë e pretenduar nga Sudani dhe Sudani i Jugut.
    Të hënën, dy ushtarë nga kjo njësi, njëri pro-Makar, tjetri pro-Kir, u grindën, me të parin që qëlloi të dytin përpara se të qëllohej për vdekje nga rojet. Dhuna u përhap midis shokëve të tyre.
    Në total, dy protagonistët kryesorë vdiqën, si dhe 12 ushtarë të tjerë, ndërsa pesë ushtarë u plagosën, tha sot gjeneralmajor Lul Ruai Koang, zëdhënës i ushtrisë së Sudanit të Jugut, gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin Juba.
    “Mund të konfirmoj se incidenti nuk ishte i motivuar politikisht”, theksoi oficeri.
    “Një trekëndësh dashurie duket të jetë shkaku”, vazhdoi ai, duke shtuar se një hetim është duke u zhvilluar. “Të dy burrat ishin të përfshirë (…), me sa duket, në një marrëdhënie seksuale me të njëjtën grua”, shtoi ai.
    Një hipotezë tjetër do të ishte “një mosmarrëveshje” midis këtyre dy burrave, shtoi ai.

    Top Channel