Tag: jugut

  • Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi nga shtatori

    Koreja e Veriut ka dërguar 5 mijë trupa në Rusi nga shtatori

    Rreth 5 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi që nga shtatori, për të marrë pjesë në rindërtimin e infrastrukturës.
    Lajmi u njoftua nga një ligjvënës i Koresë së Jugut pasi u njoftua nga Inteligjenca e Koresë së Jugut.
    Sipas Inteligjencës së Koresë së Jugut rreth 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë aktualisht të vendosur pranë kufirit ruso-ukrainas. Koreja e Veriut po merr pjesë aktive në luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të sprapsur forcat ukrainase që ishin vendosur në një pjesë të vogël të kufirit rus të provincës Kursk, nga fundi i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025.

    Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në këto beteja, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut. Gjithashtu ekspertët thonë se Koreja e Veriut merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike, teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ushqimore dhe energjetike nga Moska.

  • 5 mijë ushtarë koreano-veriorë në Rusi që nga shtatori, Pheniani kërkon afrimin me Uashingtonin, pretendon Seuli

    5 mijë ushtarë koreano-veriorë në Rusi që nga shtatori, Pheniani kërkon afrimin me Uashingtonin, pretendon Seuli

    Rreth 5,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi që nga shtatori për të marrë pjesë në “rindërtimin e infrastrukturës”, tha të martën një ligjvënës i Koresë së Jugut pasi u informua nga inteligjenca e Koresë së Jugut.

    “Ka indikacione të vazhdueshme për trajnimin dhe përzgjedhjen e personelit për vendosjen e trupave shtesë”, u tha gazetarëve ligjvënësi Lee Song-kwan.
    Sipas inteligjencës së Koresë së Jugut, rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut janë aktualisht të vendosur pranë kufirit ruso-ukrainas, shtoi ligjvënësi.
    Koreja e Veriut po merr pjesë aktive në luftën në Ukrainë, duke dërguar mijëra ushtarë për të sprapsur forcat ukrainase që ishin vendosur në një pjesë të vogël të kufirit rus të provincës Kursk, nga fundi i vitit 2024 deri në pranverën e vitit 2025.
    Rreth 600 ushtarë të Koresë së Veriut u vranë dhe mijëra të tjerë u plagosën në këto beteja, sipas inteligjencës së Koresë së Jugut.
    Ekspertët thonë se Koreja e Veriut merr ndihmë të konsiderueshme ekonomike, teknologji ushtarake, si dhe ndihmë ushqimore dhe energjetike nga Moska. Ndihma është mirëpritur nga Pheniani për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj saj për shkak të programeve të saj bërthamore dhe raketore.
    Në të njëjtën kohë, Seuli njoftoi sot se Koreja e Veriut nisi raketa artilerie një orë para vizitës, të hënën, të Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së Pete Hegseth, në kufirin midis dy shteteve koreane.
    Megjithatë, sipas të njëjtit ligjvënës, agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut besojnë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un është i hapur për dialog me Shtetet e Bashkuara dhe “do të kërkojë të krijojë kontakt kur kushtet të jenë të përshtatshme”.
    “Ka shumë indikacione” se Pheniani po “përgatitet prapa skenave për bisedime të mundshme me Shtetet e Bashkuara”, tha një ligjvënës i Koresë së Jugut.
    Vizita e Hegseth vjen pas një serie propozimesh nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump drejtuar Kim Jong Un, të cilin ai e takoi tre herë gjatë mandatit të tij të parë.
    Megjithatë, analistët i kanë thënë AFP-së se Kim, i forcuar nga lidhjet e tij me Moskën dhe Pekinin, ka pak interes të takohet me Trump.

    Top Channel

  • Konferenca “Studimet albanistike te sllavët e jugut” në Prishtinë, mbi 50 kumtesa nga studiuesit

    Konferenca “Studimet albanistike te sllavët e jugut” në Prishtinë, mbi 50 kumtesa nga studiuesit

    Mbi pesëdhjetë kumtesa nga studiues të fushave të ndryshme të historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, muzikologjisë dhe studimeve kulturore u paraqitën në konferencën dyditore ndërkombëtare “Studimet albanistike te sllavët e jugut”. Konferenca është në vijim të organizimeve nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë (ASHSH).
    Punimet e konferencës u zhvilluan në datat 27-28 tetor në Prishtinë. Kjo veprimtari mblodhi bashkë studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Rusia, Gjermania, etj. Aktivitetin e hapi akad. Rexhep Ismajli, i cili mbajti edhe referatin kryesor me temën “Studimet albanistike dhe përgjithësisht shqiptare te sllavët e jugut”.  Akad. Gëzim Hoxha nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë e vlerësoi takimin, jo vetëm si një përmbledhje studimesh, por edhe si një akt të vetëdijshëm reflektimi mbi mënyrën si është ndërtuar e si vazhdon të ndërtohet njohja për shqiptarin dhe tërësisht për kulturën shqipe në optikën studimore të fqinjëve sllavë. “Akad. Hoxha solli në kujtesë mozaikun e pasur të marrëdhënieve – herë me dialog e herë me tension, që e kanë shoqëruar historinë e mendimit ballkanik nga Jovan Cvijiçi e Franc Miklošiči, tek Milan Shuflai, Fanoula Papazoglou e Pavle Mijovići, tek Rajko Nahtigali, Aleksandar Beliçi dhe Ivan Popoviçi, apo studiuesit më të rinj bashkëkohorë”, thuhet në njoftimin e ASH.
    Gjithashtu, akad. Hoxha vlerësoi kontributet që vijnë në këtë konferencë nga fushat kërkimore-studimore si arkeologjia, etnografia, muzikologjia dhe historiografia, të cilat tregojnë se albanologjia e sotme është gjithmonë më shumë se sa vetëm një disiplinë gjuhësore e dikurshme. Ai tha se areali i studimeve albanologjike përbën sot një komponente të rëndësishme thelbësore në kulturat e Evropës Juglindore dhe shërben më së miri si një urë ndërlidhëse dhe interpretimi ndërmjet këtyre kulturave. Në vijim pjesëmarrësit e kësaj konference paraqitën në kontekstin e gjuhësisë historike dhe ballkanistike, trajtesa nga fusha të ndryshme të historisë, arkeologjisë, folklorit e dhe më gjerë që prekin çështje themelore të kontakteve të shqipes me sllavishten,  nga huazimet leksikore e fonetike, deri te ndikimet morfosintaksore  apo modelet e përbashkëta të frazeologjisë.

  • Hegseth viziton zonën e demilitarizuar me Koresë se Jugut dhe asaj të Veriut, ministria koreanojugore e Mbrojtjes: Riafirmojmë bashkëpunimin me SHBA

    Hegseth viziton zonën e demilitarizuar me Koresë se Jugut dhe asaj të Veriut, ministria koreanojugore e Mbrojtjes: Riafirmojmë bashkëpunimin me SHBA

    Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, vizitoi zonën e demilitarizuar në kufirin midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut më 3 nëntor, vizita e parë e një sekretari të mbrojtjes të SHBA-së në rajon në tetë vite.

    Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Ahn Kyu-bak, shoqëroi homologun e tij amerikan në Panmunjom, vendi i vetëm ku ushtarët e Koresë së Jugut dhe të Koresë së Veriut përballen me njëri-tjetrin.
    Të dy ministrat “riafirmuan forcën e pozicionit të tyre të përbashkët mbrojtës dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut në një deklaratë.
    Ahn dhe Hegseth janë planifikuar të diskutojnë gatishmërinë mbrojtëse kundër Koresë së Veriut dhe bashkëpunimin Uashington-Seul mbi sigurinë rajonale dhe mbrojtjen kibernetike, tha ministria.
    Në të njëjtën kohë, ata pritet të përmendin planet dypalëshe për të adresuar “mjedisin e sigurisë në ndryshim dhe kërcënimet” duke forcuar lidhjet midis dy vendeve.
    Uashingtoni po shqyrton mundësinë e bërjes më fleksibël të rolit të 28,500 trupave amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit të fuqisë në Azi mes shqetësimeve rreth veprimeve kineze në Detin e Kinës Jugore dhe rreth Tajvanit.
    Zyrtarët amerikanë kanë treguar se ekziston një plan për t’i bërë forcat amerikane më fleksibile në mënyrë që ato të mund të veprojnë potencialisht jashtë gadishullit Korean, duke iu përgjigjur një game më të gjerë kërcënimesh, siç është mbrojtja e Tajvanit dhe kontrollimi i ndikimit ushtarak në rritje të Kinës.
    Vizita e Hegseth vjen pas turneut të Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Azi javën e kaluar, gjatë të cilit republikani përsëriti se “do të donte” të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.
    Trump u takua me Kim në qershor 2019 në Panmunjom, gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Në atë kohë, Trump u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që shkeli në Korenë e Veriut, duke kaluar shkurtimisht kufirin përpara se të kthehej në zonën e demilitarizuar.
    Para këtij takimi, Sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, kishte vizituar zonën e demilitarizuar në tetor 2017.

    Top Channel

  • Zgjedhjet lokale, PDK arrin marrëveshje edhe me AAK-në në Mitrovicë

    Zgjedhjet lokale, PDK arrin marrëveshje edhe me AAK-në në Mitrovicë

    PDK-ja ka arritur marrëveshje me AAK-në për balotazhin në Mitrovicën e Jugut më 9 nëntor. 

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebookut për arritjen e marrëveshjes.

    Tahiri në balotazh do të përballet me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci.

    “Sot, zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën.  Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!” ka shkruar Tahiri në Facebook.

     

  • Arti i të mos bërit asgjë! Në Korenë e Jugut gjetën ‘sportin’ më të pamundur

    Arti i të mos bërit asgjë! Në Korenë e Jugut gjetën ‘sportin’ më të pamundur

    A mund të qëndrosh i qetë, pa celular, pa menduar, për 90 minuta? Në Korenë e Jugut, kjo nuk është përtaci, është sport. Çdo vit, në brigjet e lumit Han në Seu, qindra njerëz shtrojnë dyshekët e tyre të jogës dhe thjesht ulen. Nuk ka muzikë, asnjë audiencë që bërtet, asnjë lëvizje. Vetëm heshtje dhe 90 minuta për të vërtetuar se nuk mund të durosh absolutisht asgjë.

    Mirë se vini në Garën “Hapësirë-Jashtë”, një nga ngjarjet më paradoksale dhe emocionuese në botën moderne: një garë ku fiton kushdo që mund të qëndrojë më i qetë, më i heshtur dhe më i “shkëputur” se të gjithë të tjerët.

    Ideja lindi në vitin 2014, kur artistja vizuale Woopsyang vuante nga një lodhje e rëndë dhe kuptoi se edhe “mosbërja asgjë” e bënte të ndihej fajtore. Kështu që ajo krijoi një konkurs publik që përmbys rregullat: në vend që të garosh për të bërë më shumë, ti garon për të bërë më pak. Që atëherë, eventi është bërë një fenomen kulturor në Kore, duke tërhequr mijëra aplikime çdo vit, nga studentë, fitues të medaljeve olimpike, të etur për pak paqe në një shoqëri që nuk ndalet kurrë.

  • Afrika e Jugut kundërshton planin e SHBA-ve për emigrantët: Skemë raciste, gjenocidi i të bardhëve pa prova

    Afrika e Jugut kundërshton planin e SHBA-ve për emigrantët: Skemë raciste, gjenocidi i të bardhëve pa prova

    Qeveria e Afrikës së Jugut ka kritikuar vendimin e SHBA-ve për ti dhënë prioritet aplikimeve për azil nga afrikanët e bardhë, duke e cilësuar narrativën e një “gjenocidi të të bardhëve” si të diskredituar dhe pa prova të besueshme.

    Autoritetet theksuan një letër të hapur të publikuar nga anëtarë të komunitetit afrikan, ku kjo ide hodhet poshtë, ndërsa disa nënshkrues e quajtën programin “racist”.
    Qeveria vuri në dukje se numri i kufizuar i afrikanëve të bardhë që kanë shprehur interes për t’u zhvendosur në SHBA tregon se ata nuk po përndiqen. Të enjten, administrata e presidentit Donald Trump shpalli kufirin më të ulët vjetor të refugjatëve në historinë e vendit, vetëm 7,500 persona, ndërsa shifrat e saktë për afrikanët e bardhë të pranuar nuk janë publikuar.
    Statistikat më të fundit të krimit në Afrikën e Jugut nuk tregojnë se të bardhët janë viktima më të shpeshta të dhunës krahasuar me grupet e tjera racore. Ky program i SHBA-ve erdhi pas nënshkrimit nga presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i ligjit që lejon konfiskimin e tokave pa kompensim në raste të rralla. Shumica e tokave private bujqësore zotërohen nga afrikanët e bardhë, të cilët përbëjnë pak më shumë se 7% të popullsisë.

    Top Channel

  • Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat e Trump

    Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat e Trump

    Katër senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve në votimin (51-47) për të miratuar rezolutën dypartiake për t’i dhënë fund tarifave të rritura mbi aleatët si Bashkimi Evropian, Japonia dhe Koreja e Jugut.
    Megjithatë, Dhoma e Përfaqësuesve nuk ka gjasa ta marrë në konsideratë masën, pasi udhëheqja republikane ka bllokuar votimet për tarifat e Trump deri në marsin e ardhshëm. Për më tepër, edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton përfundimisht këtë ose rezoluta të tjera për tarifat, Kongresit do t’i duhej një shumicë prej dy të tretash për të anashkaluar një veto presidenciale.
    Më parë, Trump njoftoi uljen e tarifave ndaj Kinës, pas një takimi “vërtet të shkëlqyer” me Presidentin Xi Jinping në Korenë e Jugut. Ai u tha gazetarëve në bordin e Air Force One, se Shtetet e Bashkuara do të ulnin tarifat e vendosura për fentanilin me 10 pikë.
    Presidenti amerikan vuri në dukje gjithashtu se Xi kishte rënë dakord të blinte “sasi të mëdha” soje dhe produkte të tjera bujqësore nga SHBA-ja.

  • Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike

    Takimi Trump-Xi: Afrim në çështjet kryesore ekonomike

    donald trump dhe xi jiping

    KORE E JUGUT- Takimi mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit Kinez Xi Jinping në Busan të Koresë së Jugut zgjati më pak se dy orë – dukshëm më pak se sa pritej nga ekspertët dhe vetë Trump. Megjithatë, Trump u shpreh i kënaqur. Sipas tij, mosmarrëveshja me Kinën është “zgjidhur”. Kështu u shpreh presidenti amerikan para gazetarëve pas largimit nga Koreja e Jugut.  Që para takimit, Trump lëvdoi kreun e shtetit kinez, duke e quajtur atë “mik” dhe “lider të madh”. Para takimit u zhvillua edhe një konferencë shtypi. Të dy liderë botërorë shtrënguan duart para kamerave. Xi tha se ishte normale që të ketë tensione të herëpashershme midis dy ekonomive kryesore të botës. Ai shprehu bindjen e tij se Shtetet e Bashkuara dhe Kina mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën të kenë sukses.
    Çfarë u arrit?
    Konflikti tregtar midis dy vendeve ka pasur një ndikim të madh në ekonominë globale. Trump e përshkroi takimin me Xi si një “sukses të madh”, duke thënë se ishin gjetur zgjidhje për çështjen e metaleve të rralla.  Sipas Trump, SHBA-të dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për këtë. Marrëveshja është menduar të zgjasë për një vit dhe më pas mund të zgjatet, por detajet mbeten të paqarta. Sipas Trump, Kina po ashtu është zotuar të ndërmarrë veprime më të ashpra kundër tregtisë së paligjshme të fentanilit, ilaç kundër dhimbjeve. SHBA-të e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën si pjesërisht përgjegjëse për krizën e fentanilit në Shtetet e Bashkuara. Kina do të rrisë po ashtu importet nga SHBA. Sipas presidentit amerikan Kina “do të blejë sasi të mëdha të sojës dhe produkte të tjera agrare”.
    XI: Delegacionet duhet të “përsosin dhe finalizojnë punën pasuese”
    Presidenti kinez, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë afruar më shumë për çështjet kyçe ekonomike, por ishte më i rezervuar. Delegacionet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve zhvilluan “diskutime intensive mbi çështje të rëndësishme ekonomike dhe tregtare”, tha Xi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Korenë e Jugut. Të dyja palët arritën “një konsensus për zgjidhjen” e këtyre çështjeve. Por të dy delegacionet duhet të “përsosin dhe finalizojnë punën pasuese sa më shpejt të jetë e mundur”. Më tej Xi shtoi se ata duhet të “ruajnë dhe zbatojnë konsensusin dhe të japin rezultate të prekshme për të siguruar ekonomitë e Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe botës”.
    Takimi i parë kokë më kokë mes dy liderëve botërorë ishte takimi i parë që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua të enjten në margjinat e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Kina dhe SHBA-të kanë mosmarrëveshje për çështje kyçe ekonomike dhe të politikës së jashtme. Për herë të fundit Trump dhe Xi ishin takuar në vitin 2019./DW