Tag: jugut

  • Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të balotazhit në Mitrovicën e Jugut

    Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave të balotazhit në Mitrovicën e Jugut

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi në procesin e numërimit. Vendimi u mor pasi kompania sllovene CETIS pranoi përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve, që ndodhi për shkak të një defekti në një nga katër kokat e printerit të përdorur për të shtypur numrin e vendvotimit. Ky gabim nuk u zbulua gjatë shtypjes pasi sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin). Prokuroria ka caktuar dy hetues policorë për të mbikëqyrur rinumërimin dhe ruajtur integritetin e procesit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar se gabimi ishte teknik dhe ka marrë informacion nga CETIS, e cila shprehu keqardhje dhe pranoi përgjegjësinë për incidentin.
    KQZ-ja ka njoftuar Prokurorinë për përgjigjen e kompanisë dhe ka kërkuar ndihmën e saj për hetimin e rastit. Dyshimet për manipulim të votave u ngritën nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pasi, sipas rezultateve të para, kandidati i LVV-së, Faton Peci, fitoi me 53.47% të votave, kundrejt 46.53% të Arian Tahirit të PDK-së. PDK ka paralajmëruar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, reagoi duke akuzuar PDK-në se po tenton të shfajësohet për dështimin e saj. Pavarësisht dyshimeve, Tahiri kishte pranuar fillimisht rezultatin dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij. Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja.

  • E papritur/ Prokuroria nuk njef zgjedhjet e së dielës, ja qyteti ku do të rinumërohen votat

    E papritur/ Prokuroria nuk njef zgjedhjet e së dielës, ja qyteti ku do të rinumërohen votat

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar të martën Komisionin Komunal Zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave të balotazhit të 9 nëntorit në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut, pas raportimeve për parregullsi.
    Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.
    Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”.
    Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”.
    Prokuroria, fillimisht, urdhëroi ndaljen e numërimit të votave të garës së balotazhit për Mitrovicën e Jugut, pas parregullsive të raportuara.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës, më pas, sqaroi se bëhet fjalë për një gabim teknik nga kompania sllovene që ka shtypur fletëvotimet.
    KQZ-ja pohoi se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën u gabua në shtypjen e kodit të vendvotimit.
    Më vonë gjatë ditës së martë, KQZ-ja bëri të ditur se e ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse, CETIS, lidhur me disa gabime të evidentuara në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.
    KQZ-së i është thënë se kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe që përgjatë procesit është kuptuar që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
    “CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e kompanisë.
    KQZ-ja tha se e njoftoi Prokurorinë e Shtetit për këtë përgjigje.
    Dyshimet për manipulim me vota u ngritën nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila, sipas rezultateve të para, e humbi garën për kryetar në Mitrovicë të Jugut me kandidatin e saj, Arian Tahiri, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
    Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK-ja do të ankohet për këtë rast në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
    Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se me dyshimet e ngritura, PDK-ja po mundohet të shfajësohet për dështimin e saj.
    “Kur pikërisht PDK-ja tash bërtet ‘kapeni hajnin’, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, shkroi Murati i LVV-së në Facebook.
    Rezultati i balotazhit në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Pecin me 53.47% të votave, kurse Tahiri mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
    Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja./REL

  • Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

    Prokuroria urdhëron rinumërim të votave në Mitrovicën e Jugut

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë e ka urdhëruar komisionin komunal zgjedhor ta bëjë rinumërimin e votave në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut, pas raportimeve për parregullsi.
    Prokuroria tha se vendimin e mori pasi kompania sllovene, CETIS, mori përgjegjësinë për një gabim në printimin e fletëvotimeve.
    Ajo tha se kompania “ka shpjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte”.

    Prokuroria tha se ka caktuar dy policë hetues për të vëzhguar procesin e rinumërimit “për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve”.
    Sipas Prokurorisë, ndërprerja e procesit, në mbrëmjen e 10 nëntorit, ndodhi pas raportimeve për parregullsi.
    “Për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletëvotime”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.
    Çfarë tha KQZ-ja?
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës, në një sqarim publik, tha se bëhet fjalë për një gabim teknik nga kompania sllovene që ka shtypur fletëvotimet.
    KQZ-ja pohoi se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve për Mitrovicën e Jugut dhe Gjakovën u gabua në shtypjen e kodit të vendvotimit.
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, duke shtuar se fletëvotimet nuk mund të falsifikohen, e as të kopjohen.
    Numërimi nuk do të rinisë, derisa organet e rendit të kenë një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletëvotimet.
    Më vonë gjatë ditës së martë, KQZ-ja bëri të ditur se e ka pranuar një sqarim zyrtar nga kompania përgjegjëse, CETIS, lidhur me disa gabime të evidentuara në disa fletëvotime në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.
    KQZ-së i është thënë se kompania ka zhvilluar hetim të plotë dhe që përgjatë procesit është kuptuar që “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
    “CETIS thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre. Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e kompanisë.
    KQZ-ja ka thënë se e ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit për këtë përgjigje.
    Ankesa e PDK-së
    Dyshimet për manipulim me vota u ngritën nga zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila, sipas rezultateve të para, e humbi garën për kryetar në Mitrovicë të Jugut me kandidatin e saj, Arian Tahiri, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
    Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, tha se PDK-ja do të ankohet për këtë rast në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
    Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se me dyshimet e ngritura, PDK-ja po mundohet të shfajësohet për dështimin e saj.
    “Kur pikërisht PDK-ja tash bërtet ‘kapeni hajnin’, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë”, shkroi Murati i LVV-së në Facebook.
    Rezultati i balotazhit në Mitrovicë të Jugut e nxori fitues Pecin me 53.47% të votave, kurse Tahiri mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
    Para se të shfaqeshin dyshimet në lidhje me votat në balotazhin për Mitrovicën e Jugut, kandidati i PDK-së kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe i kishte uruar fitoren kundërkandidatit të tij nga LVV-ja./rel

  • Numërimi i votave në Kosovë, në Mitrovicën e Jugut kryeson kandidati i LVV-së

    Numërimi i votave në Kosovë, në Mitrovicën e Jugut kryeson kandidati i LVV-së

    Në ueb-faqen e KQZ-së kanë nisur që të publikohen rezultatet e para preliminare për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvillua në 18 komuna.
    Sipas të dhënave, dalja në zgjedhje ishte 32 për qind, më e ulët se rundin e parë kur votuan 40.10 për qind e votuesve.
    Korrespondentja e Top Channel në Kosovë raporton se me 67 nga 105 kutitë e numëruara, në Mitrovicë të Jugut prin kandidati i LVV-së, Faton Pecia.
    Në Prishtinë prin Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 80% të kutive të numëruara.
    Në Prizren prin PDK-ja me Shqir Totajn, kur janë numëruar 215 nga 236 kutive të votimit.

  • Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Vizita në Mitrovicën e Jugut/ Pronari i lokalit ku do të ndalonte Albin Kurti mbyll biznesin: Rrezikohej siguria, pati tensione

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkuar në Mitrovicë të Jugut.
    Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe ku sipas raportimeve ka pasur mbështetës të PDK-së e po ashtu edhe të LVV-së.
    Në momentin që truprojat e Kurtit kanë shkuar në lokalin në lagjen Tavnik, sipas pronarit ka pasur tensione dhe ai ka mbyllur lokalin duke i nxjerrë klientët jashtë, bën me dije korrespondentja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami.
    “Për shkak të telasheve të vazhdueshme nga të dy palët, kemi vendosur ta mbyllim lokalin, pasi është rrezikuar siguria e qytetarëve dhe e imja personale. Provokimet do t’i lëmë anash, sepse siguria është prioritet. Besoj që secili duhet të jetë, qoftë për një moment, nën lëkurën time vetëm atëherë do ta kuptonte çfarë po kaloj”, shkruan pronari i lokalit, Arizon Haziri.
    Më tej raportohet se Kurti ka ndërruar lokacionin duke shkuar në një lokal tjetër ku është pritur nga Faton Peci (kandidati për kryetar të Mitrovicës nga LVV) e Armend Muja (deputet i Lëvizjes Vetëvendosje).
    Kurti aty është pyetur për arsyen e vizitës në Mitrovicë të Jugut, por nuk është përgjigjur.
    Kryeministri në detyrë ka përfunduar vizitën pas gjysmë ore dhe është zhvendosur, teksa është raportuar se kishte edhe më shumë zyrtarë policor në terren gjatë kohës sa ai qëndroi në Mitrovicë të Jugut.

  • SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

    SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

    Bota E Shtunë, 8 Nëntor 2025 18:41
    Presidenti i Amerikës, Donald Trump bëri me dije se SHBA-të nuk do të marrin pjesë në samitin e G20 në Afrikën e Jugut për shkak të pretendimeve se njerëzit e bardhë po persekutohen në këtë vend.
    Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte një turp që Afrika e Jugut po pret takimin, ku udhëheqësit nga ekonomitë më të mëdha të botës do të mblidhen më vonë këtë muaj.

    Asnjë nga partitë politike të Afrikës së Jugut përfshirë ato që përfaqësojnë afrikanerët dhe komunitetin e bardhë në përgjithësi, nuk kanë pretenduar se ka ndodhur gjenocid në Afrikën e Jugut.

    Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social: “Është një turp që G20 do të mbahet në Afrikën e Jugut.”Afrikanerët (njerëz që rrjedhin nga kolonët holandezë, si dhe nga emigrantët francezë dhe gjermanë) po vriten dhe masakrohen, dhe tokat dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht”, shkroi ai.

    Trump kishte thënë më parë se Afrika e Jugut nuk duhet të jetë fare në G20 dhe se ai do të dërgonte nënkryetarin JD Vance, në vend që të merrte pjesë vetë.

  • Presidenti Donald Trump: SHBA do të bojkotojë samitin e G20 në Afrikën e Jugut

    Presidenti Donald Trump: SHBA do të bojkotojë samitin e G20 në Afrikën e Jugut

    Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë në samitin e G20 këtë vit në Afrikën e Jugut, duke përmendur trajtimin që vendi u bën fermerëve të bardhë.
    JD Vance ishte planifikuar të merrte pjesë në vend të Trump, por edhe ai nuk do të udhëtojë më për samitin.
    “Është një turp që G20 do të mbahet në Afrikën e Jugut ”, tha Trump. Në postimin e tij, Trump përmendi abuzimet e afrikanëve, duke përfshirë dhunën dhe vdekjen, si dhe konfiskimin e tokës dhe fermave të tyre.
    Administrata Trump e ka akuzuar prej kohësh qeverinë e Afrikës së Jugut se lejon që fermerët e bardhë të pakicës afrikane të persekutohen dhe sulmohen. Ndërsa kufizoi numrin e refugjatëve të pranuar çdo vit në SHBA në 7,500, administrata tregoi se shumica do të jenë afrikano-jugorë të bardhë, të cilët pretendonte se përballeshin me diskriminim dhe dhunë në shtëpi.
    Qeveria e Afrikës së Jugut ka thënë se është e befasuar nga akuzat për diskriminim, sepse njerëzit e bardhë në vend në përgjithësi kanë një standard jetese shumë më të lartë sesa banorët e zinj. Presidenti i vendit, Cyril Ramaphosa, ka deklaruar se i ka thënë Trumpit se informacioni në lidhje me diskriminimin dhe persekutimin e supozuar të afrikanëve është krejtësisht i rremë.

  • Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

    Trump bojkoton mbledhjen e G20-ës në Afrikën e Jugut: Pronarët e bardhë po vriten e masakrohen, e turpshme që samiti po mbahet atje

    Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të premten nëpërmjet se asnjë zyrtar amerikan nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-ës në Afrikën e Jugut këtë muaj, ku SHBA-të pritej të përfaqësoheshin nga zëvendëspresidenti J.D. Vance.

    “Është një skandal që G20 po mbahet në Afrikën e Jugut”, tha presidenti, duke shtuar: “Asnjë zyrtar i qeverisë amerikane nuk do të marrë pjesë ndërsa shkeljet e të drejtave të njeriut atje vazhdojnë.”
    Një burim i Reuters i njohur me çështjen konfirmoi se Vance nuk pritet më të udhëtojë në Afrikën e Jugut për këtë samit.
    “ ‘Afrikanerët’ (njerëz me prejardhje nga kolonët holandezë dhe gjithashtu emigrantë francezë dhe gjermanë) po vriten dhe masakrohen dhe tokat dhe fermat e tyre po konfiskohen ilegalisht”, shkroi Trump në Truth Social.

    Trump kishte deklaruar vazhdimisht se nuk kishte asnjë mënyrë që ai personalisht të shkonte në Afrikën e Jugut, duke përmendur mosmarrëveshjet e tij me politikën e qeverisë së homologut të tij Cyril Ramaphosa në lidhje me pronësinë e tokës, si dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit.
    Në maj, gjatë një takimi në Zyrën Ovale, presidenti amerikan akuzoi se një “gjenocid” po kryhej kundër pronarëve të bardhë të tokave në Afrikën e Jugut.
    Qeveria dhe ekspertët e Afrikës së Jugut po hedhin poshtë pretendimet e qeverisë amerikane për një “gjenocid” të supozuar, të cilin ata e përshkruajnë si një “teori konspiracioni” që qarkullon “në qarqet e ekstremit të djathtë”.
    Më parë këtë vit, SHBA-të mirëpritën një grup të parë të afrikanojugorëve të bardhë, të cilëve u dhanë azil. Në fillim të shkurtit, Presidenti Trump ngriu ndihmën për Afrikën e Jugut dhe në mars, administrata e tij dëboi ambasadorin e vendit nga Uashingtoni.

    Top Channel

  • Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike

    Seuli: Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike

    Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë balistike më 7 nëntor, tha ushtria e Seulit.
    Ky njoftim vjen rreth një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, miratoi një plan të Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore.
    Analistët kanë thënë e plani i Seulit për ndërtimin e një nëndetëseje të tillë me energji bërthamore mund të nxisë një reagim agresiv nga Pheniani.

    Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë në Seul tha se Koreja e Veriut gjuajti një raketë të paidentifikuar balistike drejt Detit Lindor, duke iu referuar trupit ujor që njihet edhe si Deti i Japonisë.
    Raketa ra në det jashtë ujërave të Japonisë dhe nuk është raportuar për ndonjë dëm apo për të lënduar, tha kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.
    Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, raketa u lëshua në orën 12:35, sipas kohës lokale, nga një zonë në veri të Phenianit dhe fluturoi rreth 700 kilometra.
    Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm testimin e raketave në vitet e fundit. Këto testime, sipas analistëve, kanë për synim përmirësimin e kapaciteteve për goditje precize, sfidimin e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, si dhe testimin e armëve para se ato potencialisht të eksportohen drejt Rusisë.
    “Nga këndvështrimi i Koresë së Veriut, mundësia për sulme të papritura nga Deti Lindor mund të jetë burim ankthi. Nëse Koreja e Jugut pajiset me nëndetëse me energji bërthamore, ata do të jenë në gjendje të hyjnë në ujërat e Koresë së Veriut dhe të monitorojnë apo pengojnë armë, sikurse janë raketat balistike që lëshohen nga nëndetëset”, tha për AFP-në, Ahn Chan-il, që ka ikur nga Koreja e Veriut dhe që tani udhëheq Institutin Botëror për Studime të Koresë së Veriut.
    Trump kishte njoftuar se Koreja e Jugut do të ndërtonte nëndetësen në SHBA, ku teknologjia bërthamore konsiderohet një nga sekretet më të ndjeshme dhe më të ruajtura ushtarake.
    Për dallim nga nëndetëset që operojnë me dizel, të cilat duhet të dalin rregullisht në sipërfaqe për të mbushur bateritë, nëndetëset me energji bërthamore mund të qëndrojnë nën ujë për shumë më gjatë.