Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi finalizimin e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore, raporton Bloomberg.
Sipas një dokumenti zyrtar të publikuar të enjten nga Shtëpia e Bardhë, SHBA ka miratuar ndërtimin e këtyre “nëndetëseve sulmuese” dhe ka rënë dakord të bashkëpunojë me Seulin për furnizimin me karburant bërthamor.
Marrëveshja shënon një avancim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, në një kohë me tensione të larta në Gadishullin Korean, përballë Koresë së Veriut të pajisur me armë bërthamore dhe një Kine me ndikim në rritje në rajon.
Tag: jugut
-

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve
-

“Afrika dërgonte 2 ekipe, tani ka 8”, Gatuzo kërkon ndryshim nga FIFA: Trishtohem kur shoh 6 ekipe nga Amerika e Jugut të kualifikohen direkt në Botëror
Italia duhet të fitojë ne rezultatin 9-0 kundër Norvegjisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Një rezultat thuajse i pamundur për axurrët, që rrezikojnë të mbeten sërish jashtë kompeticionit më të rëndësishëm pët ekipet kombëtare. Xhenaro Gatuzo ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për formulën e përdorur nga FIFA. Amerika e Jugut dërgon 6 ekipe në grupet e Botërorit, ndërsa një në “play off”. Gjithashtu Afrika dërgon 8 skuadr, teksa Europa, vetëm 12 të tilla, pavarësisht se në Kontinentin e Vjetër ka në nivel më të lartë dhe shumë Kombëtare të forta mbeten jashtë Kupës së Botës.
“Nuk është e drejtë që në Amerikën e Jugut kualifikohen 6 ekipe dhe i 7-i luan një “play off”, ndërsa këtu grupet janë shumë të ngushta. Të shikoj grupin e me 6 skuadra të Amerikës së Jugut që kualifikohen direjt për në Kupën e Botës më bën të ndihem i trishtuar. Në kohën time në Botëror shkonin vetëm 2 skuadra nga Afrika, ndërsa sot shkojnë 8″, ka deklaruar Xhenaro Gatuzo./Sport Ekspres/ -

Shqipëria zyrtarisht në play-off për ‘ëndrrën amerikane’/ 30 shtetet që e kanë siguruar një vend në Kupën e Botës 2026
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Fazat kualifikuese janë ende duke u zhvilluar në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut dhe pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen nëpërmjet turneut të play off në mars 2026.
Deri tani janë kualifikuar zyrtarisht 30 shtete dhe disa e kanë siguruar play-off për të kërkuar një biletë. Për në play-off zyrtarisht janë kualifikuar: Shqipëria, Çekia, Irlanda e Veriut dhe Suedia dhe zona evropiane, Bolivia nga Amerika e Jugut dhe Kaledonia e Re nga Oqeania.
30 kombëtaret që janë kualifikuar në Kupën e Botës 2026:
Nga Europa:
Franca
Anglia
Kroacia
Nga Amerika e Jugut:
Argjentina
Brazili
Uruguai
Kolumbia
Ekuadori
Paraguai
Nga Amerika e Veriut (tre vendet organizatore):
SHBA
Meksikë
Kanada
Nga Afrika:
Algjeria
Maroku
Bregu i Fildishtë
Gana
Egjipti
Senegali
Tunizia
Kepi i Gjelbër
Afrika e Jugut
Nga Azia:
Australi
Japonia
Koreja e Jugut
Irani
Arabia Saudite
Jordania
Katari
Uzbekistani
Nga Oqeania:
Zelanda e Re -

Botërori 2026/ Lista e plotë e 30 kombëtareve
Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 po hyn në fazën e tij vendimtare, ndërsa tashmë 30 kombëtare kanë siguruar matematikisht biletën për në turneun më të madh futbollistik në planet, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Tre vendet organizatore, Kanada, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, ishin të parat që konfirmuan pjesëmarrjen falë statusit të tyre si pritëse të turneut. Atyre u janë bashkuar një numër i madh kombëtareve nga të gjitha konfederatat.
Nga Azia, kualifikimin e kanë arritur Japonia, Zelanda e Re, Irani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Katari, si dhe surpriza e madhe Uzbekistani.
Amerika e Jugut konfirmon edhe një herë forcën e saj, me gjigantët Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kolumbi, Paraguai dhe Ekuador që do të jenë pjesë e Botërorit.
Afrika do të përfaqësohet nga një grup ishullesh dhe fuqish sportivë si Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Nga Europa, emrat e parë që kanë prerë biletën janë Anglia, Franca dhe Kroacia, të cilat e kanë mbyllur me sukses ciklin e tyre kualifikues.
Lista e plotë e skuadrave të kualifikuara:
Kanada
Meksikë
Shtetet e Bashkuara
Japoni
Zelanda e Re
Iran
Argjentinë
Uzbekistan
Koreja e Jugut
Jordani
Australi
Brazil
Ekuador
Uruguai
Paraguai
Kolumbi
Marok
Tunizi
Egjipt
Algjeri
Gana
Kepi i Gjelbër
Afrika e Jugut
Katar
Angli
Arabi Saudite
Bregu i Fildishtë
Senegal
Francë
Kroaci -

153 palestinezë mbërrijnë papritur në Afrikën e Jugut, autoritetet nisin hetimet për fluturimin misterioz
Johanesburg – Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë nisur një hetim mbi mënyrën sesi 153 palestinezë arritën në aeroportin e Johanesburgut në një fluturim nga Nairobi, duke ngritur pikëpyetje mbi itinerarin dhe organizimin e udhëtimit.
Udhëtarët, që përfshinin burra, gra dhe fëmijë, u mbajtën nën mbikëqyrje policore për më shumë se 12 orë, pasi pasaportat e tyre nuk përmbanin vulën e daljes nga Izraeli.
Ministria e Brendshme miratoi hyrjen e tyre në vend vetëm mbrëmjen e djeshme, pas marrëveshjeve me OJQ-në vendase “Gift of the Givers”, e cila u garantoi strehim dhe mbështetje.
Presidenti Cyril Ramaphosa tha se ngjarja ka elemente të mistershme, duke theksuar se grupi hipi në një avion që ndaloi në Nairobi, para se të zbarkonte në Afrikën e Jugut. Ai shtoi se do të ndiqen me kujdes të gjitha detajet e itinerarit.
Nga 153 udhëtarët, 130 morën viza të përkohshme për 90 ditë, ndërsa 23 të tjerë vazhduan udhëtimet e tyre drejt vendeve të tjera.
Më 28 tetor një fluturim i ngjashëm solli 176 palestinezë në Johanesburg, disa prej të cilëve janë larguar më pas për në vende të treta.
Ambasada palestineze në Afrikën e Jugut përshkroi udhëtimet si iniciativa të një organizate të pa regjistruar dhe të dyshimtë, që shfrytëzoi gjendjen humanitare të popullit të Gazës për të mbledhur para dhe për të lehtësuar udhëtimet, në mënyrë të parregullt. -

PZAP-ja e hedh poshtë kërkesën e PDK-së për rivotim në Mitrovicën e Jugut
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hedhur poshtë të premten një kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.
PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi”.
Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë.
Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi një rekomandim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotimet në Mitrovicën e Jugut.
PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
Më herët, kompania sllovene CETIS tha se kishte zhvilluar hetim të plotë dhe se “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
PZAP-ja vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve.
“Pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim”./REL -
Ekzekutime të reja në SHBA, Karolina e Jugut kryen dënimin e tretë me vdekje brenda pak muajsh
Karolina e Jugut do të dënojë me vdekje një 44-vjeçar të premten, hera e tretë në 3 muaj që shteti ka përdorur këtë metodë pavarësisht reagimeve negative.
Steven Bryant u dënua me vdekje për vrasjen e Willard Tietgen në tetor 2004 dhe u deklarua fajtor për dy vrasje të tjera. Avokatët e Bryant argumentuan se gjyqtari që dha dënimin nuk mori parasysh dëmtimin e trurit të shkaktuar nga përdorimi i alkoolit dhe drogës nga nëna e tij gjatë shtatzënisë. Ata gjithashtu argumentuan se dëmtimi i trurit ishte përkeqësuar nga “abuzimi i papranueshëm fizik dhe seksual nga anëtarë të shumtë të familjes” gjatë fëmijërisë së tij.
Gjykata Supreme e Karolinës së Jugut në një vendim të hënën refuzoi të pezullonte ekzekutimin, raporton Guardian.Ishte ekzekutimi i gjashtë në një periudhë të shkurtër kohore pas një moratoriumi 13-vjeçar mbi përdorimin e dënimit me vdekje. Në mars, shteti kreu ekzekutimin e parë duke përdorur një metodë që mbrojtësit e të drejtave të njeriut e kanë quajtur “barbare” dhe që nuk është përdorur askund në Shtetet e Bashkuara për 15 vjet. Prokurori i përgjithshëm i shtetit argumentoi se pretendimet e Bryant për dëmtim të trurit ishin të parëndësishme, duke thënë se Bryant ishte metodik dhe “i shijonte krimet e tij”. Të burgosurit e dënuar me vdekje në Karolinën e Jugut tani kanë një zgjedhje se si do të ekzekutohen me karrige elektrike, injeksion vdekjeprurës apo skuadër pushkatimi. Injeksioni vdekjeprurës është metoda më e zakonshme në shtetet Amerikane që vazhdojnë ekzekutimet, pavarësisht shqetësimeve se përdorimi i pentobarbitalit qetësues mund të shkaktojë një vdekje të zgjatur dhe torturuese. Ata që zgjedhin skuadrën e pushkatimit lidhen në një karrige dhe kokat e tyre mbulohen me kapuç përpara se të qëllohen nga tre snajperë.Top Channel
-

Afrika e Jugut do të hetojë ‘misterin’ e aeroplanit të mbushur me palestinezë
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, thotë se do të ketë një hetim mbi mbërritjen “misterioze” të një aeroplani të çarteruar që transportonte 153 palestinezë nga Gaza në vend.
Grupi mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar Tambo të Oregonit, por fillimisht iu refuzua hyrja dhe mbetën të bllokuar në aeroplan për më shumë se 10 orë, pasi “nuk kishin vulat e zakonshme të nisjes në pasaportat e tyre”, thanë autoritetet lokale.
Shumica prej tyre u lejuan të hynin pas ndërhyrjes së një organizate bamirëse lokale dhe për shkak të “empatisë [dhe] dhembshurisë së qeverisë”, tha Ramaphosa.
Rrethanat e largimit të tyre nga Gaza dhe udhëtimit drejt Afrikës së Jugut, mbeten të paqarta.
Afrika e Jugut ka ruajtur mbështetje të fortë për kauzën palestineze gjatë gjithë luftës, midis Hamasit dhe Izraelit në Gaza.
Ramaphosa tha se grupi “në një mënyre misterioze u vendos në një aeroplan, që kaloi pranë Nairobit” dhe fluturoi për në Afrikën e Jugut, raporton faqja News24.
Organi ushtarak izraelit Cogat, i cili kontrollon kalimet kufitare të Gazës, tha në një deklaratë: “Banorët u larguan nga Rripi i Gazës, pasi Cogat mori miratimin nga një vend i tretë për t’i pritur ata.” Nuk e specifikoi vendin.
Sipas ambasadës palestineze në Afrikën e Jugut, grupi u largua nga Aeroporti Ramon i Izraelit dhe fluturoi për në vend nëpërmjet kryeqytetit kenian, Nairobi, “pa asnjë shënim ose koordinim paraprak”.
Një deklaratë nga ambasada tha se “një organizatë e paregjistruar dhe mashtruese kishte shfrytëzuar kushtet tragjike humanitare të popullit tonë në Gaza, kishte mashtruar familjet, kishte mbledhur para prej tyre dhe kishte lehtësuar udhëtimin e tyre në një mënyrë të parregullt dhe të papërgjegjshme”.
Nga 153, 23 arritën të fluturonin për në destinacione të tjera, duke lënë 130 të cilët u lejuan të hynin në vend, thonë autoritetet e Afrikës së Jugut.
Ramaphosa, duke folur gjatë një eventi në Johannesburg, tha se ishte informuar për krizën në zhvillim nga ministri i Punëve të Brendshme.
Në përgjigje, presidenti tha “nuk mund t’i kthejmë mbrapsht”, sipas News24.
“Edhe pse nuk kanë dokumentet dhe dokumentet e nevojshme, këta janë njerëz nga një vend i shkatërruar nga konfliktet dhe lufta.”
Presidenti u tha gjithashtu gazetarëve se qeveria e Afrikës së Jugut do të kryejë një “vlerësim të duhur” të çështjes, dhe do të informojë publikun mbi “çfarë po ndodh dhe si kjo çështje arriti aty ku është”, sipas transmetuesit publik SABC.
Ministri i Punëve të Brendshme, Leon Schreiber, tha se ndërsa mbajtësit e pasaportave palestinezë kualifikoheshin për akses 90-ditor të përjashtuar nga viza në Afrikën e Jugut, mungesa e vulave të nisjes, biletave të kthimit ose adresave të akomodimit në disa nga dokumentet e udhëtarëve rezultoi në refuzimin fillestar për t’i lejuar ata të hynin në vend.
Pasi u vërtetua se mungesa e këtij informacioni “nuk tregonte që udhëtarët dëshironin të aplikonin për azil” dhe akomodimi i tyre u konfirmua, atyre iu dha hyrja.
“Të gjithë udhëtarët kanë pasaporta të vlefshme dhe, aktualisht, asnjëri prej tyre nuk ka aplikuar për azil”, tha ai.
Organizata bamirëse e Afrikës së Jugut “Gifts of the Givers”, ka thënë se do t’i sigurojë grupit akomodim në vend.
Shoqëritë civile në Afrikën e Jugut kanë bërë thirrje për hetime mbi kushtet në të cilat palestinezët kishin ikur në Gaza dhe rrugën e saktë të avionit.
Një nga palestinezët që foli për televizionin lokal eNCA shprehu lehtësimin e tij që ndodhej në Afrikën e Jugut, duke e përshkruar atë si një vend të “paqes, ligjeve dhe drejtësisë”.
“Ne erdhëm nga Gaza ku jemi përballur me vdekjen çdo ditë. Kemi mbijetuar një lufte dyvjeçare dhe jemi me fat që jemi këtu”, tha një burrë që kishte ikur me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Që atëherë, organizata “Dhurata e Dhuruesve” i ka bërë thirrje Ramaphosës të hetojë ministrinë e punëve të brendshme dhe autoritetin kufitar, për “poshtërimin që u kanë shkaktuar” palestinezëve.
Themeluesi i organizatës, Dr. Imtiaz Sooliman, tha se ky trajtim përfshinte detyrimin për të pritur me orë të tëra në pistën e aeroportit, mohimin e ushqimit të ofruar nga grupi dhe “përdorimin e çdo justifikimi për të parandaluar zbarkimin e këtyre pasagjerëve”.
Afrika e Jugut ka qenë shumë kritike ndaj operacionit ushtarak të Izraelit në Gaza.
Simpatia e vendit për luftën palestineze për një shtet të pavarur daton dekada më parë, veçanërisht në fillim të viteve 1990, kur ikona e anti-aparteidit Nelson Mandela premtoi mbështetje për kauzën palestineze.
Marshime të mëdha pro-palestineze janë mbajtur në të gjithë Afrikën e Jugut, që nga fillimi i konfliktit.
Marshime dhe tubime më të vogla pro-Izraelit janë mbajtur në vend, i cili strehon komunitetin më të madh hebre në Afrikën Subsahariane.
Në vitin 2023, qeveria e Afrikës së Jugut ngriti një padi kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke e akuzuar atë për gjenocid në Gaza. Izraeli e ka hedhur poshtë me forcë pretendimin e Afrikës së Jugut, duke e quajtur atë “të pabazë”./ BBC.
-

Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit
Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së Jugut, ndërsa policia u mobilizua për të siguruar mbërritjen në kohë të tyre në qendrat e provimit dhe autoritetet pezulluan për gjysmë ore të gjitha fluturimet.
Numri i kandidatëve që u paraqitën në këto provime, të domosdoshme për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit, ishte më i larti në shtatë vitet e fundit.
Shumica lindën në vitin 2007, kur pati një rritje të lindjeve, pasi ajo vit konsiderohej fatlum për të pasur fëmijë.Autoritetet ndaluan uljet dhe ngritjet në të gjitha aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Incheonit, nga ora 13:05 deri në 13:40 (me orën lokale) për të shmangur çdo zhurmë gjatë provimit të dëgjimit në gjuhën angleze.
Kjo masë preku 140 fluturime, mes tyre 65 ndërkombëtare. Faqet e ndjekjes së fluturimeve treguan avionë që bënin rrethe rreth aeroporteve.
-

Koreja e Jugut fsheh drogën në qeset e çajit, si u zbulua rrjeti i trafikimit të lëndëve narkotike, pakove i vendosin gjurmues
Banorët e ishullit turistik të Jeju-së në Kore të Jugut kanë zbuluar shpërndarjen e pakove të vogla të mbështjella si çaj kinez, të cilat më vonë janë zbuluar të përmbajnë ketaminë, një drogë e paligjshme.
Që nga shtatori, autoritetet kanë regjistruar më shumë se tetë raste të gjetjeve të ketaminës në bregdet, duke përfshirë një sasi prej 20 kg të sekuestruar më 15 tetor.
Ketamina është një anestetik përdorur në mjekësi, por përdorimi i saj për qëllime rekreative është i paligjshëm në Kore të Jugut dhe mund të shkaktojë dëme serioze shëndetësore.
Policia dhe Roja Bregdetare e Jeju-së kanë formuar grupe hetuese për të ndjekur mundësitë se si droga ka hyrë në vend, duke dyshuar se mund të jetë transportuar përmes rrymave oqeanike. Hetimet kanë zbuluar se droga ka mbërritur gjithashtu në qytete të tjera të Koresë së Jugut, si Pohang, dhe në ishuj japonezë si Tsushima.
Ekspertët e sigurisë, si profesori Yoon Heung-hee, sugjerojnë se mund të fshihet një sindikatë më e madhe kriminale pas këtyre operacioneve. Sipas tij, disa grupe përdorin metodën e “gungës detare”, e cila përfshin hedhjen e paketave me drogë të pajisura me gjurmues në oqean për t’i rimarrë më vonë. Autoritetet besojnë se Jeju mund të jetë një pikë hyrjeje për kontrabandën e drogës nëpërmjet porteve dhe aeroporteve të dobëta.
Banorët e Jeju-së janë të shqetësuar për praninë e drogës në plazhet e tyre, veçanërisht kur ata shohin fëmijët që mund të ndodhin të prekin këto objekte të rrezikshme.Top Channel