Tag: jugut

  • Koreja e Jugut për tarifat e Trump: Do të shpallim masa mbështetëse për industrinë e automjeteve

    Koreja e Jugut për tarifat e Trump: Do të shpallim masa mbështetëse për industrinë e automjeteve

    Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut ka thënë se vendi i tij planifikon të shpallë masa mbështetëse urgjente për industrinë e automjeteve brenda javës së ardhshme.

    Han Duck-soo citohet në agjencinë e lajmeve Yonhap të ketë thënë se tarifat prej 26% të Donald Trump mbi eksportet e Koresë së Jugut në SHBA mund të jenë një barrë e madhe për ekonominë.
    Ai tha gjithashtu se ministri i tregtisë i Koresë së Jugut do të vizitojë SHBA-në sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë pjesë në negociata.
    Kjo vjen pas premtimit të ministrit të financave të vendit për të vendosur të gjitha masat për të stabilizuar tregjet financiare nëse paqëndrueshmëria bëhet shumë e tepruar.

    Top Channel

  • Tarifat e Trump, Afrika e Jugut kërkon një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në

    Tarifat e Trump, Afrika e Jugut kërkon një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në

    Presidenca e Afrikës së Jugut ka bërë thirrje për një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në pas tarifave të Donald Trump.

    Vendi u godit me një tarifë 30% nga Shtëpia e Bardhë, por taksa prej 25% për importet e makinave gjithashtu mund të ndikojë keq.
    “Tarifat konfirmojnë urgjencën për të negociuar një marrëveshje të re tregtare dypalëshe dhe reciprokisht të dobishme me SHBA-në, si një hap thelbësor për të siguruar sigurinë tregtare afatgjatë,” tha presidenca në një deklaratë.

    Top Channel