Tag: jugut

  • Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

    Kritikoi presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

    Para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pati një takim të tensionuar me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë. Trump e vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor pas akuzave për “gjenocid” ndaj të bardhëve.
    Por ka një problem! Disa nga pamjet që iu referua kreu i shtetit amerikan ishin gabim.
    Siç bën me dije agjencia e lajmeve, Trump tregoi një pamje nga një video e Reuters, e xhiruar në Republikën Demokratike të Kongos dhe e paraqiti gabimisht si “provë” për vrasje masive të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.
    “Janë të gjithë fermerë të bardhë që po varrosen”, tha Trump, duke treguar një artikull me foto.
    Në të vërtetë, videoja që Reuters publikoi më 3 shkurt, tregonte punonjës humanitarë duke ngritur trupa të vdekur në qytetin Goma të Kongos. Pamja ishte marrë nga një xhirim i Reuters pas luftimeve të përgjakshme me rebelët M23 të mbështetur nga Ruanda.

    Artikulli që Trump i tregoi Ramaphosa-s ishte publikuar nga faqja konservatore amerikane American Thinker dhe fliste për konfliktet dhe tensionet racore në Afrikën e Jugut dhe në Kongo.
    Artikulli nuk e shpjegonte foton, por e quante “pamje nga YouTube” dhe përfshinte një link të një raporti për Kongon që përdorte videon e Reuters.
    Shtëpia e Bardhë nuk komentoi për rastin. Andrea Widburg, redaktore në American Thinker dhe autore e artikullit, i tha Reuters se Trump “e kishte ngatërruar imazhin”.
    Megjithatë, ajo shtoi se artikulli kishte synuar të theksonte “presionin në rritje ndaj të bardhëve në Afrikën e Jugut” dhe kritikonte qeverinë e Ramaphosa-s si “të paaftë dhe të fiksuar pas racës”.
    Videoja nga e cila u mor pamja tregonte një varrim masiv pas një sulmi të M23 në Goma, filmuar nga gazetari i Reuters, Djaffar Al Katanty.
    “Atë ditë ishte shumë e vështirë të hynim për të filmuar… M’u desh të negocioja me rebelët M23 dhe të bashkëpunoja me Kryqin e Kuq për të marrë leje”, tha Al Katanty.
    Ai shtoi se e kishte përjetuar si tronditje kur pa Trump duke mbajtur artikullin me pamjen nga videoja e tij.

  • Vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

    Vuri me “shpatulla pas muri” presidentin afrikano-jugor, por Trump gaboi me pamjet

  • VIDEO/ Trump i zë pritë presidentit të Afrikës së Jugut: Po bëni genocid ndaj të bardhëve! Ramaphosa: Më fal, por nuk kam një avion për të të dhuruar

    VIDEO/ Trump i zë pritë presidentit të Afrikës së Jugut: Po bëni genocid ndaj të bardhëve! Ramaphosa: Më fal, por nuk kam një avion për të të dhuruar

    Takimi

    SHBA- Në një takim të jashtëzakonshëm në Zyrën Ovale, Donald Trump është përballur me udhëheqësin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, të cilit i ka prezantuar dhe disa video dhe e ka akuzuar për genocid mbi të bardhët. Trump thotë se fermerët e bardhë po largohen nga Afrika e Jugut dhe shfaq pamjet që tregojnë njerëz duke brohoritur “vritni Boerin, vritni fermerin”. Megjithatë, Cyril Ramaphosa u tregua i kujdesshëm dhe u distancua nga pamjet, duke thënë: Këto thirrje nuk përfaqësojnë politikën e qeverisë time.
    Përballja: 

    Ramaphosa kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë duke kërkuar të diskutonte tregtinë dhe mineralet kritike; një përpjekje për të marrë mbështetjen amerikane për të ndihmuar Afrikën e Jugut. Në vend të kësaj, ai u përball me një pritë nga Presidenti Trump, me zëvendëspresidentin e tij JD Vance, sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick pranë tij dhe miliarderin Elon Musk, që shikonte pas divani.
    Legjendat e golfit Ernie Els dhe Retief Goosen, pjesë e delegacionit të Afrikës së Jugut, ndërhynë, duke thënë se krimi në Afrikën e Jugut nuk i dallon dot ngjyrat.
    Ndërkohë, Ramaphosa u përpoq ta bënte Trumpin që t’i interesonin mundësitë e mëdha të minierave të metaleve të rralla në Afrikën e Jugut dhe 600 kompanitë amerikane që operojnë në vendin e tij.
    Ministri i Bujqësisë i Afrikës së Jugut, John Steenhuisen, tha se vendi është i përqendruar në luftën kundër krimit kundër fermerëve, por ka nevojë për investime dhe përparim ekonomik.
    Megjithatë, ndryshe nga Zelensky, Ramaphosa nuk e humbi qetësinë dhe e la zyrën i buzëqeshur. Ai tha se do t’i adresonte shqetësimet amerikane si dhe denoncoi thirrjet “vritini Boerët” të atyre që ai i quajti parti të pakicave jashtë qeverisë. Ai iu referua Nelson Mandelës. Dhe ai solli Ministrin e Bujqësisë John Steenhuisen – i cili është i bardhë – për të diskutuar se si krimi është një problem i sigurisë publike që kërcënon si afrikanojugorët e bardhë ashtu edhe ata me ngjyrë.
    Ramaphosa mund të mos e lërë Uashingtonin me marrëveshjet tregtare që kishte shpresuar, por i mbijetoi asaj që mund të kishte qenë një goditje shumë më serioze për marrëdhëniet SHBA-Afrikë e Jugut.
    Madje në fund e thumboi me fjalët: “Më fal, por nuk kam një avion për të të dhuruar!”, duke ju referuar Katarit që i bëri dhuratën Trump.

  • Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

    Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza), të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, rreth disa çështjeve të diskutueshme prej të cilave burojnë mosmarrëveshjet mes vendeve, përfshirë pretendimet e Trumpit për “gjenocid ndaj të bardhëve” në Afrikën e Jugut.
    Ramaphosa i ka kundërshtuar pretendimet se të bardhët janë të shënjestruar në mënyrë joproporcionale. Sipas tij, normat e vrasjeve në vend janë të larta, porse shumica dërrmuese e viktimave janë me ngjyrë.
    Pas një bisede miqësore, gjatë së cilës Trumpi thuri elozhe për lojtarët afriknaojugorë të golfit, papritur filloi të luhej një video që sipas presidentit amerikan, paraqiste prova të gjenocidit kundër fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.
    Ramaphosa ka qëndruar i heshtur për aq kohë sa zgjati videoja. Presidenti amerikan ka pretenduar se përmes këtij materiali shfaqen varrezat e mijëra fermerëve të bardhë. Në kundërpërgjigje të kësaj, Ramaphosa ka thënë se ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë, dhe se dëshironte të dinte se ku ndodhej ai vend.
    Më pas, presidenti amerikan i shfaqi disa kopje të printuara nga artikuj që tregojnë sipas tij, trupat e pajetë të fermerëve të bardhë, duke përsëritur frazat “vdekje, vdekje”, ndërsa i shfletonte.
    Në muajt e fundit, Trump ka kritikuar ligjin e reformës së tokës të Afrikës së Jugut që synon korrigjimin e padrejtësive të aparteidit dhe çështjen gjyqësore të gjenocidit kundër Izraelit.
    Ai ka anuluar ndihmën, ka dëbuar ambasadorin e Afrikës së Jugut dhe ka ofruar strehim për afrikanët e pakicës së bardhë, bazuar në pretendimet e diskriminimit racor.
    Administrata e Trumpit gjithashtu e ka akuzuar Afrikën e Jugut për sekuestrimin e tokës nga fermerët e bardhë dhe për nxitjen e dhunës kundër pronarëve të bardhë, akuzë të cilën e përsëriti sot në Zyrën Ovale.

  • Debat mes Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, çfarë ndodhi në Zyrën Ovale

    Debat mes Trump dhe presidentit të Afrikës së Jugut, çfarë ndodhi në Zyrën Ovale

    Donald Trump debatoi me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, të cilin e quajti “kontrovers” në disa rrethe, duke i folur për një të ashtuquajtur “gjenocid” të fermerëve të bardhë në vendin e tij.
    Duke e pritur Ramaphosën në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha fillimisht se ishte “një nder i madh” të kishte pranë presidentin e Afrikës së Jugut, i cili është “me të vërtetë i respektuar në disa qarqe”, por “më pak i respektuar në disa të tjera”.
    Presidenti amerikan tha se ka shqetësime të mëdha për situatën në Afrikën e Jugut dhe dëshiron t’i diskutojë ato me Ramaphosën.

    “Kemi shumë njerëz që ndihen të përndjekur dhe vijnë në SHBA. Pranojmë njerëz nga shumë vende kur ndiejmë se ka përndjekje apo gjenocid. Zakonisht janë fermerë të bardhë që largohen nga Afrika e Jugut dhe… është e trishtë ta shohësh. Por shpresoj të kemi një shpjegim për këtë, sepse e di që ju nuk e dëshironi një gjë të tillë”, shtoi ai.

    Extraordinary moment as Trump plays videos to back up his ‘genocide’ claims in meting with Ramaphosa pic.twitter.com/jIEsDt6kjp
    — Danny Kemp (@dannyctkemp) May 21, 2025

  • Trump akuzon Afrikën e Jugut, “shuplakë” homologut të tij nga ky shtet: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

    Trump akuzon Afrikën e Jugut, “shuplakë” homologut të tij nga ky shtet: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është përplasur me homologun e tij, afrikano-jugor, Cyril Ramaphosa (Sirill Ramafoza), të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, rreth disa çështjeve të diskutueshme prej të cilave burojnë mosmarrëveshjet mes vendeve, përfshirë pretendimet e Trumpit për “gjenocid ndaj të bardhëve” në Afrikën e Jugut.

    Ramaphosa i ka kundërshtuar pretendimet se të bardhët janë të shënjestruar në mënyrë joproporcionale. Sipas tij, normat e vrasjeve në vend janë të larta, porse shumica dërrmuese e viktimave janë me ngjyrë.
    Pas një bisede miqësore, gjatë së cilës Trumpi thuri elozhe për lojtarët afriknaojugorë të golfit, papritur filloi të luhej një video që sipas presidentit amerikan, paraqiste prova të gjenocidit kundër fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.
    Ramaphosa ka qëndruar i heshtur për aq kohë sa zgjati videoja. Presidenti amerikan ka pretenduar se përmes këtij materiali shfaqen varrezat e mijëra fermerëve të bardhë. Në kundërpërgjigje të kësaj, Ramaphosa ka thënë se ai kurrë nuk kishte parë një gjë të tillë, dhe se dëshironte të dinte se ku ndodhej ai vend.
    Më pas, presidenti amerikan i shfaqi disa kopje të printuara nga artikuj që tregojnë sipas tij, trupat e pajetë të fermerëve të bardhë, duke përsëritur frazat “vdekje, vdekje”, ndërsa i shfletonte.
    Në muajt e fundit, Trump ka kritikuar ligjin e reformës së tokës të Afrikës së Jugut që synon korrigjimin e padrejtësive të aparteidit dhe çështjen gjyqësore të gjenocidit kundër Izraelit.
    Ai ka anuluar ndihmën, ka dëbuar ambasadorin e Afrikës së Jugut dhe ka ofruar strehim për afrikanët e pakicës së bardhë, bazuar në pretendimet e diskriminimit racor.
    Administrata e Trumpit gjithashtu e ka akuzuar Afrikën e Jugut për sekuestrimin e tokës nga fermerët e bardhë dhe për nxitjen e dhunës kundër pronarëve të bardhë, akuzë të cilën e përsëriti sot në Zyrën Ovale.

    Top Channel

  • Trump “pritë” presidentit afrikan, i shfaq video që pretendojnë “gjenocid” ndaj të bardhëve

    Trump “pritë” presidentit afrikan, i shfaq video që pretendojnë “gjenocid” ndaj të bardhëve

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një takim me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë.
    Duke i uruar mirëseardhjen Ramaphosës në Shtëpinë e Bardhë, Trump fillimisht tha se ishte një “nder i madh” të ishte me presidentin e Afrikës së Jugut, i cili është “i respektuar në disa rrethe”.
    Presidenti, Donald Trump, tha se shpresonte të merrte një “shpjegim” nga presidenti i Afrikës së Jugut mbi qasjen e vendit të tij ndaj ligjeve të barazisë racore, të cilat Trump i ka quajtur si “gjenocid” ndaj të bardhëve.
    Gjatë takimit në Zyrën Ovale, Presidenti Donald Trump, i bëri ‘pritë’ homologut, Ramaphosa, me një video që ai tha se mbështet pretendimet për “gjenocid” në Afrikën e Jugut, duke i zbehur dritat në Zyrën Ovale dhe duke e shfaqur atë në ekrane gjatë takimit dypalësh.
    Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, kundërshtoi pretendimin e Presidentit Donald Trump se afrikanojugorët e bardhë po vuajnë nga “gjenocidi” në vend.
    “Nëse do të kishte pasur gjenocid ndaj fermerëve të bardhë, mund të vë bast se këta tre zotërinj nuk do të ishin këtu, përfshirë ministrin tim të Bujqësisë, ai nuk do të ishte me mua”, tha Ramaphosa, duke iu referuar anëtarëve të bardhë të delegacionit të tij, ku përfshiheshin lojtarët e golfit nga Afrika e Jugut, Retief Goosen, dhe Ernie Els dhe ministrin e Bujqësisë të vendit të tij, John Henry Steenhuisen.
    Ndër të tjera Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, mbrojti politikën e vendit të tij për shpronësimin e tokës pas kritikave nga Presidenti, Donald Trump, gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale.
    “Kushtetuta jonë garanton dhe mbron shenjtërinë e zotërimit të tokës dhe kjo kushtetutë mbron të gjithë afrikanojugorët në lidhje me pronësinë e tokës”, tha Ramaphosa.

  • Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

    Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një takim me presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë.
    Takimi është cilësuar si një angazhim tregtar, por qeveria e Afrikës së Jugut tha se “ripërcaktimi i marrëdhënieve dypalëshe, ekonomike dhe tregtare” ishte fokusi specifik i vizitës së Ramaphosës në SHBA.
    Marrëdhëniet midis dy kombeve kanë qenë të tensionuara që kur Trump ngriu ndihmën për Afrikën e Jugut në shkurt për shkak të pretendimeve se po keqtrajtonte popullsinë e saj pakicë të bardhë.
    Dhe në mars, SHBA- të dëbuan ambasadorin e Afrikës së Jugut.
    Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha të mërkurën në Zyrën Ovale se erdhi në Uashington për të “rivendosur” marrëdhëniet midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara.
    “Ne jemi në thelb këtu për të rivendosur marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut”, tha Ramaphosa së bashku me Presidentin Donald Trump.
    Ai shtoi se do të donte të përparonte tregtinë me SHBA-në. “Ju jeni një ekonomi shumë më e madhe se ne. Ne jemi thjesht një ekonomi e vogël, por mbështetemi te njëri-tjetri për një numër çështjesh”, tha Ramaphosa.
    “Ne kemi minerale kritike që ju doni të nxisni rritjen e ekonomisë suaj dhe t’i riindustrializoni, kështu që ne i kemi ato në ofertë, duke përfshirë mineralet e rralla të tokës”, shtoi ai.

  • Drejtori i antimafias italiane: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Drejtori i antimafias italiane: Krim që i kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Drejtori i antimafias italiane, Michele Carbone, foli sot në një konferencë për mediat lidhur me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtarë të drogës.
    Ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.
    Michele Carbone: “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera.
    Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan”

  • “Ura”, Carbone: Krim që kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    “Ura”, Carbone: Krim që kalon kufijtë, nga Ballkani deri në Amerikën e Jugut!

    Në konferencën për mediat në lidhje me operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali, mbajti fjalën e tij edhe Drejtor i Antimafies italiane, Michele Carbone.
    Gjatë fjalës së tij ai tha se bëhet fjalë për një grup kriminal që kalon përtej kufijve të dy vendeve dhe që arrin deri në Amerikën e Jugut.
    “Jam shumë i gëzuar, është hera e parë që vij në Tiranë. Është një krim ndërkombëtar mes lëndëve narkotike veçanërisht për lëndët narkotike, i kalon kufijtë ndërkombëtar dhe ka kontakte përtej Italisë dhe Shqipërisë. Flasim për kontakte në Evropën e Veriut, Amerikën e Jugut, Ballkan dhe vende të tjera. Nëse rezultatet e djeshme u realizuan është sepse ka pasur një punë skuadre. Ka parë si aktorë jo vetëm policinë gjyqësore por edhe kolegët e policisë shqiptare. Rezultate të rëndësishme që mund të arrihen vetëm me anë të një loje skuadre. Falënderoj gjithë aktorët që bashkëpunuan”, u shpreh Carbone.
    Ndërkohë, përfaqësuesi i Eurojust Gianluca Forlani deklaroi se është konstatuar trafikimi i rreth 4 milion e gjysmë euro.