Tag: jugor

  • Media e madhe britanike: Riviera mahnitëse shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

    Media e madhe britanike: Riviera mahnitëse shqiptare, me plazhe të qeta dhe kuzhinë të shijshme

    Riviera Shqiptare, në bregdetin jugor të vendit, po bëhet shpejt një zgjedhje popullore për turistët që duan diell, det dhe peizazhe me kosto te përballueshme. Është ende shumë më lirë se vendet më të njohura në Mesdhe, dhe shumë plazhe janë të qeta, kryesisht pas pikut të sezonit veror.
    Ndërsa vera afrohet, shumë turistë janë në kërkim të destinacioneve të qeta dhe pa turma vizitorësh në Evropë, shkruhet në në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”.

    Me Spanjën, Greqinë dhe destinacione të Italisë shpesh të mbushura me turistë, ia vlen të kërkoni disa alternativa mesdhetare. Për fat të mirë, Evropa ka ende një rivierë “të qetë” që ofron plazhe të qeta, ushqim të përballueshëm dhe qytete të bukura, që nuk janë prekur ende nga turizmi masiv.
    Riviera Shqiptare, në bregdetin jugor të vendit, po bëhet shpejt një zgjedhje popullore për turistët që duan diell, det dhe peizazhe me kosto te përballueshme. Është ende shumë më lirë se vendet më të njohura në Mesdhe, dhe shumë plazhe janë të qeta, kryesisht pas pikut të sezonit veror.
    “Në Evropë, gjithmonë kam gjetur qytete përgjatë Rivierës Shqiptare”, tha ekspertja e udhëtimeve, Jiayi Wang, e cili drejton “Ditari i një Nomadi”.
    “Vende si Himara janë ende relativisht të qeta, ju mund të gjeni plazhe të qeta pa turma vizitorësh, veçanërisht pas korrikut dhe gushtit”, tha ajo ndërsa theskoi se ujërat janë të kristalta, ushqimi është i përballueshëm dhe mikpritja është tepër e ngrohtë.
    Himara është një nga perlat e fshehura të Rivierës Shqiptare. Është më e qetë se vendpushimet e tjera si Saranda ose Ksamili, dhe plazhet janë më të mëdha dhe më të pastra.
    Ndryshe nga Ksamili, ku shumë plazhe janë të mbushura me shezlongje, Himara ka ende plazhe publike me shumë hapësirë.
    Vendpushime të tjera të bukura përfshijnë Dhërmiun, Vunon, Borshin, Qeparoin dhe Gjipen. Secili prej tyre ka sharmin e vet, me ndërtesa të lyera me gëlqere, pamje malore dhe bregdete të qeta.
    Plazhi i Gjipes frekuentohet kryesisht nga turistët. Për të arritur në plazh, bëni një shëtitje 45-minutëshe dhe shijoni qetësinë dhe ujin e pastër. Ushqimi është një arsye tjetër për ta vizituar. Kuzhina shqiptare është një kombinim i ndikimeve turke dhe mesdhetare dhe çmimet janë ende relativisht të ulëta.
    Ju mund të merrni një vakt të plotë në një restorant për më pak se 10 euro, dhe ushqimet e shpejta lokale janë edhe më të lira. Pjatat popullore përfshijnë gjithashtu, byrekun (i mbushur me djathë ose mish), fergesën (djathë i pjekur dhe speca) dhe tavën e kosit (qengj i pjekur, oriz, kos dhe vezë).
    Turizmi në Shqipëri është rritur me shpejtësi vitet e fundit, me gati 125% që nga viti 2019, por shumë pjesë të Rivierës janë ende të pacenuara. Nëse po kërkoni një alternativë më të përballueshme dhe më të qetë kundrejt Greqisë apo Italisë, bregdeti jugor i Shqipërisë mund të jetë vendi ideal këtë verë./ Express

  • Dy të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit

    Dy të vrarë në sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit

    Sulmet ajrore të nisura nga forcat e armatosura izraelite vranë dy persona në Libanin jugor të dielën, njoftuan autoritetet libaneze.

    Ushtria izraelite njoftoi nga ana e saj se kishte vrarë një anëtar të Hezbollahut, ndërsa vazhdon operacionet e saj pavarësisht se po zbatohet një marrëveshje armëpushimi me lëvizjen shiite të mbështetur nga Irani.
    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, një person humbi jetën në një bastisje “të kryer nga armiku izraelit që kishte në shënjestër një motoçikletë në komunitetin Arnun, në rajonin Nabatia”, rreth pesë kilometra larg kufirit.
    Ai shtoi se një tjetër bastisje kishte në shënjestër një automjet dhe vrau një person të dytë në zonën Bind Jbeil dhe se një person i tretë u plagos në rrethana të ngjashme në Beit Leaf, jo shumë larg.
    Nga ana tjetër, ushtria izraelite njoftoi se “goditi dhe eliminoi një terrorist që i përkiste një njësie antitank të Hezbollahut në zonën Arnun, në Libanin jugor”.
    Ushtria izraelite vazhdon sulmet e shpeshta, pothuajse gjithmonë nga ajri, në Libanin jugor, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës së hapur me Hezbollahun më 27 nëntor për dy muaj, pas rreth një viti armiqësish. Për më tepër, forcat e saj vazhdojnë të zënë pesë pika me rëndësi “strategjike” në territorin libanez.
    Të enjten e kaluar, dy persona u vranë, ndërsa, pardje, një tjetër humbi jetën në bastisjet izraelite në Libanin jugor.
    Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, infrastruktura ushtarake e lëvizjes shiite pritet të çmontohet në Libanin jugor dhe luftëtarët e saj do të tërhiqen në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra larg kufirit.
    Izraeli gjithashtu duhej të tërhiqte të gjitha forcat e tij tokësore nga territori libanez.
    Njësi të ushtrisë libaneze janë vendosur në zonë – ajo nuk ishte e përfshirë në luftë – dhe sipas marrëveshjes, është e vetmja që ka të drejtë të mbajë një prani atje, së bashku me paqeruajtësit e OKB-së.

    Top Channel

  • Një tornado e fortë godet Kilin jugor, duke plagosur 19 persona dhe duke dëmtuar mbi 250 shtëpi

    Një tornado e fortë godet Kilin jugor, duke plagosur 19 persona dhe duke dëmtuar mbi 250 shtëpi

    Presidenti i Kilit, Gabriel Boric do të udhëtonte të hënën në qytetin jugor të Puerto Varas, pasi një tornado jashtëzakonisht e fortë përfshiu qytetin, duke plagosur 19 persona, duke dëmtuar mbi 250 shtëpi dhe duke rrëzuar linjat e energjisë dhe pemët.

    Tornadoja e fortë habiti 45,000 banorët e qytetit të vendosur në buzë të liqenit Llanquihue, pranë vullkaneve të shumta.

    Pas incidentit, Boriç njoftoi se qeveria do të marrë masa emergjente për të përshpejtuar inspektimin e dëmeve në shtëpi dhe prona, dhe tha se “agjenci të ndryshme shtetërore po bashkëpunojnë në largimin e mbeturinave”.

    Nënsekretari i Brendshëm Victor Ramos dha një vlerësim të situatës, duke thënë se të plagosurit po merrnin trajtim dhe se “furnizimi me ujë të pijshëm është rikthyer 100 për qind dhe sistemi elektrik është rikthyer në funksion 85 për qind”.

    Banorët e Puerto Varas përdorën rrjetet sociale për të raportuar “erëra me forcë uragani” që tingëllonin si “një aeroplan që po ngrihej”.

    Banorët ndanë gjithashtu imazhe të pemëve të rrëzuara, xhamave të thyer, rrugëve të dëmtuara dhe çative të shkatërruara.

    Shërbimi meteorologjik i Kilit tha se fenomeni i pazakontë regjistroi erëra me shpejtësi deri në 180 kilometra në orë.

    Shërbimi Kombëtar për Parandalimin dhe Reagimin ndaj Fatkeqësive (Senapred) ka shpallur alarm të kuq për zonën për të vazhduar monitorimin e ngjarjes meteorologjike, duke bërë që autoritetet lokale të pezullojnë mësimet në shkolla, përveç ofrimit të strehimoreve për të prekurit.

     

  • Tre viktima dhe një i zhdukur nga përmbytjet në Australi

    Tre viktima dhe një i zhdukur nga përmbytjet në Australi

     

    Tre persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër është zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në Uellsin e Ri Jugor (NSW). Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, më shumë se 50,000 njerëz janë paralajmëruar për evakuim nga përmbytjet.

    Reshjet rekord të shiut, të shpallura tani një katastrofë natyrore, janë më të mëdhatë përgjatë viteve të fundit, sipas Komisionerit të Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave.

    Ndërkohë më shumë se 2,000 punonjës të shërbimeve të emergjencës po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit, përfshirë njerëz që mbetën të bllokuar në çatitë e shtëpive gjatë natës.

    ‘Jemi larg rrezikut’, tha Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, duke u bërë thirrje banorëve për vëmendje ndaj emergjencës, pasi priten më shumë shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim.

    Kërkime të ndara janë duke u zhvilluar për persona të zhdukur në Bregun e Mesëm Verior. Më shumë se 100 shkolla janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, të cilat kanë lënë mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

     

  • Ushtria izraelite vret liderin e Hezbollahut në një sulm në Libanin jugor

    Ushtria izraelite vret liderin e Hezbollahut në një sulm në Libanin jugor

    Një burrë u vra sot në një sulm të ri izraelit në Libanin jugor, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, me ushtrinë izraelite që pretendon se ka vrarë një komandant të Hezbollahut.

    “Një sulm me dron izraelit që synonte një makinë në Aitaroun rezultoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, përfshirë një fëmijë”, tha ministria libaneze.
    Ushtria izraelite, nga ana e saj, njoftoi se kishte neutralizuar “një komandant që i përkiste njësisë së operacioneve speciale të Hezbollahut” në këtë zonë.
    Ushtria izraelite qëndron në pesë lokacione në Libanin jugor, ku kryen rregullisht sulme pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar.
    Më herët sot, OKB-ja raportoi se të paktën 71 civilë, përfshirë 14 gra dhe 9 fëmijë, janë vrarë nga forcat izraelite në Liban që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.
    Marrëveshja e armëpushimit parashikon që vetëm paqeruajtësit e OKB-së dhe ushtria libaneze mund të vendosen në Libanin jugor, i cili kufizohet me Izraelin.
    Hezbollahu po dobësohet ndërkohë që lufta vazhdon
    Hezbollahut, i dobësuar seriozisht nga lufta me Izraelin, po thirret të tërhiqet në veri të lumit Litani, afërsisht 30 km nga kufiri izraelit dhe të çmontojë infrastrukturën e mbetur ushtarake në Libanin jugor. Presidenti libanez Joseph Aoun tha sot se ai dëshiron ta bëjë vitin 2025 vitin që shteti ka një “monopol mbi armët”, duke iu referuar armëve të Hezbollahut, strukturat ushtarake të të cilit po çmontohen nga ushtria libaneze, sipas Aoun. Lufta në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu në tetor 2023, bëri që Hezbollahu të hapte një front me Izraelin në Libanin jugor në mbështetje të Hamasit.

    🚨 The person eliminated in the attack was a squad commander in the special operations unit of the Hezbollah terrorist organization in the Itrun area in southern Lebanon. https://t.co/og9Ez5Jhjw pic.twitter.com/E1eaG3o7rX
    — Raylan Givens (@JewishWarrior13) April 15, 2025

    Në shtator 2024, përleshjet në kufirin e Libanit me Izraelin u përshkallëzuan dhe u zhvilluan në luftë të hapur. Bombardimet izraelite shkatërruan udhëheqjen e Hezbollahut dhe lanë mbi 4000 të vdekur. Në një deklaratë për televizionin Al-Araby, Aoun hodhi poshtë idenë e integrimit të Hezbollahut si një njësi autonome në ushtri, por tha se ishte i hapur për integrimin individual të anëtarëve të tij përmes trajnimeve të ngjashme me atë të zbatuar pas luftës civile (1975-1990).
    Në një intervistë tjetër televizive në kanalin Al-Jazeera të Katarit mbrëmë, Aoun theksoi se ushtria libaneze po “përmbush misionin e saj” duke “çmontuar tunele dhe depo armësh” në jug të lumit Litani, madje edhe në veri të lumit, ku “ka përfunduar shumë misione”, tha ai.
    Një ushtar libanez u vra të hënën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në pjesën jugore të vendit teksa po merrnin pjesë në një operacion për pastrimin e minave në një tunel, sipas presidencës dhe ushtrisë.

    Top Channel

  • Trump autorizon ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare jugore, ‘çdo ditë rrezikohemi nga meksikanët’

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar ushtrinë amerikane që të marrë nën kontroll të gjithë territorin në kufirin SHBA-Meksikë për të ndaluar emigrantët e jashtëligjshëm.

    Ky urdhër i jep të drejtën forcave të armatosura që të marrin një rol të drejtpërdrejtë në sigurimin e kufirit jugor.

    Ky autorizim u vendos ditën e djeshme. Në memorandumin e këtij urdhri, thuhej se është e domosdoshme që ushtria të kontrollojë kufirin jugor pasi fluksi i emigrantëve të jashtëligjshëm quhet si një ‘pushtim’.

    “Kufiri ynë jugor është nën sulm nga një sërë kërcënimesh. Kompleksiteti i situatës aktuale kërkon që ushtria jonë të marrë një rol më të drejtpërdrejtë në sigurimin e kufirit tonë jugor.” thuhet në memorandum. Syri.net-iefimerida.