Tag: juglindore

  • Mbahet në Tiranë Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore, Spiropali ka një thirrje për anëtarët e saj

    Mbahet në Tiranë Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore, Spiropali ka një thirrje për anëtarët e saj

    Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia.
    Shqipëria po përmbyll me sukses kryesimin e këtij Procesi gjatë periudhës Qershor 2024-Korrik 2025, tha Spiropali në fjalën e saj. Para të pranishmëve, ajo foli edhe për objektivi e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 në BE, që sikurse tha, ky objektiv ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare.

    “Unë kam besim në mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia“, u shpreh kryeparlamentarja.
    “Politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian. Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona. Mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti. Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjizimin e Euroëps, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive“, vijoi Spiropali.

  • Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Tiranë, Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027

    Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore në Tiranë, Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027

    Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia.

    Shqipëria po përmbyll me sukses kryesimin e këtij Procesi gjatë periudhës Qershor 2024-Korrik 2025, tha Spiropali në fjalën e saj. Para të pranishmëve, ajo foli edhe për objektivi e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 në BE, që sikurse tha, ky objektiv ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare.
    “Unë kam besim në mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia“, u shpreh kryeparlamentarja.
    “Politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian. Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona. Mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti. Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjizimin e Euroëps, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive“, vijoi Spiropali.
    Spiropali kërkoi që Strategjia për Europën Juglindore, Procesin e Berlinit, Planin e Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe oportunitete e platforma të tjera bashkëpunimi të shfrytëzohen si mundësi për të nxitur kooperimin ndërkufitar, zhvillimin ekonomik e tregtinë, lehtësimin e telekomunikimit, të lëvizjes së njerëzve mallrave, shërbimeve e kapitaleve, për të ndërtuar infrastrukturën lidhëse kombëtare e rajonale, për të arritur atë shkallë konektiviteti, interkonektiviteti, konvergjence ekonomike dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, për ta bërë rajonin tonë një rajon më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie dhe më të sigurt.

    Top Channel

  • Seanca e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Hasani: Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian

    Seanca e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Hasani: Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian

    Tiranë, 10 Qershor 2025 – Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën Qershor 2024 – Korrik 2025, është mbajtur sot edhe seanca plenare e radhës e Asamblesë Parlamentare të këtij forumi rajonal.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e ka vlerësuar si të rëndësishëm dialogun parlamentar në ndërtimin e një Evrope Juglindore më bashkëpunuese e më të qëndrueshme.

    Ai u shpreh se: “Duke parë përpara, duhet të njohim rolin thelbësor që luajnë parlamentet kombëtare në këtë rrugëtim. Përmes veprimit legjislativ, mbikëqyrjes dhe angazhimit publik, ju ndihmoni që perspektiva evropiane të mos mbetet vetëm një aspiratë diplomatike, por të bëhet një zgjedhje konkrete dhe e përqafuar nga shoqëritë tona.”
    Hasani nënvizoi gjithashtu se gjatë këtij viti, Shqipëria ka pasur nderin të mbajë pesë kryesi në formate kyçe rajonale, përfshirë Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, dhe sigurisht, SEECP-në.
    “Kjo konvergjencë unike na ka mundësuar të sjellim koherencë, energji dhe fokus evropian në agjendën rajonale. Me këtë vizion kemi zgjedhur edhe moton e Kryesimit të Tiranës: “Të Formësojmë të Ardhmen Tonë Evropiane”, deklaroi ai. 
    Ndër të tjera, Ministri Hasani vlerësoi edhe rolin që SEECP ka si një mekanizëm i rëndësishëm rajonal.
    Ai shtoi se “Shqipëria e sheh SEECP-në si një platformë për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e përkushtimit ndaj paqes, mirëqenies dhe integrimit evropian. Ky është një proces gjithëpërfshirës që na bashkon rreth një qëllimi të përbashkët: ankorimin e rajonit tonë në familjen evropiane.”
    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), mbetet forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore, që synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit. Ndërkohë, takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së do të mbahet më 16 Qershor 2025 në Tiranë./vizionplus.tv

  • “Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore

    “Diskutuam bashkëpunimin me partnerët evropianë”, Zelensky telefonon Ramën: E ftova të marrë pjesë në Samitin Ukrainë- Europa Juglindore

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

    Në një postim në X ai shprehet se e ka ftuar këtë të fundit të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
    “Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E informova atë për sulmet e fundit me raketa dhe dronë nga Rusia. Këto sulme tregojnë sërish se Rusia nuk ka asnjë synim për ta përfunduar luftën. Prandaj kemi nevojë për presion të mjaftueshëm për ta detyruar atë të ndalet. Llogarisim që në të ardhmen e afërt të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim.
    Diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë. E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë — Europa Juglindore, dhe Shqipëria do të jetë e përfaqësuar. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe popullit tonë”, ka shkruar Zelensky.

    I had a good conversation with the Prime Minister of Albania @ediramaal.
    I informed him about the recent Russian missile and drone attacks. These strikes once again demonstrate that Russia has no intention of ending the war. That’s why we need pressure strong enough to finally… pic.twitter.com/ZtseGcEjPN
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 26, 2025

    Top Channel

  • Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!

    Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!

    Dhjetë ditë pas samitit të Komunitetit Politik Europian, që solli në Tiranë 40 liderë të BE-së dhe më gjerë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.
    Përmes një postimi në platformën ‘X’, Zelensky bën me dije se ka patur “një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë”.
    Ai sqaron se ka informuar Ramën për zhvillimet e fundit në frontin e luftës, sulmet e vazhdueshme ruse dhe kanë diskutuar së bashku hapat që duhen ndjekur për të arritur drejt armëpushimit dhe paqes.
    “E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Gjithashtu diskutuam bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe unitetin tonë”, shkruan Zelensky.
    Presidenti ukrainas po ashtu informon se shefi i qeverisë shqiptare do të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore.
    “E ftova Kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet. Faleminderit, Shqipëri, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, shkruan më tej Zelensky.

  • Një çati për aspiratat e Ballkanit

    Një çati për aspiratat e Ballkanit

    Bruksel – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, zhvilloi një takim informues me ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të akredituar pranë Bashkimit Evropian, në Zyrën Ndërlidhëse të KBR-së në Bruksel.
    I organizuar nga KBR-ja, ky takim informues ofroi një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve aktuale për bashkëpunim rajonal dhe prioriteteve të ardhshme, me një fokus të fortë në zbatimin e Strategjisë Evropa Juglindore 2030 (SEE2030), një angazhim i përbashkët i të 13 pjesëmarrësve të SEECP-së për zhvillim të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe të zgjuar në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.“Strategjia jonë SEE2030 është më shumë se një dokument, ajo është një çati që strehon aspiratat tona të përbashkëta rajonale. Ajo bashkon 13 pjesëmarrës të SEECP/PBEJ-së, rreth 45 objektiva konkrete zhvillimore, të bazuara në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së,” tha Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së, Amer Kapetanovic. “Në një kohë kur krizat po bëhen norma, EJL2030 na kujton se e ardhmja jonë varet nga bashkëpunimi, përgjegjësia e përbashkët dhe qëndrueshmëria strategjike.”Gjatë takimit, Kapetanovic theksoi ndërveprimin mes Strategjisë SEE2030, Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) 2025–2028 dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai vuri në dukje rëndësinë e harmonizimit të këtyre kuadrove rajonale për të sjellë përparim të matshëm për qytetarët, bizneset dhe institucionet.
    Ambasadorët shprehën mbështetje të fuqishme për përpjekjet e RCC-së, duke njohur rolin e tij qendror në shndërrimin e objektivave të përbashkëta rajonale në veprime konkrete. Ata përshëndetën progresin e bërë në kuadër të SEE2030 dhe kuadrove të tjera strategjike, dhe inkurajuan RCC/KBR-në të vazhdojë qasjen gjithëpërfshirëse dhe me vizion në trajtimin e sfidave kyçe të zhvillimit në rajon.Në diskutim u përfshinë gjithashtu iniciativat kyçe të udhëhequra nga RCC-ja, përfshirë: nisjen e CRM 2.0 si një rrugë drejt integrimit në Tregun e Vetëm të BE-së; zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe lëvizshmëria e njerëzve; transformimi digjital dhe lidhshmëria rajonale; siguria njerëzore përmes krijimit të Rrjetit Rajonal të Sigurimit nga Rreziqet e Fatkeqësive; dhe forcimi i qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike përmes zbatimit të Udhërrëfyesit për Përshtatje Klimatike për Ballkanin Perëndimor.Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së i informoi ambasadorët edhe për përgatitjet për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar këtë vjeshtë, ku rajoni do të prezantojë një paketë rezultate të bazuara në reforma dhe solidaritet rajonal.Me SEE2030 si busullë, RCC-ja rikonfirmoi rolin si krahu operacional i bashkëpunimit dhe zhvillimit të rajonit nën ombrellën e SEECP-së, duke lidhur ambiciet me veprimet në të gjithë Evropën Juglindore.

  • Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

    Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

    Në përgjigje të rritjes së pritur të konsumit të energjisë elektrike gjatë verës në Ballkan, i cili pësoi një ndërprerje njëditore në gusht të vitit të kaluar, Instituti për Energjinë e Evropës Juglindore (IENE) me seli në Greqi lëshoi ​​një paralajmërim se ekziston kërcënimi i një ndërprerjeje të ngjashme në këtë pjesë të Evropës këtë verë.
    “Evropa Juglindore mund të jetë e ndjeshme ndaj ndërprerjeve të energjisë në varësi të kushteve. Me planifikim të kujdesshëm, koordinim rajonal dhe investime në kohë, rajoni mund t’i zbusë këto rreziqe dhe të vazhdojë të ndërtojë një të ardhme energjitike më të pastër dhe më të sigurt“, vlerëson IENE në një analizë të titulluar “Sa e ndjeshme është Evropa Juglindore ndaj ndërprerjeve të energjisë?” të nxitura nga ndërprerjet e fundit të energjisë në Spanjë dhe Portugali.
    Dobësia e lartpërmendur rrjedh, sipas të njëjtit burim, nga përzierja e pafavorshme e energjisë së Greqisë, e cila siguron 45 përqind të nevojave të saj vjetore për energji elektrike nga termocentralet e energjisë së rinovueshme.
    Kolapsi  varet nga shumë faktorë
    “Në ditë të caktuara, parqet e mëdha diellore ose të erës mund të sigurojnë deri në 70 ose 80 përqind të konsumit të energjisë elektrike të vendit, një statistikë që pasqyron kushtet që raportohet se përjetohen në Gadishullin Iberik gjatë ndërprerjeve të energjisë. Trende të ngjashme në depërtimin e energjisë së rinovueshme po shfaqen në Bullgari dhe Rumani, ndërsa vende si Shqipëria dhe Mali i Zi janë shumë të varura nga hidrocentralet, një tjetër burim i ndërprerë i prekur nga kushtet e motit”, vërejnë analistët e IENE-s.
    “Deri në një farë mase, mund të pajtohem me përfundimin e IENE-s, i cili është mjaft i paqartë dhe i përgjithshëm”, tha për Jutarnji list Bozhidar Filipoviç-Grçiç, një ekspert nga Instituti për Tension të Lartë dhe Energji në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike (FER) të Zagrebit.
    Edhe nëse ka investime në kohë dhe planifikim të kujdesshëm, shton Filipoviç-Grçiç, kjo nuk është një garanci se ngjarje të tilla në sistemin e energjisë elektrike (EES) nuk mund të ndodhin sepse, thekson ai, kjo varet nga shumë faktorë të tjerë.
    Si ta zgjidhim problemin?
    “Kritik, për shembull, mund të jetë shkëputja dhe/ose dështimi i ndërlidhjes ose linjave të tjera të transmetimit që janë të ngarkuara ndjeshëm ose në rast të daljes së termocentraleve të mëdha nga rrjeti. Nëse kjo korrespondon me një pjesë të madhe të prodhimit nga burimet e rinovueshme dhe inerci të ulët në EES, topologji të pafavorshme të rrjetit dhe një numër të vogël ndërlidhjesh në një sistem ‘të ngurtë’ me inerci më të lartë, probabiliteti i shembjes së EES rritet. Pjesë të ndryshme mund të preken nga një ndërprerje e mëvonshme kaskaduese”, thotë Filipoviç-Grçiç.
    Ai iu referua gjithashtu rekomandimit të institutit grek se ruajtja e energjisë në bateri, hidrocentralet e kthyeshme, përgjigjja e kërkesës dhe prodhimi fleksibël me ndihmën e elektronikës së fuqisë së teknologjisë së fundit janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e ndërprerjeve të energjisë elektrike: “Nëse reagojmë ndaj problemeve të sjella nga integrimi masiv i burimeve të rinovueshme në sistemin elektrik, të cilat në vetvete janë burime energjie të shtrenjta dhe të paparashikueshme, vetëm duke instaluar pajisje shtesë të reja dhe madje edhe më të shtrenjta në rrjet për të zgjidhur problemet, duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe këto pajisje prishen, se dikush duhet t’i mirëmbajë ato, gjë që nuk është e lirë, dhe se kompleksiteti i menaxhimit të sistemit elektrik rritet.”
    Gjetjet e institutit grek vijnë në një kohë kur shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike në Iberik më 28 prill të këtij viti nuk janë përcaktuar ende, të cilat organizata ombrellë e operatorëve evropianë të rrjetit të energjisë elektrike, ENTSO, do të përpiqet gjithashtu t’i përcaktojë duke filluar nga kjo javë. /tesheshi.com/

  • OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën

    OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën

    OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.

    OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme në Azinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.
    Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.
    Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.
    Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar
    “Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”
    UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.
    Sipas raportit të UNODC në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).
    UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”. (DW)

    Top Channel

  • OKB: Rrjetet aziatike të mashtrimeve kibernetike po përhapen në gjithë botën

    OKB: Rrjetet aziatike të mashtrimeve kibernetike po përhapen në gjithë botën

    Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut e më tej. Prandaj OKB-ja kërkon bashkëpunim ndërkombëtar.
    OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme nëAzinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.

    Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.
    Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri e sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.
    Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar
    “Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”
    UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.
    Sipas raportit të UNODC  në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).
    UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”./DW

  • OKB paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

    OKB paralajmërim për mashtrime kibernetike në gjithë botën

    OKB-ja paralajmëron se rrjetet aziatike të krimit që kontrollojnë industrinë e mashtrimeve përmes internetit dhe nxjerrin fitime në miliarda dollarë, po i zgjerojnë operacionet e tyre në të gjithë botën. Në raportin e OKB-së thuhet se masat zyrtare që po marrin vendet e ndryshme në Azinë Juglindore nuk po arrijnë t’i frenojë këto organizata kriminale.
    Në raportin e OKB-së thuhet se bandat kineze dhe ajo nga Azia Juglindore i joshin viktimat duke premtuar investimeve, fitimeve me kriptomonedha, romanca dashurie dhe mashtrime të tjera.
    Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) mashtrimet kibernetike tani janë kthyer në një industri të sofistikuar mbarëbotërore. Bandat kanë konvikte të shumta në të cilat strehojnë dhjetëra-mijëra punëtorë, kryesisht të trafikuar, të cilët i detyrojnë të mashtrojnë njerëz të tjerë përmes internetit.

    Për të luftuar grupet e krimit nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar
    “Ky lloj krimi po përhapet si kancer,” thotë Benedikt Hofmann, Përfaqësuesi Rajonal zyrës së UNODC-ut për Azinë Juglindore dhe Paqësorin. “Autoritetet i kundërvihen atij në një zonë, por rrënjët e tij nuk zhduken kurrë; ato thjesht migrojnë nga një vend tek tjetri.”
    UNODC thotë se rrjetet kriminale po i zgjerojnë operacionet e tyre nga Azia në Amerikën e Jugut, në Afrikë, Lindjen e Mesme, në Evropë dhe madje edhe disa ishuj të Paqësorit.
    Sipas raportit të UNODC  në vitin 2023, grupet kriminale kanë nxjerrë në vendet e Azisë Lindore dhe Juglindore përmes mashtrimeve kibernetike rreth 37 miliardë dollarë (32.5 miliardë euro), kurse në SHBA më shumë se 5.6 miliardë dollarë (4.9 miliardë euro).
    UNODC i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të veprojë, duke thënë se tani gjendja ka arritur në një “pikë kritike kthese”. Sipas OKB-së mospërfshirja në aksionet e përbashkëta kundër këtyre bandave do të ketë “pasoja të paprecedenta për Azinë Juglindore të cilat mund të kenë ndikim global”./dw