Tag: juglindore

  • Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare! Mbahet ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në EJ

    Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare! Mbahet ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në EJ

    Të hënën, më 16 qershor, organizohet në Tiranë, Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për këtë aktivitet politik, ndërsa thotë se Shqipëria është vendosur sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare.
    Sipas Ramës, Shqipëria është angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.
    “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP✍️
    Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.”, shkruan Rama.
    SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
    Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

  • Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore organizohet në Tiranë, Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore organizohet në Tiranë, Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka bërë të ditur se MEPJ do të organizojë ditën e hënë, Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

    “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shprehet Ministri Hasani.
    SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

    Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
    Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024 – Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

    /vizionplus.tv 

  • Spiropali në Ukrainë, kryetarja e kuvendit mori pjesë  në Samitin “Ukrainë–Europa Juglindore” që po mbahet në Odesa

    Spiropali në Ukrainë, kryetarja e kuvendit mori pjesë  në Samitin “Ukrainë–Europa Juglindore” që po mbahet në Odesa

    Paqja dhe stabiliteti rajonal ishin në fokus të Samitit “Ukrainë–Evropa Juglindore”, ku Shqipëria përfaqësohej nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.

    Në fjalën e saj, Spiropali ripërsëriti mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës, duke thënë se lufta e tyre është edhe lufta jonë.
    “Sot dua të përcjell jo vetëm fjalë solidariteti, por një premtim: Shqipëria qëndron përkrah Ukrainës – sot, nesër dhe për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Lufta juaj është edhe lufta jonë. Shpresa juaj është edhe shpresa jonë. E ardhmja juaj është e ardhmja jonë e përbashkët. Uroj të kthehet së shpejti paqja, drejtësia dhe liria në Ukrainë!”.
    Gjatë fjalimit në samit, Spiropali vlerësoi qendrën e Ukrainës përballë mizorive ruse, duke thënë se frymëzoi botën, ndërsa shtoi se Moska duhet të japë llogari.
    “Pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe shkatërrimit të pamasë, populli i Ukrainës ka qëndruar me një guxim të pashoq. Qëndresa e tyre përballë mizorive ka frymëzuar botën. Ne nuk mund ta bëjmë një sy qorr përpara këtyre krimeve. Rusia duhet të japë llogari për çdo predhë, për çdo krim lufte, për çdo jetë të humbur. Heshtja është bashkëfajësi, dhe bota nuk mund t’ia lejojë vetes të rrijë e heshtur”.
    Ky është Samiti i Katërt  “Evropë Juglindore-Ukrainë”, ku i pranishëm ishte Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Presidenti i Serbisë, Vucic, kryeministri i Greqisë, Mitsotakis, si dhe krerët e shteteve të tjera të rajonit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Kryeparlamentarja Spiropali në Odesa: Lufta e Ukrainës është edhe e Shqipërisë

    VIDEO/ Kryeparlamentarja Spiropali në Odesa: Lufta e Ukrainës është edhe e Shqipërisë

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e pranishme në Samitin ”Ukrainë-Europa Juglindore” në Odesa, nën drejtimin e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, dhe në praninë e krerëve të shteteve dhe kryetarëve të qeverive të Europës Juglindore, tha se Shqipëria është krah Ukrainës. Teksa dha një mesazh mbështetës, më tej Spiropali tregoi se përsa kohë të vijojë lufta ruse, Shqipëria do të jetë krah Ukrainës.

  • Spiropali drejt Odesa-s për Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore

    Spiropali drejt Odesa-s për Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore

    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali është nisur drejt Odesa-s, aty ku pritet të zhvillohet samiti i katërt Ukrainë–Evropa Juglindore.
    Referuar postimit të kryeparlamentares në median sociale X, ajo shoqërohet nga ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo.

    “Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, në Odesa”, shkruan Spiropali duke bashkëngjitur një foto.
    Tre samite Ukrainë-Evropë Juglindore janë zhvilluar tashmë – në Athinë (Greqi) më 21 gusht 2023; në Tiranë (Shqipëri) më 28 shkurt 2024 dhe në Dubrovnik (Kroaci) më 9 tetor 2024.
    Më 17 janar 2025, takimi i parë ministror i Ukrainës dhe vendeve të Evropës Juglindore u zhvillua në Kyiv.
    Diplomacia shqiptare dhe autoritetet ukrainase zhvilluan në fillim të javës së kaluar një takim për të diskutuar perspektivat e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e bujqësisë dhe tregtisë përmes disa propozimeve konkrete.
    Ambasadori Filo u takua me ministrin për Politikat Agrare dhe Ushqimin të Ukrainës, Vitalii Koval.
    Takimi filloi me diskutime mbi situatën aktuale gjeopolitike, me fokus agresionin rus kundër Ukrainës.
    Pala ukrainase shprehu mirënjohje të thellë ndaj Shqipërisë për mbështetjen e saj të palëkundur përballë sfidave të vazhdueshme.
    Një ndër temat e diskutuara ishte blegtoria dhe tregtia e mishit, ka mësuar Albanian Post, pasi Ukraina kohët e fundit e ka zhvendosur politikën e saj kombëtare bujqësore drejt mbështetjes së shtuar për blegtorinë, me një theks të veçantë në rritjen e prodhimit të mishit të viçit dhe mishit të kuq.
    Nga ana e tij, ambasadori shqiptar vuri në dukje kërkesën në rritje të Shqipërisë për produkte mishi me cilësi të lartë, të nxitura kryesisht nga sektori në zgjerim i turizmit.
    Sakaq, të dyja palët pranuan rëndësinë e vendosjes së njohjes së ndërsjellë të certifikatave veterinare për të lehtësuar tregtinë e mishit.
    Ministri Koval u zotua të angazhohej me autoritetet veterinare ukrainase për të përshpejtuar këtë proces dhe ofroi mbështetje për certifikimin nga pala shqiptare të ndërmarrjeve ukrainase të përpunimit të mishit, potencialisht përmes vlerësimeve online.
    Importi i fruta-perimeve shqiptare ishte një tjetër temë diskutimi mes palëve, ku ambasadori Filo propozoi uljen e doganave për të rritur eksportin në Ukrainë, veçanërisht gjatë periudhës shkurt-maj kur furnizimi vendas ukrainas është i kufizuar.
    Siç ka mësuar Albanian Post, zyrtari ukrainas shprehu interes për këtë propozim, duke njohur potencialin për të diversifikuar importet sezonale dhe për të përmbushur kërkesën e konsumatorit gjatë periudhave të prodhimit jashtë sezonit.
    Një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit lidhej me riaktivizimin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar Ukrainë-Shqipëri për Bashkëpunim Ekonomik, të cilin e kryeson pala ukrainase.
    Autoritetet ukrainase propozuan thirrjen e seancës inauguruese të Komisionit në fillim të korrikut, për të diskutuar planet e detajuara dhe aspektet teknike të fushave të përcaktuara të bashkëpunimit, mësoi AP-ja.
    Burime pranë Albanian Post u shprehën se ky propozim pritet të diskutohet në Romë gjatë një ministeriali në fund të muajit, për të vazhduar më pas me përgatitjet e nevojshme.

  • Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Odesa së bashku me ambasadorin shqiptar në Kiev

    Spiropali merr pjesë në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Odesa së bashku me ambasadorin shqiptar në Kiev

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore që do të zhvillohet në Odesa të Ukrainës.
    Spiropali ka ndarë një postim në rrjete sociale, nga kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës. Rrugës për në samit, Spiropali ka postuar foton me ambasadorin e Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo.
    “Me ambasadorin tonë Ernal Filo, në kufirin Moldavi–Ukrainë, rrugës për në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të zhvillohet në Odesa”, shkruan Spiropali në rrjete sociale.

  • Temperatura maksimale do të arrijë në…/ Njihuni me parashikimimin e motit për sot

    Temperatura maksimale do të arrijë në…/ Njihuni me parashikimimin e motit për sot

    Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

    Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 11 qershor 2025…

    Territori i vendit tonë vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.
    Ndësarsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • “Antarësimi në 2030, prioritet”, Spiropali dhe Hasani: Zgjerimi i BE, i rëndësishëm për Europën

    “Antarësimi në 2030, prioritet”, Spiropali dhe Hasani: Zgjerimi i BE, i rëndësishëm për Europën

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 5 viteve mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Spiropali vuri në dukje se brenda këtij muaji do të çelen të gjithë kapitujt e nevojshëm për anëtarësimin, duke theksuar se ambicia e Shqipërisë është mbështetur edhe nga Brukseli.

    “Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian, si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare. Ndërkohë, ne synojmë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.”
    Ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, vlerësoi rolin e parlamenteve në procesin e integrimit.

    “Ne besojmë fuqishëm se zgjerimi i BE-së mbetet një nga projektet më të suksesshme të paqes në histori për ne, Evropën Juglindore. Ai është më shumë se një objektiv politik, është një domosdoshmëri strategjike.”
    Shqipëria mban presidencën e radhës të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe në sesionin e sotëm në Tiranë morën pjesë delegacione nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
    /vizionplus.tv

  • Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore/ Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027

    Asambleja Parlamentare e Europës Juglindore/ Spiropali thirrje anëtarëve: Kam besim në mbështetjen tuaj për Shqipërinë që të mbyllim negociatat brenda 2027

    Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt sot sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, në kuadrin e Presidencës Shqiptare, me pjesëmarrjen e disa deputetëve nga Bullgaria, Turqia, Greqia, Rumania, Slovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje-Herzegoviana, Maqedonia e Veriut e Serbia.

    Shqipëria po përmbyll me sukses kryesimin e këtij Procesi gjatë periudhës Qershor 2024-Korrik 2025, tha Spiropali në fjalën e saj. Para të pranishmëve, ajo foli edhe për objektivi e qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 në BE, që sikurse tha, ky objektiv ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare.
    “Unë kam besim në mbështetjen e fuqishme të këtij plani edhe nga shtetet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia dhe Sllovenia“, u shpreh kryeparlamentarja.
    “Politika jonë e jashtme dhe e sigurisë është plotësisht në një linjë me politikën e Bashkimit Europian. Shqipëria i ka shërbyer sigurisë dhe paqes me mandatin e saj të suksesshëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë viteve 2022-2023, organizimin në Tiranë të Samitit Europë Juglindore-Ukrainë në shkurt 2024, mbështetjen e luftës së drejtë të Ukrainës dhe hapjen e Ambasadës në Kiev etj. Përshpejtimi i ritmeve të integrimit europian nga Shqipëria është njëkohësisht një stimul edhe për vendet e tjera kandidate të rajonit. Sepse ne e konsiderojmë Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore si një mekanizëm të fuqishëm që synon jo vetëm të forcojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të promovojë dialogun dhe të nxisë bashkëpunimin dhe forcojë besimin ndërmjet shteteve pjesëmarrëse, por edhe si një mundësi për të bashkërenduar përpjekjet proceset e integrimin europian dhe euroatlantik të vendeve tona. Mbështetja nga vendet e Europës Juglindore e procesit të integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është më shumë se një akt solidariteti. Është një kontribut i shtuar në mënyrë që Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia si edhe vendet e tjera të Europës Juglindore të bëhen sa më shpejt jo thjesht anëtarë, por vlera të shtuara të familjes europiane. Anëtarësimi në Bashkimin Europian i vendeve tona do të shërbejë si një burim për energjizimin e Euroëps, për ta bërë atë më të madhe, më të fortë, më kohezive“, vijoi Spiropali.
    Spiropali kërkoi që Strategjia për Europën Juglindore, Procesin e Berlinit, Planin e Rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe oportunitete e platforma të tjera bashkëpunimi të shfrytëzohen si mundësi për të nxitur kooperimin ndërkufitar, zhvillimin ekonomik e tregtinë, lehtësimin e telekomunikimit, të lëvizjes së njerëzve mallrave, shërbimeve e kapitaleve, për të ndërtuar infrastrukturën lidhëse kombëtare e rajonale, për të arritur atë shkallë konektiviteti, interkonektiviteti, konvergjence ekonomike dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, për ta bërë rajonin tonë një rajon më të zhvilluar, me më shumë mirëqenie dhe më të sigurt.

    Top Channel