Tag: juglindore

  • Shtatori pritet të jetë më i ngrohtë se normalja në të gjithë Evropën Juglindore

    Shtatori pritet të jetë më i ngrohtë se normalja në të gjithë Evropën Juglindore

    Foto ilustruese

    TIRANË- Vlerësimet e fundit afatgjata, të lëshuara në fillim të gushtit, tregojnë se temperaturat e shtatorit në të gjithë Evropën Juglindore pritet të jenë mbi normalen për sezonin. Siç tregohet në grafikun më poshtë nga “Meteo”, sipas 83% të skenarëve të disponueshëm, temperatura mesatare e shtatorit do të jetë mbi normalen.
    Konkretisht, probabiliteti për devijime pozitive midis 0 dhe 1°C, midis 1 dhe 2°C dhe mbi 2°C është përkatësisht 42%, 32% dhe 9%. Probabilitetet për devijime negative midis 0 dhe 1°C dhe mbi 1°C janë përkatësisht 16% dhe 1%. Vlera mesatare e 400 skenarëve është +0.84°C. Në përgjithësi për Evropën, përshkruan devijimin e temperaturës mesatare të shtatorit bazuar në mesataren e 400 skenarëve. Siç rezulton, devijime pozitive priten në të gjithë kontinentin, me vlerat më të mëdha në Francë dhe Ballkan, ku ato kalojnë +1°C.

    Parashikimet afatgjata karakterizohen nga pasiguri e lartë dhe synojnë të vlerësojnë trendin në evolucionin mujor dhe sezonal të kushteve mesatare të motit.
    Lidhur me korrikun e kaluar, devijimi mesatar i temperaturës në Evropën Juglindore ishte +1.61°C, ndërsa vlera mesatare e të gjithë skenarëve të parashikimit afatgjatë të lëshuar në qershor 2025 ishte +1.04°C./ZËRI

  • Ministeriali i Evropës Juglindore, agjenda e ditës së sotme! Ja rrugët që do të bllokohen

    Ministeriali i Evropës Juglindore, agjenda e ditës së sotme! Ja rrugët që do të bllokohen

    Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), do të mbahet ditën e sotme në kryeqytetin tonë, e hënë, 16 qershor 2025.
    Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi nga dita e djeshme, bën me dije se si është planifikuar paraprakisht agjenda e SEECP.
    Eventi nis në orën 11:30.
    Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
    Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.
    Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti.
    Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së.
    Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.
    President Begaj do të presë liderët
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj do të presë sot në Tiranë, kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.
    Presidenti Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së.
    Veç mikpritjes së samitit, Presidenti Begaj pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.
    Bllokimet e rrugëve
    Për shkak të këtij Ministeriali të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, do të ketë dhe disa bllokime të përkohshme të disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet.
    Në ardhje të delegacioneve, do të bllokohet aksi Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George Ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
    Në largim të delegacioneve, do të bllokohen Rruga “George Ë Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i  Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
    Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
    Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
    SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

  • Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së hënë

    Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së hënë

    Ditën e hënë, me datë 16 qershor 2025, në kryeqytet do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
    Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme, përmes një njoftimi, bën me dije se si është planifikuar paraprakisht axhenda e SEECP.
    Eventi nis në orën 11:30.
    Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
    Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.
    Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti.
    Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së.
    Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.
    Por për shkak të këtij Ministeriali të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, do të ketë dhe disa bllokime të përkohshme të disa prej segmenteve rrugore në kryeqytet.
    Në ardhje të delegacioneve, do të bllokohet aksi Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George Ë Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
    Në largim të delegacioneve, do të bllokohen Rruga “George Ë Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
    Gjithashtu, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.
    Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
    SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Shqipëria do mirëpresë të hënën më 16 qershor Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Lajmin e ka njoftuar vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.
    Mes të tjerash, kreu i qeverisë shkruan se vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.
    “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkroi kreu i qeverisë në postimin e tij në rrjetin social Facebook.
    Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024-Qershor 2025, pas Shkupit, dhe kryesuesja e radhës do të jetë Sofja.
    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë i SEECP-së u zhvillua në Kretë në vitin 1997.

  • Tirana pret krerët e shteteve, nesër mbahet Ministeriali i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

    Tirana pret krerët e shteteve, nesër mbahet Ministeriali i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

    Tirana do të presë këtë të hënë drejtuesit më të lartë të 13 shteteve për të diskutuar në takimin e Ministerialit të Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

    Pritja e delegacioneve do të bëhet nga Presidenti Bajram Begaj duke nisur që nga ora 14:30, e duke vijuar me fjalën përshëndetëse, seancën plenare të kryetarëve të delegacioneve, miratimi i deklaratës së samitit e deri te deklarata e përbashkët për shtyp  me homologun e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska –Davkova dhe te Bullgarisë Rumen Radev.
    Përmes një videoje të publikuar në llogaritë e tyre në rrjetin social, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Igli Hasani, kanë bërë të ditur se ministria e Jashtme do të organizojë ditën e hënë, Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

    “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE”, shkruan Rama.
    Procesi i bashkëpunimit në Europën Juglindore përfshin 13 vende pjesëmarrëse  dhe synon dialogun dhe bashkëpunimin i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”.
    Tirana mori kryesimin për periudhën korrik 2024 – qershor 2025, pas kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi ndërsa do t’i pasohet në vijim Sofjes.
    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore u iniciua në vitin 1996 gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Sofje, ndërsa Samiti i parë u zhvillua në Kretë në vitin 1997./vizionplus.tv

  • Shqipëria mirëpret Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore

    Shqipëria mirëpret Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Shqipëria do të mirëpresë Ministerialin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP). Pritja do të bëhet të hënën, më 16 qershor 2025. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook.
    Sipas Ramës, ky aktivitet angazhimin e vendit për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

    Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) u iniciua në vitin 1996 në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të SEECP-së të mbajtur në Sofje, dhe Samiti i parë i SEECP-së u mbajt në Kretë në vitin 1997.
    Si i vetmi forum bashkëpunimi rajonal që përfshin 13 pjesëmarrës në Evropën Juglindore (të cilët janë gjithashtu pjesëmarrës në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal – Bordi i RÇ-së), të gjithë tashmë anëtarë ose me perspektivën e integrimit në strukturat evropiane dhe euroatlantike, SEECP mbetet formati më gjithëpërfshirës në rajon për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit politik, të sigurisë dhe ekonomik, veçanërisht në këto kohë sfiduese të luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.
    SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.

  • Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore mbahet në Tiranë, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore mbahet në Tiranë, Rama: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

    Të hënën organizohet në Tiranë, Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

    Lajmin e ka ndarë kryeministri Edi Rama, i cii shkruan se vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
    “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE“-shkruan Rama.

    Top Channel

  • Me 16 qershor në Tiranë Ministeriali i Europës Juglindore

    Me 16 qershor në Tiranë Ministeriali i Europës Juglindore

    Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore SEECP
    Shqipëria është e angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE, ndaj ky Ministerial do ta kthejë në qendër europiane për një ditë Tiranën.