Tag: judës

  • Figura e Judës në romanin e Amoz Oz

    Figura e Judës në romanin e Amoz Oz

    Mërgim Bekteshi

    Nga Mërgim Bekteshi

    Pabesia është një rrjedhë historike e cila ka ushqyer mendjen e dijetarëve, por edhe të atyre që me naivitet të thellë e perceptojnë tradhtinë si një e keqe absolute që shëmtohet dhe universalizohet në botën humane, duke u skalitur në dromca interpretuese që shpesh shterojnë mendimin kritik. Por midis figurave të mëdha që çalojnë prej shekujsh në ndërgjegjen njerëzore, një nga më të paqetët është padyshim Juda Iskariot. Pikërisht këtë figurë e rimendon Amos Oz, duke e shtyrë lexuesin drejt një “Ungjilli të Judës”, po aq kontradiktor për besimtarët sa i dyshimtë për skeptikët.

    Romani “Juda”, i ardhur në shqip nga përkthimi i Alina Karaullit (Skanderbeg Books), ndërton një trajektore intriguese përmes personazheve, sidomos përmes Shmuel Ashit, një emër që në shqip humbet një zanore dhe bëhet më i vështirë, por që në roman fiton peshë simbolike. Oz e përshkruan Shmuelin si dikë që “dehej aty për aty nga idetë e reja”, ndërsa tundimi i tij përballë historisë, filozofisë dhe një gruaje misterioze i jep romanit një nerv modern e ekzistencial.

    Kjo nismë e Oz-it, nga pikëpamja letrare, duket si një përpjekje e heshtur për të kërkuar falje në emër të një hebreu që u bë personazhi më enigmatik në historinë e tradhtisë. Carrière dhe Eco e thonë drejt: “Shekull pas shekulli, Juda është mbajtur gjallë jo nga historia, por nga leximi dhe keqleximi i teksteve.” Pikërisht këtu, Oz duket se kërkon një dozë shfajësimi për figurën e tij, ndërsa përmes personazhit të Shmuelit ndërton tezën e diskutimit: “Pikëpamjet e hebrenjve mbi Jezusin”.

    Shmueli përmbyset nga studimet dhe braktisja sentimentale e Jardena-s, e cila ikën drejt një tjetri. As autori, as personazhi nuk e quajnë këtë tradhti, më shumë shihet si paaftësi, si një lloj dobësie njerëzore që afron Shmuelin me misterin e Judës.

    Ndërkaq, te “Tundimi i fundit”, Kazanxaqisi i jep Judës një rol më të kufizuar e më të errët; disa kritikë thonë se Juda aty është më pak i rehabilituar. Oz, përkundrazi, e vendos Judën në një skenografi të sikletshme, duke kërkuar t’i heqë maskën mitit të tradhtisë dhe duke pyetur: pse ai pranoi tridhjetë asprat? Pse u krijua një mit që ende rëndon mbi të krishterët dhe mbi kureshtarët e tjerë? A mban sot dikush emrin Juda? Dhe nëse po, a e duron dot barra e historisë këtë emër?

    Kazanxaqisi e sheh Judën në kohën e Jezusit; Oz e vendos në horizontet e një Izraeli të ri, në dekadën e parë të shtetësisë, në Jeruzalemin “me gurë të ashpër e të pazbutur”. Në këtë udhëkryq historik, Oz shtyn lexuesin të mendojë mbi fajin dhe pafajësinë kolektive të hebrenjve përballë profetit që kërkoi një kryqëzim universal.

    Shmueli, një ekzistencialist absurd në tipologji, përballet me tezën e tij studimore ndërkohë që bie nën ndikimin e Atalias, gruas që tund epshin e tij dhe e çrregullon kërkimin e së vërtetës. Në këtë narracion, Atalia mund të shihet si metaforë: ishte Juda ai që po e shkatërronte tezen, apo ishte tundimi femëror që i ndjente rrënjët te një vetmi intelektuale e pambrojtur?

    Oz e përshkruan Shmuelin me detaje të çuditshme, gishta të shkurtër e të trashë, sikur kërkon të theksojë njerëzoren, të papërsosuren. Kjo i jep besueshmëri një kërkimi për një të vërtetë shekullore që as hebrenjtë, as të krishterët nuk e kanë qartësuar plotësisht. Eco dhe Carrière e thonë qartë: ishte Pali, jo Jezusi dhe Jakobi, ai që vendosi themelet e krishterimit. Këtë e pasqyron edhe Oz, duke treguar se Shmueli, pavarësisht dijes, pengohej nga dyshimi hebraik: a ishte Juda i pafajshëm? A ishte Jezusi Mesia i vërtetë apo thjesht një figurë e keqkuptuar?

    Në gjithë këtë përpjekje narrative, Oz i jep hapësirë historisë. Shmueli, ndonëse empatik e melankolik, mbetet i pafuqishëm përballë “katrahurës” së Judës, figurë që ka torturuar ndërgjegjen njerëzore për shekuj. Herë shihet si fajtor, herë si viktimë. Herë si instrument hyjnor, herë si varrmihësi i shpresës njerëzore.

    Nëse personazhi i Kazanxaqisit tundej midis fustanit dhe hyjnores, shpellari i Oz-it tundej midis dijes dhe epshit, midis kërkimit dhe dorëzimit. Braktisja e të dashurës nuk trajtohet si pabesi, por si pasojë e paaftësisë së Shmuelit për të përballuar botën dhe vetveten.

    Në fund, Shmueli mbetet në errësirën e shtëpisë ku jeton me Atalian dhe Gershom Vladin, përfaqësues të përpjekjes hebraike për të ndërtuar shtetin e tyre. Aty ku Oz citon Kantin: “Njeriu mbetet një dru i shtrembër.” I tillë mbetet edhe Shmueli, i shtrembër e çalueshëm, duke mbledhur plaçkat e tij drejt një rruge që sfidon dijen e tij të penguar intelektuale dhe tundimin që e rrëzon.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MËRGIM BEKTESHI: LINDUR SË PRAPTHI, PËR TË PRISHUR MAGJITË E SHOQËRISË

  • Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

    Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

    Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti fjalimin që Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano.
    Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës.
    “Puthja e Judës”, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook.

  • Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Nanos, Berisha: Puthja e Judës

    Fjalimi i Ramës në ceremoninë mortore të Nanos, Berisha: Puthja e Judës

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë homazheve në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke e cilësuar atë si një akt hipokrizie dhe “tradhti morale”.

    Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha ka shpërndarë një video të momentit kur Rama mbante fjalimin e tij, duke e shoqëruar me një koment të vetëm: “Puthja e Judës.”
    Në ceremoninë mortore për Fatos Nanon, Partia Demokratike u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, të cilët vendosën një kurorë me lule në emër të opozitës.
     

  • Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos, Berisha: Puthja e Judës!

    Fjalimi i Ramës në lamtumirën e Nanos, Berisha: Puthja e Judës!

    Kryetari i PD, Sali Berisha e ka konsideruar si një tradhti, fjalimin që kryesocialisti Edi Rama mbajti në homazhin e lamtumirës për paraardhësin e tij, Fatos Nano.
    Përmes një statusi të shkurtër në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar fjalimin e Ramës për Nanon, njëjtë si me puthjen e Judës.
    ‘Puthja e Judës’, shkruan Berisha, krah videos së shpërndarë në platformën e tij sociale në Facebook.
    Në homazhet në ndër të ish kryeministrit Fatos Nano, PD u përfaqësua nga nënkryetari Agron Gjekmarkaj dhe Sekretari i Përgjitshëm, Flamur Noka.