Industria e softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit (IT) në Kinë regjistroi një rritje dyshifrore të të ardhurave në nëntë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare.
Të ardhurat e kombinuara të sektorit të softuerëve u rritën me 13 për qind në baza vjetore në 11.11 trilionë juanë (rreth 1.57 trilionë dollarë amerikanë) gjatë kësaj periudhe, ndërsa fitimet totale u rritën me 8.7 për qind në 1.44 trilionë juanë, sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, citon “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe, eksportet e këtij sektori arritën në 45.94 miliardë dollarë amerikanë, një rritje prej 6.6 për qind në baza vjetore.
Të ardhurat totale të sektorit të shërbimeve të teknologjisë së informacionit u rritën me 14.3 për qind në baza vjetore në rreth 7.64 trilionë juanë, duke kontribuar me 68.8 për qind të të ardhurave totale të kësaj industrie.
Të ardhurat e shërbimeve të “cloud computing” dhe të të dhënave të mëdha u rritën me 13.7 për qind në baza vjetore në 1.16 trilionë juanë.
Tag: juanë
-

Industria e softuerëve dhe shërbimeve të IT-së pati rritje nga janari në shtator
-

Treg kinematografik dinamik
Të ardhurat nga biletat e kinemave në Kinë në vitin 2025 parashikohet të arrijnë një moment të rëndësishëm gjatë pushimeve të Ditës Kombëtare që fillojnë nga 1 tetori, kur pritet që vlera e përgjithshme deri në atë kohë ta tejkalojë nivelin e mbarë vitit 2024 prej 42.5 miliardë juanësh (rreth 5.98 miliardë dollarë), me shfaqjen e një sërë filmash gjatë festës.
Të martën, tregu i filmave e filloi sezonin e festave me një vëllim të përgjithshëm të ardhurash prej afërsisht 42 miliardë juanësh, vetëm 500 milionë juanë më pak se shifra në gjithë vitin e kaluar. Me dy filma të rinj që nisën të shfaqen të martën – epika e luftës e regjisorit Chen Kaige “Vullnetarët: Paqe më në fund” dhe komedia “Vozit që të fitosh”, të ardhurat pritet ta tejkalojnë totalin e vitit 2024 pothuajse tre muaj para fundit të vitit.
Faktori kryesor që kontribuoi në rritjen e sivjetshme është filmi i animuar “Ne Zha 2”, i cili u takua me publikun gjatë festës të Vitit të Ri Kinez dhe deri tani ka fituar më shumë se 15.4 miliardë juanë brenda vendit, duke përbërë mbi një të tretën e të ardhurave të mbarë vitit
Kontribues të tjerë të mëdhenj përfshijnë filmin “Detective Chinatown 1900” me 3.6 miliardë juanë, së bashku me filmin me të ardhura më të larta gjatë sezonit veror “Dead to Rights” (“Prova të pakundërshtueshme”) me 3 miliardë juanë, dhe “Askush” me 1.6 miliardë juanë, që u bë filmi i animuar kinez 2D më i shitur.
Me totalin vjetor që pritet të tejkalojë shifrën e vjetshme brenda pak ditësh, fokusi po përqendrohet nëse mund ta kapërcejë shifrën simbolike prej 50 miliardë juanësh, duke e konsoliduar më tej pozicionin e vet si një ndër tregjet kinematografike më dinamike në botë -

Tregtia Kinë-OBSH arrin nivelin më të lartë ndërsa bashkëpunimi thellohet
Vëllimi tregtar i Kinës me anëtarët e tjerë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) arriti një nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave (GAC) të mërkurën. Nga janari deri në korrik, importet dhe eksportet totale të Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së arritën në 2.11 trilionë juanë (rreth 295.58 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje prej 3% në bazë vjetore, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCGVlen të përmendet se tregtia e Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së u rrit me 8.5% në 326.05 miliardë juanë në korrik, duke shënuar vlerën dhe shkallën më të lartë mujore të rritjes deri tani këtë vit. Tregtia bujqësore ka qenë një pikë kyçe. Eksportet e Kinës të makinerive bujqësore dhe formulave të pesticideve drejt partnerëve të OBSH-së u rritën përkatësisht me 47.8 për qind dhe 30.3 për qind, ndërsa importet e produkteve të tyre bujqësore u rritën me 6.2 për qind gjatë periudhës shtatëmujore.
Foto nga VCGOBSH ka zgjeruar dhe thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në të gjithë sektorët që nga themelimi i saj në vitin 2001, duke e çuar tregtinë brenda rajonit në nivele rekord të njëpasnjëshme. Vetëm në vitin 2024, tregtia e Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së arriti në 3.65 trilionë juanë, 36.3 herë më shumë se niveli i regjistruar kur u krijua organizata, sipas të dhënave të GAC. -

Mbështetje financiare për programin e tregëtisë së mallrave të konsumit
Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi të premten se në tetor do të ndahen edhe 69 miliardë juanë të tjerë (rreth 9.65 miliardë dollarë amerikanë) në fonde të obligacioneve të thesarit ultra të gjata speciale, për të mbështetur programin e tregtisë së mallrave të konsumit të vendit, shkruan “Xinhua”.
Ky do të jetë grupi i katërt dhe i fundit i vitit, sipas Jiang Yi, zyrtar i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), i cili vuri në dukje se vendi ka lëshuar tashmë grupin e tretë të fondeve të obligacioneve të thesarit ultra të gjata speciale në të njëjtën shumë.
Ministria e Financave, së bashku me NDRC-në, këtë vit kanë caktuar 300 miliardë juanë në fonde të tilla për të mbështetur programin e tregtisë së mallrave të konsumit.
Performanca ekonomike në gjysmën e parë të vitit tregoi qëndrueshmëri të fortë, me kërkesën e brendshme që kontribuoi me 68.8 për qind në rritjen e PBB-së dhe vazhdoi të shërbente si një forcë lëvizëse për zgjerim, tha zyrtari i NDRC-së, Zhou Chen