Tag: jozefina

  • Jozefina Topalli nxjerr emrat: Veli Mehmeti, Mirjeta Mikeli dhe zyrtarë të tjerë të PS-së, po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

    Jozefina Topalli nxjerr emrat: Veli Mehmeti, Mirjeta Mikeli dhe zyrtarë të tjerë të PS-së, po manipulojnë votat në Greqi dhe Itali

    Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, e deleguara politike për Diasporën në PD, Jozefina Topalli, është shprehur se; “Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor”.
    Gjithashtu, Topalli ka theksuar se; “Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore”.
    Deklarata e Jozefina Topallit:
    Posta DHL në Greqi ka kontaktuar nënkontaktor, që është një thyerje e normave ligjore dhe kodit zgjedhor. Kemi raste që jo vetëm nuk dorëzohen zarfat individualisht me pasaportën, ky do të ishte një pretendim i çmendur ndoshta, edhe pse është ligjor, por ata çojnë email dhe i thonë të vijnë në pikën më të afërt.
    Zakonisht pika më e afërt e Speedex apo Currier dhe pika më e afërt është një pikë bastesh, dhe shqiptarët shkojnë, por nuk e gjejnë më zarfin aty. U thonë se zarfi i tyre nuk është më këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë, dhe dikush tjetër ka shkuar të marrë zarfin e tyre.
    Kemi raste si në Itali, që një zonjë që punon në ambasadën në Romë, shkon e mbledh zarfet dhe i dorëzon zarfet në mënyrë antiligjore. Quhet Marjeta Mikeli dhe kjo është e pabesueshme, jo se nuk e kanë bërë gjatë regjistrimit, por tani kanë kaluar çdo masë. Por nëse Itali është më e kufizuar, por zonja do të merret nën hetim, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek dhe shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacione që marrin makina me qira dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat.

    Kemi rastë të tjera të cilat si psh, një ish-kryetar i komunës së Çarshovës, që tani është në bashkinë e Përmetit, pasi shkon aty dhe ka numrat e telefonit, informacioni që vjen tek ne, është se i japin një shumë financiare dhe pastaj ua plotëson vetë fletën e votimit, Veli Mehmeti e ka emrin. Gjëra të tilla janë të përsëritura, nuk është më një fenomen sporadik, por është kthyer në një normalitet.
    Unë e kuptoj alarmin që ka pala tjetër në lidhje me situatën që është aty, por thyerja e ligjit, futja e njerëzve të PS-së sikur të ishin zyra të DHL-së, është e papranueshme.
    Për këto raste i kërkojmë jo vetëm KQZ-së, por edhe SPAK që në mënyrë të veçantë në Greqi, të verifikojnë raste të tilla skandaloze që e kanë nxjerrë gati jashtë kontrollit procesin e votimit dhe të dorëzimit të zarfeve në këtë vend.
    Jo rastësisht që nëse deri pardje numri i zarfeve nga Greqia ishin rreth 17 mijë, brenda 24 orësh, pikërisht në periudhën që ne po na vinin informacione për manipulim në një shkallë të votës, ky numër kërceu me 6 mijë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, edhe pse ka numër votuesish shumë më të madh.

  • Jozefina Topalli: Mazhoranca, presione për të manipuluar votën e diasporës

    Jozefina Topalli: Mazhoranca, presione për të manipuluar votën e diasporës

    Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi sot një konferencë me gazetarët.
    Topalli u shpreh gjithashtu se mazhoranca po bën gjithçka në dorë me presione, para jo të ligjshme dhe presion ndaj administratës për të manipuluar votën, por sipas saj diaspora e ka të qartë që në datën 11 maj do të votojë numrin 1.

    “Thirrje çdo shqiptari që të mos pranojë të bëjë me video apo fotografojë votën që i kërkohet përmes presonit që u bëhet familjarëve të tyre në administratë. Edhe në raportin e OSBE përmendej përdorimi i administratës, i parave edhe nga pushteti lokal edhe për të çuar autobusë. Pra nuk ka dyshim që po përdor mjete të dënueshme. Por pavarësisht kësaj, mesa duket diaspora dhe shqiptarët e kanë në ndërgjegje të qartë se çfarë do të bëjnë dhe që do të votojnë numrin 1”, tha Topalli.

  • Jozefina Topalli e bën fakt të kryer votën e diasporës: Kanë votu për Berishën!

    Jozefina Topalli e bën fakt të kryer votën e diasporës: Kanë votu për Berishën!

    Nga Jozefina Topalli-
    Faleminderit Diaspora!

    Zarfi i fitores ka mbërritur!
    Çdo mëngjes, me qindra mesazhe vijnë nga familjet shqiptare në diasporë — një valë zemrash që rreh për ndryshim!
    Nga Londra, vetëm djathtas!
    Në Como, grupi pret me padurim postierin!
    Vptat, në pikë të mëngjesit, u nisën nga Amerika për në Atdhe!
    Në Greqi, me zemër për PD-në!
    Nga Trier, Gjermani — vetëm numër 1
    Diaspora do ta shembë regjimin!
    Çdo zarfi, çdo votë, çdo përqafim nga larg është një premtim për liri, për shpresë dhe për një Shqipëri që rilind!
    Ju që jeni larg, por kurrë nuk keni ikur me shpirt, jeni frymëzimi i kësaj fitorjeje të madhe.
    Me ju, Shqipëria do fitojë!

  • Jozefina Topalli, mesazh për diasporën që voton: Zëri juaj ka fuqi! Ju jeni shpresa

    Jozefina Topalli, mesazh për diasporën që voton: Zëri juaj ka fuqi! Ju jeni shpresa

    Drejtuesja politike e diasporës në PD, Jozefina Topalli me anë të një mesazhi në rrjete sociale u bën thirrje emigrantëve shqiptarë që të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
    Mesazhi i Topallit:

    Mirëmëngjes të dashur shqiptarë që jetoni jashtë kufijve të Shqipërisë. Faleminderit që votuat për një Shqipëri më të drejtë, më të ndershme, më të zhvilluar. Sqarim për mënyrën e votimit: Në fletën e votimit:
    Mund të votoni vetëm partinë.
    Mund të votoni vetëm një kandidat nga e njëjta parti.
    Mund të votoni partinë dhe një kandidat nga e njëjta parti.
    Kujdes: Nëse votoni për një parti dhe për një kandidat të një partie tjetër, vota shpallet e pavlefshme. Zgjidh me kujdes. Vota jote ka peshë! Shqiptarë të mrekullueshëm që jetoni jashtë vendit, Zëri juaj ka fuqi! Votoni! Sepse vota juaj po bën historinë! Ju jeni shpresa, ju jeni forca, ju jeni ata që do të bëni ndryshimin e madh!

  • Jozefina Topalli: Kam marrë mesazhe pafund nga diaspora se na kanë votuar

    Jozefina Topalli: Kam marrë mesazhe pafund nga diaspora se na kanë votuar

    Jozefina Topalli shkruan në postimin e saj të pasdites: “Sot, si shumë ditë të tjera, kam marrë pafund mesazhe nga diaspora shqiptare që ka votuar për ndryshim.
    Zemra më mbushet me mirënjohje për besimin tuaj, për dashurinë ndaj atdheut dhe për shpresën që mbani gjallë, edhe larg Shqipërisë.

    Ju jeni forca më e madhe e këtij vendi!
    Faleminderit që nuk harruat vendin tuaj.
    Faleminderit që zgjodhët të besoni.”
     

  • Emigrantët bëjnë ‘publike’ votën/ Pas Ramës, edhe Jozefina Topalli publikon foton: Votova numrin…

    Emigrantët bëjnë ‘publike’ votën/ Pas Ramës, edhe Jozefina Topalli publikon foton: Votova numrin…

    Diaspora ka nisur të votojë për zgjedhjet e 11 majit, pasi ditën e djeshme përfundoi shpërndarja e fletëve të votimit, në vendet ku emigrantët jetojnë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jozefina Topalli tregon mesazhet që i vijnë nga emigrantët. Një prej tyre i shkruan se sapo mori zarfin me fletën e votimit të dërguar me postë nga KQZ dhe votoi nr.1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore.

    Topalli thekson se mesazhe të tilla i vijnë gjithnjë kundër regjimit të Edi Ramës. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama postoi një foto në facebook, me një familje emigrantësh në Gjermani, votues në Dibër të cilët morën të parët dje zarfin me fletën e votimit, të dërguar me DHL.

  • Kontradiktat e Berishës: Mbronte Jozefina Topallin kur kandidonte kundër PD në 2021-shin, ndërsa sot cilëson si “në shërbim të Ramës” ata që nuk futen te lista e tij dhe e Metës    

    Kontradiktat e Berishës: Mbronte Jozefina Topallin kur kandidonte kundër PD në 2021-shin, ndërsa sot cilëson si “në shërbim të Ramës” ata që nuk futen te lista e tij dhe e Metës  

    Modeli që Berisha ka ndërtuar është i qartë: në varësi të interesit të tij personal apo nevojës politike të momentit, një figurë publike mund të jetë sot “tradhtar” dhe nesër “hero”, pa asnjë shpjegim të arsyeshëm. Ky relativizëm ekstrem është kthyer në tipar thelbësor të politikës së tij, duke e zhveshur çdo deklaratë publike nga vlera dhe serioziteti.
    Ai është një politikan që flet sot një gjë dhe nesër të kundërtën, pa ndjerë nevojën të japë llogari për asnjë prej tyre. Të gjitha justifikohen si “qëndrime politike”, një klishe që tashmë ka humbur çdo kuptim dhe e ka kthyer Berishën në simbol të diskreditimit publik.
    Një shembull flagrant i kësaj hipokrizie është qëndrimi i tij për Jozefina Topallin. Në vitin 2020, kur Topalli krijoi një parti të re, Berisha deklaroi:
    “Përsa i përket vendimit të zonjës Topalli dhe të kujtdo tjetër, është ushtrimi i një të drejte themelore politike.”
    Mirëpo, i njëjti Berisha që e mbështeste këtë të drejtë themelore, në vitin 2025 i sheh të gjithë ata që guxojnë të kandidojnë jashtë listës së tij dhe të Ilir Metës si “vegla të Edi Ramës”.
    Në intervistën e tij të fundit në “Now” me Erla Mëhillin, ai deklaroi: “Çdo votë për partitë e tjera, shkon për Edi Ramën.”
    Ky është jo vetëm një qëndrim qesharak, por edhe thellësisht i rrezikshëm për demokracinë. Sepse i mohon qytetarëve të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe e redukton pluralizmin në një zgjedhje false: ose me Berishën, ose “kundër Shqipërisë”. Kjo logjikë totalitare është e papranueshme në një shoqëri që aspiron demokraci dhe përfaqësim të denjë.
    Në të vërtetë, vetë mënyra se si Berisha e trajton listën e tij – si pronë personale, të ndarë me Ilir Metën – është një fyerje për çdo qytetar që kërkon alternativa të pastra. Ndërsa përpiqet ta shesë veten si “opozita e vërtetë”, Berisha e ka reduktuar garën në një treg interesash, ku ai dhe aleati i tij i vjetër, i shpallur më parë si i korruptuar, tentojnë të riciklojnë një klasë politike të dështuar.

  • Jozefina Topalli: Pse nuk i realizoi Rama këto premtime që bën tani?

    Jozefina Topalli: Pse nuk i realizoi Rama këto premtime që bën tani?

    Nga Jozefina Topalli-
    Pas 12 vitesh në pushtet, pas 12 vitesh premtimeve të thyera, pas 12 vitesh ku 1 milion shqiptarë u detyruan të largohen nga vendi sepse nuk panë më asnjë shpresë, tani Rama del dhe premton rroga 1000 euro e pagë minimale 500 euro.

    Pse nuk e bëri më parë? Çfarë e ndaloi për një dekadë të tërë? Ku ishte kjo bujari kur mijëra prindër nisnin fëmijët e tyre në gomone drejt Anglisë? Kur familje të tëra shisnin gjithçka për të filluar nga e para në Gjermani? Kur të rinjtë braktisnin Shqipërinë sepse nuk gjenin as një punë të ndershme, as një shpresë për të ardhmen?
    E vërteta është se ky nuk është një premtim për qytetarët – është një fjalë e radhës për të mbajtur pushtetin. Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush ua boshatisi shtëpitë, kush ua shoi ëndrrat dhe kush i detyroi të bëhen emigrantë në vend që të ndërtonin jetën këtu.
    Shqipëria nuk ka nevojë për fjalë boshe, por për një ndryshim të vërtetë – një qeveri që nuk kujtohet për njerëzit vetëm kur vjen koha e zgjedhjeve, por që kujdeset për ta çdo ditë. Partia Demokrake do beje ndryshimin.