Tag: jozefina

  • Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit në Romë, Flamur Noka dhe Argita Berisha në mesin e të ftuarve (VIDEO)

    Dasma luksoze e djalit të Jozefina Topallit në Romë, Flamur Noka dhe Argita Berisha në mesin e të ftuarve (VIDEO)

    Jozefina Topalli ka martuar djalin në një ceremoni luksoze zhvilluar në Vila Miani, një kështjellë nga ku shihet gjithë Roma dhe ku çmimi vetëm i një dasme shkon në rreth 100 mijë euro.
    Në pamjet e rezervuara që kanë dalë nga dasma bie në sy prania e Argita Berishës dhe Flamur Nokës. Ndërsa më e shkujdesur në prezencën e saj Floriana Garo, me një fustan të gjelbër ka bërë tag dhe vilën ku zhvillohet dasma.
    Edhe pse duket sikur dasma ka qene private fakti që janë ftuar personazhe të show bizz tregon se organizatorët e dasmës kanë qenë të interesuar për bërjen e saj publike.
    Bie në sy prania e këngëtares Manjola Nallbani dhe Orgesa Zaimi, balerinës Enada Hoxha, gazetarit të kronikës rozë Eraldo Rexho dhe drejtorit të programacionit në TV Klan Albert Dumani.
    Një rezervim normal kushton rreth 100 mijë euro pa përfshirë shpenzimet për të ftuarit, ushqimin, muzikën dhe spektaklin argëtues për dasmorët.
    Djali i zonjës Topalli martohet me vajzën e një familje emigrantësh shqiptarë në SHBA që nuk janë të pasur kështu që barra e shpenzimeve i ka rënë zonjës Topalli.
    Kjo është dasma e dytë luksoze e opozitës që kushton qindra mijëra euro në Itali. E para ka qenë ajo e Shkëlzen Berishës me Armina Mevlanin në një kështjellë edhe më të shtrenjtë në veri të Italisë tre vjet më parë./ TemA
    68c6d9872937f

  • Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali i saj kurorëzoi me martesë dashurinë në Vatikan

    Jozefina Topalli mungoi në seancën e parë të Kuvendit! Djali i saj kurorëzoi me martesë dashurinë në Vatikan

    Genar Topalli, Cindy Marina dhe Jozefina Topalli

    TIRANË-Tre deputetë të Partisë Demokratike, munguan në seancën e parë plenare, ku 135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj u betuan. Konkretisht në seancë nuk ishin të pranishëm Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli. Për mungesën e kësaj të fundit, është mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli kurorëzoi me martesë dashurinë me modelen Cindy Marina në një ceremoni private në Vatikan. 
    Vetë djali i deputetes Jozefina Topalli, Genari ka shpërndarë foto nga ceremonia, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga sot nis një kapitull i ri. Ai thekson se kanë marrë edhe bekimin e Papës, që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm.
    “Sot, në Romë, zemra jonë rreh më fort se kurrë. Është një ditë e mbushur me emocione të pafundme, lumturi dhe shumë dashuri. Në këtë ditë të shenjtë, unë dhe Cindy kurorëzojmë dashurinë tonë, duke marrë edhe bekimin e Papës – një bekim që e shndërron këtë çast në një kujtim të përjetshëm. Sot nis një kapitull i ri i jetës sonë, një rrugëtim i përbashkët i ndërtuar mbi dashuri, besim dhe përkushtim”,-shkruan Genari.

    Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës./ZËRI

  • Pse mungoi Jozefina Topalli në seancën e betimit në Parlament? Zbulohet arsyeja

    Pse mungoi Jozefina Topalli në seancën e betimit në Parlament? Zbulohet arsyeja

    135 nga 140 deputetë të zgjedhur më 11 Maj janë betuar ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë. Dy deputetë të PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen nga mandati ndërsa tre deputetë të PD-së, munguan në seancën plenare, konkretisht; Albana Vokshi, Oerd Bykykbashi dhe Jozefina Topalli.
    Për mungesën e kësaj të fundit, Newsbomb.al ka mësuar se ndodhet në Itali, pasi këtë fundjavë djali i saj Genar Topalli do të kurorëzojë dashurinë me Cindy Marina në një ceremoni private.
    Kujtojmë që modelja Ciny Marina në shkurt të këtij viti, organizoi një festë të madhe beqarie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë ditë, postimet e moderatores sportive në rrjete sociale mbajtën të update-uar të gjithë ndjekësit kureshtarë.
    Jozefina Topalli, e shumëpërfolura e cila kandidoi më 11 Maj, do të rikthehet në karriget e ligjvënësve ndërsa më herët ka drejtuar edhe Kuvendin e Shqipërisë.
    Edhe pse e shkëputur nga politika prej disa vitesh, për Jozefina Topallin seanca e betimit duket se nuk ka pasur një rëndësi të veçantë përpara gëzimit në familje. Deputetët të cilët munguan në çelje të kësaj legjislature, mund të betohen në seancën e radhës.

  • Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli, kush janë 10 figurat politike që i rikthehen jetës parlamentare?

    Nga Tom Doshi tek Jozefina Topalli, kush janë 10 figurat politike që i rikthehen jetës parlamentare?

    Foto ilustrim: Tom Doshi, Jozefina Topalli, Edmond Haxhinasto dhe Bardh Spahia

    TIRANË- 10 figura politike do t’i rikthehen jetës parlamentare në shtator, ku Kuvendi i ri me deputetët e zgjedhur të 11 majit pritet të nisë punimet. Partia Demokratike mban numrin më të madh të rikthimeve, me 8 të tilla. Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk kanë rikthyer asnjë figurë në parlament. Ndryshe nga partitë e tjera, PS ka zgjedhur një rinovim të grupit parlamentar me 53 emra të rinj. 
    Deputetja e PD dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013, Jozefina Topalli, do të rikthehet në pozicionin e ligjvënëses pas një pause 8-vjeçare. Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cillët në vitin 2023 hoqën dorë nga mandati për të garuar në zgjedhjet vendore, do të rikthehen pas dy vitesh në parlament. Bardh Spahia dhe Klevis Balliu janë dy ish-deputetët që rikthehen sërish në postin e ligjvënësit. Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Ledina Alolli, janë ndër emrat e tjerë në radhët e demokratëve që do të rikthehen në karriget e parlamentit. 
    Ndërkohë, Partia Socialdemokrate rikthen Tom Doshin në jetën parlamentare, si nga 3 deputetët e kësaj force politike që dolën nga zgjedhjet e 11 majit. Një tjetër emër është ai i Edmond Haxhinastos, i cili rikthehet pas 6 vitesh si deputet, tashmë pjesë e Partisë së Lirisë (PL). 
    Të gjithë së bashku janë në pritje të dekretit të Presidentit Bajram Begaj për të thirrur mbledhjen e parë të lëgjislaturës XI. Sipas Kushtetutës, Presidenti e thërret Kuvendin jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i mandatit të lëgjislaturës aktuale. Me shumë gjasë, seanca e parë do të jetë më 10 shtator 2025. Ndërkohë kampi rozë është në ankth në pritje të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Tashmë e bërë traditë në fund gushti, është koha kur Edi Rama pritet të formojë qeverinë e re./ZËRI

  • Nard Ndoka ikën nga PD, “shpërthen” ndaj Berishës: Flamuri e Jozefina xhelozë ndaj meje, thurën intriga

    Nard Ndoka ikën nga PD, “shpërthen” ndaj Berishës: Flamuri e Jozefina xhelozë ndaj meje, thurën intriga

    Nard Ndoka

    TIRANË- Pas humbjes në zgjedhje, Partisë Demokratike i ka ikur një tjetër aleat. Bëhet fjalë për Partinë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka.
    Kryetar i Partise Demokristiane ka folur në Euronews Albania lidhur me raportin “e krisur” të Partisë demokratike dhe asaj Demokristiane. Ndoka sqaron se pse pas një mbështetje për Sali Berishën, partia e tij nuk mund të bashkëveprojë më me PD-në. Ai akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën dhe Jozefina Topallin, që sipas kreut të PDK-së, janë shumë xhelozë kundrejt tij dhe se e kanë sulmuar në mënyrë të turpshme.
    Nard Ndoka: I vetmi njeri që mobilizonte opozitën, ishte Sali Berisha dhe arriti ta bëjë një gjë të tillë, por PD nuk mund te jetë më një aleatë e Partisë Demokristiane, nuk ndjehemi të vlerësuar nga ajo forcë politike në aspektin e peshës politike, të kontributit, të historisë tonë. Nuk janë vendimet e mia personale, ato do merren në vazhdimësi. E shof si një parti të ngurtësuar, sidomos në raport me Partinë Demokristiane. I kemi qëndruar sa herë që ata kanë pasur nevojë, na kanë goditur pas shpine. E njof mirë PD-në me detaje. Kam pasur dhe shumë xhelozë kundrejt meje, me intriga siç është Flamur Noka, Jozefina Topalli, xhelozi politike që Partia Demokristiane të mos rritet. Berisha është ndikuar me presion dhe skema të gatshme, por të gjitha këto me firmën e tij. Ata kanë sulmuar partinë tonë në mënyrë të turpshme.

  • Vota e disporës/ ‘Hero i kutive të votimit’, Jozefina Topalli denoncon postierin shqiptar në Itali: Militant i PS

    Vota e disporës/ ‘Hero i kutive të votimit’, Jozefina Topalli denoncon postierin shqiptar në Itali: Militant i PS

    Sinan Patozi dhe Jozefina Topalli

    TIRANË-Koordinatorja për diasporën në PD, Jozefina Topalli ka denoncuar në rrjetet sociale një shtetas shqiptar që punon si postier në Itali. Topalli shprehet se punonjës i postës së DHL-së është një simpatizant i Partisë Socialiste, i cili pozonte me zarfet ku ndodheshin fletët e votimeve për zgjedhjet e 11 majit.
    Ajo ka postuar foto dhe video të marra nga profili i shtetasit Sinan Patozi nga Divjaka, teksa paketon dhe transporton zarfat e diasporës që do të nisen drejt Shqipërisë. Por edhe foto të postierit shqiptar në takimet e PS-së dhe në krah të Taulant Ballës. Topalli shton se këtu kemi të bëjmë me një rast flagrant të manipulimit të votimeve në diasporë.
    POSTIMI:
    Zarfat fluturojnë, Sinani po komandon! Në foto: Sinan Patozi, militant besnik i PS nga Divjaka, i vendosur në Itali. Për ne, një qytetar si gjithë të tjerët. Për Partinë-Shtet? Një “heroi i kutive të votimit”, që mbart fletët sikur të ishin amaneti i Rilindjes.

    “Kur militantët marrin përsipër të shpërndajnë dhe të mbledhin kutitë e votimit jashtë Shqipërisë, procesi zgjedhor humbet çdo besueshmëri. Kur një individ si Sinan Patozi – pa asnjë status zyrtar, por me lidhje të hapura partiake – ekspozohet publikisht duke trajtuar zarfe votimi si pronë personale, nuk kemi të bëjmë me zgjedhje të lira, por me një farsë të organizuar. Vota e emigrantëve është një e drejtë kushtetuese, jo një instrument në duart e partisë. Dhe kjo farsë e koordinuar përmes militantëve është një tjetër dëshmi e manipulimit brutal që kërkon të vjedhë edhe diaspor,”-shkruan Topalli në një tjetër postim.
    Në një video të postuar në profilin e ij postieri nuk dallohet duke ndërhyrë në zarfa, ndonëse në një postim duket se bën një batutë, duke pyetur ndjekësit nëse duhet t’i nisë votat apo më parë “t’i plotësojë sipas dëshirës”.

  • Rama për PD-në: Uturak madhështor i një 80-vjeçari, Jozefina u rikthye si një…

    Rama për PD-në: Uturak madhështor i një 80-vjeçari, Jozefina u rikthye si një…

    Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe fushatën e bërë nga Partia Demokratike si dhe akuzat e hedhura nga to drejt mazhorancës.
    Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PD është kthyer në një “uturaku madhështor” të një 80 vjeçari të pashpresë.
    “Duhet që të ndryshojë mendësia e të bërit politikë. Sa kohë opozita do të jetë e kapur në kthetrat e një kryplaku që s’ka lënë të zeza pa bërë ky vend s’do të ketë një opozitë sfiduese për ne, por një kënetë zhgënjyese edhe për ndjekësit e saj, që në 11 maj qëndruan edhe në shtëpi. Sepse ne votat tona kemi marrë përsëri këto 200 mijë që mungojnë janë ata që qëndruan në shtëpi. Ndërkohë këta të tjerët do vazhdojë të thonë se i kemi blerë ne, por llogaria nuk del përsëri.
    Kjo katandisje keq e më keq e asaj partie që lindi si partia e rinisë shqiptare, non-grata me vulë e votë, nuk është as zgjedhja jonë e as problemi ynë. Na u desh muajt e fundit të merreshim me atë uturak madhështor të një 80 vjeçari të pashpresë për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që personalisht e bëra nga halli e aspak nga malli. Por tani t’i lëmë në llucën ku do zhyten poshtë e më poshtë”, tha Rama.
    Më tej foli edhe akuzat për manipulimin e votave të ardhura nga Greqia, teksa tha për drejtuesen politike të PD-së për diasporën, Jozefina Topalli se u rikthye si një Doruntinë për në versionin satirik të legjendës.
    “E rikthyer si një Doruntinë në një version satirik të legjendës, mbi samarin e listës së mbyllur të mushkës të partisë, Jozefina e vajtonte një ditë pluralizmin me lotët rrëke mbi një grup zarfash të ardhura nga Greqia drejt Beratit kur PS kishte marrë mbi 90% të votave. Vdiq thoshte pluralizmi. Na e vranë, na e prenë”, u shpreh Rama.

  • Vota e diasporës/ Topalli: Manipulim! Në 2 kuti të Beratit vetëm PS, edhe Enver Hoxha do e kishte lakmi

    Vota e diasporës/ Topalli: Manipulim! Në 2 kuti të Beratit vetëm PS, edhe Enver Hoxha do e kishte lakmi

    Jozefina Topalli

    TIRANË-Përveç numërimit të kutive brenda vendit, procesi ka filluar edhe për votat e ardhura nga diaspora. Partia Socialiste është në epërsi në Berat, Fier, Lezhë dhe në Elbasan. Blu për momentin është Kukësi dhe Shkodra, duke shënuar kështu një kohezion me votat që janë numëruar deri më tani nëpër Qendrat e tjera të Numërimit. 
    Në lidhje me rezultatin një reagim ka ardhur edhe nga drejtuesja e Partisë Demokratike të PD për diasporën, Jozefina Topalli, e cila u shpreh se në kutitë e diasporës po dalin vota vetëm për PS si ne kohën e diktaturës.
    Jozefina Topalli: Sapo ka filluar numërimi i i kutive dhe unë isha duke para qendrat e Beratit. U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi. Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë. Nuk jemi ende duke folur për Greqinë sepse unë besoj se ajo do të dalë 123 për qind për PS.

    Aktualisht, janë numëruar 3591 nga 194.889 zarfe në total që kanë mbërritur në vendin tonë  dhe po numërohen tek Parku Olimpik “Feti Borova”. Por numërimi ende nuk ka nisur për zarfat e mbërritur nga emigrantët me vendbanim në: Dibër, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Tiranë dhe në Vlorë./ZËRI

  • ‘Kuti me fletëvotimi të plotësuara’/ PD kërkon veçimin e votave nga Greqia: ODIHR të monitorojë

    ‘Kuti me fletëvotimi të plotësuara’/ PD kërkon veçimin e votave nga Greqia: ODIHR të monitorojë

    Jozefina Topalli

    TIRANË-Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për media të mbajtur ditën e sotme, shprehu shqetësimin e vazhdueshëm për problematikat e zarfeve me votat e emigrantëve në Greqi. Topalli pretendon se ka shqetësime nga qytetarët shqiptarë në Greqi, të cilët po hasin vështirësi të mëdha për të marrë zarfe votimi, pasi ato nuk arrijnë në adresat e tyre, ndërkohë që kutitë me fletë votimi të mbushura vazhdojnë të mbërrijnë në Tiranë.
    Jozefina Topalli: Vazhdojmë të kemi njoftime të skemave të krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë në Greqi, që është thyer jo vetëm në shqetësim, por në një alarm për integritetin e votës në këtë pjesë. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe kemi shprehur shqetësimin tonë, të përcjellë nga qytetarë shqiptarë që jetojnë në Greqi, në zona të ndryshme, se ata e kanë të pamundur që të marrin zarfe. Zarfat nuk shkojnë në shtëpi dhe ata nuk i gjejnë aty. Pra, ndërkohë që nuk kanë mundësi të marrin fletën e votimit, këtu në Tiranë vijnë kuti të pafundme me fletë votimi të plotësuara. Dhe ajo që po ndodh sot, dje dhe para tre ditësh është mjaft interesante, është pikërisht derivati i manipulimit të skemës në tërësi të procesit zgjedhor në Greqi dhe ndodh vetëm për Greqinë. Kuti të mbushura, ndërkohë që njerëzit nuk kanë marrë fletën e votimit për të votuar, vijnë kuti të papërfillshme nga vendet e tjera apo nga e gjithë bota. Në këto kushte, jemi të detyruar ti kërkojmë KQZ-së që kutitë që vijnë nga Greqia të trajtohen në mënyrë të veçantë dhe të mos bashkohen me vendet e tjera, meqenëse ne kemi dyshime të forta për skemën e manipulimit të votës së shqiptarëve në Greqi. Vazhdoj të përsëris thirrjen për OSBE-ODIHR që të ketë një fokusim të madh me atë që po ndodh me manipulimin me votën e shqiptarëve në Greqi. Përsërisim SPAK kërkesën për të hetuar këtë skemë që nuk ndodh në vendet e tjera, por ndodh vetëm në vendin fqinj, duke fyer në fakt dinjitetin dhe të drejtën e votës.

  • “Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

    “Cunam votash”, Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota

    Drejtuesja politike për Diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli fton shqiptarët e diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 11 Majit, pasi sipas saj ata mund të sjellin rotacionin politik.
    Topalli e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, e ka quajtur një cunam votash, procesin e votimit nga diaspora, teksa shtoi se do të realizohet kthesa historike.
    Blendi Fevziu: Çfarë mesazhi i jepni ju diasporës?
    Jozefina Topalli: Së pari për ne është themelore si për shqiptarët brenda kufijve dhe ato që jetojnë jashtë për të mbyllur kapitullin e së keqes dhe për të hapur një kapitull të ri që dua ta shoh në disa plane, por plani kryesor është që në 11 Maj ato mund të sjellin rotacionin për një arsye madhore që i kalon të gjitha forcat politike që është ndalja e dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. Kemi 1 milion shqiptarë që janë dëbuar gjatë 12 viteve jashtë kufijve të Shqipërisë. Mua më duket si një cunam votash që do të realizojmë atë që do të jetë kthesa historike e 11 Majit për arsyen e ekzistencës kombëtare.
    Ndërkohë demokratja Topalli ka zbuluar edhe shtetet nga të cilat pret të marrë më shumë vota Partia Demokratike.
    Blendi Fevziu: Ku mendoni ju se do të keni më shumë mbështetje? Dy vendet kryesore të regjistruara janë Italia dhe Greqia. Greqia duket se është mbrapa me kthimin e zarfeve, por Italia është në vendin e parë.
    Jozefina Topalli: Italia është rreth 91 mijë votues, është një shifër fantastike dhe nuk ka qenë rastësi që ne jemi fokusuar shumë pa lënë pas Gjermaninë, Londrën, SHBA dhe Greqinë ku gjithashtu janë rreth 68 mijë vetë. Nga Italia kanë ardhur mbi 62 mijë zarfe dhe unë shfrytëzoj rastin për një falënderim të përzemërt për të gjithë shqiptarët, pasi ata kanë harxhuar kohë.