Tag: jovanoviç

  • “Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

    “Bashibozuku duke pushuar”, një shqiptar në tablonë e një mjeshtri serb

    Kjo tablo është sinjifikim i një shkëlqimi dhe solemniteti i orientalizmit shqiptar në penelatën e një serbi të famshëm të pikturës realiste. Veshja solemne e këtij ushtari të trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane, ka një solemnitet shprehës dhe një pompozitet imponues. Piktori i realizmit e ka jetësuar në aktin krijues këtë moment, duke e shndërruar atë në një monument ku janë të shkrira në një harmoni perfekte të gjithë komponentët që përfshihen në këtë kompozim. Salltaneti dhe kapardisaj e këtij bashibozuku, e përcjellë me kaq besnikëri përmes penelit të një mjeshtri, është një tregues i asaj çfarë përfaqësonin këto rebel, stili i tyre i jetesës dhe madhështia e veshjes dhe armëve.

    Siç dihet bashibozukët ishte ushtarë të parregullt të ushtrisë osmane. Kryesisht këtë kontingjent e përbënin rekrutët shqiptarët dhe çerkezë, por kishte edhe nga nacionalitete të tjera nga të gjithë grupet etnike të Perandorisë Osmane. Bashibozuk shqiptarë dalloheshin nga veshja e tyre karakteristike shqiptare, si në këtë pikturë të Paja Jovanoviç, por edhe nga temperamenti. Ata kishin një reputacion të frikshëm për trimëri dhe keqbërje, kjo edhe për arsyen si një grup i padisiplinuar, të njohur për plaçkitje dhe bastisje të civilëve si rezultat i mungesës së rregullimit dhe mosbindjes së autoriteteve dhe ligjeve të luftës.

    Megjithëse ushtritë osmane gjithmonë përmbanin mercenarë si dhe ushtarë të rregullt, tendosja e sistemit feudal osman e shkaktuar kryesisht nga hapësira e gjerë e Perandorisë, kërkonte mbështetje më të madhe te ushtarët e parregullt. Bashibozuk ishin të armatosur dhe të mirëmbajtur nga qeveria, por nuk merrnin pagë dhe nuk vishnin uniforma ose shënja dalluese. Ata ishin të motivuar të luftonin kryesisht nga pritjet e plaçkitjes. Për shkak të mungesës së disiplinës, Bashibozuk ishin të paaftë për të ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake, por ishin të dobishëm për detyra të tjera të tilla si zbulimi dhe detyra e postit. Sidoqoftë, temperamenti i tyre i pasigurt nganjëherë bënte të nevojshme që trupat e rregullta osmane t’i çarmatosnin ata me forcë.
    Paja Jovanoviç, (16 qershor 1859 – 30 nëntor 1957) udhëprijësi krijues i vëllezërve piktorë, Svetisllav dhe Milan Jovanoviç. Ai ishte një nga piktorët më të mirënjohur të Realizmit serb. Jovanoviç është ndoshta më i njohur për veprat e tij të hershme, duke përdorur trajtuar në tablotë e tija njerëz të thjeshtë gjatë aktivitetit rutinë në periudhën e dominimit orientale në të gjithë komponentësh, jetësor dhe shpirtëror. Shquhej gjithashtu për realizmin e tij të hollësishëm dhe dramatik të skenave mitike dhe të përditshme. Ai konsiderohet një nga piktorët më të mëdhenj të “orientalizmit” të Serbisë. Realizoi më shumë se 1100 vepra duke përfshirë, “Malazezi i plagosur” (1882), “Ujdisja e nuses” (1886), “Migrimi i serbëve” (1896), etj. Ai pikturoi gjithashtu shumë portrete të famshëm. Piktura e Jovanoviç mbanë një rekord si pikturat me çmim më të lartë nga një piktor serb.

    Albert Vataj /Trungu & InforCulture

  • “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    Nga Albert Vataj

    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

    Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

    Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.
    Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.
    Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

    Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.
    Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

    Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë.

  • ‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

    ‘Vallja e Kuretëve’, ‘Vallja e Shpatave’, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit në tablonë e kroatit, Paja Jovanoviç dhe në etnografinë shqiptare

    Shkruan Albert Vataj

    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.

    Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.

    Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.

    Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.

    Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.

    Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.

    Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.

    Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë./KultPlus.com

  • “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    “Vallja e Kuretëve”, “Vallja e Shpatave” nga relievi i vitit 100 pas Krishtit nw tablonë e kroatit Paja Jovanoviç

    Nga Albert Vataj
    Në një postim të saj në rrjetet sociale, studiuesja Shqipe Hoxha ka sjellë në vëmendje një reliev të rrallë të shekullit I pas Krishtit, të titulluar “Vallja e Kuretëve”. Në interpretimin e saj, emërtimi KU-Retë bart një kuptim poetik e simbolik: “populli që ka jetuar në lartësi, atje ku malet puqen me retë, ose e zhysin kokën në to”. Një shpjegim që e lidh këtë emër jo vetëm me toponiminë dhe gjuhën, por edhe me një realitet të hershëm kulturor e gjeografik.Në një tjetër këndvështrim, kjo valle është identifikuar si vallja pirrike, një formë e lashtë e valleve luftarake, e trashëguar brez pas brezi dhe e ruajtur me fanatizëm në trevat veriore shqiptare, ku njihet si Vallja e Shpatave. Kjo nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një relike e gjallë e kujtesës historike dhe identitetit shqiptar, ku arti dhe rituali përzihen në një gjuhë të përbashkët të krenarisë dhe nderit.Vallja e Shpatave, e përjetësuar në mënyrë magistrale nga piktori kroat Paja Jovanoviç në tablonë me të njëjtin titull, është sot pjesë e koleksionit të Muzeut të Pavarësisë në Vlorë. Në këtë skenë dramatike, mjeshtri Jovanoviç ka kapur thelbin e një rituali solemn dhe luftarake, ku burrat shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale dhe me shpatat e ngritura, zhvillojnë një koreografi që ngjan me dyluftimin. Një performancë ku çdo lëvizje është një deklaratë burrërie, një kujtesë e mbrojtjes së nderit, tokës dhe identitetit.Sipas studiuesve, Kuretët (Curetes) njiheshin në antikitet si “të lindur nga Toka”, një atribut i lidhur me termat gigantes dhe gegeneis (gegët), ku Gea simbolizon Tokën. Ky interpretim ngre një paralele intriguese mes gegëve të lashtë dhe Kuretëve, duke e vendosur këtë popullsi të hershme në një vijimësi kulturore e etno-historike.Edhe vetë termi Pyrrikhos, që lidhet me këtë vallë, ka një prejardhje mitologjike: sipas autorit të lashtë Pausanias (Description of Greece, 3.25.2), ai rrjedh nga emri i Pirros, djalit të Akilit. Ky detaj e forcon dimensionin heroik të valles, duke e lidhur atë me figurat legjendare të botës helene.Historiani Teodor Thomas, duke cituar Hesiodin nga Beocia, sjell një tjetër nyje historike: Teukri kishte ardhur në Dardani nga Kreta, e cila në antikitet njihej si Curete (KU-Retë). Ky rrëfim lidhet drejtpërdrejt me dinastitë mbretërore të Dardanisë, të përmendura në burime të ndryshme: Dardanusi, Erihtoni, Troi, Illi (Ylli), Laomedoni, Priami ose Podarkesi. Paraardhësit e tyre, në Arkadi, përmenden si mbretër pellazgë: Pelasgus, Lycaon, Niceymus, Arcas, Elatus, Clitor, Naera, Licurgus, si dhe mbretërit epirotë të lidhur me Dodonën dhe dodonasit.Këto lidhje genealogjike, të dokumentuara në burime si Genealogical Tables of the Sovereigns of the World (Londër, 1795) dhe të përmendura nga Eqrem M. Zenelaj në veprën Historia e Shtetit dhe së Drejtës Shqiptare, e vendosin “Valljen e Kuretëve” jo thjesht në një kornizë artistike, por në një narrativë të gjerë që bashkon mitin, historinë dhe identitetin etnik.Në këtë mënyrë, nga relievi i vitit 100 pas Krishtit deri te piktura madhështore e Paja Jovanoviçit, kjo valle mbetet një simbol i përjetshëm i lidhjes midis traditës luftarake, krenarisë etnike dhe artit, një dëshmi se kujtesa jonë kolektive nuk shuhen, por vazhdon të vallëzojë mbi shpatat e historisë.

  • Opozitari serb thirrje për pushtimin e Kosovës

    Opozitari serb thirrje për pushtimin e Kosovës

    Kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë (Nova DSS), Milos Jovanoviç, ka bërë thirrje për shpalljen e pushtimit të Kosovës, duke thënë se “për muaj të tërë, autoritetet separatiste kanë qenë të papenguara në persekutimin dhe ndalimin e tyre” të serbëve atje, dhe se tani nëpunësit civilë serbë po persekutohen në të njëjtën mënyrë të papenguar.
    Në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Beta, ai theksoi se “debakli i politikës së Kosovës dhe, në fakt, tradhtia e interesave më të rëndësishme kombëtare” e kryer nga regjimi i Aleksandar Vuçiç është konfirmuar edhe një herë nga arrestimi dhe ndalimi i Ndihmës Drejtorit të Zyrës Qeveritare për Kosovën, Igor Popoviç.
    “E gjithë kjo është për fat të keq pasojë logjike e pranimit të marrëveshjes katastrofike dhe jokushtetuese franko-gjermane, me të cilën Vuçiç pranoi në mënyrë implicite shkëputjen e Kosovës”, theksoi Jovanoviç.
    Ai paralajmëroi se politika e Serbisë ndaj Kosovës duhet të ndryshojë urgjentisht dhe rrënjësisht.
    Kjo duhet bërë, shpjegoi ai, në mënyrë që të sigurohet që asnjë shtet i ri të mos krijohet në të vërtetë në territorin kombëtar serb dhe që, në të njëjtën kohë, të vazhdojë procesi i shpërbërjes së mëtejshme të hapësirës kombëtare serbe – së pari me zhdukjen e Republikës Srpska dhe më pas me shpërbërjen e mëtejshme të vetë territorit kombëtar të Serbisë.
    “Përveç mbajtjes përgjegjës të përfaqësuesve të regjimit aktual për shkeljet më flagrante të Kushtetutës dhe një sërë krimesh kundër rendit kushtetues, është e nevojshme të deklarohet pushtimi i një pjese të territorit, si dhe të ripërcaktohet politika e jashtme e Republikës së Serbisë, e cila nuk duhet të bazohet më në mantrën se Bashkimi Evropian nuk ka alternativë”, theksoi Jovanović.
    Siç kujtojmë, Milos Jovanoviç, ish-këshilltar politik i Vojislav Koshtunicës, ka qenë këshilltar i Ministrit të Kosovës për Çështje Ligjore Ndërkombëtare, Slobodan Samardzic, që nga korriku i vitit 2007 dhe ishte anëtar i delegacionit serb në procesin e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës, i cili u zhvillua nën kujdesin e treshes ndërkombëtare të ndërmjetësimit.
    Në shkurt të vitit 2008, ai u emërua Koordinator i ekipit ligjor të Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe do të mbetet në këtë pozicion deri në zgjedhjen e një qeverie të re nën udhëheqjen e Ivica Daçiç.
    Jovanoviç është një figurë opozitare serbe, i arsimuar në Sorbonë dhe mban shtetësi franceze. Dy vjet më parë ai tha se “do t’i sillte personalisht Vuçiçit një pasaportë franceze, por me kusht që ai të refuzonte marrëveshjen franko-gjermane”.
    Në fillim të agresionit në shkallë të gjerë rus kundër Ukrainës, ai dënoi faktin që përfaqësuesit serbë në OKB votuan në favor të një rezolute që dënonte pushtimin rus të Ukrainës.
    “Duke votuar në OKB, autoritetet serbe kanë mbajtur anën e vendeve të NATO-s dhe Perëndimit në dënimin e Rusisë, duke rrezikuar kështu interesat tona kombëtare.” Milos Jovanoviç iu përgjigj deklaratës së Aleksandar Vuçiç se Rusia kërcënohej me përjashtim të mundshëm nga Kombet e Bashkuara dhe ndryshimin e Rezolutës 1244, duke thënë se kjo ishte një tjetër absurditet, pasi asnjë shtet anëtar i OKB-së nuk mund të përjashtohej pa një rekomandim nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Ai ishte anëtar i Brigadës së 63-të të Parashutistëve, e cila mori pjesë në luftërat e zhvilluara nga Serbia në vitet 1990, së pari në Slloveni, pastaj në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe më pas në Kosovë. Jovana Kolarić, një studiuese në Qendrën për të Drejtën Humanitare, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se Brigada e 63-të e Parashutistëve njihet gjithashtu për pjesëmarrjen e saj në Operacionin “Reka” më 27 prill 1999 në Kosovë./The Geopost/

  • Opozitari serb thirrje për pushtimin e Kosovës: Të ndalim krijimin e një shteti të ri në territorin serb

    Opozitari serb thirrje për pushtimin e Kosovës: Të ndalim krijimin e një shteti të ri në territorin serb