Tag: jotja

  • ‘Vota jote është e jotja’ – Ambasada Amerikane apelon për pjesëmarrje të lirë në zgjedhjet e 11-majit

    ‘Vota jote është e jotja’ – Ambasada Amerikane apelon për pjesëmarrje të lirë në zgjedhjet e 11-majit

    Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh të fuqishëm për qytetarët shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e votës dhe të drejtës për të marrë vendime të pavarura.

    “Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë,” është mesazhi që Ambasada i ka dërguar qytetarëve, duke i inkurajuar ata të shprehin preferencat e tyre pa presion dhe pa frikë nga ndikime të jashtme.

    Ky apel vjen në kuadër të një përpjekjeje për të garantuar që procesi i zgjedhjeve të jetë i drejtë dhe i lirë, duke respektuar vullnetin e çdo qytetari.

    Ambasada Amerikane gjithashtu ka rikujtuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një element kyç për forcimin e demokracisë dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

  • Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

    Rama reciton Migjenin: Qeshu rini qeshu, se bota është jotja!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me të rinjtë e kryeqytetit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare.
    Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti ndryshe nga daljet e tjera, recitoi vargjet e poetit të madh, Migjenit.
    Rama u bëri thirrrje të rinjve që të votojnë PS-në për pasaportën europiane.
    Pjesë nga fjala e Ramës:
    Kur ta merrni pasaportën në dorë, do iu kujtohet 11 maji dhe do thoni e dhashë kontributin tim që ta marrë këtë pasaportë. Kjo nuk është histori e jona, është histori prej shekujsh. Kur Skënderbeu i vuri barrikadën perandorisë nuk kishte BE. Na përcaktoi se vendi i këtij populli është në Europë.
    Erdhën më prapa rilindasit, na e lanë me shkrim. Pastaj ndodhi fillimi i transformimit kur ra komunizmi, ajo që doli nga brenda shpirti “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Sot është fati jonë, jemi te pragu i derës. Por është fati juaj, siç thotë poeti “qeshu rini qeshu se bota është jotja”. Ju ka ardhur fati që të qeshni por jo të talleni. Të bëheni bashkë në 11 maj, ti japim mundësi këtij populli të hapim një perspektivë krejt të re.