Tag: jotës

  • Gruaja e Diogo Jota merr vendimin befasues për të ardhmen e fëmijëve të tyre

    Gruaja e Diogo Jota merr vendimin befasues për të ardhmen e fëmijëve të tyre

    9 Shtator 2025

    10:33

    Alfred Lleshi

    Gjithkush u trondit nga aksidenti fatal automobilistik që i mori jetën Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silvës, mëngjesin e 3 korrikut. Disa ditë para se të ndahej tragjikisht nga jeta, ylli i Liverpool-it kishte shkëmbyer unazat me Rute Cardoso, nënën e tre fëmijëve të tij, duke u martuar zyrtarisht.
    Sipas revistës “TV 7 Dias”, e veja e futbollistit të ndjerë, që jetonte në Angli, është kthyer tashmë në Portugali dhe është vendosur në veri të vendit. Babai i Diogo Jotës, Fernando, tregoi për të njëjtën revistë se Rute dhe tre fëmijët po jetojnë në shtëpinë e motrës së saj.
    Ai shtoi se Rute ka një shërbëtore që e ndihmon për kujdesin ndaj fëmijëve: “Deri tani kishin tri ndihmëse për punët e përditshme, por të tjerat u larguan. Vetëm ajo që kujdesej për fëmijët ka mbetur”.

  • Solidaritet në fushë/ Chelsea dhuron pjesë të fitimeve për familjen e Diogo Jotës

    Solidaritet në fushë/ Chelsea dhuron pjesë të fitimeve për familjen e Diogo Jotës

    Humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, në një aksident automobilistik në Zamora, ka lënë një plagë të thellë në botën e futbollit.
    Lajmi preku jo vetëm bashkëlojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, por edhe kundërshtarët në fushë – duke sjellë në pah anën njerëzore të këtij sporti.

    Sipas “The Athletic”, Chelsea – fituesit e Kupës së Botës për Klubet 2025 në SHBA – kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të shumës së madhe të fituar në turne për familjet e Jotës dhe André Silvës.
    Klubi londinez fitoi rreth 100 milionë euro pas triumfit historik ndaj Paris Saint-Germain në finale, por përtej festimeve, skuadra dhe bordi drejtues vendosën unanimisht që një pjesë e shpërblimit për lojtarët të shkonte për të ndihmuar të afërmit e dy vëllezërve të ndjerë.
    Çdo lojtar do të kishte marrë mbi 13 milionë euro si pjesë e çmimit total, por vendimi për të ndarë këtë shumë me familjet në nevojë u mor nga vetë dhoma e zhveshjes, duke treguar solidaritetin e rrallë në botën e futbollit modern.
    Ky gjest nga Chelsea i shtohet një sërë homazhesh për ish-sulmuesin e Liverpoolit: klubi anglez ka pensionuar fanellën me numrin 20, ka nisur ndërtimin e një statuje përkujtimore dhe do të mbajë emblemën “Forever 20” gjatë gjithë sezonit 2025/26. Ajo që ka befasuar më shumë është përqafimi i këtij simboli edhe nga tifozët e klubeve rivale, në një shenjë respekti dhe nderimi për Jotën.
    Në një vit të mbushur me gara të forta dhe sfida sportive, ky veprim i Chelseat do të mbetet si një nga momentet më prekëse të sezonit – një kujtesë se futbolli nuk është vetëm rezultat dhe trofe, por edhe zemër, empati dhe bashkim në kohë dhimbjeje.

  • E turpshme në Angli! Fletëpalosjet e shpërndara falas në stadium për të kujtuar Diogo Jotën po shiten në internet me çmime të çmendura

    E turpshme në Angli! Fletëpalosjet e shpërndara falas në stadium për të kujtuar Diogo Jotën po shiten në internet me çmime të çmendura

    Tifozët e Liverpoolit janë shprehur të zemëruar dhe të tronditur pasi fletëpalosjet speciale të shpërndara falas në nderim të Diogo Jotës, gjatë miqësores me Preston North End, kanë përfunduar për shitje në internet me çmime të ekzagjeruara.

    Klubi i Preston North End organizoi një seri homazhesh të ndjera për ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe vëllain e tij Andre Silva, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Spanjë në fillim të korrikut. Një prej këtyre nismave ishte një program prej 16 faqesh i shpërndarë falas për të gjithë tifozët që ndoqën ndeshjen e së dielës në stadiumin Deepdale.
    Fatkeqësisht, disa individë e kanë përfituar situatën për përfitime personale. Në platforma si eBay, programi falas është listuar për shifra si £75 ($100) dhe £34 ($46). Një nga shitësit kishte vendosur në shitje katër kopje, prej të cilave dy ishin shitur, çka tregon se janë gjeneruar më shumë se 90 dollarë për një material që ishte menduar si homazh human.
    Tifozët e Liverpoolit kanë shpërthyer në rrjete sociale. Njëri prej tyre shkruan: “Ka disa njerëz vërtet të neveritshëm në këtë botë.” Të tjerë bënë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të shitjes së materialeve të tilla për përfitim personal.
    Pavarësisht situatës, ndeshja përfundoi me fitore 3-1 për Liverpoolin, falë golave nga Conor Bradley, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo. Ajo ishte ndeshja e parë e klubit pas humbjes tragjike të Jotës, dhe i gjithë eventi u shënua nga emocione të mëdha.
    Një performancë live e këngës legjendare “You’ll Never Walk Alone” u dha para fillimit të ndeshjes. Lojtarët e të dyja skuadrave mbanin armbanda të zeza, ndërsa në fushë u vendos një kurorë lulesh pranë tifozëve udhëtues. Tifozët e Liverpoolit e mbyllën ditën duke kënduar këngën e Jotës, duke krijuar një moment të paharrueshëm solidariteti.

    Top Channel

  • Vdekja tragjike e Diogo Jotës, ja shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e mitur të futbollistit do të përfitojnë

    Vdekja tragjike e Diogo Jotës, ja shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e mitur të futbollistit do të përfitojnë

    Vdekja tragjike e futbollistit Diogo Jota dhe vëllai të tij Andre Silva tronditi mbarë botën e portit, por jo vetëm. Sigurisht, më të prekurit janë familjarët e tyre, prindërit dhe bashkëshortja Rute me fëmijët e mitur të 28-vjeçarit.

    Pas ngjarjes, bota e futbollit vërshoi me mesazhe ngushëllimi, por dhe me gjeste të rralla e plot kuptim. I tillë ishte dhe vendimi i Liverpool, klubi ku Digo aktivizohej, për t’i dhënë bashkëshortes pagën e lojtarit deri në fund, e po ashtu duke vendosur një fond për të mbështetur arsimimin e 3 djemve të tij deri në moshën 18-vjeçare.
    Por sa është kjo shumë? Sipas “Daily Mail”, e veja e Diogo Jotës mund të trashëgojë deri në 35 milionë paund nga pasuria e tij për sigurinë financiare të saj dhe tre fëmijëve të tyre. Jota nënshkroi për herë të parë një kontratë me Wolverhampton Wanderers në vitin 2018, nga e cila fitonte 38,000 £ në javë. Dy vjet me këto paga e panë atë të fitonte 3,952,000 £ përpara se të shënonte shumën e madhe me një transferim në Anfield, ku dy vitet e para të kontratës së tij katërvjeçare me 83,000 £ në javë e panë atë të fitonte edhe 8,632,000 £ të tjera.
    Si rezultat i talentit të tij fenomenal, Liverpooli e zgjati kontratën për pesë vjet në vitin 2022 dhe ia rriti pagën në 140,000 £ në një kontratë që e pa atë të fitonte 21,840,000 £ para vdekjes së tij tragjike. Këtu përfshiheshin bonuse performance, dhe 65 golat e tij në 182 ndeshje kontribuan në pasurinë e tij. Megjithatë, ai ishte gjithashtu një sipërmarrës i Esports dhe ambasador global i markës.
    Jota pritej të merrte 14.5 milionë paund të tjera për dy vitet e mbetura të kontratës së tij, të cilën pavarësisht raportimeve në mediat portugeze që sugjeronin se Liverpooli do ta respektonte, ende nuk është konfirmuar. Kjo do të thotë që të ardhurat totale të Jotës prej rreth 34.4 milionë paundësh që nga mbërritja në Premier League mund të trashëgohen nga Rute dhe dy djemtë e tyre, Dinis, katër vjeç, Duarte, dy vjeç, dhe vajza e tyre tetëmuajshe, Mafalda./TAR

    Top Channel

  • Ronaldo zhgënjeu të gjithë, ja përse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Ronaldo zhgënjeu të gjithë, ja përse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Funerali i Diogo Jotës dhe Andre Silvës u zhvillua në Gondomar, ku morën pjesë qindra figura të njohura të futbollit.
    Mungesa që ra më shumë në sy ishte ajo e Cristiano Ronaldos, i cili ndodhet me pushime dhe nuk i ndërpreu as në ditën e ceremonisë. Kjo sjellje shkaktoi pakënaqësi te shumë tifozë në rrjetet sociale.

    Ndryshe nga ai, lojtarë si Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, pjesë e Premier Ligës dhe kombëtares portugeze, ishin të pranishëm dhe të prekur emocionalisht.
    Diogo Jota kishte luajtur në 49 ndeshje me Portugalinë, duke dhënë kontribut të rëndësishëm. Ndërkohë, Ronaldo mbetet lojtari me më shumë paraqitje dhe gola për kombëtaren.

  • Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

    Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon

    Gondomar, u kthye mbrëmjen e kaluar në një det njerëzish, ndërsa mijëra vetë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit sulmuesit të Liverpool-it, Diogo Jota, dhe vëllait të tij André, që humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik natën mes 2 dhe 3 korrikut.
    Ceremonia mortore, e zhvilluar në kishën famullitare të qytetit, u ndoq nga jashtë nga turma të mëdha, ndërsa brenda ishin vetëm familjarë dhe miq të ngushtë. Emra të njohur si Bernardo Silva, Ruben Neves dhe Jorge Mendes ishin mes të pranishmëve, ndërkohë që Liverpool dërgoi një delegacion të veçantë dhe ka njoftuar se do vijojë pagesën e kontratës së Jotës për familjen e tij.
    Gruaja e Jotës, Rute Cardoso, me të cilën ishte martuar vetëm 11 ditë më parë, qëndronte pranë arkivolit mes një dhimbjeje të heshtur, ndërsa tre fëmijët e çiftit nuk ishin të pranishëm. Në fund të ceremonisë, ipeshkvi i Portos mbajti një fjalim prekës, duke përmendur dhembjen e fëmijëve dhe familjarëve.
    Mungesa e Cristiano Ronaldos në varrim u vu re gjerësisht, pavarësisht mesazhit të tij publik në rrjetet sociale. Mediat raportojnë se ai ndodhej me pushime në jahtin e tij në Majorka, gjë që ngjalli reagime të përziera në Portugali.

  • Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon. Liverpool do të vazhdojë ta paguajë

    Funerali i Diogo Jotës, mijëra të pranishëm! Bashkëshortja përqafon arkivolin mes lotëve, Ronaldo mungon. Liverpool do të vazhdojë ta paguajë

    Mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës, sulmuesit të Liverpool-it dhe Kombëtares Portugeze, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç), natën mes 2 dhe 3 korrikut.

    Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe.
    Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion i plotë nga Liverpool, me kurora lulesh në formën e fanellave me numrat 20 (për Diogon) dhe 30 (për André).
    Sipas mediave portugeze, Liverpool do të vijojë të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së Diogo Jotës familjes së tij – rreth dy vite deri në përfundimin e marrëveshjes. Ky gjest solidariteti nuk ngushëllon dot dhimbjen e gruas së tij, Rute Cardoso, me të cilën ishte lidhur që në moshën 15-vjeçare dhe që u martuan vetëm 11 ditë para tragjedisë.
    Ajo, e veshur me të bardha dhe duke mbajtur një trëndafil të kremtë në dorë, qëndronte pranë arkivolit të bashkëshortit, e mbështetur nga familjarët mes skenash të thella emocionale.
    I pranishëm në varrim ishte edhe Ruben Neves, ish-shok skuadre i Jotës te Wolves dhe Porto, i cili udhëtoi nga SHBA me avion privat për të marrë pjesë në ceremoni, vetëm një ditë pasi kishte luajtur në Kupën e Botës për Klube me Al Hilal. Ai dhe Cancelo nuk arritën të përmbanin lotët gjatë minutës së heshtjes.
    Nga ceremonia nuk kaloi pa u vënë re mungesa e Cristiano Ronaldos. Pavarësisht mesazhit të tij ngushëllues në rrjete sociale – “Nuk ka kuptim… U prehsh në paqe, do na mungosh” – kapiteni i Kombëtares nuk mori pjesë në funeral. Sipas mediave spanjolle, Ronaldo ndodhej me pushime në Majorka, në bordin e jahtit të tij luksoz, një mungesë që u cilësua si “e pashpjegueshme” nga gazetari portugez António Ribeiro Cristóvão.
    Në fund të shërbesës, ipeshkvi i Portos iu drejtua me fjalë prekëse fëmijëve të vegjël të Jotës – Dinis, Mafalda dhe Duarte: “Ju nuk jeni këtu, por po vuani. Apo ndoshta jo, sepse nuk e kuptoni ende. Do të lutem shumë për ju. Sot, dhimbjen më të madhe e kanë nëna juaj dhe gjyshërit tuaj. Të humbësh një fëmijë është e tmerrshme. Por kur janë dy arkivole, fjalët nuk mjaftojnë më. Vetëm ndjenjat flasin”.
    Ai përmbylli me një mesazh ngushëllimi: “Edhe Jezusi përjetoi një humbje të tillë kur miku i tij Lázaro vdiq. Ai qau dhe u trishtua. Ne lutemi për një jetë të re për Diogon – jetën e përjetshme në parajsë.”

    Top Channel

  • FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon

    FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon

    Këtë të shtunë mijëra persona janë mbledhur në rrugët e Gondomarit, pranë qytetit të Portos, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Diogo Jotës. Ai humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik bashkë me vëllain e tij, André (25 vjeç).
    Dy arkivolet u transportuan nga kapela funerale në kishën famullitare të qytetit. Brenda u lejohej hyrja vetëm familjarëve dhe miqve të ngushtë, ndërsa ceremonia u transmetua drejtpërdrejt jashtë për mijëra pjesëmarrësit që kishin ardhur të bënin homazhe. Ndër të pranishmit ishte edhe menaxheri i njohur Jorge Mendes, kapiteni i Manchester City-t dhe bashkëkombësi i Jotës, Bernardo Silva, si dhe një delegacion i plotë nga Liverpool, me kurora lulesh në formën e fanellave me numrat 20 (për Diogon) dhe 30 (për André).

    Bashkëshortja e veshur me të bardha dhe duke mbajtur një trëndafil të kremtë në dorë, qëndronte pranë arkivolit të bashkëshortit, e mbështetur nga familjarët mes skenash të thella emocionale. I pranishëm në varrim ishte edhe Ruben Neves, ish-shok skuadre i Jotës te Wolves dhe Porto, i cili udhëtoi nga SHBA me avion privat për të marrë pjesë në ceremoni, vetëm një ditë pasi kishte luajtur në Kupën e Botës për Klube me Al Hilal. Ai dhe Cancelo nuk arritën të përmbanin lotët gjatë minutës së heshtjes. Nga ceremonia nuk kaloi pa u vënë re mungesa e Cristiano Ronaldos. Pavarësisht mesazhit të tij ngushëllues në rrjete sociale.

  • Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Ronaldo zhgënjen fansat, zbulohet pse mungoi në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

    Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më tepër në sy ishte e Ronaldos. Kapiteni i Portugalisë po vazhdon pushimet luksoze me familjen, të cilat nuk i ka ndërprerë as sot. Ky fakt solli edhe revoltën e shumë tifozëve në rrjetet sociale. Bernardo Silva dhe Diogo Dalot, që po ashtu luajnë në Premier Ligë dhe përfaqësuesen portugeze, ishin të pranishëm në funeral. Shumë lojtarë të tjerë po ashtu, që edhe u panë në lot.
    FOTO/ Funerali i Diogo Jotës! Bashkëshortja mes lotëve përqafon arkivolin, Ronaldo mungon