Tag: josep

  • Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez

    Aksidentoi për vdekje 81-vjeçarin, portieri i Interit nën hetim. Ja çfarë rrezikon Josep Martinez

    29 Tetor 2025

    8:38

    Alfred Lleshi

    Josep Martinez është vënë nën hetim për “vrasje rrugore” (përmes aksidentit automobilistik). Një veprim i detyrueshëm sipas procedurës përkatëse, për shkak të dinamikës së aksidentit. Mëngjesin e 28 tetorit, rreth orës 9:45, portieri spanjoll, duke udhëtuar drejt “Appiano Gentile” për stërvitje, përplasi dhe vrau Paolo Saibene, 81 vjeç.
    Sipas rindërtimit fillestar të aksidentit fatal, i moshuari kishte treguar shenja paqëndrueshmërie dhe papritur hyri në korsi, duke u goditur nga automjetet që kalonin. Martinez drejtonte një SUV BYD, automjeti dhe rruga u bllokuan për hetime. Sipas nenit 589-bis të Kodit Penal italian, nëse konstatohet shkelje e rregullave të qarkullimit, dënimi varion nga 2 deri në 7 vite burg me pezullim patente.
    Nëse faji është i lehtë, nga 6 muaj në 5 vite burg dhe gjobë. Megjithatë, gjithçka tregon për një rast aksidental. Nëse vërtetohet se i moshuari humbi kontrollin papritur, çështja mund të mbyllet pa pasoja penale, duke mbetur vetëm detyrimi për dëmshpërblim civil nga siguracioni.
    Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

     

  • Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    28 Tetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Fenegrò, në provincën e Comos. Rreth orës 09:40, një 81-vjeçar që po lëvizte me karrocë elektrike u përplas nga makina, e cila drejtohej nga portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Ky i fundit po shkonte drejt “Appiano Gentile” për stërvitje. Goditja ishte e fortë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të lojtarit, mbërritjes së ambulancës, helikopterit dhe karabinierëve, i moshuari ndërroi jetë në vend.
    Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte dalë nga korsia e biçikletave për të kaluar rrugën në momentin kur po kalonte makina e Martinez. Një nga hipotezat është se I moshuari mund të ketë pësuar ndonjë kolaps shëndetësor. Futbollisti, i palënduar, u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, megjithëse ishte në gjendje shoku. Rruga u mbyll për hetime, ndërsa Interi anuloi konferencën e sotme të trajnerit Chivu.