Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut.
Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor.
Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruan illyria.com.
Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike.
Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).
Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.
Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore.
Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.
Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional.
Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri, shkruan ky medium.
Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.
Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre.
Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë.
Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen.
Tag: jorkut
-

Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut
-

Epokë e re/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut
Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut.
Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor.
Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruan illyria.com.
Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike.
Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).
Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.
Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore.
Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.
Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional.
Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri, shkruan ky medium.
Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.
Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre.
Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen./ bw/
-

Historike/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut
Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut.
Lajmi u njoftua nga kancelarja e Arsimit në Nju Jork, Melissa Aviles– Ramos më 18 qershor.
Ky vendim përfaqëson një fitore të madhe dhe një epokë të re për familjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, shkruan illyria.com.
Nga rreth 180 gjuhë që fliten në qytetin e Nju Jorkut, deri më sot vetëm 10 gjuhë kanë qenë të përfshira në komunikimet zyrtare të shkollave publike.
Kjo do të thotë se çdo dokument, njoftim apo informacion i rëndësishëm që shkolla u dërgon prindërve, do të jetë i disponueshëm edhe në gjuhën shqipe duke lehtësuar ndjeshëm përfshirjen e prindërve shqiptarë në jetën arsimore të fëmijëve të tyre.
Prej vitesh, shumë prindër shqiptarë kanë hasur vështirësi për të ndjekur nga afër jetën shkollore të fëmijëve për shkak të barrierës gjuhësore.
Tani, me dokumentet në gjuhën amtare, ata ndihen të përfaqësuar dhe të respektuar. Ata mund të kuptojnë më lehtë çdo informacion, të reagojnë me më shumë vetësiguri dhe të marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet që ndikojnë në edukimin e fëmijëve të tyre.
Kjo ndihmon që edhe vetë nxënësit të ndihen të përfshirë dhe të përparojnë më mirë si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë emocional.
Fakti që shqipja është tashmë pjesë e dokumentacionit zyrtar të një sistemi arsimor si ai i Nju Jorkut, është një mesazh i fuqishëm që ua shton vetëbesimin e krenarinë për prejardhjen duke konfirmuar se identiteti nuk është pengesë, por pasuri, shkruan ky medium.
Modeli i dyanshëm gjuhësor u jep fëmijëve shqiptarë mundësinë që të mësojnë paralelisht në të dyja gjuhët, duke ruajtur trashëgiminë kulturore dhe duke ndërtuar njohuri akademike të thella në të dyja sistemet gjuhësore.
Me këto hapa të rëndësishme komuniteti shqiptar ka arritur më afër arsimimit gjithëpërfshirës ku fëmijët e të rinjtë mësojnë të jenë qytetarë të botës pa harruar rrënjët e tyre.
Për më tepër, ato janë një vlerësim për gjithë komunitetin shqiptar, zëri dhe forca e të cilit po bëhen gjithnjë e me të dukshme në një prej qyteteve më të mëdha në botë. Janë pikërisht këto arritje të që dëshmojnë se gjuha shqipe dhe ruajtja e identitetit nuk janë nostalgji por strategji për të ardhmen
Me vendimin e fundit, shtohen tri gjuhë të tjera, një prej të cilave është shqipja, duke e ngritur numrin total në 13 (përfshi këtu edhe anglishten).
gijotina.com/ -

Tragjedi në New Jork, anija me vela e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur dhe disa të plagosur
Të paktën dy persona u vranë dhe më shumë se një duzinë të tjerë u plagosën kur një anije stërvitore e Marinës Meksikane, që transportonte 277 pasagjerë, u përplas me pjesën e poshtme të Urës së Bruklinit në Nju Jork, të shtunën në mbrëmje, sipas autoriteteve.
“Në këtë moment, nga 277 personat në bord, 19 kanë pësuar lëndime, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa 2 të tjerë fatkeqësisht kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve,” shkroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, në platformën X.
Dy viktimat raportohet se kanë rënë nga një prej direkëve të anijes, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN. Ata u shpallën të vdekur pasi u dërguan në një spital aty pranë. Sipas të njëjtit zyrtar, anija është zhvendosur më pas në Skelën 36 të Nju Jorkut.
Sipas shefit të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Wilson Aramboles, anija duket se humbi fuqinë rreth orës 20:20, teksa kapiteni po përpiqej ta manovronte, çka bëri që ajo të drejtohej drejt një prej shtyllave të urës dhe direku të godiste pjesën e poshtme të saj.
Zyrtarët paralajmëruan se informacionet janë paraprake dhe mund të ndryshojnë. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po kryen një hetim mbi ngjarjen.
Pamjet filmike tregojnë momentin kur direku i anijes Cuauhtémoc godet pjesën e poshtme të urës dhe thyhet, me pjesë që bien mbi kuvertën e anijes. Nuk ka dëmtime të dukshme në strukturën e urës, e cila u rihap për trafik në mbrëmje, pasi ishte mbyllur për një kohë të shkurtër.
Sipas Aramboles, disa marinarë që ndodheshin në direk gjatë përplasjes janë lënduar.Në një postim në spanjisht në X, Marina Meksikane deklaroi se 22 persona janë plagosur, ndërsa 19 prej tyre kanë marrë kujdes mjekësor në spitalet lokale.
“Statusi i personelit dhe pajisjeve është nën shqyrtim nga autoritetet detare dhe lokale, të cilat po ofrojnë mbështetje,” thuhet në deklaratën e Marinës Meksikane.
Zhytës të Departamentit të Zjarrfikësve të Nju Jorkut janë përgatitur për t’u zhytur në lumin East pas përplasjes.
Sipas kapitenit Juan Caballero, zëdhënës i Marinës Meksikane, anija ndodhej në një udhëtim stërvitor që zhvillohet çdo vit.
Të gjitha korsitë e Urës së Bruklinit u mbyllën përkohësisht në të dy drejtimet pas incidentit, por u rihapën rreth orës 22:30, sipas zyrtarëve të emergjencës në Nju Jork.
“Ndonëse inspektimet do të vazhdojnë, nuk ka shenja të dëmtimit strukturor në Urën e Bruklinit në këtë fazë,” deklaroi Fabien Levy, zëdhënës i kryebashkiakut Adams.
Policia e Nju Jorkut u kërkoi qytetarëve të shmangin zonën e Urës së Bruklinit, Portit Detar South Street në Manhattan dhe zonën Dumbo në Brooklyn, për shkak të trafikut të rënduar dhe pranisë së shumtë të mjeteve të emergjencës.
Kjo është një histori në zhvillim dhe do të përditësohet.
Mark Morales dhe Hanna Park nga CNN kontribuan në këtë raport.Top Channel
-

Kardinali i Nju Jorkut: Papa i ri do të përpiqet të ‘ndërtojë ura’ me presidentin Trump
Papa i ri, Leoni XIV, do të kërkojë të ndërtojë ura me të gjithë udhëheqësit botërorë, përfshirë Donald Trump, tha kardinali i Nju Jorkut.
“A do të dëshirojë ai të ndërtojë ura me Donald Trump? Mendoj se po, por ai do të dëshirojë të ndërtojë ura me udhëheqësin e çdo kombi”, tha Timothy Dolan.
Papa Leoni është papa i parë amerikan dhe pas zgjedhjes së tij, Trump postoi në platformën e tij Truth Social ku shkroi se është një “Nder i madh” për SHBA-në që të ketë një burrë të lindur në Çikago si kreun e Kishës Katolike.
Kritika ndaj administratës Trump
Në të kaluarën, një llogari në mediat sociale që mbante emrin e Papa Leonit përpara se ai të bëhej papë, ndau postime që ishin kritike ndaj administratës Trump.
Ai ndau një artikull opinioni në shkurt, i cili kritikonte zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance për bindjet e tij rreth disa aspekteve të mësimdhënies së krishterë.
Papa i ri ka të ngjarë të sfidojë presidentin e SHBA-së
Një teologe britanike mendon që 69-vjeçari do të shmangë përballjen, ndërsa do të sfidojë edhe administratën amerikane.
“Mendoj se ai mund të ketë këtë mënyrë të të qenit një prani mjaft çarmatosëse. Ai është i butë, është i menduar. Ai ka pothuajse të gjitha karakteristikat e kundërta me Trumpin”, tha profesoresha Anna Rowlands.
E pyetur se si mund t’i qasej një takimi me Trumpin, Rowlands tha: “Nuk ka gjasa të jetë konfrontues, mendoj, për shkak të natyrës së tij, megjithatë mendoj se përmbajtja e asaj që ai thotë do të jetë mjaft sfiduese.
Top Channel
-

Nju Jorku zgjedh ideologjinë majtiste para nxënësve
Kritikët thonë se zyrtarët e shkollave publike të Nju Jorkut vënë në plan të parë diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI), duke i vendosur madje edhe përpara arsimit akademik të mirëfilltë. Duke sfiduar urdhrin e administratës Trump për të ndalur DEI-n ose për të humbur 2 miliardë dollarë nga fondet federale, ata duken sikur duan të vërtetojnë pikërisht akuzat e kritikëve.
Në një deklaratë javën e kaluar, zyrtarët e shkollave publike në Nju Jork refuzuan të përmbushnin kërkesën dhe të konfirmonin se DEI është mbyllur. Daniel Morton-Bentley, këshilltar dhe zëvendës komisioner në Departamentin e Arsimit të shtetit, argumentoi se administrata Trump nuk ka bazë ligjore për të ndërprerë financimin federal pa një proces administrativ.
“E kuptojmë që administrata aktuale kërkon të censurojë gjithçka që ajo e konsideron si ‘diversitet, barazi dhe përfshirje’,” tha Morton-Bentley në një letër drejtuar Departamentit të Arsimit. “Por nuk ka ligje federale apo shtetërore që ndalojnë parimet e DEI-t.”
Deklarata ishte një përgjigje ndaj një urdhri të datës 14 shkurt nga Departamenti i Arsimit, që u kërkonte shkollave K-12 në të gjithë vendin të konfirmonin përputhshmërinë me Titullin VI të Aktit për të Drejtat Civile, i cili ndalon diskriminimin bazuar në racë, ngjyrë ose origjinë kombëtare. Sfida e Nju Jorkut e vë sistemin shkollor të qytetit në rrezik të humbjes së fondeve federale, që përbëjnë afërsisht 5% të buxhetit të arsimit.
Pretendimi i shtetit se parimet e DEI-t janë në përputhje me Aktin për të Drejtat Civile është i dyshimtë.
Programi pilot “Diversitet në pranime” i qytetit të Nju Jorkut është një shembull klasik i shkeljes së Titullit VI, pasi përqendrimi në rritjen e regjistrimit të nxënësve afro-amerikanë dhe latinë shkon në dëm të grupeve të tjera racore. Vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2023 për çështjen “Nxënësit për pranime të drejta kundër Harvardit” vendosi se përdorimi i racës në pranime shkelte klauzolën e mbrojtjes së barabartë të Amendamentit të 14-të dhe, për rrjedhojë, edhe Titullin VI. Kjo krijoi një precedent që pranimi bazuar në racë është diskriminues. Programi DIA dhe përpjekje të ngjashme të zakonshme në nismat DEI duhet të ndalen në mënyrë që Nju Jorku të jetë në përputhje me ligjin.
Programet DEI, siç mund të vërtetojë shumica, pesë vjet pas “ndërgjegjësimit racor” të vitit 2020, shkelin detyrimin e Titullit VI për mosdiskriminim në mënyra të ndryshme dhe minojnë parimet thelbësore të Aktit për të Drejtat Civile. Materiali promovon stereotipizimin, dhe kërkimet sugjerojnë se ai përkeqëson tensionet racore. Njerëzit të paraprogramuar me narrativat DEI, veçanërisht ato që lidhen me “shtypjen sistemike”, janë më të prirur të bëjnë akuza të pabaza për diskriminim. Në vend që të promovojnë pajtim dhe harmoni racore, iniciativat DEI gjenerojnë dhe amplifikojnë përçarje, pa të cilat industria e DEI-t nuk do të ekzistonte. Praktikuesit e DEI-t janë bërë të korruptuar, me interesa të lidhura që veprojnë kundër vendit dhe fëmijëve të tyre.
Të mësosh mendjet e reja të shohin çdo situatë përmes një lente racore, dhe më keq akoma, të kategorizojnë njerëzit si “shtypës” apo “të shtypur”, mbjell pakënaqësi dhe paranojë. Kjo me shumë gjasë shkel Titullin VI duke krijuar atmosfera të ngarkuara me tension racor që dëmtojnë nxënësit. Pesë vjet ishin kohë e mjaftueshme për të parë nëse programe të tilla mund të rishpiknin dhe përmirësonin marrëdhëniet shoqërore në frymën e Aktit për të Drejtat Civile. Tani mund të thuhet me siguri se ato bëjnë të kundërtën.
Nëse sistemi shkollor i Nju Jorkut vazhdon të kundërshtojë urdhrin ligjor të administratës Trump, do të ndëshkojë nxënësit për të cilët pretendon se kujdeset më shumë. 5% e buxhetit të arsimit në qytetin e Nju Jorkut që mund të humbet, mbështet nxënësit më të brishtë, veçanërisht përmes fondeve të Titullit I që ndihmojnë shkollat me përqindjen më të lartë të nxënësve me të ardhura të ulëta. Këto fonde paguajnë për ndihmës arsimtarë, shërbime për shëndetin mendor, përmirësime teknologjike, programe pas shkollës dhe aktivitete zbavitëse si vallëzim, art dhe muzikë. E gjithë kjo rrezikon të flijohet në altarin e aktivizmit ideologjik.
Ulja e financimeve ka gjasa të bëjë që më shumë familje të braktisin shkollat publike, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, që ka parë një rënie prej 11% të regjistrimeve krahasuar me periudhën para COVID-19. Ky është lajm i keq për nxënësit që mbeten në shkolla të dështuara, pasi buxhetet e shkollave bazohen në financimin për çdo nxënës. Kjo do të thotë më pak mësues të rinj, klasa më të mëdha dhe shërbime të reduktuara që normalisht mbulohen nga fondet federale.
Asnjëra prej këtyre nuk ka rëndësi për aktivistët radikalë që janë në krye të shkollave në Nju Jork. Për ta, ideologjia është më e rëndësishme se arsimi. / Washington Examiner – Syri.net
-

Harvey Weinstein kërkon transferimin urgjent nga burgu në spital
Harvey Weinstein po kërkon urgjentisht transferimin e tij nga Rikers Island në spitalin Bellevue, duke përmendur neglizhencën e rëndë mjekësore që ai pretendon se rrezikon jetën e tij. Ekipi ligjor i producentit të burgosur të Hollivudit ka paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatë, duke kërkuar transferimin e tij në Qendrën Mjekësore Bellevue përpara gjyqit të tij të ri për sulm seksual në Nju Jork.
Sipas dokumenteve të marra nga TMZ, avokatët e tij po pretendojnë “keqmenaxhim të madh” të përkeqësimit të shëndetit të tij nga stafi mjekësor i Rikers, i cili dyshohet se nuk i ofroi kujdesin që i nevojitej dhe bëri të paktën një diagnozë të gabuar.
Harvey Weinstein deklaron se shëndeti i tij tani është në një gjendje jashtëzakonisht të paqëndrueshme, me shtrime të përsëritura në spitalin Bellevue dhe madje edhe në njësinë e kujdesit intensiv. Ndër sëmundjet që ai po trajtohet janë kanceri, diabeti, sëmundja e gjerë e arterieve koronare, dhimbje gjoksi nga fluksi i reduktuar i gjakut në zemër, apnea e gjumit, problemet e tiroides, obeziteti, dhimbjet kronike të shpinës dhe këmbëve, anemia, hipertensioni etj.
Avokati i tij, Imran Ansari, paralajmëron në një deklaratë se vazhdimi i këtij “keqtrajtimi” mund të ketë pasoja fatale. Ai i përshkruan kushtet në Rikers si “makth”, duke vënë në dukje se ish-producenti jeton në qeli “të ngrira”, pa rroba të pastra. Ai pretendon se për shkak të këtyre kushteve, ai u infektua me Covid-19 dhe zhvilloi pneumoni të dyfishtë, e cila së fundi çoi në një operacion për heqjen e lëngjeve nga zemra dhe mushkëritë e tij.
Avokati i tij thotë se ai ka informuar në mënyrë të përsëritur autoritetet e Nju Jorkut për shqetësimet e tij, pa marrë përgjigje, gjë që e bëri atë të paraqiste kërkesën e urgjencës. Ai thekson se Harvey Weinstein duhet të qëndrojë në Bellevue gjatë gjithë gjyqit për të siguruar stabilizimin e shëndetit të tij dhe për të shmangur ngarkesat e mëtejshme, madje edhe vdekjen e parakohshme.
Pavarësisht nga fakti se si Harvey Weinstein ashtu edhe Imran Ansari i besojnë kujdesit të ofruar nga Bellevue, kjo nuk i pengon ata të ndërmarrin veprime ligjore kundër tij. Ish-producenti kërkon dëmshpërblim prej 5 milione dollarë nga spitali, si dhe nga qyteti i Nju Jorkut dhe agjencitë e tij kompetente, duke pretenduar se ai pësoi vuajtje fizike dhe psikologjike nga trajtimi “i tmerrshëm” që mori, duke përfshirë edhe kthimin e tij të hershëm në burg, para se të ishte shëruar plotësisht.
TMZ ka kontaktuar Departamentin e Korrigjimeve të Qytetit të Nju Jorkut dhe Autoritetin Shëndetësor dhe Spitalor të qytetit të Nju Jorkut. Një zëdhënës tha: “Siguria dhe shëndeti i çdo të burgosuri në burgjet tona do të jetë gjithmonë një përparësi kryesore”.Top Channel
-

Aksidenti ajror në Nju Jork, Agjencia Federale e Aviacionit mbyll menjëherë kompaninë operatore dhe nis rishikimin e licencës
Kompania që operoi helikopterin që u rrëzua në lumin Hudson në Nju Jork të enjten duke vrarë të gjashtë personat në bord është mbyllur me efekt të menjëhershëm, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) të dielën vonë.
New York Helicopter Tours po “mbyll menjëherë operacionet e tyre”, tha FAA në një deklaratë në X. Agjencia shtoi se do të nisë një rishikim të licencës së kompanisë dhe të dhënave të sigurisë.
Operatori turistik ishte tashmë subjekt i një hetimi nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, i cili tha se helikopteri Bell 206L-4 LongRanger IV nuk ishte i pajisur me asnjë pajisje regjistrimi të të dhënave të fluturimit.
Ishte në fluturimin e tij të tetë të turneut të ditës kur u rrëzua në lumë pranë Hoboken, New Jersey, pasi u nis nga Manhattan për një turne ajror në qytetin e Nju Jorkut.
Të vrarët në përplasje ishin piloti dhe pasagjerët e tij, një familje prej pesë anëtarësh e ardhur nga Spanja.
Anëtarët e familjes përfshinin ekzekutivin e Siemens, Agustín Escobar, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Mercè Camprubí Montal, e cila po festonte ditëlindjen e saj të 40-të në kohën e rrëzimit të helikopterit. Çiftit iu bashkuan tre fëmijët e tyre: Víctor, 4; Mercedes, 8; dhe Agustín, 10.
Piloti, 36-vjeçari Seankese Johnson, ishte një veteran i marinës amerikane i cili u kualifikua si pilot komercial në vitin 2023 me më shumë se 800 orë kohë fluturimi.
Lajmet për mbylljen e kompanisë erdhën pasi Senatori Chuck Schumer i Nju Jorkut i kërkoi FAA të anulonte certifikatën e funksionimit të New York Helicopter Tours. Senatori gjithashtu u bëri thirrje operatorëve të kompanisë që “të ndërpresin fluturimet e tyre derisa të përfundojë hetimi”.
“Ka një gjë të sigurt për kompanitë e turneut të helikopterëve të Nju Jorkut: ato kanë një histori vdekjeprurëse”, tha Schumer në një konferencë shtypi të dielën.
“Njëmbëdhjetë njerëz të vrarë në vitet e fundit, dhe zakonisht janë kompanitë, jo pilotët, që manipulojnë hapur rregullat e FAA-së, duke i prerë qoshet dhe mund të jenë duke vënë fitime mbi njerëzit”, shtoi ai.
Përplasja ka tërhequr vëmendjen për sigurinë e fluturimeve me helikopterë civilë rreth Manhattan. Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams ka hedhur poshtë diskutimet për një ndalim të plotë të turneve me helikopterë në qytet.
“Kjo është pjesë e tërheqjes së bizneseve që janë në qytet, njerëzve që vijnë në qytet, e shohin qytetin nga ajri”, tha Adams për NBC pas përplasjes.
“Ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që është e sigurt, të sigurohemi që është bërë siç duhet”, shtoi ai.
Por në anën tjetër të lumit Hudson, në Nju Xhersi, kundërshtimi ndaj turizmit ajror po rritet, duke përfshirë edhe nga kryetari i bashkisë së Jersey City, i cili ndodhet pikërisht përtej lumit Hudson nga New York City.
“Unë mendoj se çdo person i arsyeshëm do të arrinte në përfundimin se sasia e trafikut ajror mbi New York City dhe New Jersey, veçanërisht Jersey City është problematike. Është vetëm çështje kohe para se dikush tjetër të lëndohet”, tha ai.
Këshilli i Helikopterëve të Rajonit Lindor, një grup i industrisë së turizmit ajror, i tha AP se turnetë turistike të qytetit të Nju Jorkut “tashmë funksionojnë sipas rregulloreve më të rrepta”.Top Channel
-

Rrëzimi i helikopterit në New York: Gjashtë persona humbën jetën , shtatë të tjerë në kërkim
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në lumin Hudson, pranë Jersey City, të enjten pasdite, konfirmuan zyrtarët amerikanë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) raportoi se helikopteri i tipit Bell 206 u rrëzua dhe u zhyt në ujërat e lumit. Ndërsa numri i saktë i personave në bord nuk është konfirmuar zyrtarisht nga FAA, burime të Associated Press thanë se gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e aksidentit.
Sipas FAA, hetimin për rrëzimin do ta udhëheqë Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB), i cili do të ofrojë përditësime të mëtejshme mbi ngjarjen tragjike.
Ndërkohë, shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje. Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut (FDNY) ka futur zhytësit në ujë, ndërsa Njësia e Portit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) dhe forca të tjera policore po asistojnë në operacionet e kërkimit.
Roja Bregdetare e SHBA ka ngritur një zonë sigurie rreth vendit të përplasjes dhe ka aktivizuar tre njësi nga stacionet Kings Point, New York dhe Sandy Hook. Edhe Marina 1 e Zjarrfikësve të Hobokenit ndodhet në vendngjarje.
Në operacionin e shpëtimit dhe hetimeve po ndihmojnë gjithashtu autoritetet e Jersey City, Hoboken, dhe Policia e Shtetit të Nju Xhersit.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, e cilësoi përplasjen si një ngjarje “zemërthyese dhe tragjike”. Në një postim në X, ai bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën pranë Pier 40 në Manhattan për t’i hapur rrugë ekipeve të emergjencës.
Hetimet për shkaqet e rrëzimit vazhdojnë.
-

Gjykata rrëzon akuzat kundër Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams
Një gjykatës federal ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion kundër kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, duke vendosur që çështja nuk mund të ngrihet sërish. Gjyqtari Dale Ho, deklaroi se nuk mund të vijonte ndjekjen penale. Vendimi për të mbyllur çështjen pa mundësi rihapjeje çoi në dorëheqjen masive të disa zyrtarëve të DOJ, përfshirë prokuroren e përkohshme të Distriktit Jugor të Nju Jorkut dhe disa prokurorë kryesorë të çështjeve të korrupsionit publik.
Adams, i cili përballet me rizgjedhjen këtë vit, ishte akuzuar për ryshfet, mashtrim dhe konspiracion. Prokurorët pretendonin se ai kishte marrë përfitime luksoze nga një zyrtar turk në këmbim të ndikimit të tij për të lejuar hapjen e një ndërtese konsullore turke në Nju Jork. Kryebashkiaku e kishte mohuar çdo akuzë.
Vendimi i gjykatës u mirëprit nga avokati i Adams, Alex Spiro, i cili deklaroi se çështja nuk duhej të ishte ngritur fare. Ndërkohë, përfaqësues të DOJ mbrojtën tërheqjen e akuzave, duke e quajtur çështjen një humbje kohe dhe një shembull të përdorimit politik të drejtësisë.
Me këtë vendim, Adams është i lirë nga akuzat.