Tag: jorida

  • “Me kënetën s’ka debat”, Ndreca sulmon Tabakun, demokratja ia thotë në sy: Nuk ulem me të korruptuar

    “Me kënetën s’ka debat”, Ndreca sulmon Tabakun, demokratja ia thotë në sy: Nuk ulem me të korruptuar

    Demokratja Jorida Tabaku dhe ligjvënësi socialist Plarent Ndreca janë përfshirë në një debat televiziv mbrëmjen e sotme.

    Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në listën e hapu u pyet nëse i dukej korrekte që nuk ka përballje televizive në kohë fushate elektorale.
    Përgjigjja e tij ishte e tillë: “Me kënetën s’ka debat”.
    “Pavarësisht se kam konsideratë për zonjën Jorida Tabaku, e cila konkurron dhe ajo në listë të hapur, nuk mund të bësh debate me “kënetën”. Është çështje kategorish. Nuk mund të luajë në një fushë Luftëtari me Real Madridin, kështu që… Janë diferenca shumë të mëdha dhe u duhet shumë kohë atyre (opozitës) që të afrohen dhe më pas mund të jemi në një tavolinë”, shtoi Ndreca.
    I menjëhershëm reagimi i Jorida Tabakut, e cila deklaroi: “Ka të drejtë, jemi shumë larg. Unë nuk mund të ulem dot në një tryezë me persona të cilët janë të përfshirë në korrupsion të drejtpërdrejtë. Mua më vjen keq për gjuhën që përdorin, në mungesë të përballjes politike. Nëse oferta politike është tallavaja dhe kërcimi, nuk ka çfarë debati të kesh. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitin 2017 dhe 2021. Mesa mbaj mend unë, nuk ka pasur përballje politike”, tha Tabaku

  • Jorida Tabaku: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë

    Jorida Tabaku: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë

    Përmes një fotogalerie, Jorida Tabaku, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, ka përcjellë atmosferën e ngrohtë dhe dialoguese të takimeve me gratë, ku ajo ka vënë theksin se: Gratë janë shtylla e një shoqërie të qëndrueshme dhe fuqizimi i tyre është çelësi për një shoqëri më të drejtë.Ndryshimi në 11 Maj nis me gratë.

  • Zgjedhjet parlamentare/ Jorida Tabaku: Qeverisja socialiste ka sjellë vetëm taksa të larta për qytetarët dhe varfëri

    Zgjedhjet parlamentare/ Jorida Tabaku: Qeverisja socialiste ka sjellë vetëm taksa të larta për qytetarët dhe varfëri

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një ecje në zonën e Liqenit të Thatë, ku u takua me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla. Në qendër të bisedave ishte situata ekonomike e vështirë që po përjetojnë shqiptarët dhe sipërmarrjet.
    Gjatë takimeve, Tabaku dëgjoi shqetësimet e qytetarëve për rënien e konsumit dhe përballjen me çmime gjithnjë e më të larta. Bizneset nga ana tjetër ngritën alarmin për taksat e rritura dhe kostot e papërballueshme.
    Në një nga bizneset e zonës, Tabaku solli në vëmendje një shembull konkret:
    “Ti çohesh në mëngjes, sjell produktet nga Kashari dhe paguan naftën më shtrenjtë, nafta 50% i ka taksa. Këtu vijnë produktet 50% më shtrenjtë. Gjithçka më shtrenjtë, konsumi bie dhe taksat rriten.”
    Ajo theksoi se problemi qëndron te modeli ekonomik i ndjekur nga mazhoranca socialiste, i cili sipas saj ka çuar drejt një krize të thellë ekonomike dhe një trysnie të papërballueshme për familjet shqiptare.
    “Pas 12 vitesh qeverisje socialiste, shqiptarët nuk kanë parë asgjë tjetër përveç varfërisë, krizës ekonomike dhe barrës së rëndë fiskale. Ky është realiteti që jeton çdo familje dhe çdo biznes,” u shpreh Tabaku.

  • Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

    Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti.
    Sipas saj, nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!
    Në një video-mesazh, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë, shkruan A2.
    Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.
    “Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.
    Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.

  • Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

    Jorida Tabaku: PD do të vendosë taksën e sheshtë 10 %

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti. Nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa!
    Në një mesazh të drejtpërdrejtë, Tabaku prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë.

    Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.
    “Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.
    Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike

  • Jorida Tabaku nga Pazari i Ri te Sauku

    Jorida Tabaku nga Pazari i Ri te Sauku

    Jorida Tabaku vazhdon takimet. Ajo sot ishte te Pazari i RI: “Nga Sauku te Pazari i Ri – dy zona aq larg gjeografikisht, por me të njëjtën kërkesë të qartë: përfaqësim të ndershëm dhe zgjidhje konkrete.
    Njerëzit nuk kërkojnë favore, por mundësi të barabarta dhe kushte të drejta për të ndërtuar jetën e tyre.

    Është koha që politika t’i shërbejë qytetarëve!”.

     

  • Rebelim në PD, Jorida Tabaku “ndez fitilin” kundër Sali Berishës, gara për zgjedhjet e 11 majit kthehet në luftë për…

    Rebelim në PD, Jorida Tabaku “ndez fitilin” kundër Sali Berishës, gara për zgjedhjet e 11 majit kthehet në luftë për…

    Partia Demokratike duket se po përjeton një përplasje të fortë të brendshme, teksa Jorida Tabaku ka ndezur fitilin e rebelimit kundër Sali Berishës. Në një takim elektoral, ajo e bëri të qartë se nuk është pjesë e “llumit” politik dhe se kandidon për një investim personal politik, duke marrë distancë të hapur nga Berisha dhe grupi i tij. Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, kur PD-ja është e ndarë mes fraksioneve të vjetra dhe figurave të reja që kërkojnë një identitet të pavarur. Tabaku, një ndër deputetet më të votuara në primare, është vendosur në listën e hapur, ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij e lanë jashtë listës së mbyllur, duke e përjashtuar nga ekipi i tyre i ngushtë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Megjithatë, Tabaku nuk është tërhequr. Ajo e sheh këtë sfidë si një provë për forcën e saj politike dhe një mundësi për të treguar që demokracia nuk mund të funksionojë me vendime të marra në prapaskenë. Duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga demokratët, ajo është e vendosur të fitojë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, duke sfiduar hapur dominimin e Berishës mbi Partinë Demokratike. Përballë një gare që tashmë është kthyer në një luftë për mbijetesë politike, Tabaku po pozicionohet si një zë ndryshe brenda së djathtës, duke lënë të kuptohet se PD-ja ka nevojë për një epokë të re, larg hijes të së shkuarës. Sidoqoftë më 11 maj, beteja nuk është më vetëm për një mandat, por është për fytyrën e re të opozitës shqiptare.
    Detajet
    Konkretisht në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson. Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit. Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh. Tabaku i tha qytetares se: “nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.”.
    Biseda:
    Jorida Tabaku: Unë kësaj radhe votohem në listë të hapur dhe dua të fitoj vetë.
    Shitësja: E dimë, më ka ardhur keq.
    Jorida Tabaku: E kam marrë me shumë vrullë.
    Shitësja: Do bashkohesh me llumin pasi të fitosh.
    Jorida Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam bashkuar me llumin dhe kam qenë zë ndryshe aty brenda, garoj për investim personal politik.
    Ndërkohë kujtojmë se deputetja Jorida Tabaku një ndër emrat më të votuar në Primaret të zhvilluara në Partinë Demokratike u vendos në listat e hapura për të garuar në zgjedhjet e 11 majit, raporton “VoxNews”.
    Berisha e la jashtë listës së mbyllur, Tabaku: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë
    Ndërkohë nga ana tjetër, deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur edhe për kandidimin në listë të hapur. Ajo deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur. “Se çfarë mendon Berisha nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam pasur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale. Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën.
    Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç. Kështu u mendua lista. Pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë. Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike. Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejf mbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. U është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë. Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me radhë. Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për t’u indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me radhë. Pyetja, a duhet t’i përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua. Është e padrejtë, por është diskutim i mbyllur”, deklaroi Tabaku e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në “MCN TV”.

  • Jorida Tabaku takim me gratë në një fasoneri: Ulje e taksave dhe mbështetja nga PD për punonjësit dhe bizneset

    Jorida Tabaku takim me gratë në një fasoneri: Ulje e taksave dhe mbështetja nga PD për punonjësit dhe bizneset

    Kandidatja për deputete nga PD, Jorida Tabaku, vizitoi këtë të shtunë një fasoneri. Ajo bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj.
    Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit. Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e siguri.

    ”Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se ”forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”.

  • Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

    Jorida Tabaku vizitë në fasoneri: Angazhim për uljen e taksave dhe mbështetje e PD për punonjësit dhe bizneset

    Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sot një fasoneri, ku bisedoi nga afër me punonjësit dhe drejtuesit e saj. Gjatë takimit, ajo shprehu vlerësim të veçantë për punëtorët dhe premtoi mbështetje konkrete në drejtim të lehtësimit fiskal dhe zhvillimit të biznesit.

    Tabaku theksoi se prioritet i saj do të jetë ulja e ndjeshme e taksave për bizneset, nga 50% në 10%, si dhe ulja e sigurimeve shoqërore, me qëllim rritjen e të ardhurave reale për punonjësit.

    “Nëse ulet taksa për biznesin nga 50% në 10%, nëse ulen sigurimet shoqërore, kjo do të thotë më shumë lekë në xhepat tuaj”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se “forca e ekonomisë gjendet pikërisht tek bizneset dhe tek njerëzit e punës si ju”.

    Në bisedë me punonjëset gra, Tabaku kërkoi mbështetje përmes votës preferenciale në listën e hapur, duke e konsideruar këtë si një votë të drejtpërdrejtë besimi dhe mbështetjeje për të përfaqësuar gratë dhe punëtorët në parlament.

    Në fund, Tabaku vizitoi edhe ambientet e punës duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve në një sektor që është prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike dhe rënia e euros.