Tag: jorida

  • Jorida Tabaku: Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore

    Jorida Tabaku: Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore

    Jorida Tabaku, kandidate e PD-së në listën e hapur vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale. Këtë të hënë është ndalur tek fshatrat në Tiranë, ku thotë se i ka bekuar Zoti, por që politikat e gabuara i kanë lënë pas dore. ”Fshati meriton zhvillim, jo braktisje! Voto për të ardhmen! Voto 1! Voto Jorida Tabaku”,-shkruan në një postim në Facebook.
    Postimi i plotë

    Fshatrat e Tiranës i ka bekuar Zoti, por politikat e gabuara i kanë lënë pas dore. Takova banorët e fshatrave të mrekullueshme dhe diskutuam për zgjidhjet që sjell programi ynë:
    -Fond real për kompensimin e pronave;-Mbështetje për fermerët si investitorët tanë strategjikë;-Subvencione për çdo njësi prodhimi dhe për çdo kokë bagëti 🐑 ; ulje e kostove të prodhimit.
    Fshati meriton zhvillim, jo braktisje! Voto për të ardhmen! Voto 1! Voto Jorida Tabaku!

  • Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.
    Gjatë vizitës, Tabaku tha se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

    “Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku.

  • Jorida Tabaku: “Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh, po siguri, rritje, një shtet që punon për të, jo kundër tij!”

    Jorida Tabaku: “Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh, po siguri, rritje, një shtet që punon për të, jo kundër tij!”

    Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka ndarë një mesazh të qartë në rrjetet sociale, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomik që i jep frymë biznesit dhe familjeve shqiptare.
    “Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh. Ka nevojë për siguri, për rritje, për një shtet që punon për të, jo kundër tij!”, u shpreh Tabaku, duke theksuar rëndësinë e një ekonomie të ndërtuar mbi baza të qëndrueshme dhe të ndershme.

    Ajo rikujtoi se Taksa e Sheshtë dhe një Kod Fiskal i qartë dhe i drejtë janë rruga për një ekonomi të fortë dhe për një familje shqiptare më të sigurt financiarisht. Në kundërshtim me modelin aktual ekonomik, që sipas saj ka favorizuar një pakicë të vogël për 12 vite me radhë, Tabaku tha se Partia Demokratike po lufton për një ekonomi ku çdo shqiptar të ketë mundësi të barabarta.
    “Më 11 maj është dita e ndryshimit! Voto Partinë Demokratike! Voto Jorida Tabaku!”, përfundoi ajo mesazhin e saj.

    Postimi i plotë:
    Biznesi nuk ka nevojë për premtime bosh. Ka nevojë për siguri, për rritje, për një shtet që punon për të, jo kundër tij!Taksa e sheshtë dhe Kodi Fiskal janë rruga drejt një ekonomie të fortë dhe një familjeje shqiptare më të sigurt financiarisht.Për 12 vite, socialistët ndërtuan një ekonomi për pakicën.Ne po luftojmë për një ekonomi për çdo shqiptar!Më 11 maj është dita e ndryshimit! 🤝🏻Voto Partinë Demokratike! 🔵Voto Jorida Tabaku! ☑️

  • Jorida Tabaku në “Woman Global Summit”: Gratë janë forca që nuk dorëzohet kurrë

    Jorida Tabaku në “Woman Global Summit”: Gratë janë forca që nuk dorëzohet kurrë

    Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, ishte e pranishme në “Woman Global Summit”, ku ndau mesazhe të forta dhe të ndjera mbi rolin e grave në politikë dhe në shoqëri.
    Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se gjatë gjithë karrierës së saj është përpjekur të mbështesë gratë dhe vajzat, jo vetëm duke krijuar hapësira për pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje, por edhe duke dhënë një model ndryshe në politikë.“Nuk ke nevojë të jesh burrë për të qenë e fortë. Mjafton të jesh grua dhe të lësh shenjë,” u shpreh ajo, duke nënvizuar sfidat me të cilat përballen gratë çdo ditë, si në profesion ashtu edhe në jetën familjare.
    Duke folur për përfaqësimin politik të grave, Tabaku theksoi se, edhe pse personalisht beson në forcën individuale të grave, mbështet idenë që kuotat janë një mjet i domosdoshëm për të hapur rrugën për më shumë përfshirje femërore.Ajo ndau një moment personal nga viti 2009, kur një tjetër grua e mbështeti për të hyrë në politikë, duke i kërkuar që të bënte diferencën.

    Tabaku tha se gjatë këtyre viteve ka zgjedhur të jetë një zë i qetë, por i sigurt në politikë, veçanërisht për çështjet ekonomike, pasi beson se gratë i njohin më mirë se kushdo sfidat reale të jetës së përditshme.“Kam dashur të jem zëri i grave, jo zhurma e politikës,” theksoi ajo.
    Duke ndarë përvojat me shumë gra të zakonshme që ka takuar gjatë fushatës, Tabaku solli në vëmendje historitë e nënave të fëmijëve me autizëm dhe të grave që punojnë fort çdo ditë për të përballuar jetën.“Ne duhet të jemi krahu i këtyre grave që luftojnë çdo ditë për dinjitetin e tyre. Kemi një obligim ndaj tyre,” u shpreh ajo.
    Në një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjitha gratë dhe vajzat, Jorida Tabaku garantoi se dera do të jetë gjithmonë e hapur për to në Kuvendin e Shqipërisë.“Unë jam dhe do të jem zëri i tyre në Kuvend dhe më shumë se kaq. Politika për mua nuk është pushtet për vete, por mision për t’i shërbyer çdo gruaje, çdo nëne dhe çdo vajze që kërkon një jetë më të mirë,” deklaroi Tabaku.
    Në mbyllje, ajo solli një mesazh frymëzues: “Realiteti mund të duket si një mal i pakalueshëm, por forca e grave është ajo që çan rrugën përpara. Gratë nuk dorëzohen, kampionet nuk dorëzohen.”Tabaku bëri thirrje që shoqëria të mbështesë dhe fuqizojë energjinë pozitive të grave dhe vajzave, duke ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

  • Jorida Tabaku takim me banorët në Paskuqan: Për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon

    Jorida Tabaku takim me banorët në Paskuqan: Për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon

    Kandidatja e PD-së në listën e hapur në qarkun Tiranë, Jorida Tabaku këtë mbrëmje ka zhvilluar takimin e rradhës. Nga Paskuqani, Tabaku bëri thirrje që të votohet për PD, për një ekonomi që të ndihmon dhe të ndëshkon. ”Voto Jorida Tabaku, për një sistem të drejtë që punon për ty”,-shkruan Tabaku.
    Postimi i plotë

    Në Paskuqan, çdo fjalë vjen nga përvoja dhe çdo dorë që shtrëngon, nga puna e ndershme. Familje punëtore, prindër që sakrifikojnë çdo ditë për t’u dhënë fëmijëve një jetë më të mirë, më të denjë. Në çdo takim, dëgjon të njëjtin mesazh: varfëria po rritet, çmimet janë përtej mundësive, dhe shteti mungon. Programi i Partisë Demokratike është ndërtuar pikërisht për ta:
    -Taksa më të ulëta-Mbështetje për biznesin e vogël-Rritje të pensioneve-Investime në arsim e shëndetësi.
    Sepse nuk mund të flasim për të ardhme europiane, pa siguruar fillimisht dinjitet në jetën e përditshme.
    -Voto Partinë Demokratike, për një ekonomi që të ndihmon, jo të ndëshkon.
    -Voto Jorida Tabaku, për një sistem të drejtë që punon për ty.

  • Jorida Tabaku kërkon votën e banorëve në ish-Bllok

    Jorida Tabaku kërkon votën e banorëve në ish-Bllok

    Kandidatja për deputete nga lista e hapur e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët në zonën e ish-Bllokut, një nga zonat me aktivitet të lartë ekonomik në kryeqytet.
    “Në Bllok, aty ku dikur kishte shpresë e sot ka shumë pyetje.Por qytetarët flasin qartë, duan ndryshim, duan një të nesërme që nuk vjen me premtime, por me punë dhe ndershmëri, duan një politikë pranë tyre dhe jo pakicës dhe më së shumti duan politikën pranë shtresës së mesme dhe jo një elite të vogël. Dhe kjo shpresë, ndonëse e lodhur, nuk është shuar.🗳️ Voto Partinë Demokratike – për më shumë mundësi.🗳️ Voto Jorida Tabaku – për një sistem të drejtë që punon për ty”, shprehet Tabaku.

  • Jorida Tabaku në rrugicat e qytetit “Studenti”…

    Jorida Tabaku në rrugicat e qytetit “Studenti”…

    Jorida Tabaku ishte sot në lagjen e qytetit “Studenti”. Në kërkim të votës. Dhe duket se demokratët e duan si deputete. Pas takimit të sotëm ajo shkruan: “Në rrugicat e Qytetit Studenti nuk ka nevojë për fjalë të mëdha – mjafton një përshëndetje, një buzëqeshje apo një bisedë e sinqertë për të kuptuar se qytetarët janë gati për ndryshim.
    Mikpritja e tyre tregon shumë më tepër se çdo sondazh apo propagandë. Ata e dinë që më 11 maj nuk është thjesht një datë, por një mundësi për të zgjedhur një të ardhme më të drejtë.

    Voto Partinë Demokratike
    Voto Jorida Tabaku”.

  • Jorida Tabaku takime në Selitë

    Jorida Tabaku takime në Selitë

    Jorida Tabaku te lista e hapur e PD nuk ndalon duke takuar njerëz. Ajo sot ishte në Selitë. Tabaku shkruan: “takim me qytetarë e biznese, flasim për të ardhmen që meritojmë – një alternativë që jep shpresë dhe zgjidhje!”.
    Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë dy emrat VIP dhe me popullaritet që votojnë demokratët. Edhe Myslim Murrizi.

     

  • ”Non grata” e SHBA-së ndaj Berishës, Jorida Tabaku: Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer

    ”Non grata” e SHBA-së ndaj Berishës, Jorida Tabaku: Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer

    Kandidatja e PD-së në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku thotë se ”non-grata” e Berishës nuk e pengojnë fushatën zgjedhore që sapo ka nisur. Për të çdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS ka rënë.
    ”Tashmë shumë mite janë thyer, sa i përket marrëdhënieve me SHBA. PD sot është në të tjera kushte. Strategu i fushatës është ish-këshilltari i Trump. Fushata se ka të bazuar në këtë drjetim. Fushata është e drejtuar te qytetarët. Unë besoj se ndryshimi i qeverisë në SHBA, ka ridimensionim të raportit me Shqipërinë.

    Në fund të këtij procesi jam e sigurt se cdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS ka rënë. Nuk është në rend dite se SHBA po bashkëpunon me PD, për njerëzit është një retorikë që nuk ka rëndësi.
    “Non grata” 3 vite të shkuara mund të pengonte fushatën, ka rënë. Kanë ndodhur gjëra të pabesuesjhme. Dhe me partnerët evropianë, ka një hapje të PD. Non grata nuk ka rëndësi për qytetarët”,-tha në ”News 24”.

  • Jorida Tabaku, mesazh për diasporën: Ju keni fuqinë të vendosni për një Shqipëri të drejtë

    Jorida Tabaku, mesazh për diasporën: Ju keni fuqinë të vendosni për një Shqipëri të drejtë

    Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm diasporës shqiptare, duke e konsideruar si një mundësi historike për të vendosur fatin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.
    Në një video-mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Tabaku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrjen politike dhe përfaqësimin e saj real në Parlamentin e ardhshëm.

    “Europa për mua nuk është një slogan, as retorikë politike. Europa është një besim, një rrugë që do ta çoj përpara çdo ditë në Parlament. Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane. Votoni Partinë Demokratike. Votoni për familjen shqiptare. Votoni për ndryshimin e një sistemi që nuk punon për shqiptarët”, thotë Tabaku.