Tag: jorida

  • Shpërthen skandali në PD, kandidatët akuza për manipulim votash, zbardhen sms-të kompromentuese, ja si demokratët…

    Shpërthen skandali në PD, kandidatët akuza për manipulim votash, zbardhen sms-të kompromentuese, ja si demokratët…

    Ndërsa në Tiranë prej 5 ditësh ka nisur procesi i rinumërimit të votave, në Partinë Demokratike vijojnë përplasjet. Së fundmi kanë rrjedhur mesazhet në grupin e whats’app të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit. Besim Kuka, një nga kandidatët e listës së hapur, shkruan në këtë grup se është njoftuar nga Jorida Tabaku se gjatë rinumërimit votat e tij i kanë kaluar Akil Krajës, një tjetër emri të listës së hapur, i cili mban pozicionin e shefit të kabinetit të kreut të PD-së, Sali Berisha. “Po bëjnë rifalsifikim ose po bëjnë gabime në numërim. Jorida po bën një mesazh ku thotë: “Në QV nr. 1670 në njësinë Zall-Bastar, në procesverbal ishin 18 vota për kandidatin Besim Kuka dhe këta të rinumërimit ia hoqën dhe ia vendosën kandidatit Akil Kraja. Unë kam respekt për Akilin, por votat e mia s’kanë pse t’i kalojnë atij! Nuk është se na hyjnë në punë, por kjo është padrejtësi. Nuk dimë çfarë është bërë në QV-të tjera!”, shkruan në grupin whats’app Kuka.

    Por duket se përmendja e emrit të Tabakut, e cila rezulton më e votuara nga lista e hapur e PD-së për Qarkun e Tiranës, duke marrë edhe mandatin në 11 maj, ka irrituar Adriana Kalanë, një tjetër kandidate në listën e hapur të kësaj partie në Tiranë. “Kush është Jorida”, shkruan Kalaja, ndërsa Kuka i përgjigjet “Adriana, të përshëndes! Jorida më dërgoi SMS dhe thoshte që kishte vënë re një gabim në një QV për mua. Kaq ishte”.

    “E kuptova atë unë, por nuk e kuptova për kë person bëhej fjalë. A ishte për të njëjtin person që para fushatës na quante vrasës e gjatë fushatës llum? Këtë desha të sqaroja. Pastaj ne kemi fjalën e bukur shqipe Sude”, i përgjigjet Kalaja, raporton “Pamfelti.net”. Kjo e fundit prej kohësh ka një ‘luftë’ të hapur me Jorida Tabakun, ndërsa janë ngritur dyshime se pas kandidates së PD-së, e cila njëherazi drejton edhe atë që njihet si Gjykata e kësaj force politike, qëndron vetë kreu demokrat, Sali Berisha që dirigjon sulmet. Për Tabakun, Kalaja ngriti pretendime se ka marrë vota e ndihmuar nga regjimi, sikundër cilëson ajo Edi Ramën.

  • “Kush është kjo”, Tabaku del në avantazh, Kalaja nuk përmbahet: Na quante vrasës e gjatë fushatës llum, më dërgoi SMS..

    “Kush është kjo”, Tabaku del në avantazh, Kalaja nuk përmbahet: Na quante vrasës e gjatë fushatës llum, më dërgoi SMS..

    Adriana Kalasë duket se nuk i del inati me kandidatët që kanë marrë më shumë vota dhe këtë e shfaq hapur edhe në grupet e chat-it, ku koordinatorët dhe kandidatët komunikojnë për procesin e rinumërimit.
    Pakënaqësinë më të madhe zonja Kalaja duket se e rezervon ndaj Jorida Tabakut, për të cilën nuk i kursen epitetet, edhe pse Sali Berisha publikisht e bëri të qartë se Tabaku ka mbështetjen e tij në PD.
    Gjatë procesit të rinumërimit të kutive të Tiranës, deri më tani rezulton se Jorida Tabaku ka në procesverbale 70 vota më shumë se fletët në kutinë e votimit.
    Në vijim është një pjesë nga komunikimi në grupin e chat-it të kandidatëve të PD të listës Tiranë:
    – Besim Kuka: Po bëjnë rifalsifikim ose po bëjnë gabime në numërim. Jorida po bën një mesazh ku thotë: “Në QV nr. 1670 në njësinë Zall-Bastar, në procesverbal ishin 18 vota për kandidatin Besim Kuka dhe këta të rinumërimit ia hoqën dhe ia vendosën kandidatit Akil Kraja. Unë kam respekt për Akilin, por votat e mia s’kanë pse t’i kalojnë atij! Nuk është se na hyjnë në punë, por kjo është padrejtësi. Nuk dimë çfarë është bërë në QV-të tjera!
    – Adriana Kalaja: Kush është Jorida?
    – Besim Kuka: Adriana, të përshëndes! Jorida më dërgoi SMS dhe thoshte që kishte vënë re një gabim në një QV për mua. Kaq ishte.
    -Adriana Kalaja: E kuptova atë unë, por nuk e kuptova për kë person bëhej fjalë.
    A ishte për të njëjtin person që para fushatës na quante vrasës e gjatë fushatës llum?Këtë desha të sqaroja. Pastaj ne kemi fjalën e bukur shqipe SUDE ????

  • Jorida Tabaku: Standardet e cënuara të zgjedhjeve penalizojnë integrimin

    Jorida Tabaku: Standardet e cënuara të zgjedhjeve penalizojnë integrimin

    E sapo kthyer nga Strasburgu, në intervistën dhënë për RTSH-në, Jorida Tabaku tha se në Komisionin e Stabilizim Asociimit, gjeti jehonë shqetësimi i përfaqësuesve të opozitës, për standartet e munguara të zgjedhjeve të 11 Majit.
    “11 Maji në fakt, për të gjithë ne që kemi jetuar edhe si të zgjedhur edhe në kurriz është një nga zgjedhjet me standartet më të shkelura. Vetë raporti i OSBE-ODHIR nuk i certifikon si të lira dhe të ndershme. Qartësisht influencat kriminale në këto zgjedhje kanë qenë prezentë. Asnjë nga ne nuk është ndjerë mirë kur dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian që vëzhgoi zgjedhjet këtu, përmendi për influenca kriminale të cilat orientuan votën në mazhorancë, në kandidatë të veçantë, duke u referuar rastit të Elbasanit”., u shpreh z.Tabaku.
    Drejtuesja demokrate e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku tha se mungesa e standarteve të zgjedhjeve, dëmton procesin integrues së vendit. Sipas Tabakut, zgjedhjet e lira janë kusht për anëtarësim.
    “Sigurisht që e penalizojnë sepse janë pjesë e Grupkapitullit të Parë. Ju besoj se e dëgjuat qëndrimin e Komisionit, që zgjedhjet janë një nga elementet që po vëzhgohen, po mbahen në monitorim”, tha z.Tabaku.
    Deputetja demokrate, nuk e fsheh skepticizimin për ftesën publike të shumicës drejtuar opozitës për bashkëpunim për një kod të ri zgjedhor.
    “Këto ftesat e mazhorancës sa për të larë gojën, në këto 12 vite, ne i kemi kaluar shumë herë…dhe çështja e këtyre zgjedhjeve nuk lidhen vetëm me një reformë, sepse shumë ligje ne i kemi ndryshuar. Sigurisht që opozita do të përdorë çdo mënyrë për të mbrojtur zgjedhjet, qoftë edhe ndryshimet ligjore, por në fund të ditës, shumë prej çështjeve ishin dhe çështje të vullnetin politik“, tha ajo.
    “Mungesa e vullnetit për zbatimin e ligjeve, me pasojë cenimin e zgjedhjeve janë tashmë pjesë e raportit paraprak të OSBE-ODHIR-it, që me shumë gjasë”, thotë deputetja demokrate do të jenë edhe në raportin përfundimtar.

  • Jorida Tabaku: Nuk mund të firmosim kapituj kur deformohet vullneti i qytetarëve

    Jorida Tabaku: Nuk mund të firmosim kapituj kur deformohet vullneti i qytetarëve

    Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike gjatë seancës së Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, ka denoncuar sjelljen e qeverisë në zgjedhjet e 11 majit, duke paralajmëruar se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë një fasadë që injoron standardet demokratike.
    “Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor – ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.

    Ajo iu referua qartë raportit të OSBE-ODIHR që, sipas saj, “është një akt-ekspertimi që vulos realitetin e një shteti që vepron në shërbim të një partie”. Raporti vë në dukje shkrirjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë, përdorimin e të dhënave personale dhe presionin sistematik ndaj administratës për të shërbyer si mekanizëm elektoral.
    “Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë,” theksoi Tabaku. “Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”
    Tabaku theksoi se integrimi nuk është një proces teknokratik, por një kontratë politike me qytetarët, dhe sipas saj, raporti i OSBE-ODIHR është dëshmi e dështimit të kësaj kontrate.
    Gjatë fjalës së saj pati edhe një përplasje të shkurtër me deputeten Kodheli, e cila kundërshtoi theksimin e këtyre shqetësimeve. Tabaku reagoi duke thënë: “Jam këtu për të shprehur mendimin tim politik. Ndoshta nuk ju pëlqen, por duhet të respektojmë njëri-tjetrin.”
    Pjesë nga fjala e Jorida Tabakut:
    Sot diskutojmë për një nga grupkapitujt më të rëndësishëm në procesin e integrimit: Clusteri 4 – që përfshin politikat e mjedisit, klimës, energjisë dhe ndërlidhjes. Të gjitha këto janë fusha që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve shqiptarë dhe që lidhen ngushtësisht me modelin ekonomik dhe shoqëror që ne duam të ndërtojmë në të ardhmen.
    Por, nuk duhet të harrojmë se ky diskutim zhvillohet vetëm pak javë pas një procesi zgjedhor, i cili testoi jo vetëm vullnetin e qytetarëve, por edhe qëndrueshmërinë e institucioneve tona demokratike. Dhe nëse integrimi europian ka një themel të padiskutueshëm, ai është pikërisht sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira.
    Ne po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, për ndërlidhjen, për energjinë dhe që prekin qytetarët. Por, nuk duhet të harrojmë që jemi në një pikë kthese pasi jemi pas zgjedhjeve dhe kemi testuar se si kjo qeveri sillet me themeloret – pra me kapitullin e zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit.
    Ky është kapitulli që hapet i pari dhe mbyllet i fundit për nga rëndësia që ka. Dhe një vlerësues i këtij progresi është padyshim raporti i OSBE-ODIHR, që në versionin e tij paraprak flet hapur për abuzimin me pushtetin dhe për zhdukjen e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë.
    Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Qeveria duhet të sigurojë uniformitet në zbatimin e detyrave. Ne kemi nevojë për një diskutim të thellë institucional për procesin zgjedhor, pasi nuk mund të heshtë Tirana.

  • Alimehmeti do të jetë në Kuvend? Jorida Tabaku: Të qenurit të dy në listën e hapur, diçka jo komode

    Alimehmeti do të jetë në Kuvend? Jorida Tabaku: Të qenurit të dy në listën e hapur, diçka jo komode

    Jorida Tabaku thotë se të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode. Ajo thotë se ka një marrëdhënie shumë korrekte dhe pa asnjë hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj. Tabaku shpreson që Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend.
    ”Ai mori një mbështetje shumë të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe Parlamentit. Shpresoj që numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14. Rinumërimi që po ndodh në Tiranë është pjesë e denoncimit total që PD i ka shkuar procesit deri në fund”, tha Tabaku.

    Deputetja u shpreh edhe se fushata për zgjedhjet ishte e lodhshme dhe e gjatë. Punën e vështirësonte edhe fakti që përveç kundërshtarit, “përballë” kishte edhe kandidatët mes radhëve të PD-së. Për Tabakun në zgjedhjet e 11 majit ka pasur frikë mes qytetarëve.
    ”Për herë të parë më kanë qëlluar qytetarët që thonin mos na nxirr në foto, edhe qytetarë të thjeshtë, biznese të vogla, nëpunës të administratës publike. Kishte një komponent të frikës që ishte prezent aty”, tha ajo në ”Tv Klan”.

  • Jorida Tabaku flet për marrëdhënien me Ilir Alimehmetin: Do t’i bënte mirë që…

    Jorida Tabaku flet për marrëdhënien me Ilir Alimehmetin: Do t’i bënte mirë që…

    Të qenit bashkë me Ilir Alimehmetin në listën e hapur të Tiranës, nuk ishte komode, u shpreh deputetja demokrate Jorida Tabaku të martën e 11 Qershorit.
    Në një intervistë në Klan News me gazetarin Drini Zeqo, ajo u shpreh se ka një marrëdhënie “shumë korrekte” dhe pa asnjë hatërmbetje me Alimehmetin, pavarësisht rezultatit që solli 11 Maj.
    Megjithatë ajo shpreson që Partia Demokratike të mund të marrë mandatin e 14 pas rinumërimit të votave të Tiranës. Kjo do i hapte rrugën Alimehmetit që të futej në Kuvend.
    “Ai mori një mbështetje shumë të madhe. Do i bënte mirë jo vetëm PD-së, por edhe parlamentit. Shpresoj që numërimi i këtyre votave të pavlefshme mund të prodhojë këtë mandatin e 14. Rinumërimi që po ndodh në Tiranë është pjesë e denoncimit total që PD i ka shkuar procesit deri në fund”, tha Tabaku.
    Deputetja demokrate u shpreh se fushata për zgjedhjet ishte e lodhshme dhe e gjatë. Punën e vështirësonte edhe fakti që përveç kundërshtarit, “përballë” kishte edhe kandidatët mes radhëve të PD-së.
    “Ka qenë shumë e vështirë në terren dhe për kundërshtarin që kishim përballë, por edhe për faktin që tanimë nuk ishte vetëm një betejë me kundërshtarin, por ishte edhe mes nesh. Aty shpeshherë nuk ndihesh komod, sepse do shkosh në një territor, do takosh njerëz që ndoshta i ka takuar edhe një nga kolegët e tu”, tha ajo.
    Për Tabakun në zgjedhjet e 11 majit ka pasur frikë mes qytetarëve.
    “Për herë të parë më kanë qëlluar qytetarët që thonin mos na nxirr në foto, edhe qytetarë të thjeshtë, biznese të vogla, nëpunës të administratës publike. Kishte një komponent të frikës që ishte prezent aty”, tha ajo.

  • 61 projektligjet e deputetëve mbetën në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

    61 projektligjet e deputetëve mbetën në sirtarë! PS nuk hodhi në votim 38 nisma të PD, në mes ‘beteja’ për ‘ish sigurimsat’ në politikë

    Pas pak javësh, kësaj legjislature parlamentare po i vjen fundi. Shumica e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në shtator, kur do të nisë punën Kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 11 maj.
    Në fund të këtij 4 vjeçari, rezulton se pjesa dërrmuese e ligjeve të miratuara nga Parlamenti janë ato të sjella nga qeveria. Pak janë iniciativat të marra nga vetë ligjvënësit, ndërsa një pjesë e mirë e tyre presin në sirtarët e Kuvendit, disa që nga viti 2021.
    Janë 61 projektligje të depozituara nga deputetët që nuk e panë kurrë dritën e votimit në seancë plenare, dhe zor se javët e ngelura në dispozicion mund të mjaftojnë për të pastruar sirtarët e pluhurosur të Kuvendit.
    38 nga 61 nisma ligjore të braktisura, i takojnë opozitës. Një nga instrumentet parësorë të pakicës parlamentare është propozimi i ligjeve, por të dhënat e grumbulluara nga Report TV, konfirmojnë se edhe kur demokratët kanë propozuar nisma, mazhoranca socialiste nuk i ka paraqitur për votim, jo domosdoshmërisht për t’i miratuar, por as për t’i rrëzuar nëse nuk pajtohet me to.
    Mes iniciativa të opozitës bien në sy ato për dekriminalizimin, Kodin Zgjedhor, ndarjen territoriale apo minimumin jetik.
    Gjithsesi, punët e pakryera nga Kuvendi nuk përfshijnë vetëm projektligjet e firmosura nga opozita.
    23 akte të harruara janë nënshkruar nga deputetë të Partisë Socialiste. Kështu, mazhoranca e la në mes betejën e saj për të ndaluar që bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit apo partisë komuniste të bëheshin deputetë apo kryetarë partish.
    Kur ishte kryetare Kuvendi, Lindita Nikolla në vitin 2022, depozitoi me bujë një projektligj për të parandaluar dhunën në familje. Por edhe pse ajo ishte drejtuese e Parlamenti, iniciativa, kurrë nuk u shqyrtua.
    Ka edhe nga ato raste, kur projektligji ka kaluar të gjitha fazat në komisionet parlamentare dhe nuk është kaluar për votë finale në seancë plenare. E tillë është iniciativa e Eduard Ndrecës për të shpallur 2 marsin e Besëlidhjes së Lezhës, festë zyrtare.
    Projektligjet që nuk miratohen nga kjo legjislaturë, si rregull digjen e nuk transferohen tek Kuvendi i ri, sidomos kur propozuesi nuk është më deputet.
    Projektligje të PD-së të pamiratuara
    1.     “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”        Agron Duka 4.10.2021
    2.     “Për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë”  Bujar Leskaj 8.2.2022
    3.     “Për funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit” Edmond Spaho 2.3.2022
    4.     “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”    Ina Zhupa 11.5.2022
    5.     “Për Referendumet” Dashamir Shehi  2.6.2022
    6.     “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””  Grup deputetësh  të pakicës 30.6.2022
    7.     “Për kujtesën kolektive…”        Deputetë të PD 4.8.2022
    8.     “Për pastërtinë e figurës së  zyrtarit publik”         Deputetë të PD 28.9.2022
    9.     Projektligj “Për ndarjen administrativo- territoriale”         Enkelejd Alibeaj 5.10.2022
    10. “Për ndarjen administrativo-territoriale”        PD 25.10.2022
    11. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë”  Greta Bardeli 2.11.2022
    12. “Kodi zgjedhor” Fatmir Mediu 8.11.2022
    13. “Për funksionimin e Komisioneve Hetimore” Jorida Tabaku 9.12.2022
    14. “Për nëpunësin civil”      Enkelejd Alibeaj 20.1.2023
    15. “Për ndarjen administrativo – territoriale” Greta Bardeli 19.4.2023
    16. “Për menaxhimin e sistemit buxhetor” Bujar Leskaj 6.6.2023
    17. “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë” Bujar Leskaj 6.6.2023
    18. “Për minimumin jetik”   Grup deputetësh PD 7.6.2023
    19. “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” Lulzim Basha 6.11.2023
    20. “Kodi Zgjedhor ” Enkelejd Alibeaj 15.11.2023
    21. “Kodi Zgjedhor”   Grup deputetësh, PD 11.12.2023
    22. “Kodi Penal” Lulzim Basha 18.12.2023
    23. “Për buxhetin e vitit 2024”       Lulzim Basha 22.1.2024
    24. “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore ” Arbi Agalliu 29.1.2024
    25. “Për Sigurimet Shoqërore” Gazment Bardhi 12.3.2024
    26. “Kodi Zgjedhor” Agron Duka 24.4.2024
    27. “Kodi i Pr. Penale” Lulzim Basha 25.4.2024
    28. “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.      Lulzim Basha 25.4.2024
    29. “Statusi i deputetit” Monika Kryemadhi 3.6.2024
    30. “Për tatimin mbi të ardhurat” Gazment Bardhi, Jorida Tabaku 19.9.2024
    31. “Për Partitë Politike” Monika Kryemadhi 3.10.2024
    32. “Për investimet e huaja” Jorida Tabaku 15.10.2024
    33. “Për statusin e minatorit” Grup deputetësh PD 29.10.2024
    34. “Për mbrojtjen e konsumatorëve” Jorida Tabaku 7.1.2025
    35. “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” Jorida Tabaku 7.1.2025
    36. “Kodi i Punës” Lefter Gështenja 19.3.2025
    37. “Për gjendjen civile”       Grup deputetësh PD, 21.1.2025
    38. “Kushtetuta”         Grup deputetësh të pakicës 20.10.2021

    Projektligje të PS-së të pamiratuara
    39. “Për paditë kolektive”     Klotilda Bushka 8.10.2021
    40. “Për urdhrin e inxhinierit hidroteknik” Ismet Beqiraj 13.10.2021
    41. “Për urdhërin profesional të inxhinierëve”    Luljeta Bozo 1.4.2022
    42. “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” Taulant Balla, Klotilda Bushka
    43. 29.07.2022
    44. “Për identifikimin e pronarëve përfitues”      Një grup deputetësh 7.10.2022
    45. “Për garantimin e pastërtisë së figurës..”       14.10.2022
    46. “Dekriminalizimi”         Grup deputetësh PS 21.10.2022
    47. “Për partitë politike” PS 21.10.2022
    48. “Për disa masa ndaj dhunës në familje” Lindita Nikolla 9.12.2022
    49. “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore ” Eduard Ndreca 6.2.2023
    50. “Kodi Penal” Erion Braçe, Etilda Gjonaj 5.4.2024
    51. “Për dekriminalizimin” Petro Koçi 3.5.2024
    52. “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” Blerina Gjylameti 14.5.2024
    53. “Për Akcizën” Ismet Beqiraj 18.7.2024
    54. “Për trajtimin e të dënuarve” Nasip Naço 23.12.2024
    55. “Për gjykatat administrative” Klotilda Bushka 27.12.2024
    56. “Për organet e sistemit të drejtësisë” Klotilda Bushka 31.12.2024
    57. “Kodi i Pr. Penale” Klotilda Bushka 31.12.2024
    58. “Për organizimin e pushtetit gjyqësor”  Klotilda Bushka 31.12.2024
    59. “Kodi i Pr. Civile” Klotilda Bushka 31.12.2024
    60. “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Erion Braçe 17.01.2025
    61. “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit”  Një grup deputetësh PS 24.2.2025/ Shqiptarja

  • Agron Kolthi lobon për shqiptarët, por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

    Agron Kolthi lobon për shqiptarët, por ka edhe kritika ndaj atyre që akuzojnë kot

    Tashmë ai është një emër i njohur jo vetëm në temat e nxehta shqiptare si një patriot dhe atdhetar, por edhe njohës i mirë i politikës shqiptare dhe jo vetëm. E kemi fjalën për Agron Kolthi ku vetëm pak ditë më parë ai ka reaguar në rrjetin e tij social, duke kritikuar disa politikanë shqiptarë për akuzat që ata kanë bërë ndaj një deputete të njohur në Shqipëri siç është Jorida Tabaku.
    ”Nuk doja të bëhem pjesë e debatit të brendshëm mes disa ish-kandidatëve të PD-së, por meqenëse ata po lëshojnë akuza ndaj atyre që fituan në listat e hapura, po ju them se po gaboheni rëndë me atë që po flisni për Jorida Tabakun dhe disa kandidatë të tjerë fitues të listave të hapura të PD-së.

    Nuk e kuptoj për çfarë po flisni për Joridën – a thua se vërtet nuk keni tjetër çfarë të thoni. Pse, kush ju ndaloi ju të bënit fushatë? Jorida? Jeni shumë gabim! Zonja Kalaja, pse nuk fituat? Ne nuk ndaluam në asnjë moment në të gjithë qarkun e Tiranës. Takonim çdo qytetar në pesë bashkitë e qarkut.
    E nderuar Adriana, kërko llogari vetes, jo të tjerëve. Sa për Edi Ramën, që thua na ka paguar, 20 mijë votuesit që mbështetën Joridën nuk janë të blerë. Je gabim, zonjë. PD nuk është shtëpia juaj personale dhe as e atyre që nuk dinë çfarë thonë kur nuk arrijnë të fitojnë. Prandaj, merruni me Edi Ramën, që bleu vota me paratë e drogës dhe të korrupsionit, nga jugu në veri. Ky është shkaku pse PD mori këtë rezultat, i cili ishte vërtet një shkatërrim për demokracinë në Shqipëri. Rroftë Shqipëria”.
    Kështu e mbyll shkrimin e tij atdhetari dhe politikani me origjinë nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Itali. Por siç edhe thamë Agroni êshtë gjithmonë ” in” jo vetëm me aktualitetin shqiptar dhe lobon shumë kudo edhe para politikanëve të huaj për siç thotë ai Iliridën, por nëse e ndiqni atë ai ka nisur këto ditë duke përkrahur dhe interesuar për fushatën që ka nisur të mbahet në Itali.

  • A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

    A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike, si në Tiranë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për të denoncuar problematikat e këtij procesi.“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë,” tha Tabaku, duke theksuar se brenda dy javësh në Parlamentin Evropian do të zhvillohet një debat i posaçëm mbi zgjedhjet në Shqipëri.

    “Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit  por edhe çdo platformë tjetër për debat publik por sot ne nuk mund të sillemi sikur ska ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.
    E pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku e shmangu një përgjigje direkte duke theksuar se është aktualisht deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.

    “Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë as medias,  se çfarë bën Partia Demokratike.
    Nga ana tjetër, Tabaku theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian mbetet një forcë e rëndësishme ndryshimi.
    “Këto ishin zgjedhjet e para ku Shqipëria kishte hapur negociatat dhe kisha shpresuar që Qeveria të kishte një sjellje tjetër. Kjo për hir të vullnetit politik që duhet të ketë për procesin e imtegrimit që kësaj radhe sjellja të ishte ndryshe, kësaj radhe ishte më keq se çdo herë tjetër. Nëse ka një forcë që mund ta ndryshojë edhe procesin zgjedhor edhe luftën ndaj krimit të organizuar por dhe çështje të tjera, është forca që ka procesi i imtegrimit. Është e nevojshme që hapësirën parlamentare ta përdorim për këtë. Këtë e arrijmë duke ushtruar kontrolle për zgjedhjet por dhe për të gjithë problematika të tjera”, tha jorida Tabaku.

  • Berisha mbron Jorida Tabakun: Ajo bëri një fushatë intensive. Le të hapen kutitë e Tiranës

    Berisha mbron Jorida Tabakun: Ajo bëri një fushatë intensive. Le të hapen kutitë e Tiranës

    Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp këtë të hënë, u pyet për akuzat e Adriana Kalasë në drejtim të Jorida Tabakut. Kalaja akuzoi Tabakun se asaj “ja bleu votat Rama dhe oligarkët, për të poshtëruar Berishën. Ai tha se Kalaja ka folur pa fakte, kurse për Tabakun u shpreh se ajo ka bërë një fushatë intensive.
    Berisha tha se ai është kundër sulmeve pa fakte dhe se i qëndron parimit “të hapen kutitë” për të faktuar shkeljet nëse ka (në zgjedhjet e 2009 ishte kundër hapjes së kutive kur i kërkonte PS-ja). 17-18 mijë vota janë cilësuar nga KQZ-ja si të pavlefshme në qarkun Tiranë.

    ”Zonja Adriana Kalaja është luftëtare e vendosur. Zonja Kalaja dhe kushdo tjetër, nuk ka të drejtë pa fakte të akuzojë ndonjë njeri. Unë vetë kam thënë se Jorida Tabaku ka bërë një fushatë intensive. Nëse Edi Rama për Olta Xhaçkën, urdhëroi që asnjë kuti mos hapet, unë nuk e kam bërë kurrë këtë dhe çdo kandidat që ka dyshime se i janë bërë padrejtësi, e ftoj të marrë dokumentacionin dhe ta vërtetojë. Ne nuk jemi parti që themi, mos të hapen kutitë. Parimi ynë është që të kërkosh të drejtën tënde”,-tha Berisha.
    Ditën e dielë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri tha se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit. ”Rezultati është mjaft i ngushtë në lidhje me mandatin e 14-të. Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mijë fletë votimi te pavlefshme në gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë”.