Jorida Tabaku, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për kandidimin në listë të hapur.
Ylli Rakipi e pyeti lidhur me faktin që Tabaku ishte mjaft e votuar në primare, por sërish mbeti jashtë listës së sigurtë dhe a është e indinjuar për këtë padrejtësi.
Tabaku deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur.
Ylli Rakipi: Ju i bëtë të gjithë përpjekjet. Votat i morët. Edhe vallen e hodhët me këngën për doktorin. Pra i bëtë të gjitha por doktori ju spostoi. Pse?
Jorida Tabaku: Se çfarë mendon ai nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam patur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale. Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën. Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç.
Ylli Rakipi: Jemi shumë dakord me këtë, por atje kanë hyrë njerëz që nuk kanë lidhje.
Jorida Tabaku: Kështu u mendua lista, pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë.
Ylli Rakipi: Dash Sula i shkretë tha këta duan të më marrin mua votat dhe mos bëhem unë deputet, atëherë iki.
Jorida Tabaku: Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike.
Ylli Rakipi: Mos ndoshta edhe për këtë kalove në listë të hapur? Kalove direkt në det të hapur…
Jorida Tabaku: Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejfmbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. I është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë. Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me rradhë.
Ylli Rakipi: Ju nuk jeni e indinjuar që fituat primaret dhe nuk jeni në listë (të mbyllur)?
Jorida Tabaku: Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për tu indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me rradhë. Pyetja, a duhet ti përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua.
Ylli Rakipi: Ju duke ardhur nga palca e PD, nuk ju bëj qejfin t’ju them se aleatët nuk duhet të kishin një vend para jush.
Jorida Tabaku: Është e padrejtë por është diskutim i mbyllur. Unë merrem me atë që kam unë përgjegjsi.
Tag: jorida
-

“Folët për autobusin falas, por për asnjë oligark”, Rakipi debaton me Tabakun; Deputetja: Do të anulojmë…
Deputetja Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Në MCN TV premtoi se PD-ja pasi të marrë pushtetin në zgjedhjet e 11 majit do të anulojë të gjitha kontratat koncesionare dhe të do rishikojë përfituesit e investimeve strategjike në vend, që kanë përfituar padrejtësisht. Por Ylli Rakipi e pyeti se përse PD nuk guxon të përmendë një emër oligarku, të cilët i ka krijuar PD kur ishte në pushtet dhe i “rriti” Edi Rama.
Pjesë nga debati
Ola Xama: Unë doja të pyesja qëndrimet që ka PD-ja me kontrata koncesionare dhe me statusin apo përjashtimet për investimet strategjike dhe çfarë do të bëjë PD-ja me këto?
Jorida Tabaku: Sa i përket koncesioneve, një auditim të gjithë koncesioneve, kontratave koncesionare. Çdo koncesion i gjetur që është korruptiv, do të anulohet dhe do të ketë një rishikim të plotë të kontratave koncesionare për reduktimin e shpenzimeve. Kemi marrë zotim për koncesionin e inceneratorëve, i cili, menjëherë, me ngritjen e një grupi pune, do të shikohet se si do të ndalohet menjëherë pagesa për të dhe se si buxheti i shtetit do të shohë se si do të ofrohet nga pushteti lokal. Po inceneratori është më vete, ndërkohë që të gjitha kontratat e tjera do të rishikohen se ç’ndodh me to. Ligji për investimet strategjike, ligji më korruptiv, bashkë me Koorporatën e Investimeve i këtyre 12 viteve.
Ola Xama: Po këtyre që u është dhënë statusi i investitorit strategjik, do t’u hiqen benefitet që kanë marrë nga ky status. Nuk do të ketë përjashtime taksash dhe përfitime speciale që e kanë prishur tregun. Ju e dini se ligji për investime strategjike për ato resortet në jug, e di çfarë impakti kanë në punësim? 550 punonjës, 20 milionë euro thonë ata dhe këto ishin shifrat zyrtare që solli qeveria. Pra ose ka një informalitet shumë të lartë, ose këto janë kthyer në fluska informale. Të gjitha do të rishikohen. Për turizmin do të ketë një paketë të plotë që do të jetë e dedikuar dhe do të shtrihet në të gjithë sektorët.
Ola Xama: Opozita denoncon keqqeverisjen, por jo kapjen e shtetit, që nga ushqimet, nafta, ka struktura monopoli dhe oligopoli nga disa kompani.
Ylli Rakipi: Të cilat ju nuk i thoni si emër asnjëherë.
Jorida Tabaku: Kjo nuk është e vërtetë dhe ju e dini.
Ylli Rakipi: Unë e kam provuar këtu, kur i pyes të gjithë. Kjo që po thotë Ola është një gjë shumë e qartë dhe madje ju jeni miq të afërt të tyre dhe ju i keni krijuar. Jo ti jo. Ju (PD) i keni krijuar ata që janë sot. Mund të jenë rritur. Kur them ju, jo Jorida Tabaku, por Partia Demokratike.
Jorida Tabaku: Ky është një diskutim i ezauruar, sepse zoti Bushati dhe ju, keni thënë se ne i kemi denoncuar.
Ylli Rakipi: Po ç’lidhje keni me ne? Ju pse nuk i denonconi? Po ju folët në fushatën e kaluar për Tiranën vetëm për autobusin. Folët për autobusin falas, për asnjë oligark, për asnjë ndëtues, për asnjë emër, njerëzit i kisha këtu, jo ty. Ti asnjëherë, partia juaj. -

“Po të kishe sharë Sorosin, hyje direkt në listë!”/ Rakipi pyet Tabakun për trampizmin në PD
Ylli Rakipi ka pyetur deputeten Jorida Tabaku, e cila kandidon në listën e hapur të Partisë Demokratike për një mandat tjetër, lidhur me konservatorizmin që ka “veshur” PD këto kohë, pas ardhjes së Trump në Amerikë.
Tabaku, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se PD i ka patur gjithmonë në themel parimet konservatore, por çështjet të cilat theksohen më shumë lidhen edhe me kontekstin global.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Unë po të isha këshilltari yt, do të të thosha bëje copa-copa Sorosin dhe hapet lista direkt. Kisha të ftuar njërin këtu, e bëri copë Sorosin dhe u hap lista direkt për të birin…
Jorida Tabaku: Unë kam qenë e qëndrueshme, kështu jam. Por shpresoj të flasim edhe për të ardhmen jo vetëm për të shkuarën, sepse unë dhe PD jemi në një betejë elektorale.
Ylli Rakipi: Jorida ti je dënuar për të shkuarën. Për të ardhmen është pozitive që ti të jesh në PD dhe i bën nder. Ti nuk e thua dot, dakord.PD ka marrë tipare konservatore dhe trampiste. A jeni ju konservatore? Se Floriana Garon e kisha të ftuar dhe bërtiste fort për konservatorizmin.
Jorida Tabaku: Ju doni të përmendni gjithë kolegët këtu. PD i ka ato parime në themel të saj dhe nuk ka nevojë të bëhemi më katolikë se Papa. Liria e tregut, ekonomia, liria e mendimit. Mendoj se disa gjëra po diskutohen edhe prej kontekstit. Por programi ekonomik është bërë me CDU-në gjermane. -

“Kam përjetuar padrejtësi e shtypje”, për herë të parë ish-nusja e Mehmet Shehut flet për bindjet politike, Silva Turdiu: Ja kë do të votoj
Ajo njihet si ish-nusja e djalit të Mehmet Shehut, një fejesë që nuk u kurorëzua kurrë në martesë më Skënderin.
Fjala është Silva Turdiun e cila për herë të parë ka vendosur që të flasë apo të ‘përfshihet’ në zhurmën politike. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka treguar se për kë do të votojë në zgjedhjet e 11 majit.
Ish-volejbollistja e Dinamos shprehet se në këto zgjedhje mbështetjen e saj përmes votës, do ta japë për kandidaten e PD Jorida Tabaku, duke thënë se arsyeja është sa personale aq edhe shumë njerëzore.
Turdiu shkruan më tej se e ka përjetuar vetë çfarë do të thotë të përballesh me padrejtësi, shtypje dhe mungesë të lirisë, dhe për këtë arsyeja thotë se kur sheh një grua që ngrihet përballë padrejtësive dhe flet me integritet, nuk mund të heshtë.
Teksa prej vitesh ajo jeton larg Shqipërisë, Silva Turdi thotë se pjesëmarrja aktive në demokraci dhe vendimin e saj për të mbështetur një figurë që përfaqëson vlerat e saj, e sheh si shumë domethënese dhe me rëndësi.
“Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërinë ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.
Nuk e bëj këte vetëm sepse Jorida eshtë pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.
Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet perballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmone interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.
Ne jetën time, kam perjetuar personalisht çfare do të thotë të perballesh me padrejtési, shtypje dhe mungese te lirise.
Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari.
Prej nje kohe te gjate tashme, jam pjese e diaspores, dhe kam pare gfare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rendesishme eshte pjesemarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike. Per një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore”, shkruan ajo.Por kush është Silva Turdiu?
Turdiu njihet si një nga emrat e spikatur në sport, e po ashtu si e fejuara e djalit të ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu, i cili vrau veten në fillim të viteve ’80-të, ku siç thuhet shkak u bë dhe fejesa e djalit të tij me Turdiun.
Më pas ajo u cilësua si nusja e ‘mallkuar’ e bllokut komunist, pasi për shkak të saj filloi goditja e Mehmet Shehut nga Enver Hoxha.
Top Channel
-

Jorida Tabaku në tregun e Laprakës: ‘Qytetarët janë të braktisur, ekonomia është në krizë. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet!’
Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, vizitoi sot tregun e Laprakës për të parë nga afër situatën alarmante të bizneseve të vogla dhe boshatisjen e tregjeve në kryeqytet.
Gjatë vizitës, ajo pati mundësinë të bisedojë me qytetarë dhe sipërmarrës, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.
“Kam ardhur sot në tregun e Laprakës për të parë situatën reale në tregjet e Tiranës, në këtë krizë të thellë ekonomike dhe krizë të bizneseve të vogla”, u shpreh Tabaku.
Një nga sipërmarrëset që punon e vetme në treg, në kushte të vështira, theksoi se sistemi është i padrejtë dhe nuk ofron shpresë:
“Këtu nuk ka drejtësi, nuk ka mbështetje, gjithçka është lënë pas dore!”, tha ajo me revoltë.
Deputetja Tabaku iu përgjigj:
“Për ta ndryshuar këtë situatë, duhet një ndryshim i vërtetë. Dhe për këtë jemi ne këtu. Ti po flet me mua dhe unë do të jem zëri yt. Ne do ta thyejmë këtë padrejtësi!”
Duke theksuar se problemet nuk kufizohen vetëm te shëndetësia, por shtrihen edhe te taksat, arsimi dhe mungesa e mundësive për të rinjtë, Tabaku shtoi:
“Ashtu si në shëndetësi, edhe te taksat, edhe te arsimi, gjithçka është njësoj. Ne duhet ta ndryshojmë këtë sistem që i ka braktisur qytetarët.”
Me këtë vizitë, Tabaku konfirmoi se do të jetë zëri i atyre që sot nuk dëgjohen dhe garancia për një alternativë që e vendos qytetarin të parin. -

“Prej kohësh kam heshtur…”, ish e fejuara e djalit të Mehmet Shehut: Ja për kë do votoj më 11 maj
Pas shumë vitesh heshtje dhe mungese në jetën publike, legjenda e sportit shqiptar, Silva Turdiu, ka vendosur të flasë. Dhe jo për çështje të zakonshme, por për të dhënë mbështetjen e saj publike për një nga kandidatet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një postim të gjatë dhe prekës në rrjetet sociale, ish-volejbollistja e Dinamos, një nga figurat më të dashura për shqiptarët, shpall përkrahjen e saj për Jorida Tabakun, deputeten e Partisë Demokratike që garon në listën e hapur për qarkun e Tiranës.
Postimi:
Prej shume vitesh kam zgjedhur të mos jem aktive publikisht në mediat shqiptare, edhe pse lidhja ime emocionale me Shqipërine ka mbetur e pandryshuar. Kete herë, megjithatë, kam vendosur të flas hapur dhe t’i jap mbështetjen time publike Jorida Tabakut.
Nuk e bëj këte vetëm sepse Jorida eshtë pjesë e familjes sonë të madhe, por mbi të gjitha sepse kam ndjekur nga afër punën, guximin dhe qëndrimet e saj.
Për vite me radhë, kam parë tek ajo një politikane që nuk dorëzohet perballe padrejtësive, nuk i trembet sfidave, që flet me integritet dhe duke vendosur gjithmone interesin e qytetarëve mbi gjithçka tjetër.
Ne jetën time, kam perjetuar personalisht çfare do të thotë të perballesh me padrejtési, shtypje dhe mungese te lirise.
Pikërisht sepse e di çfarë vlere ka guximi për të ndryshuar gjerat, sot jam këtu për të thëne se Jorida eshtë një shembull i politikanit që Shqipëria meriton—dikush që rrezaton shpres, fisnikëri dhe qytetari.
Prej nje kohe te gjate tashme, jam pjese e diaspores, dhe kam pare gfare do të thotë demokracia e vërtetë, dhe sa e rendesishme eshte pjesemarrja aktive, keshtu qe këtë vit kam zgjedhur të mbështes Jorida Tabakun nga lista e hapur të Partisë Demokratike.
Per një Shqipëri të fisme, të drejte dhe madheshtore. -

Jorida Tabaku takim me pensionistet: PD premton rritje të pensioneve dhe minimum jetik prej 200 eurosh
Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës në listat e hapura, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim me një grup zonjash pensioniste në një nga lagjet e kryeqytetit, ku diskutoi mbi vështirësitë ekonomike që përballojnë çdo ditë dhe nevojën për një ndryshim rrënjësor në trajtimin që shteti u rezervon pensionistëve.
Në një bashkëbisedim të hapur, Tabaku theksoi se për 12 vite me radhë qeveria aktuale ka dështuar të sjellë ndonjë përmirësim real në jetën e pensionistëve.
“Një qeveri që për 12 vite nuk ka bërë asgjë për pensionistët, nuk mund të bëjë tani mrekullinë. Premtimet boshe nuk mbushin dot shportën e pensionistit që përballet çdo ditë me rritjen e çmimeve”, u shpreh Tabaku.Duke prezantuar programin emergjent të Partisë Demokratike, ajo solli në vëmendje propozimet konkrete për të ndryshuar realitetin e vështirë ekonomik të mijëra qytetarëve:
-Rritje e pensioneve me 25% që në vitin e parë të qeverisjes së PD-së
-Vendosja e një minimumi jetik prej 200 euro në muaj, i indeksuar çdo vit sipas inflacionit
-Heqja e TVSH-së për produktet e shportës për të ulur kostot e jetesës dhe për t’i dhënë më shumë frymëmarrje shtresave në nevojë
Gjatë takimit, pensionistet ndanë shqetësimet e tyre mbi çmimet e larta në treg, mungesën e mbështetjes për barnat dhe shërbimet bazë, si dhe ndjenjën e thellë të braktisjes nga institucionet.
“Sot pensionistët janë kthyer në shtresën më të pambrojtur. Ky është një turp për një shtet që pretendon se ka zhvillim. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet”, u shpreh Tabaku, duke u angazhuar për një politikë sociale më të ndershme dhe më humane.
Takimi ishte pjesë e një turi dëgjese që kandidatja e PD-së ka nisur në njësitë e Tiranës, ku bashkëbisedon me qytetarët për programin ekonomik dhe angazhimet e opozitës për një qeverisje ndryshe.

