Tag: jorida

  • Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

    Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

    Pas ekspertëve, edhe opozita ka shprehur shqetësim lidhur me nismën për paqen fiskale. Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka vënë në dijeni strukturat e Bashkimit Europian lidhur me rrezikun që mbart një nismë e tillë. Gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus, znj. Tabaku evidentoi dy rreziqet e këtij ligji.
    “Dy janë rreziqet potenciale. Fillimisht do të fshihen detyrimet e papaguara për ata që kanë abuzuar me ligjin ndër vite. Kjo do të ndodhë duke mos ofruar transparencën e nevojshme se kush janë këto subjekte që do të përfitojnë. Ky rrezik krijon potencial për të dekurajuar dhe për të prodhuar pabarazi në treg. Ndërsa rreziku i dytë lidhet me potencialin për të pastruar para. Opsioni që u jepet biznesve për të deklaruar më shumë fitim apo për të riparë bilancet në korrigjim, dhe për t’i tatuar çdo para shtesë me një normë 5%, pa e shoqëruar me një dokumentacion, janë rrezik potencial për të legalizuar para informale, që vijnë nga korrupsioni apo krimi i organizuar”, – tha Jorida Tabaku.
    Por cili do të jetë qëndrimi i opozitës ndaj kësaj nisme?

    “Ne do të presim edhe seancën e radhës parlamentare, ku pritet të miratohet nen për nen paketa dhe buxhetit i vitit 2026. Ajo që mund të them është se, ne do të ezaurojmë çdo hallkë ankimimi, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese, sa i përket paqes fiskale”, – përfundoi Tabaku.
    Në 11 dhjetor Kuvendi pritet t’i “vërë” vulën buxhetit dhe paketës fiskale. Edhe mes radhëve të mazhorancës ka debate lidhur me nismën e paqes fiskale. Ndaj mbetet për tu parë vendimi final në Kuvend lidhur me miratimin e kësaj nisme./vizionplus.tv

  • Jorida Tabaku: 6 vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

    Jorida Tabaku: 6 vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

    Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën ekonomike në vend, ndërsa ve theksin te rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
    Tabaku shprehet se “rindërtimi u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura”.

    Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

    Gjashtë vite më parë, vendi ynë u godit nga tragjedia e tërmetit që la pa strehë qindra familje dhe krijoi një traumë kolektive të pashlyeshme për të gjithë shqiptarët.

    Ajo që duhej të ishte një periudhë e përbashkët rimëkëmbjeje u kthye, për fat të keq, në një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste.
    Ndërsa komuniteti ndërkombëtar u mobilizua me grante dhe kredi të buta, qeveria premtoi zgjidhje të shpejta dhe rindërtim brenda pak vitesh. Sot, bilanci është tronditës: kosto të fryra mbi 1.3 miliardë euro dhe mijëra familje ende pa një banesë të përfunduar.
    Pse ndodhi kjo?
    Sepse qeveria zgjodhi të thyente rregullin bazë të financave publike: u hodh në tenderime pa fonde në buxhet, duke fshehur kostot reale dhe duke i rritur ato artificialisht ditë pas dite. Rezultati ishte absurd:
    – Një shkollë e ndërtuar me fondet e BE ka kushtuar rreth 600 mijë euro,
    – Ndërsa e njëjta shkollë, e ndërtuar me buxhetin e shtetit, kushtonte 2.2 mln euro sipas Bashkisë Tiranë.
    Rindërtimi u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura.
    Për muaj me radhë, qeveria mohoi krizën në financat publike. Derisa u detyrua të pranojë atë që shqiptarët e ndjenë në përditshmëri: 1.3 miliardë euro barrë në buxhet për ndërtime ende të papërfunduara.
    Vitet kalojnë, kostoja rritet, dhe mijëra njerëz mbeten ende të pastrehë — ndërsa premtimi i rindërtimit vazhdon të përdoret si refren elektoral i dështimit.
    Përse qeveria preferoi të paguante me 1.3 miliardë euro taksat e shqiptarëve dhe jo me fondet e BE?
    Për një arsye të thjeshtë: fondet e BE janë më ekonomike, më transparente dhe nuk lejojnë abuzime. Qeveria zgjodhi eurobondet më të shtrenjta, duke i ngarkuar shqiptarët me interesa të larta dhe borxh afatgjatë.
    Gjashtë vite pas tragjedisë, e vërteta është e hidhur:
    Shqiptarët janë edhe në borxh, edhe ende pa strehë. Tërmeti u kthye në një mundësi për të pasuruar pakicën në pushtet, ndërsa shumica e qytetarëve paguan faturën.
     
     
     
     
     
     
     
     
     

  • Jorida Tabaku takime ‘kokë më ‘kokë’ me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

    Jorida Tabaku takime ‘kokë më ‘kokë’ me zyrtarë gjermanë në Berlin, zbardhen temat e diskutimit

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka zhvilluar sot disa takime të rëndësishme në Berlin, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e demokracisë dhe përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
    Gjatë vizitës së saj, Tabaku u takua me deputetin gjerman Knut Abraham, me të cilin diskutoi në mënyrë të detajuar mbi gjendjen e demokracisë në vend, lirinë e medias dhe nevojën urgjente për standarde të forta zgjedhore. Ajo theksoi se transparenca dhe media e pavarur janë themeli i një sistemi demokratik funksional dhe i rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet.
    Në një tjetër takim me Peter Beyer, kryetar i grupit të miqësisë së Bundestagut me Ballkanin Perëndimor, si dhe me deputetin David Preisendanz, Tabaku trajtoi një panoramë më të gjerë politike dhe ekonomike. Diskutimet u fokusuan tek ndikimi që qeverisja, mjedisi mediatik dhe integriteti zgjedhor kanë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo nënvizoi rëndësinë që zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe proceset demokratike të besueshme përbëjnë për rrugëtimin europian, shkruan A2 CNN.
    Tabaku u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me institucionet e qëndrueshme dhe reformat që prodhojnë rezultate të matshme. Ajo deklaroi vendosmërinë për të avancuar këto prioritete në bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe miqtë e Shqipërisë në Gjermani dhe BE.

  • “PD duhet të rishpikë veten”, Jorida Tabaku kritika për selinë blu:  Gabimet e së shkuarës…

    “PD duhet të rishpikë veten”, Jorida Tabaku kritika për selinë blu: Gabimet e së shkuarës…

    Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një intervistë për një emision televiziv, foli për sfidat e opozitës ndërsa theksoi se ka nevojë për një ndryshim të thellë brenda selisë blu. Jorida Tabaku u shpreh se Partia Demokratike duhet të rishpikë veten ndërsa shtoi se demokratët duhet të mësojnë nga e shkuara.
    “Që të jesh në opozitë në një mandat të katërt duhet të rishpikësh veten. Ka shumë diskutime në PD për instrumentet që duhet të përdorim. E rëndësishme është mendësia për të hapur partinë dhe për të mësuar nga gabimet e të shkuarës. Nuk ka diskutim që duhet të bëjmë gjërat ndryshe.”-tha Tabaku.
    Deputetja demokrate nënvizoi se të gjitha kauzat janë ngritur nga Partia Demokratike ndërsa theksoi se shoqëria shqiptare po vuan nga keqqeverisja.
    “Të gjitha kauzat që diskutohen sot janë ngritur nga PD. Që të vendoset PD në fokus bën apo jo protesta, më duket gabim. Ne duhet të flasim me qytetarët që të ngremë frymën.”-tha Tabaku.
    Deputetja e PD u shpreh se njerëzit mund të kenë dyshime se ky pushtet nuk mund të ndryshohet me votë, por PD duhet të punojë paralelisht në të gjitha frontet, ndërsa theksoi rëndësinë e rotacionit politik dhe hapjes ndaj individëve të rinj.
    “Foltorja është menduar si një hapësirë edhe për qytetarët dhe ku opozita nuk ka penalizimin që ndodh në Parlament dhe si një formë rezistence në protestë. Protesta nuk bën keq. Protesta duhet të ndodhë nga opozita, nuk ka asgjë të keqe të protestosh.
    Grupi parlamentar i PD është reflektim si partia çon para vizionin e saj. Për mua është i shëndetshëm rotacioni politik dhe duhet të punojmë drejt kësaj. Fryma opozitare është aty, por ne duhet ta materializojmë.
    Njerëzit vlerësojnë edhe individin. Turi që do të ndodhë nga partia ka në qëllim edhe këtë, të identifikojmë kandidatë që mund t’i bashkohen frymës opozitare.”-u shpreh Tabaku.

  • Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

    Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

    Një nga emrat më të përfolur në kampin opozitar, si kandidate potenciale për të fituar Tiranën në zgjedhjet e pjesshme lokale, të anuluara tashmë, shpjegoi arsyet e refuzimit të këtij propozimi gjatë intervistës në një emision televizivE pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, Tabaku tha se bashkia e Tiranës është vendi ku ajo ka mësuar më së shumti por dhe ku ka zhvilluar beteja, por tashmë ajo i përket të shkuarës.
    “E kujtoj me nostalgji bashkinë e Tiranës, por është vendi që ka një natyrë tjetër pune, përballje. Për mua është në të shkuarën, i kam marrë maksimumin asaj eksperience. Kënaqësia e momentit lidhej me faktin që njerëzit mendonin se unë mund ta fitoja. Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe sesa mendimi i anëtarëve të PD, qytetarët që unë mund ta bëja. Por për mua këtë vit ishte mjaft.
    Jorida Tabaku: Për rrugëtimin që unë kam patur gjatë këtij viti,mendoj se i kisha bërë disa beteja, mendoj se do i ekzagjeronte dhe luftën dhe angazhimin tim.
    Bashkia e Tiranës nuk të gënjej dot dhe nuk të them dot se nuk më pëlqente, është vendi ku kam mësuar më shumë dhe politika aty njihet më mirë se në çdo vend tjetër. E kujtoj me nostalgji atë. Por është vendi që ka një natyrë tjetër pune, përballje. Për mua është në të shkuarën, i kam marrë maksimumin asaj eksperience. Kënaqësia e momentit lidhej me faktin që njerëzit mendonin se unë mund ta fitoja. Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe sesa mendimi i anëtarëve të PD, qytetarët që unë mund ta bëja. Por për mua këtë vit ishte mjaft.

  • Jorida Tabaku: Skema e pensioneve është kthyer në piramidale, qeveria ka dështuar

    Jorida Tabaku: Skema e pensioneve është kthyer në piramidale, qeveria ka dështuar

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur dje shqetësimin për situatën e pensionistëve në Shqipëri, duke e cilësuar skemën aktuale të pensioneve si “piramidale” dhe të dështuar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se tetori është muaji i pensionistëve, por për 750 mijë qytetarë që jetojnë me pensione të ulëta, ky muaj nuk sjell asnjë përmirësim real. “Sot, një e treta e popullsisë shqiptare është në moshë pensioni, numri më i lartë në gjithë historinë e tranzicionit,” u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se rritja simbolike e pensioneve me vetëm 500 lekë në muaj, ose 15 lekë në ditë, është një tallje me dinjitetin e të moshuarve: “Ç’mund të bëjë një pensionist me 15 lekë në ditë? As kafen e ditës nuk e paguan dot.
    ” Deputetja demokrate shtoi se, ndonëse qeveria e justifikon këtë me indeksimin sipas inflacionit, realiteti është se çmimet e shportës ushqimore janë rritur deri në 30%, duke lënë pensionistët në mëshirën e varfërisë. “Sa herë që ka nevojë për votën e tyre, qeveria u jep një bonus. Por sa herë që duhet t’u rritë pensionet, dështon,” deklaroi Tabaku. Ajo paralajmëroi se kjo situatë po e çon Shqipërinë drejt një krize demografike të thellë, ku popullsia plaket dhe të rinjtë largohen, ndërsa shteti dështojnë të garantojë siguri ekonomike për brezat në moshë të tretë. Në fund të mesazhit të saj, Tabaku kërkoi ndryshimin e modelit ekonomik dhe të sistemit të pensioneve: “Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Këtë model ekonomik duhet ta ndryshojmë”.

  • Habit Adriana Kalaja: Ja pse Berisha duhet të kandidojë Jorida Tabakun për Bashkinë e Tiranës

    Habit Adriana Kalaja: Ja pse Berisha duhet të kandidojë Jorida Tabakun për Bashkinë e Tiranës

    Adriana Kalaja, e cila ka shpallur publikisht ambicien për të qenë kandidate e PD-së për Bashkinë e Tiranës, ka habitur me një postim të saj. 
    Ajo thotë se kandidatja me më shumë mundësi nga PD, që mund të fitojë zgjedhjet, është Jorida Tabaku. 
    Ndaj dhe ka kërkuar që kandidatja e PD të jetë pikërisht ajo. 
    Postimi i Kalasë 
    Cila/i është kandidadi që fiton Bashkinë  Tiranë? 
    Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur gadishmërinë për të hyrë në këtë garë në interes të PD-së dhe demokratëve, por nisur nga zhvillimet e fundit si dhe takimet e negociatorëve, sot unë kam bindjen se kush e fiton Bashkinë Tiranë.  
    Askush përveç se Jorida Tabaku. 
    Pse kam arritur në këtë përfundim? 
    Se është kanditatja më e votuar nga Koalicioni “Për Shqipërinë Madhështore”. 
    Po kështu, avantazhet e tjera me kandidatët e vetëofruar, përfshirë edhe mua apo me ato të propozuar, janë të dukshme. 
    Së pari, gjuha e moderuar e të bërit opozitë, në raport me regjimin, në krahasim me gjuhën radikale timen p.sh, është ajo çfarë do publiku, përtej edhe PD-së. 
    Së dyti, është evidente se të marrësh 20,000 vota me 36 kandidatë të tjerë, tregon se këto vota janë jo vetëm përtej PD-së, por edhe përtej zonës gri. 
    Së treti, është shansi ideal që mbështetësit dhe lobuesit e saj brenda PD-së, si në primare ashtu dhe gjatë fushatës, të dalin hapur e të punojnë më shumë për të dhe për PD-në. 
    Së katërti, është figura që konfirmon më së miri, “bashkimin në diversitet” të PD-së. 
    Së pesti, figura e znj. Tabaku do kompleksojë edhe vetë Ramën e Ballukun, se nuk do dinë si të menaxhojnë votat e Ogit, aq më shumë, nisur nga miqësia e hershme që ka me këtë të fundit. 
    Së gjashti, mbështetja që znj. Tabaku i ka dhëne SPAK dhe Drejtësisë së Re, është një tjetër faktor në mbledhjen e votave  përtej të djathtës dhe të majtës. 
    Së shtati, fakti që është pjesë e financimeve të Fondacionit Soros dhe të modelit “Soros” në opozitë, është një tregues shumë i rëndësishëm në maksimizimin e votave. 
    Së teti, gjuha diplomatike dhe në shumë raste mbështetëse e veprimeve të ambasadorëve, sidomos të Yuri Kim, është avantazhi tjetër i znj. Tabaku. Për të mos folur për mbështjetjen që ka përtej Atlantikut. 
    Së nënti, reagimet e konturuara e të rrumbullakosura ndaj oligarkëve, mbështetës apo jo të saj në 11 maj, me disa prej të cilëve ka ndërtuar me lejet e atij që është në burgun e Durrësit, është avantazh i rëndësishëm i znj. Tabaku në garën për Tiranën. 
    Së dhjeti, aq i kompleksuar është regjimi ndaj znj. Tabaku, sa kryeministri mbylli Komisionin e Integrimit, kjo si faktor shtesë në këtë fitore të saj, PD-së dhe opozitës së bashkuar më 9 nëntor. 
    Për të mos folur për mbështetjen absolute që i ka dhënë media, si pushtet i katërt, dhe kjo nuk është pak për fitoren e radhës. 
    Kandidimi i znj. Tabaku, do obligojë edhe mbështetësit e Veliajt, që kurrësesi nuk do votojnë shoqe Ogin, si arsyeja tjetër e garantimit të fitores. 
    Aq më shumë që me këtë kandidaturë, zgjidhet një herë e mirë, e ardhmja lidhur me  lidershipin e nesërm të PD-së. 
    Në këto kushte, është emergjente nga strukturat drejtuese të partisë, nga kryetari, Kryesia e deri te Këshilli Kombëtar, marja e një vendimi historik, për miratimin e kandidaturës së znj. Tabaku, që në llogjikën e mësipërme, më bën të besoj se do e pranoj, mbi të gjitha për të treguar se:
    1.Ato 20 mijë vota,megjithëakuzat e ngritura, i ka të merituara.
    2.Se nuk ka frikë garën.
    3Se e ka detyrim ndaj demokratëve dhe votuesve të saj.
    Do thoni Ju, që ti je ndër ato që e keni akuzuar? 
    Kjo është e vërtetë, por përsa kohë që po shtrihet dora përtej PD-së  pa ndonjë kusht ndalues apo parim moral,  se nuk ka kriter për ata që na quajtën llum e vrasës, pse të mos bëjmë një hap pas në interes të Tiranës, PD-së dhe opozitës së bashkuar. 
    PS: Nisur nga fakti që Erion Braçe ka dalë kundra vendimit të shkarkimit të Veliajt dhe po kështu ka bërë fushatë për znj. Tabaku në zgjedhjet e 11 majit, është shansi më i artë, që ai ta bëjë sërish. 
     

  • Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk pranojnë të kandidojnë për kryebashkiak

    Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti nuk pranojnë të kandidojnë për kryebashkiak

    Burime të sigurta thanë për Koha Jone se as Jorida Tabaku dhe as Ilir Alimehmeti, dy figurat më emblatike në PD e Opozitë, nuk pranojnë të kandidojnë për kryebashkiak të Tiranës.
    PD po kërkon figura të tjera, por deri me tani ndodhet e pa vendosur nëse do të gjejë kandidat të mirëfilltë politik, apo do të kërkojë nga shoqeria civile.

     

     

  • “Korrupsioni nuk luftohet me avatarë”, Jorida Tabaku godet qeverinë: Diella bën ‘show’, xhepat tanë vuajnë

    “Korrupsioni nuk luftohet me avatarë”, Jorida Tabaku godet qeverinë: Diella bën ‘show’, xhepat tanë vuajnë

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar sot, propagandën sipas saj me ministren virtuale “Diella”, duke theksuar se realiteti është krejt i kundërt me narrativën e kryeministrit Rama.
    Sipas saj, që në ditët e para të mandatit të ri, platforma e blerjeve të përqendruara ka treguar mungesë totale transparence.
    “Në faqen e prokurimeve publike, dokumentet janë bosh për çdo vit. Nuk ka asnjë informacion për sektorin më të korruptuar – tenderat, koncesionet dhe prokurimet publike,” u shpreh Tabaku.
    Ajo theksoi se qytetarët po paguajnë dy herë koston e korrupsionit: një herë për paratë që vidhen nga zyrtarët dhe herën e dytë për mungesën e transparencës që rrit vlerën e kontratave shumë mbi realitetin.
    “Kostoja e këtij sistemi jo transparent rëndon direkt në xhepat e shqiptarëve, ndërkohë që qeveria shpenzon miliona për propagandën e avatarëve digjitalë,” tha deputetja demokrate.
    Tabaku paralajmëroi se ky model nuk do të ndryshojë për katër vitet e ardhshme nëse nuk ndërtohet një sistem i drejtë që lejon konkurrencë të vërtetë. “Korrupsioni nuk luftohet me propagandë, por me institucione të forta dhe rregulla që garantojnë barazi loje,” nënvizoi ajo.

  • Gara përballë Manastirliut/ Jorida Tabaku refuzon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: PD ende pa emër

    Gara përballë Manastirliut/ Jorida Tabaku refuzon kandidimin për Bashkinë e Tiranës: PD ende pa emër

    Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja socialiste për të marrë drejtimin e Bashkisë Tiranë, pasi kryeministri Edi Rama e tha emrin e saj në Asamblenë e PS.
    Ndërsa nga kampi opozitar situata është paksa e paqartë.
    Deputetja Jorida Tabaku është pyetur në emisionin “A Show” nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për Bashkinë e Tiranës, por ajo hodhi poshtë çdo mundësi.
    Tabaku theksoi se fokusi i saj është beteja në parlament për të përfaqësuar qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 11 Majit, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për mënyrën si funksionon bashkia e kryeqytetit.
    “Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan.
    Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Kjo mënyrë sjelljeje duhet ndryshuar”, tha Tabaku në “A Show”.