Tag: jorgo

  • SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për ish-kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

    SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për ish-kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

    Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje të ligjit gjatë trajtimit të pronave bujqësore në këtë zonë.
    SPAK kërkon një dënim me 2 vite burg për Jorgo Goron, i cili do të ulet në 1 vit e 4 muaj, ndërsa për Vasillaq Strakoshën është kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, i cili po ashtu do të ulet në 1 vit burg.
    Nga hetimet ka rezultuar se Jorgo Goro, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë Himarë, ka kryer veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat e tij, në shkelje të nenit 17 të ligjit nr. 9948/2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, si dhe të pikave 1, 2 dhe 3 të VKM-së nr. 253, datë 6.3.2013.
    Sipas prokurorisë, këto veprime kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta për disa banorë të Bashkisë Himarë, të cilët janë dëmtuar në procesin e njohjes së pronësisë mbi tokën bujqësore.

  • Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burgim për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

    Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burgim për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

    SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.
    Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.
    Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.

  • Pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet seanca

    Pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, shtyhet seanca

    Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros, i cili nuk ishte prezent në sallë.
    Ish-kryebashkiaku i Himarës në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës.
    Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pashprehur vullneti i tij.
    Seanca shtyhet për në datën 4 korrik, ora 11:00.
    Më 22 mars, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u dënua me 2 vjet e 20 ditë burg. Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”. Ndërsa kjo është dosja e dytë që kalon për gjykim e Jorgo Goros.

  • Ende në gjendje jo të mirë shëndetësore? Pritej të jepej pretenca, Jorgo Goro nuk paraqitet në sallë

    Ende në gjendje jo të mirë shëndetësore? Pritej të jepej pretenca, Jorgo Goro nuk paraqitet në sallë

    Jorgo Goro

    TIRANË-Pretenca për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është shtyrë, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës më 4 korrik, në orën 11:00. 
    Kujtojmë se në seancën e fundit të mbajtur më 23 qershor, sipas raportomit në media, pas shpalljes fajtor dhe dënimit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Goro u shtrua në ambientet e spitalit të burgut. Nuk dihet ende nëse mungesa e tij në seancën e sotme është si pasojë e gjendjes së tij shëndetësore. 

    Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës është gjetur fajtor për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të provave”. Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona.
    SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Mësohet se rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut do të kalojnë në favor të shtetit./ZËRI

  • Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros/ Ish-kryebashkiaku i Himarës në pritje të vendimit

    Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros/ Ish-kryebashkiaku i Himarës në pritje të vendimit

    Seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, u shty pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Në deklaratë nuk u caktua data dhe ora për arsyet e mungesës së tij.
    Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës për të premten, më 4 korrik, në orën 11:00.
    Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.
    Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë.

  • Shtyhet sërish pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Shtyhet sërish pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros i cili nuk ishte prezent në sallë, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

    Në deklaratë nuk ka caktuar orën dhe datën e përcaktuar për arsyen e mosprezencës.
    “Marrë në konsideratë se i pandehuri nuk ka shprehur saktë deklarimin nëse i referohet ditës së sotme ose jo, pasi nuk ka caktuar as trupën gjykuese, konsiderohet i pa shprehur vullneti i tij”.
    Seanca shtyhet për 4 korrik, ora 11:00.

    Top Channel

  • Jorgo Goro përfundon në spital pas dënimit/ Kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO

    Jorgo Goro përfundon në spital pas dënimit/ Kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO

    Jorgo Goro

    TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është shtruar në spital. Pas shpalljes fajtor dhe dënimit nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai ndodhet aktualisht në ambientet e spitalit të burgut. Sipas “Weblajm”, nga spitali i burgut, Goro ka bërë ankim, duke kërkuar lirimin dhe pafajësinë e tij. Por sot nuk e ka pasur të mundur që të paraqitet në sallë për të mbrojtur apelimin e tij për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
    Përmes avokatëve, ai ka paraqitur ankimin në Gjykatën e Apelit. Ishin avokatët që bënë me dije se klienti i tyre nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Trupa gjykuese pritet të vendosë në vijim nëse seanca do të shtyhet apo do të vijojë në mungesë të tij.
    Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron. Ish-kryebashkiaku i Himarës është gjetur fajtor për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të provave”. Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona.
    SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Mësohet se rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut do të kalojnë në favor të shtetit./ZËRI

  • Shtyhet pretenca ndaj Jorgo Goros! Ish-kryebashkiaku mungon në seancë, shtrohet në spitalin e burgut

    Shtyhet pretenca ndaj Jorgo Goros! Ish-kryebashkiaku mungon në seancë, shtrohet në spitalin e burgut

    Jorgo Goro

    TIRANË- Pretenca për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, është shtyrë. Shkak u bë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj. Ai theksoi se janë duke përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.
    “Kemi përgatitur konkluzionet me 75 faqe por na duhet kohë t’i përfshijmë në fashikuj pretendimet e mbrojtjes në seancën e fundit”, u shpreh Prokurori Elvin Gokaj. 
    Jorgo Goro u raportua në Gjykatë se ndodhet në spitalin e burgut, ndërsa nuk mori pjesë në seancë. Ai u dënua me 3 vite e 1 muaj burg që me gjykim të shkurtuar, ky vendim zbret në 2 vite e 20 ditë burg.
    Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje. Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.
    Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht, Goro dhe Bashi janë në “arrest me burg”; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

  • Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

    Shtyhet pretenca ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro për dosjen e dytë ndaj tij

    Shtyhet pretenca për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro lidhur me procedimin e dytë penal ndaj tij për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës shtetërore.
    Shkak është bërë kërkesa e prokurorit Elvin Gokaj që tha se janë se ka përgatitur konkluzionet përfundimtare në një material prej 75 faqesh, por njëherësh kërkon kohë për të analizuar pretendimet e mbrojtjes të paraqitura në seancën e fundit.
    Sipas tvklan, seanca e radhës për dhënien e pretencës u caktua për datën 2 korrik, ora 08:30.
    Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në mënyrë në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha gjithashtu i pandehur në këtë dosje.
    Ndërkohë për një çështje tjetër, Goro u gjet fajtor për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim pasurie duke u dënuar me dy vite e 20 ditë heqje lirie. Gjykata shpalli fajtor për shpërdorim detyre edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.
    Tre të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe u gjykuan se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.
     

  • Sarandë, grabitësi vjedh një dyqan dhe tenton të përdhunojë shitësen 26-vjeçare

    Sarandë, grabitësi vjedh një dyqan dhe tenton të përdhunojë shitësen 26-vjeçare

    Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin Jorgo Kumaraku alias Leonard Kumaraku, i cili nën kërcënimin e thikës i ka marrë një shumë prej 60 mijë lekë shitëses në një dyqan në lagjen nr. 2 të Sarandës.
    Por, makthi për 26-vjeçaren s’ka përfunduar me kaq. Jorgo Kumaraku pasi i mori shumën e parave dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me shitësen.
    26-vjeçarja raportohet se ka pësuar dëmtime fizike, ndërsa Jorgo Kumaraku është shpallur në kërkim nga blutë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60.000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike.
    Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, informoi policia.