Tag: jorgo

  • GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dënohet me 1 vit e 4 muaj burg

    GJKKO jep vendimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dënohet me 1 vit e 4 muaj burg

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për dosjen e dytë penale ndaj Jorgo Goros, ish-kryetar i Bashkisë Himarë, duke e dënuar me 2 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për Goron u ul në 1 vit e 4 muaj burg.

    Gjykata vendosi gjithashtu heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.
    Në të njëjtën dosje, u dënua edhe Vasillaq Strakosha, me 1 vit e 6 muaj burgim. Edhe ky dënim u reduktua për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke u zbritur në 1 vit, me pezullim dhe 2 vite shërbim prove. Edhe Strakoshës iu hoq e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

    Ky është vendimi i dytë penal ndaj Jorgo Goros, i cili po përballet me drejtësinë për çështje që lidhen me abuzime me detyrën gjatë kohës që ka drejtuar Bashkinë e Himarës.
    /vizionplus.tv

  • Tjetërsimi i pronës në Livadhë/ GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Tjetërsimi i pronës në Livadhë/ GJKKO dënon me 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Jorgo Goro

    TIRANË- GJKKO dënon me 2 vite e 20 ditë burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro në lidhje me dy raste “shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie. Pezullimi në 2 vite shërbim prove dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron, pasi u gjet fajtor për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të provave”. Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona. SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Ndaj rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut kaluan në favor të shtetit./ZËRI
     
     

  • Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

    Jorgo Goro do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg! Merret vendimi edhe për Vasillaq Strakoshën

    Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është dënuar me 2 vite burg.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuaj 1 vit e 4 muaj heqje lirie, si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Gjithashtu dënimi me 1 vit e 6 muaj muaj burg u dha për Vasillaq Strakosha, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, pezullimi në 2 vite shërbim prove si dhe heqja e të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.
    Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke.
    Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollani kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

  • Dënohet ish-kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ja sa vite burg do të vuajë 

    Dënohet ish-kreu i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ja sa vite burg do të vuajë 

    GJKKO ka dënuar me 2 vite burg, ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Gjithashtu, Goro është dënuar me 5 vite ndalim për të mbajtur funksione publike.
    Ndërkohë, gjykata ka dënuar edhe Vasillaq Strakoshën me 1 vit e 6 muaj burg. Pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 1 vit heqje lirie, i pezulluar për një periudhë 2-vjeçare shërbimi prove. Edhe për Strakoshën, gjykata vendosi ndalim për 5 vite nga funksionet publike.
    Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.
    Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.
    Goro ndodhet në burg prej marsit të vitit të kaluar, kur u arrestua si pjesë e një skeme tjetërsimi pronash në bregdet nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

  • Jorgo Bllaci: Nuk shiheshim dot në sy…

    Jorgo Bllaci: Nuk shiheshim dot në sy…

    Një mbrëmje si kjo, tek shëtisnim,N’agim të rinisë të dy,Nga turpi i puthjes s’guxonim të flisnim,Nuk shiheshim dot në sy.

    Po sot, pas kaq viteve ndarë,Kur hasemi rrugës të dy,A thua, nga turpi i puthjes së parë,S’u shihkemi dot në sy?

    ObserverKult

    ————–

    Lexo edhe:

    JORGO BLLACI: SI TI DHE UNË DIKUR KAM DASHURUAR

  • SYRI TV/ Apeli konfirmon dënimin e Jorgo Goros, ish-kryebashkiaku i Himarës do vuajë 2 vite burg

    SYRI TV/ Apeli konfirmon dënimin e Jorgo Goros, ish-kryebashkiaku i Himarës do vuajë 2 vite burg

    Apeli u GJKKO ka konfirmuar dënimin për akuzën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Goro u dënua për tjetërsimin e 10 mijë metrave tokë në zonën e Gjilekës në Dhërmi, tokë e cila si përfundim u mor nga Artan Gaçi, burri i ish ministres Olta Xhaçka ku u shpall dhe investitor strategjik. Jorgo Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg pasi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

    Syri tv

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak se procesi ndaj tij u zhvillua me gjykim të shkurtuar, Goro u dënua përfundimisht me 2 vite e 20 ditë burg. Gjithashtu Apeli la në fuqi vendimin edhe për Vezir Gjikoka e Jerasimo Basho, zyrtarë të pushtetit vendor. Ata u dënuan përkatësisht me 2 dhe 3 vite heqje lirie. Sipas SPAK, Jorgo Goro ka lejuar përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e një prone nga tokë shtet në pronësi të privatëve. Bëhet fjalë për mbi 10 mijë m2 tokë në fshatin Gjilekë, ku përfitues përfundimtar rezultoi Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

    Ndaj Goros ka dhe një tjetër hetim nga ana e SPAK, ku pak ditë më parë kjo e fundit kërkoi dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burg. Sërish ai u akuzua për shpërdorim detyre, pasi në kundërshtim me ligjin i dha një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, që u komandua për pak kohë në krye të bashkisë së Himarës. Kallëzimi Penal për Jorgo Goron u dërgua në SPAK nga kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarë, Fredi Beleri. Beleri akuzoi Goron se kishte shpërdoruar detyrën për të favorizuar Artan Gaçin. Pas arretimit të Goros, opozita kërkoi nga kryeministri Edi Rama që t’i hiqte Artan Gaçit statusin e investitorit strategjik, pasi sipas tyre toka ishte përfituar në mënyrë të paligjshme.

  • Dënohet përfundimisht ish-kryebashkiaku i Himarës/  Jorgo Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre

    Dënohet përfundimisht ish-kryebashkiaku i Himarës/ Jorgo Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre. Meqenëse ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij është reduktuar në 2 vite e 20 ditë burgim.

    Sipas SPAK, Goro ka lejuar, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë m² toke shtetërore në fshatin Gjilekë, duke e kaluar në pronësi të privatëve. Përfituesi përfundimtar i kësaj prone rezulton të jetë Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

    Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, raporton se kjo nuk është e vetmja çështje në të cilën Goro është nën hetim. Pak ditë më parë, SPAK kërkoi një tjetër dënim me 1 vit e 4 muaj burg, sërish për shpërdorim detyre. Në këtë rast, ai akuzohet se i ka dhënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve ish-kryetarit të komanduar të Bashkisë së Himarës, Arqile Bollano.

     

  • Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

    Tjetërsimi i pronës në Livadhë, SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro

    Jorgo Goro.

    TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Në seancën e sotme, SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun. Por nëse shpallet fajtor, për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar do t’i ulet 1/3 e dënimit, do të vuajë në qeli 1 vit e 4 muaj.
    Edhe të bashkëpandehurit Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, kërkohet dënimi me 1 vit e 6 muaj. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi zbret në 1 vit burg.
    Ndërkohë më 13 mars, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite e 20 muaj heqje lirie, Jorgo Goron, pasi u gjet fajtor për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “tjetërsim të provave”. Gjykata e Posaçme ka vendosur po ashtu 2 vite burg për ish-juristin në Hipotekën e Vlorës Vezir Gjikoka (me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj) dhe 3 vite heqje lirie për Jerasimo Bashin (me gjykim të shkurtuar 2 vite burg). Ky i fundit (ish-Drejtor i Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki) bashkë me Goron kanë ndërmarrë veprime korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke tjetërsuar dy prona.
    SPAK, në episodin e parë rezulton se ata kanë çuar për regjistrim një pasuri me dokumentacion të rremë. Ndërsa në të dytin për një sipërfaqe toke kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor. Ndaj rreth 10 mijë m2 tokë në zonën e Dhërmiut kaluan në favor të shtetit./ZËRI

  • SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon.
    Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6 muaj, me gjykim të shkurtuar 1 vit burg.

    Goro akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë e kryer në bashkëpunim ndërsa të pandehur në këtë dosje është edhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë.

  • Akuzohet për shpërdorim detyre, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Akuzohet për shpërdorim detyre, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për ish- kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha.
    SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Goron, që konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.
    Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.
    Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë.
    Prej marsit të vitit të kaluar Jorgo Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zotërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik.
    Akuzat:
    Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
    Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.