Tag: jorgji

  • QKK në FOCUS London, Jonid Jorgji: Promovim i Shqipërinë si lokacion filmik dhe vend rezident për studio

    QKK në FOCUS London, Jonid Jorgji: Promovim i Shqipërinë si lokacion filmik dhe vend rezident për studio

    FOCUS London, një event që mblodhi komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual. FOCUS, vendi i takimeve për komunitetin ndërkombëtar të prodhimit u kthye këtë dhjetor 2025 për edicionin e 11-të  Në këtë event u përfaqësua dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, ku kryetari i saj Jonid Jorgji shprehet se është një platformë e rëndësishme, ku FOCUS gjithashtu ofron mundësi për të takuar profesionistë nga mbi 100 vende të botës.
    “Qendra Kombëtare e Kinematografisë mori pjesë në FOCUS London, një event i jashtëzakonshëm që mbledh komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual! Të përfaqësosh Shqipërinë në këtë platformë të rëndësishme ishte një përvojë e paharrueshme. FOCUS, ofron një mundësi të shkëlqyer për të takuar profesionistë nga mbi 100 vende, duke përfshirë sektorët e filmit, TV-së, reklamave, animacionit dhe lojërave”, shprehet Jorgji në një postim në rrjete sociale. FOCUS London mblodhi këto ditë komunitetin ndërkombëtar të prodhimit audiovizual, ku ndër të tjera në fokus ishte edhe bashkëpunimi për projekte të ndryshme.
    Kryetari i QKK Jonid Jorgji thotë ndër të tjera se ishte një event që shërbeu dhe për promovimin e vendit tonë. “Ishte emocionuese të takoje krijues, producentë dhe institucione shtetërore ndërkombëtare të lidhur me këtë industri, gjithashtu të ndaje ide dhe të krijoje kontakte të rëndësishme. Ky event ofron  mundësi të shkëlqyera për rrjetëzim, ku u diskutuan bashkëpunime në projekte të ndryshme ndërkombëtare.  Mbi të gjitha ky event i rëndësishëm shërbeu mjaft mirë për të promovuar Shqipërinë si lokacion filmik dhe vend rezident për studio”, shprehet Jorgji. Ngjarja Focus London u zhvillua për dy ditë  në Londër.

  • “Virozat po qarkullojnë masivisht”, mjeku tregon simptomat që duhet të trajtohen me kujdes nga qytetarët

    “Virozat po qarkullojnë masivisht”, mjeku tregon simptomat që duhet të trajtohen me kujdes nga qytetarët

    Mjeku Adrian Jorgji ka dhënë detjae situatën aktuale të virozave në vend, duke sqaruar se qarkullimi i infeksioneve të ndryshme respiratore është rritur ndjeshëm në ditët e fundit.
    Sipas tij, kjo situatë nuk është e pazakontë dhe ndodh shpesh në periudhat me luhatje të forta temperaturash.
    “Ka lloje të ndryshme gripi që qarkullojnë, nga ftohjet e thjeshta deri te Covid,” shpjegoi Jorgji.
    Ai tha se ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kanë favorizuar përhapjen e virozave, pasi njerëzit janë detyruar të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura dhe të paajrosura mirë, çka ka shtuar rrezikun e transmetimit.
    Mjeku theksoi se Covid-19 nuk po shfaqet më me agresivitetin që kishte në vitet e pandemisë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet treguar kujdes.
    “Covidi nuk sillet më si më përpara dhe testet kanë humbur. Janë shumë pak ata njerëz që kryejnë teste për Covid,” u shpreh ai, duke shtuar se testimi ka vlerë kryesisht në tre ditët e para të simptomave, periudhë që shumica e qytetarëve e trajtojnë si një ftohje të thjeshtë.
    Megjithatë, Jorgji bëri një apel të qartë për qytetarët që të monitorojnë me kujdes simptomat e tyre.
    “Unë do të sugjeroja që njerëzit të shohin kohëzgjatjen e simptomave. Nëse ato zgjasin 6–7 ditë, kolla bëhet e ashpër dhe frymëmarrja përkeqësohet, duhet të vizitohen te një mjek specialist,” tha ai në emisionin “Kjo Javë”.
    Ai shtoi se edhe ndjenja e dobësisë trupore është një tregues i rëndësishëm dhe se përkeqësimi i saj kërkon vëmendje të menjëhershme.

  • A mund të shkaktojnë tumor vaksinat anti-covid? Mjeku: Jetojmë në ambient toksik, problemi i vërtetë janë…

    A mund të shkaktojnë tumor vaksinat anti-covid? Mjeku: Jetojmë në ambient toksik, problemi i vërtetë janë…

    Mjeku Adrian Jorgji, reagoi ndaj pretendimeve të qarkulluara se vaksinat anti-Covid mund të shkaktojnë tumore. Ai theksoi se një lidhje e tillë nuk është vërtetuar nga asnjë studim shkencor deri më sot.
    I ftuar në një emision televiziv ku u pyet nëse vaksinat mund të shkaktojnë tumore, Jorgji u përgjigj: “Nuk është e vërtetuar shkencërisht. Që të themi këtë duhet të ketë një studim të mirëfilltë. Na mungon pika e referimit me individët e vaksinuar. Mungojnë pikat e referimit me situatën e tyre para vaksinimit.”

    Sipas mjekut, që një vaksinë të akuzohet si shkaktar i tumoreve duhet të ekzistojnë prova të forta, të verifikueshme dhe të mbështetura në të dhëna afatgjata.

    “Që të arrijmë deri tek tumori flasim për një organizëm që kompromentohet në nivele madhore. Të bësh fajtor vaksinën duhet të ketë argumente shkencore,” tha ai.
    Në vend të kësaj, Jorgji theksoi se rreziku i vërtetë për shëndetin publik buron nga faktorët toksikë të mjedisit të përditshëm.
    “Ne jetojmë në ambient toksik, nga ajri, uji, pesticidet, hormonet, koncentratet. Për këto duhet të ngrihet alarmi i madh dhe këto mund të shkaktojnë këto tumoret,” u shpreh mjeku, duke nënvizuar se këta faktorë janë shumë më të njohur në literaturën mjekësore si shkaktarë potencialë të sëmundjeve kancerogjene.

  • UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    UEFA Europa League, Enea Jorgji drejton të enjten sfidën Viktoria Plzen – Malmö

    Të enjten zhvillohen ndeshjet e raundit të dytë në UEFA Europa League dhe takimi Viktoria Plze? – Malmö do të gjykohet nga arbitri shqiptar Enea Jorgji.
    Në krah të tij do të jenë asistentët Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Florian Lata është përzgjedhur arbitër i katërt. Në dhomën e VAR-it, Jorgjin do ta mbështesë gjyqtari italian Luca Pairetto, së bashku me shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR.
    Ndeshja do të luhet të enjten, më 2 tetor, në orën 18:45, në stadiumin “Stadion m?sta Plzn?”.
     
     

  • Prezantohet strategjia për kinematografinë, studio për filma vendas e të huaj

    Prezantohet strategjia për kinematografinë, studio për filma vendas e të huaj

    Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka prezantuar platformën e re dixhitale dhe rregulloren e re të aplikimit dhe financimit për projektet filmike e audiovizuale.

    Në një takim me kineastë dhe aktorë të industrisë, drejtori i QKK-së, Jonid Jorgji, shpalosi strategjinë e re kombëtare për zhvillimin e industrive kreative dhe audiovizuale.

    “QKK është një institucion që financon filma, tani ka lindur nevoja që gama e financimeve të zgjerohet më tepër. Zgjerimi i mbështetjes financiare për serialet televizive, video-lojërat, realiteti virtual dhe i shtuar (VR/AR).  Objektivi është ndërtimi i një industrie audiovizuale të qëndrueshme, konkurruese dhe të integruar në tregun evropian.  Ligji i ri për audiovizualin është nevojë imediate dhe kemi nisur punë paraprake. Shpresojmë në shtator që të gjejmë konsensus dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, tha Jorgji.

    Ligji do të përfshijë edhe implementimin e mekanizmit “tax rebate” që do t’u kthejë deri në 31% të shpenzimeve produksioneve të huaja që xhirojnë në Shqipëri.

    Në këtë kontekst, do të krijohet “Albanian Film Commission”, një strukturë që do të ketë për detyrë të promovojë Shqipërinë si destinacion filmik ndërkombëtar dhe tërheqje të studiove si Netflix, Amazon dhe Disney.

    Jorgji bëri të ditur se po diskutohen hapësira të dedikuara për studio të mëdha, mes tyre Kombinati Metalurgjik në Elbasan.

    Rijetësimi i kinemave ekzistuese në vend dhe krijimi i një rrjeti të organizuar për shpërndarjen e filmit shqiptar është një tjetër pikë e parashikuar në strategji.

    “Shteti dhe bashki të ndryshme kanë filluar të rijetësojnë kinema, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera. Do të krijojmë një sistem, ku prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet të qarkullojnë në këto kinema dhe kështu rrisim monetiziminm, të ardhurat që këta filma sjellin”, u shpreh kreu i QKK.

    Mbështetje do të ketë edhe për programet mësimore në shkolla të specializuara si “Marubi” dhe “Catalyst”.

    QKK është pranë finalizimit të një marrëveshjeje dypalëshe me CNC-në franceze për bashkëprodhime, si dhe pjesë e iniciativës rajonale “Balcanica” që përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

    Strategjia e re dhe rregulloret e përmirësuara synojnë të krijojnë një klimë të hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër dinamike të industrisë audiovizuale në Ballkan.

  • Prezantohet strategjia e re e kinematografisë shqiptare! Metalurgjiku, studio për produksione filmash vendas e të huaj! QKK formulë të re pikëzimi për filmat

    Prezantohet strategjia e re e kinematografisë shqiptare! Metalurgjiku, studio për produksione filmash vendas e të huaj! QKK formulë të re pikëzimi për filmat

    Qendra Kombëtare e Kinematografisë tashmë operon mbi rregulla të reja, ndërkohë që së shpejti do të kemi një ligj të ri për industrinë audiovizuale. Në një takim informativ me kineastë, është shpalosur platforma e re e QKK-së dhe rregullorja e re e aplikimit dhe financimit, si dhe strategjia e re për industritë kreative dhe audiovizuale. Ashtu siç është diskutuar dhe më herët, Qendra Kombëtare e Kinematografisë do të zgjerohet dhe nuk do të jetë më një qendër me fokus vetëm prodhimin filmik. Nën emërimin Agjenci ajo të përfshijë prodhime audiovizuale në një fushë më të gjerë.
    “QKK është një institucion që financon filma, tani ka lindur nevoja që gama e financimeve të zgjerohet më tepër. Zgjerimi i mbështetjes financiare për serialet televizive, video-lojërat, realiteti virtual dhe i shtuar (VR/AR).  Objektivi është ndërtimi i një industrie audiovizuale të qëndrueshme, konkurruese dhe të integruar në tregun evropian.  Ligji i ri për audiovizualin është nevojë imediate dhe kemi nisur punë paraprake. Shpresojmë në shtator që të gjejmë konsensus dhe miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”, – tha kryetari i QKK-së, Jonid Jorgji.
    Hartimi i strategjisë së re të audiovizualit vjen pas diskutimeve me komunitetin dhe në bashkëpunim me MEKI, British Council e ekspertë ndërkombëtarë. Pika kryesore në këtë strategji është buxheti i rritur dhe i qëndrueshëm.
    Krijimi i “Albanian Film Commission” është një tjetër pikë e parashikuar, gjë e cila është artikuluar prej kohësh.
    “E vërteta është që duhet diçka më kombëtare, më e përfshirë në përthithjen e produksioneve të huaja në Tiranë dhe promovimin e lokacioneve dhe faciliteteve që arrijmë t’u japim këtyre produksioneve.”, – tha Jorgji.
    Sipas tij, krijimi i këtij institucioni tërheq produksione ndërkombëtare dhe promovon Shqipërinë si destinacion filmik, gjë që lidhet edhe me implementimin e “tax rebate”.
    “Bashkë me Albanian Film Commision vjen dhe kthimi i taksës mbrapsht, ajo taksë që vazhdojmë e themi prej kohësh, e që është pjesë e ligjit për të cilën po punohet. Kjo pikë së shpejti do të parashiohet nga ligji dhe gjithë produksioneve shqiptare në bashkëpunim me produksionet e huaja do t’u kthehet një përqindje e caktuar, që është thënë 31 përqind, edhe pse ende e papërcaktuar saktë.”
    Nga Jorgji dhe ministri i MEKI, Blendi Gonxhja u bë me dije se do të ketë mbështetje financiare, por jo vetëm edhe për programe mësimore, si: “Marubi” e “Catalyst”.
    “Duhet të punojmë për pjesën akademike, për ata pak fatlumë që do të konkurrojnë në këto shkolla, t’i njohim si realitete dhe si numra. Duhet të shohim potencialin e lartë dhe cilësinë. Këto fonde duhet të ndahen nga fonde të industrisë, që shteti duhet t’i njohë.”, – tha Gonxhja.
    Krijimi i një platforme për gjithë kineastët dhe lokacionet që ofron vendi, por dhe produksionet dhe studio rental, që mund të aksesohet nga çdo produksion i huaj ishin një tjetër pikë për të cilën u diskutua, ashtu si dhe krijimi i një zyre për thithjen e studiove të mëdha filmike si dhe për krijimin e hapësirave për to, qofshin të huaja apo shqiptare.
    “Ka nevojë për një zyrë të dedikuar në QKK për të sjellë shtëpi të mëdha filmike që të vendosen në Shqipëri, si Netflix, Amazon, Disney etj. Kemi filluar të punojmë me qreverinë përveç një pakete fiskale, një paketë për hapësira ku mund t’i vendosim këto studio që kërkojnë sipërfaqe të madhe dhe kemi lokalizuar dhe jemi në bashkëpunim sa i përket Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.”, – tregoi Jorgji.
    Rijetësimi i kinemave ekzistuese në vend dhe krijimi i një rrjeti të organizuar për shpërndarjen e filmit shqiptar është një tjetër gjë e parashikuar në strategji.
    “Shteti dhe bashki të ndryshme kanë filluar të rijetësojnë kinema, jo vetëm në Tiranë por dhe në qytete të tjera. Do të krijojmë një sistem, ku prodhimet shqiptare apo bashkëprodhimet të qarkullojnë në këto kinema dhe kështu rrisim monetiziminm, të ardhurat që këta filma sjellin.”
    QKK ndërkohë është duke punuar për dy marrëveshje, e para, që pritet të miratohet shumë shpejt është ajo e bashkëprodhimit me Francën, me CNC, që do të financojë projekte dypalëshe mes dy vendeve. Ndërsa marrëveshja tjetër  katërpalëshe rajonale, “Balcanica” është në fazë diskutimesh dhe përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut.
    “Përfshin fond të përbashkët për prodhime filmike, të krijohet një platformë me në qendër Tiranën që do të ndihmojë në bashkëprodhim filmash e të nxisë programet e edukimit për kinesatët, si dhe të krijojë një rrjet tjetër kinemash në të gjithë rajonin.”, – bëri me dije Jorgji.
    Synimi është kthimi i Shqipërisë në qendër dinamike të audiovizualit në rajon. Një pikë me shumë rëndësi për komunitetin është ajo e ndryshimeve të rregullores së QKK-së, gjë që ka ardhur pas dëgjesave e shqetësime të kineastëve.
    Kështu, në vijim, Komisioni i Miratimit të Projekteve do të jetë një i vetëm dhe jo disa komisione për gjini të ndryshme të filmit. Ky komision do të përbëhet nga 5-7 anëtarë dhe do të rishikohet mënyra se si zgjidhen këta anëtarë komisioni. Ndërkohë, ndarja e buxhetit do të bëhet sipas gjinive kinematografike, duke e bërë më të qartë për producentët. Sa i përket kineastëve që aplikojnë, nuk do të ketë më detyrim për aplikim në Eurimages, edhe pse diçka e tillë përbën avantazh.
    Sistemi i pikëzimit do të ndryshojë, duke i dhënë 80 përqind të vlerës së aplikimit: skenarit, regjisë e produksiont dhe 20 përqind të shkuarës së aplikantëve, pasi pikëzimi i deritanishëm ka penalizuar kreativitetin dhe është diskriminues.
    Kriteret për ‘co-minority’ do të thjeshtohen me një element të detyrueshëm. Një nga kërkesat që ka hasur problematika ka qenë që regjisorët duhej të ishin regjisorë të afirmuar, kriter që tashmë hiqet.
    Ndërsa përsa i përket regjisorëve debutues për filma të shkurtër ata duhet të kenë diplomë në regji ose të kenë realizuar filma të pranuar në festival, për të ruajtur një nivel minimal profesionalizmi.
    Për regjisorët debutues në filma të gjatë, nuk duhet patjetër diplomë, por duhet të ketë realizuar dy filma të shkurtër të mbështetur nga fonde publike ose që të jenë përzgjedhur në festival, ndërsa producentët e rinj duhet të kenë përvojë në prodhim filmash.

  • Vendimet e Qeverisë/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

    Vendimet e Qeverisë/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

    Jonid Jorgji do të jetë kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
    Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

    Jorgji do të zëvendësojë në këtë detyrë, regjisorin Eol Çashku, i cili u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti.
    Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës.
    VKM-ja: 
    V E N D I M
    PËR
    EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ
    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096,  datë 21.3.1996, “Për kinematografinё”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:

    Jonid Jorgji emërohet kryetar i Qendrёs Kombёtare tё Kinematografisё.

    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
     
     

  • Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

    Me Illo Jorgjin, ish – kryekamarierin e hotel “Butrinti”

    Shpresa DINE
    Rastësi ishte përballja sot me një nga personat, që për gjithë sarandiotët ka qenë dhe mbetet shumë i njohur. Illo Jorgji, ish-kryekamarieri i Hotel “Butrinti” që për 16 vite radhazi menaxhoi këtë hotel, më i madhi në llojin e vet, hotelin hijerëndë dhe që i dha emër Sarandës sonë.Illo Jorgji është njeriu me zemër të madhe dhe shpirtin mikpritës, i cili për 16 vjet rresht ka qenë kryekamarier në Hotel “Butrinti” në Sarandë, vendin që ai e ka dashur dhe për të cilin ka dhënë gjithçka. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai ka qenë më shumë se një punonjës, por një mik i vërtetë për çdo klient që shkonte tek Hotel “Butrinti”.Edhe pse sot e kanë mbuluar thinjat, edhe pse nostalgjia shihet në sytë e tij, Illo Jorgji mbetet një profesionist me përvojë të gjatë në industrinë e turizmit dhe mikpritjes, që për 16 vjet mbarti mbi supe detyrën e kryekamarierit në Hotel “Butrinti” një nga hotelet më të njohura dhe më të respektuara në Sarandë. Gjatë gjithë këtyre viteve ai kontribuoi në ngritjen e standardeve të disa shërbimeve dhe si i tillë fitoi respektin e klientëve dhe kolegëve për profesionalizmin, përkushtimin dhe mikpritjen e tij të shkëlqyer.Gjatë gjithë periudhës 16 vjeçare kryekamarieri Illo Jorgji ka qenë një nga shtyllat kryesore të stafit, duke qenë në organizimin dhe menaxhimin e shërbimit të çdo pune që kërkohej në Hotelin “Butrinti”.Përvoja e tij e gjatë dhe njohuritë në fushën e shërbimit ndaj klientit kanë bërë që ai të mbetet gjithmonë një shembull i përkushtimit dhe standardeve të larta në punë, udhëheqës i kolegëve, duke respektuar në trajnimin e stafit të ri dhe duke garantuar që çdo klient që vinte në këtë hotel të ndihej komod dhe i privilegjuar.Me sjelljen e tij të ngrohtë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm, Illo ka ditur t’i bëjë të gjithë të ndihen si në shtëpinë e tyre. Ai ishte gjithmonë aty për të gjetur, për të regjistruar dhe për të siguruar që çdo detaj të ishte perfekt. Përvoja e tij e gjatë dhe dashuria me kolegët krijonin përherë një atmosferë të veçantë, ku ata ndiheshin si një familje dhe klientët të mirëpritur dhe të vlerësuar.Ish-kryekamarieri Illo Jorgji kujton me nostalgji, madje edhe me emocione të shprehura, vitet kur shërbeu në hotelin më të madh të qytetit.-Çdo javë organizoja trajnime me kamarierët, na thotë mes të tjerave në intervistën e rastësishme të realizuar në mjediset e restorant “ Leli” në Bamatat

  • Arbitri shqiptar do të gjykojë derbin e zjarrtë të Athinës, AEK – Panathinaikos

    Arbitri shqiptar do të gjykojë derbin e zjarrtë të Athinës, AEK – Panathinaikos

    Kur tensioni arrin kulmin dhe çdo vendim mund të ndryshojë fatin e një kampionati, arbitri është më shumë se thjesht një zyrtar i ndeshjes — është boshti i drejtësisë në fushë. Këtë të diel, në qendër të njërit prej përballjeve më të zjarrta të futbollit grek, derbit AEK – Panathinaikos, do të jetë një shqiptar: Enea Jorgji.Arbitri ndërkombëtar nga Shqipëria është përzgjedhur nga Federata Greke e Futbollit për të gjykuar këtë sfidë të ndjeshme, që jo vetëm ndan Athinën, por shpeshherë edhe fatin e titullit kampion. Jorgji, i cili ka fituar besimin e UEFA-s për ndeshje ndërkombëtare dhe është vlerësuar për qetësinë dhe vendosmërinë në situata me presion të lartë, pritet të ketë një rol vendimtar në mbarëvajtjen e kësaj përballjeje.Për Shqipërinë, kjo është më shumë sesa një përfaqësim teknik në një ndeshje të huaj. Është një shenjë e qartë se emrat shqiptarë në sport po fitojnë gjithnjë e më shumë besim dhe respekt përtej kufijve. Jorgji vjen në këtë ndeshje me një përvojë të gjerë në nivele të larta të garës, përfshirë përballje të rëndësishme në kualifikueset europiane dhe në kampionate të huaja.Të gjithë sytë do të jenë mbi të, jo vetëm për të ndarë drejtësinë në një përballje të tensionuar, por edhe për të dëshmuar se profesionalizmi nuk njeh kombësi, dhe se futbolli i Ballkanit, me gjithë pasionin dhe sfidat e tij, ka nevojë për zëra të paanshëm dhe të fortë.

  • Greqia kërkon arbitrin nga Shqipëria, Enea Jorgji shkon për të gjykuar AEK-Panathinaikos

    Greqia kërkon arbitrin nga Shqipëria, Enea Jorgji shkon për të gjykuar AEK-Panathinaikos

    Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar dhe për arbitrin ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili është zgjedhur për të gjykuar njërën nga ndeshjet më të forta dhe më të ndjekura në kampionatin grek, derbin e zjarrtë të Athinës, mes AEK Athens FC dhe Panathinaikos.
    Ky takim, i vlefshëm për fazën “Play Off” në “Super League Greece”, do të luhet më 4 maj në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh, për shkak të rivalitetit historik mes dy skuadrave dhe garës për titullin kampion.
    Caktimi i arbitrit shqiptar në këtë sfidë vjen pas një kërkese zyrtare të Federatës Greke të Futbollit drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, si dëshmi e besimit dhe vlerësimit që federatat europiane kanë për nivelin e arbitrimit në Shqipëri.
    Arbitri 40-vjeçar do të ketë në krah asistentët e tij të përhershëm, Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, duke përfaqësuar së bashku me dinjitet dhe profesionalizëm Shqipërinë në këtë sfidë të nivelit të lartë.
    FSHF e konsideron këtë një tjetër moment suksesi për arbitrimin shqiptar, i cili prej vitesh ka bërë hapa të rëndësishëm përpara dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga institucionet ndërkombëtare të futbollit. Përfshirja e arbitrave shqiptarë në takime të tilla prestigjioze është rezultat i punës së vazhdueshme për rritjen e cilësisë dhe standardeve në këtë sektor.