Tag: jordon

  • Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe

    Nga talenti më i madh i Liverpool në ligën e tetë angleze, historia e pabesueshme e Jordon Ibe

    30 Tetor 2025

    17:08

    Telesport

    Në vitin 2012, Liverpool krenohej me 16-vjeçarin Jordon Ibe, i cili në atë kohë konsiderohej si super talent dhe të kuqtë prisnin që ai të bëhej akoma edhe më i mirë se Raheem Sterling.
    Te Liverpool nuk gjeti hapësirën që i duhej dhe pas disa huazimeve, në vitin 2016 u shit te Bournemouth për 15 milionë paundë, një blerje rekord në atë kohë për klubin e “qershive”.
    Megjithatë, Ibe rezultoi një transferim i dështuar dhe më pas filloi kalvari i lëvizjeve nga një ekip në një tjetër, gjithmonë e në rënie.
    Sot, Jordon Ibe, 29 vjeç, ka fimosur me klubin e ligës së tetë, Sittingbourne. “Jemi krenarë të njoftojmë se Jordon Ibe ka zgjedhur Sittingbourne FC në rrugëtimin e tij për të rizbuluar kënaqësinë e futbollit.
    Qëllimi ynë është i thjeshtë: të shohim Jordon duke dhënë më të mirën e tij. Asgjë s’do të na gëzonte më shumë sesa ta shihnim të shkëlqejë në muajt në vijim dhe të rikthehet në futboll me kohë të plotë , një sukses që do të pasqyronte si përkushtimin e tij, ashtu edhe angazhimin e klubit ndaj zhvillimit të tij”, thuhet në postimin zyrtar të klubit amator.