Konstitucionalisti Jordan Daci në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit Bajram Begaj nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2027.
Gjatë analizës së tij Jordan Daci tha se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar në themel ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra dhe me pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit, Veliaj është nga sot sërish kryetari i Bashkisë së Tiranës!
Blendi Fevziu: Ti po thua që mos kemi fare zgjedhje tani deri në vitin 2027?
Jordan Daci: Mendoj dhe jam i bindur që nuk do të kemi zgjedhje?
Blendi Fevziu: Po ne kemi kandidatët?
Jordan Daci: Kandidatët duhet të presin zgjedhjet e radhës, ose Këshilli i Ministrave ta shkarkojë për një arsye tjetër.
Blendi Fevziu: Vetëm po e shkarkuan për sjellje të mirë në burg se… Jordan më bërë lëmsh, ne kemi kandidatë, por nuk kemi zgjedhje?!.
Jordan Daci: Unë mendoj se kjo do të ndodhë. Duhet të kuptojmë që edhe ata që e shkaktuan këtë gjë kanë qenë vetë të bindur që e shkaktuan këtë gjë, kanë provuar, por Gjykata Kushtetuese ka treguar jashtëzakonisht vlera të larta, sepse ishte shansi i fundit që kjo gjykatë të mbante pozitat e saj kushtetuese. Ajo se çfarë ndodhi ishte gjëja më e rëndë që mund të kishte ndodhur në një shtet të së drejtës.
Blendi Fevziu: Në gjykimin tim, për të kuptuar më thjesht: pezullohen me vendimin e Gjykatës Kushtetuese zgjedhjet në Tiranë, gjykohet në themel nga Gjykata Kushtetuese. Gjykimi në themel mund të çojë ose në hapjen rrugë të zgjedhje diku nga shkurti ose marsi i vitit të ardhshëm, ose në shfuqimizimin e Këshillit Bashkiak dhe të kryeministrit dhe mbetjen e zonjës Ristani në detyrë deri në zgjedhjet e 2027-ës.
Jordan Daci: Deri sa të lërë Veliaj, se mund ta shkarkojë, mund të vërë një tjetër. Që sot mund ta bëjë madje.
Blendi Fevziu: Por jo se Veliaj është shkarkuar nga Këshilli Bashkiak.
Jordan Daci: Nuk është i shkarkuar sot ai është kryetar bashkie. Në momentin që është pezulluar dekreti ka zero efekt. Sot është kryetar bashkie Erion Veliaj.
Blendi Fevziu: U kthye prap Veliaj kryetar bashkie?!
Jordan Daci: Me këtë vendim po.
Tag: jordan
-

“U kthye sërish Veliaj kryetar bashkie?!”, juristi i njohur: S’ka zgjedhje deri në 2027 ose Rama ta shkarkojë për arsye tjetër
-

Avokat Jordan Daci: Veliaj nuk quhet i shkarkuar derisa të vendosë Kushtetuesja
Avokati Jordan Daci deklaroi se Erion Veliaj nuk mund të konsiderohet i shkarkuar nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës pa një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
Në një intervistë për emisionin “3D” në RTSH 1 HD, Daci theksoi se “Kushtetuta e ka fare qartë; që bërja e ankimit çon automatikisht në pezullimin e vendimit. Pra, në këtë moment që ne flasim, Erion Veliaj nuk quhet i shkarkuar dhe quhet i shkarkuar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese.”
“Vetëm kur të shprehet Kushtetuesja me vendim, i cili nëse do ta pranojë ankimimin e tij, do të quhet që vendim i Këshillit Bashkiak nuk ka ekzistuar askund, dhe nëse do ta rrëzojë, sigurisht kur të botohet në Fletore Zyrtare merr fuqi.”
Duke komentuar mbi nenin 115 të Kushtetutës, Daci u shpreh se “Këshilli i Ministrave nuk është noter.”
“Këshilli i Ministrave është i vetmi organ që Kushtetuta e ka ngarkuar me përgjegjësi për të verifikuar në mënyrë të plotë, se ekziston apo jo shkak nga ligji. Pra nuk mund thjesht të noterizojë vendimin e Këshillit Bashkiak. Në një shtet si i joni, nuk ekzistojnë vendime noterizuese.” -

Skerdi Drenova i UKT-së lë 3 muaj pa ujë banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë
Banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë gjithmonë e njëjtë, “do e raportojmë”, por asnjëherë nuk është marrë një masë konkrete për të zgjidhur problemin.
Banorët shprehen të shqetësuar, duke theksuar se janë familje me fëmijë dhe të moshuar, dhe se është e pamundur të jetosh pa ujë, sidomos në një periudhë të nxehtë vere. Ata bëjnë me dije se që nga qershori është ardhur vetëm një herë për 10 minuta ujë, dhe më pas nuk ka ardhur më asnjë pikë uji. Sipas banorëve, për çdo kërkesë të bëre, përgjigjja ka qenë se do të raportohen problemet, por pa ndonjë ndërhyrje reale.
Banorët apeluan për publikimin e situatës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia me kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe UKT e Skerdi Drenovës për të marrë masa urgjente. Ata shprehen se jeta e tyre është bërë e paqëndrueshme dhe se nuk mund të durojnë më pa ujë në vitin 2025, në kryeqytet. Ata shpresojnë që, përmes këtij publikimi, të zgjidhet një herë e mirë kjo çështje kaq serioze.
“Ju lutem publikojeni këtë problem sepse jemi në hall! Banojmë në rrugën Jordan Misja, Tiranë, dhe që nga qershori jemi pa asnjë pikë uji. Çdo ditë marrim UKT-në në telefon, kemi bërë me dhjetëra ankesa, por përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: “Do e raportojmë”. Kanë kaluar muaj të tërë dhe askush nuk ka ardhur të zgjidhë problemin. Jemi familje me fëmijë dhe të moshuar, është e pamundur të jetosh pa ujë në 2025 në kryeqytet! Ju lutem ta publikoni që institucionet të marrin masa urgjente, se jemi në hall. Që në qershor ka ardhur vetëm një herë për 10 minuta dhe nuk ka ardhur më asnjë pikë. I marrim në telefon ata te ujësjellësit dhe thonë: “Do e raportojmë, sepse në qershor kam ardhur tek kjo lagje dhe, sa kam kuptuar, vetëm 2-3 shtëpi s’kanë ujë.” Po, kemi bërë ankesa te ujësjellësi dhe besoj e kupton çfarë do të thotë të jesh pa ujë në gjithë këtë të nxehtë, dhe përgjigja që kam marrë është: “Po, do e rregullojmë, po askush nuk ka ardhur.” Ja ku e ke sahatin e ujit që tregon që nuk ka ujë.” – shkruan denoncuesi për JOQ. -

Vdekja e Besnik Koçiut në burg/ Helsinki: U mbajt tetë ditë i sëmurë në qeli, duhej të trajtohej menjëherë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas vdekjes së Besnik Koçiut, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim.
Në një komunikatë për mediat, organizata ngre pikëpyetje lidhur rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria.
Besnik Koçiu ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë. Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme.
KShH thekson se ankesa për gjendjen shëndetësore ishin “të përsëritura dhe të dokumentuara”. Megjithatë, reagimet institucionale kanë qenë të pamjaftueshme dhe, sipas monitorimit të realizuar nga vetë organizata, mungon dokumentacioni që të tregojë ndonjë veprim konkret për mbikëqyrjen e specializuar të tij.
Organizata ngre pikëpyetje lidhur me shkeljen e të drejtave dhe neglizhencë sistemike, ndërsa bën gjithashtu thirrje për hetim.
REAGIMI I PLOTË
Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit B.K përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit.
Shtetasi B.K, ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.
Rezulton se, gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.
I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qënë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë,nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.
Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.
Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.
Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për tu dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. Mgjth, KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.
KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjëndjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.
Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).
KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk ështe hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K. -

I burgosuri pësoi arrest kardiak/ Reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Qëndroi në qeli për 8 ditë pavarësisht shqetësimeve, duhej të trajtohej menjëherë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit Besnik Koçiu përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”.
Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit.
Viktima ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit në reagim thekson se i burgosuri duhej të trajtohej menjëherë pas shfaqjes së shqetësimeve dhe diagnozave që kishte.
Në njoftim, Komiteti i Helsinkit shkruan se “rezulton se gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.
I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qenë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë, nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.
Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.
Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.
Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për t’u dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.
KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjendjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.
Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).
KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk është hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K”.Top Channel
-

I burgosuri humbi jetën tek ‘313’-ta, reagon “Helsinki”: I sëmuri u la në qeli 8 ditë pa trajtim
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar mbi humbjen e jetës së të burgosurit Besnik Koçiu në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
Sipas njoftimeve të publikuara në media më datë 26.07.2025, familjarët e shtetasit Besnik Koçiu përmes një letre të hapur bënin apel për hetimin e humbjes së jetës së tij në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”.
Nisur nga ky njoftim, KShH në datën 29.07.2025 zhvilloi një monitorim në ambientet e IEVP “Jordan Misja”, me qëllim verifikimin e çështjeve të ngritura nga familjarët e të ndjerit.
Viktima ishte akomoduar në IEVP “Jordan Misja” më datë 16.07.2025 dhe që në momentin e pranimit në institucion kishte referuar se trajtohej për disa diagnoza komplekse si: Diabet Mellitus tip. 2, nën insulin, HTA st. IIII, Dislipidemi. Gjithashtu referonte se para 6 muajsh kishte kaluar AVC ischemic akut.Komiteti Shqiptar i Helsinkit në reagim thekson se i burgosuri duhej të trajtohej menjëherë pas shfaqjes së shqetësimeve dhe diagnozave që kishte.
Në njoftim, Komiteti i Helsinkit shkruan se “rezulton se gjatë ditëve të para të akomodimit të tij (sipas shënimit të Kartelës Mjekësore, të datës 18.07.2025), shtetasi B.K kishte paraqitur ankesa për dhimbje koke, dobësi trupore dhe djegie. Nga kqyrja e dokumentacionit u konstatua se ankesa të tilla ishin të vazhdueshme. Për këtë arsye, më datë 21.07.2025, shtetasi B.K ishte transferuar nga Godina A ku kishte qëndruar deri në atë moment, drejt Godinës B të institucionit, për shkak të kushteve më të mira të akomodimit që ofron.
I paraburgosuri ishte vendosur fillimisht në dhomën nr. 2, bashkë me 3 shtetas të tjerë, por për shkak të gjendjes jo të mirë dhe shqetësimeve që paraqiste, ishte transferuar sërish, kësaj here drejt dhomës nr. 6, ku kishte qëndruar i vetëm. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, rezulton të ketë qenë e dukshme edhe për punonjësit e policisë në sektor, pasi për datën 22.07.2025, në Librin e Lënies së Detyrave, nga Specialisti i Policisë G.R, ishte lënë shënimi: Të mbahet nën vëzhgim vazhdimisht i paraburgosuri i dhomës nr. 6, kati -1, sektori 2, B.K e të informohet specialisti i informacionit për çdo shqetësim. Megjithatë, nga verifikimet e KShH-së nuk u konstatua të ishin mbajtur praktika të dokumentuara për hapat e ndjekur për mbajtjen e shtetasit B.K nën vëzhgim. Kjo mund të dalë vetëm nga një verifikim i kujdesshëm i kamerave të sigurisë të vendosura në korridorin ku ndodhej dhoma ku i paraburgosuri ishte akomoduar.
Mbrëmjen e datës 23.07.2025, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri B.K ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.
Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar se shtetasi B.K i akomoduar në dhomën nr. 6 nuk reagonte kur i flisnin. Ishte lajmëruar menjëherë përgjegjësi si dhe ndihmës mjekja, e cila kishte hyrë në dhomë në orën 07:03. Në orën 07:05 ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri B.K kishte bërë Exitus letatis (vdekje) me diagnozën: Suspect Arrest Kardiak.
Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për t’u dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim. KShH ngre pikëpyetje për faktin që diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të komfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP.
KShH vëren se ekzaminimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e gjendjes shëndetësore të shtetasve që akomodohen në ambientet e institucioneve të privimit të lirisë, është detyrim që buron edhe nga nenet 15 dhe 20 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, pikërisht me qëllim parandalimin e rasteve të humbjes së jetës apo vetëvrasjeve. Shërbimi i kujdesit shëndetësor duhet të sigurohet 24 orë dhe në rast sëmundjesh, të cilat nuk mund të diagnostikohen apo kurohen në këto institucione, shtetasve të burgosur u njihet e drejta e transferimit pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve apo Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Referuar parashikimeve të nenit 41 të ligjit nr. 81/2020, personeli mjekësor i IEVP-ve ka detyrën të evidentojë dhe njoftojë menjëherë për sëmundjet që kërkojnë trajtim të specializuar.
Në këtë drejtim vlen të përmendim edhe standartet e elaboruara nga jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut, e cila pavarësisht se vëren se “përshtatshmëria” e ndihmës mjekësore mbetet elementi më i vështirë për t’u përcaktuar në sistemin e burgjeve, ajo udhëhiqet nga testi i kujdesit të duhur, duke patur në konsideratë mjetet që shteti ka ndjekur dhe jo rezultatin. Sipas nenit 3 të Konventë (KEDNJ), vlerësohet nëse autoritetet përkatëse vendase kanë marrë në kohën e duhur të gjitha masat mjekësore të arsyeshme të mundshme në një “përpjekje të ndërgjegjshme për të penguar zhvillimin e sëmundjes në fjalë (Goginashvili kundër Gjeorgjisë, 2011, § 71). Vetë fakti që një i paraburgosur vizitohet nga një mjek dhe i përshkruhet një formë e caktuar trajtimi nuk mund të çojë automatikisht në përfundimin se ndihma mjekësore ishte e mjaftueshme (Hummatov kundër Azerbajxhanit, 2007, § 116). Autoritetet duhet gjithashtu të sigurojnë që kur është e nevojshme nga natyra e një gjendjeje mjekësore, mbikëqyrja të jetë e rregullt dhe sistematike dhe të përfshijë një strategji gjithëpërfshirëse terapeutike që synon trajtimin adekuat të problemeve shëndetësore të të paraburgosurit ose parandalimin e përkeqësimit të tyre, në vend që t’i adresojë ato në bazë simptomatike (Amirov kundër Rusisë, 2014, § 93).
KShH bën thirrje për verifikime të mëtejshme, objektive dhe të gjithëanshme nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lidhur me ngjarjen, për identifikimin e përgjegjësive sipas rastit dhe parandalimin e rasteve të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Në përfundim, KShH vëren me shqetësim të thellë se politika penale e ndjekur në vijimësi nga sistemi ynë i drejtësisë përkundrejt përdorimit të tepruar të masës së sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë problematike. Nuk është hera e parë që shtetas me probleme të rënda shëndetësore dhe që nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore apo të veprës penale për të cilën hetohen, humbasin jetën në sistemin e paraburgimit. Kjo politikë është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilat inkurajojnë me forcë mos përdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimeve, veçanërisht kjo duke pasur parasysh në rastin konkret historikun mjekësor të shtetasit B.K”.
gijotina.com/ -

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.
Sipas njoftimit të policisë, një i ri rreth 27 vjeç ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte 54-vjeçari S. Xh.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 54-vjeçari ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
“Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë. -

Michael Jordan lë Greqinë pa fjalë, bakshish rekord në një restorant në Athinë
Shumë yje të basketbollit u mblodhën në Greqi për eventin “Board of Greatness” të organizuar nga Jordan Brand, i cili u mbajt në Athinë.
Figura më ikonike e pranishme nuk ishte askush tjetër përveç legjendës së NBA-së, Michael Jordan, i konsideruar gjerësisht si basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave, i cili zgjati qëndrimin e tij në Greqi gjatë pushimeve në Spetses.
Vizita e tij doli të ishte e paharrueshme më shumë për disa, sesa për vete tifozët e basketbollit.
Sipas Greek City Times, thuhet se Jordan la një bakshish të pabesueshëm prej 10,000 eurosh në një nga vendet më të mira për të ngrënë në Greqi, restorantin e njohur Papaioannou.
Menuja speciale për këtë rast thuhet se u hartua nga vetë shefi i kuzhinës George Papaioannou, në nder të MJ.
I impresionuar thellësisht nga ushqimi dhe mikpritja, Jordan la bakshishin bujar, duke e bërë mbrëmjen vërtet të paharrueshme për stafin e restorantit. -

Jordan Aviation nis fluturimet direkte nga Ammani drejt Tiranës
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një lidhje të re direkte ndërmjet dy kryeqyteteve.
Kjo linjë e re zgjeron aksesin e Shqipërisë drejt Lindjes së Mesme dhe tregon rritjen e interesit për vendin tonë si një destinacion turistik dhe bashkëpunues në rajon.Avioni u ul në TIA në orën 08:00 dhe u prit me një “shower salute” tradicional, i ndjekur nga një ceremoni mikpritjeje e organizuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.Një ceremoni zyrtare e prerjes së shiritit u zhvillua pranë avionit, ku morën pjesë përfaqësues nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Jordan Aviation për të përkujtuar hapjen e kësaj linje të re ajrore.
“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. -

“Më lejoni takimet dhe bisedat telefonike me Metën”/ ‘Blushi nuk përmbahet më’, kërkesë Burgjeve dhe SPAK-ut
Në kërkesën e dërguar, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, shpreh shqetësimin për një masë që konsideron si arbitrare dhe represive, e vendosur pa paralajmërim dhe në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 për të drejtat e të paraburgosurve, si dhe vendimit nr. 209, datë 6 prill 2022, që rregullon funksionimin e burgjeve.
Partia e Lirisë ka bërë publike një ankesë zyrtare drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qosja, ku denoncohet sipas tyre kufizimi i paligjshëm i të drejtës për takime dhe biseda telefonike me Ilir Metajn, President i Partisë së Lirisë, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja” në Tiranë.
Blushi thekson se kjo masë, përveç shkeljes së ligjit dhe Kushtetutës, cenon edhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe synon të pengojë aktivitetin politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, e cila është forca e tretë politike në vend.
Në ankesë bëhet me dije se më 18 dhjetor 2024, SPAK-u ka miratuar takimet e Blushit me Metajn në ambientet e paraburgimit, por administrata e IEPV “Jordan Misja” ka mohuar disa herë këto takime, duke bllokuar edhe deputetët dhe eurodeputetët që ligjërisht kanë të drejtë të takohen me të paraburgosurin pa autorizim paraprak nga prokurori.
Partia e Lirisë kërkon rivendosjen e komunikimit me Ilir Metajn dhe ndalimin e çdo mase të mëtejshme represive që nuk ka bazë ligjore.
Për këtë çështje janë njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë, drejtuesi i SPAK dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa e plotë:
Lënda: Për lejimin e takimeve dhe rivendosjen e lidhjes telefonike me Z. Ilir Metaj, i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”, Tiranë
Drejtuar: Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve,
Klevis QosjaPër Dijeni: Ministrit të Drejtësisë,
Ulsi ManjaDrejtuesit të SPAK,
Altin DumaniKomisionit për Çështjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,
Znj. Klodilta Bushka (Kryetare)
I nderuar Z. Qosja,
Në mënyrë arbitrare, pa asnjë njoftim paraprak, në shkelje të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si edhe në shkelje të vendimit Nr. 209, datë 6.4.2022 “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të burgjeve”, prej datës 1 korrik 2025, Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj i është kufizuar e drejta e tij ligjore për të realizuar kryerjen e bisedave telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi.
Kjo masë represive e pajustifikuar, e panevojshme dhe e paargumentuar, në shkelje totale të ligjit është vendosur pa asnjë sqarim dhe transparencë nga ana e administratës së IEPV “Jordan Misja” edhe pse për regjistrimin e numrit tim telefonik, unë kam respektuar me përpikmëri të gjitha parashikimet ligjore.
Duke vlerësuar se kjo masë represive është një shkelje flagrante e ligjit, e Kushtetutës, e Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, me pasoja të rënda në pengimin e qëllimshëm të aktivitetit politik dhe opozitar të Partisë së Lirisë, partia e dytë opozitare dhe forca e tretë politike në vend, kërkoj rivendosjen e menjëhershme të lidhjes telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë, Z. Ilir Metaj, i cili ndodhet i paraburgosur në IEPV “Jordan Misja”.
Gjithashtu, dua t’u rikujtoj se në zbatimit të vendimit, datë 18 dhjetor 2024, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, Z. Sotir Kllapi dhe Z. Arben Kraja, më është miratuar kërkesa për takim me Z. Ilir Meta, i paraburgosur në ambientet e IEPV “Jordan Misja”.
Në bazë të parashikimeve ligjore, kërkoj nga ana juaj të zbatohet ky vendim dhe të më mundësohen takimet me Z. Metaj, duke i mos njehsuar dhe llogaritur takimet e mia në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, me takimet e të afërmve të tij familjarë.
Dua t’ju vë në dijeni se edhe pse kam leje të posaçme nga SPAK për t’u takuar me Z.Metaj, kjo e drejtë më është mohuar disa herë nga administrata e IEPV “Jordan Misja”, që gjithashtu ka shkelur ligjin duke mos lejuar edhe deputetët e Partisë së Lirisë, por edhe deputetë e eurodeputë të takohen me Z. Metaj edhe pse ligji ua jep këtë drejtë pa autorizim paraprak nga prokurori.
Me besimin se kërkesë-ankesa ime ligjore do të pranohet nga ana juaj duke i dhënë fund masave të tilla ndaluese dhe represive që nuk kanë referencë ligjore, mbetëm në pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Tedi Blushi