Tag: jonaid

  • Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit, i hiqet masa e pezullimit nga detyra

    Gjykata pranon kërkesën e Jonaid Myzyrit, i hiqet masa e pezullimit nga detyra

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e kreut të Prokurorimeve Publike, Jonaid Myzyrit, për heqjen e masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.
    Sipas vendimit të gjykatës, është konstatuar se masa e sigurisë ka humbur fuqinë, duke i hapur rrugë rikthimit të Myzyrajt në ushtrimin e detyrës së tij.
    Ky zhvillim vjen pas një procesi të kujdesshëm ligjor dhe vlerësimit të rrethanave, ku gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet për vazhdimin e masës së mëparshme.
    NJOFTIM PËR MEDIAT
    1. Kërkuesi Jonaid Myzyri me datë 02.10.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj të hetuarit Jonaid Myzyri”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 262/2 dhe 267/2 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 641, datë 03.10.2025, vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit Jonaid Myzyri. 2. Konstatimin e humbjes së fuqisë së masës ndaluese të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, e caktuar me vendimin nr. 61, datë 30.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palëve sikundër i kanë kryer. 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Tiranë, më datë 03.10.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

  • GJKKO i heq masën e pezullimit nga detyra kreut të Prokurimeve Publike

    GJKKO i heq masën e pezullimit nga detyra kreut të Prokurimeve Publike

    jonaid myzyraj

    TIRANË- Gjykata e Posaçme i ka hequr masën e pezullimit nga detyra kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
    Bëhet me dije se tashmë mbetet në fuqi vetëm masa e detyrimet për paraqitje. Myzyri është i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
    Hetimet për Myzyrin 
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas hetimeve, ka dalë në përfundimin se titullari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë.
    Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.
    Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI

  • Rrëfimi i pazakontë i kreut të KPP: Jonaid Myzyri kërkon falje te priftërinjtë, jo te drejtësia

    Rrëfimi i pazakontë i kreut të KPP: Jonaid Myzyri kërkon falje te priftërinjtë, jo te drejtësia

    Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të përballuar hetimet për aferat e tij të dyshuara korruptive: jo përmes avokatëve apo dokumenteve ligjore, por me rrëfime shpirtërore pranë priftërinjve.
    Në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, Myzyri shihet në një “takim shpirtëror” me dy priftërinj në një lokal, duke ndarë me ta jo vetëm kafenë, por edhe barrën e mëkateve të burokracisë. Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin me të cilin ai po përballet me drejtësinë.
    “Je i falur, biri im”, është fraza që i ka mbetur publikut në mendje, ndërsa ironia nuk ka munguar: aty ku nuk arrin ligji, duket se po tentohet falja hyjnore.
    Myzyri, i akuzuar për shkelje në dhënien e tenderëve publikë, duket se ka zgjedhur rrugën e lutjes në vend të mbrojtjes ligjore. Pas këtij episodi, nuk dihet nëse drejtësia tokësore do ta ndjekë më tej çështjen, por për momentin, mëkatet e tij duken të pastruara… shpirtërisht.

  • Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ajo që raportohet, bëhet me dije se edhe sot, Myzyri është marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rreth 2 orë, ai është rimarrë në pyetje nga prokurori Elvin Gogaj, ku ka dhënë sërish shpjegime në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas hetimeve, ka dalë në përfundimin se titullari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë.
    Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.
    Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI

  • Abuzimi me tenderin 2.3 mln euro/ Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

    Abuzimi me tenderin 2.3 mln euro/ Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

    Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.
    Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro.
    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë për Myzyrin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.
    Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese.
    Çështja ndaj Jonaid Myzyrit lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike, më konkretisht për tenderin 2.3 mln euro të mirëmbajtjes së rrugës Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km, ku sipas hetimeve ka rezultuar se pas ndërhyrjes së tij tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë, bashkimt të operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”.

  • Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, do merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, do merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ajo që raportohet, bëhet me dije se edhe sot, Myzyri do të merret në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
     

  • I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

    I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

    Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje.
    Kujtojmë që diten e djeshme, u vendos që kreu i Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri do të vijojë të qëndrojë nën masën “detyrim paraqitjeje”, ndërsa mbetet në fuqi edhe vendimi për pezullim nga detyra.
    Ai kishte ankimuar këto masa, të cilat iu rrëzuan nga Apeli i Posaçëm. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.
    Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro. Për këtë procedurë prokurimi krahas Jonaid Myzyrajt, janë marrë të pandehur edhe 10 persona të tjerë, 7 prej të cilëve të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera publikë, kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa tre personat e tjerë, Ardian Kaza, Ndoc Kulla dhe Gerald Adhiaj, akuzohen si të dyshuar për falsifikim dokumentesh. Kaza rezulton ish-administrator i AEK Munella, ndërsa Mehdi Lala i kompanisë Mela dhe Ndoc Kulla i kompanisë Jubica.
    Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë. Gjatë shqyrtimit të ankesës të procedurës, ky Komision, në kundërligjshmëri ka favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomik; AEK MUNELLA dhe DRINI-1, ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

  • U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

    U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

    Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë për kreun e pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.
    Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese. Myzyri është nën hetim për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimeve publike, çështje e cila po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

  • Abuzoi me 2.2 mln euro tender/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

    Abuzoi me 2.2 mln euro tender/ Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për kreun e Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri

    Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin nga detyra të kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri.

    Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja e Apelit dtë Posaçëm, Igerta Hysi, e cila gjithashtu ka lënë në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Myzyrin.

    Ky i fundit kishte apeluar vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra dhe masën e ‘detyrim paraqitje’.

    Myzyri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 4 korrik, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” pas pesë vitesh hetime.

    Lexo edhe: E ‘dogji’ tenderi 2.2 mln euro/ Jonaid Myzyri në Gjykatën e Posaçme të Apelit, apeloi pezullimin nga detyra

    Ai dyshohet për favorizm me tendera dhe shpërdorim detyre me tenderin e mirëmbajties në aksin Shpal – Rrëshen.

    Hetimi ndaj tij, sipas SPAK, ka filluar në vitin 2020, kohë kur ai ka marrë detyrën, pas dyshimeve se ai kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

    Myzyri është gjetur përgjegjës për veprimet e tij në procedurën e prokurimit të vitit 2020 i shpallur atëherë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rreshen (U.Fanit)- Shpal, Shpal- Q.Bene- K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit”, me fond limit 2.2 milionë euro. Po ashtu, Myzyri është duke u hetuar dhe për procedura të tjera prokurimi,

  • U pezullua nga detyra/ Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO, apelon vendimin

    U pezullua nga detyra/ Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO, apelon vendimin

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonaid Myzyri, i pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ka ankimuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim nga detyra”. Myziri është paraqitur këtë të hënë në Apelin e GJKKO-së ku po mbahet edhe seanca.

    Kreu i KPP-së, Jonaid Myziri u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK, më 24 qershor për hetimet që lidhen me tenderin e mirëmbantjes së aksit Rrëshen-Shpal, i cili dyshohet se është kryer në kundërshtim me parimet e konkurrencës së ndershme.

    Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI/