Për të gjashtën ditë radhazi, vijon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e larta të lumit Bistrica.
Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe të emergjencave civile po punojnë në terren me mjete dhe materiale për të forcuar mbrojtjen e zonës bujqësore.
Dëmet e shkaktuara ndër fermerë janë të konsiderueshme. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese.
“Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të shumta ka pasur gjithashtu edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur’, tha Jolio Dine.
Për të ardhur në ndihmë fermerëve të prekur, emergjencat civile kanë ofruar deri tani 8 tonë ushqim për bagëtitë, ndërsa grumbullimi i të dhënave vazhdon.
“Çdo person i dëmtuar duhet të paraqitet në Bashkinë Sarandë për raportimin e dëmeve. Vetëm pas evidencimit të plotë mund të vendosim për hapat e mëtejshëm’, tha Jolio Dine.
Megjithatë, sa i përket dëmshpërblimit, fermerët ende nuk kanë një datë të saktë se kur mund të nisë ky proces. Autoritetet thonë se do të varet nga vlerësimi përfundimtar dhe vendimet e mëtejshme institucionale.
Ndërkohë, puna për rikonstruksionin e argjinaturës vijon, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tjera dhe mbrojtjen e tokave bujqësore në Çukë dhe fshatrat përreth.
Tag: jolio
-

Moti i keq në Sarandë, drejtuesi i Emergjencave në bashki: Rreth 700 krerë bagëti të mbytura, dëme edhe në bujqësi
-

Moti i keq në Sarandë, rreth 700 krerë bagëti të imta të mbytura
Vijon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e larta të lumit Bistrica. Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe të emergjencave civile po punojnë në terren me mjete dhe materiale për të forcuar mbrojtjen e zonës bujqësore.
Dëmet e shkaktuara ndër fermerë janë të konsiderueshme. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese. “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të shumta ka pasur gjithashtu edhe në magazinat e misrit, i cili sapo ishte korrur’, tha Jolio Dine.Për të ardhur në ndihmë fermerëve të prekur, emergjencat civile kanë ofruar deri tani 8 tonë ushqim për bagëtitë, ndërsa grumbullimi i të dhënave vazhdon. “Çdo person i dëmtuar duhet të paraqitet në Bashkinë Sarandë për raportimin e dëmeve. Vetëm pas evidencimit të plotë mund të vendosim për hapat e mëtejshëm’, tha Jolio Dine.
Sa i përket dëmshpërblimit, fermerët ende nuk kanë një datë të saktë se kur mund të nisë ky proces. Autoritetet thonë se do të varet nga vlerësimi përfundimtar dhe vendimet e mëtejshme institucionale. Puna për rikonstruksionin e argjinaturës vijon, me qëllim parandalimin e përmbytjeve të tjera dhe mbrojtjen e tokave bujqësore në Çukë dhe fshatrat përreth.
-

Jolio Dine jep detajet dhe apelon qytetarët: “Raportoni dëmet sa më shpejt!” – VIDEO
Situata e rëndë e shkaktuar nga reshjet intensive ka prekur kryesisht zonën e Çukës, ku përmbytjet kanë sjellë dëme të mëdha në blegtori, bujqësi dhe pronat e banorëve. Drejtuesi i grupit operacional për emergjencat në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, raportoi se vetëm në Çukë janë mbytur rreth 700 krerë bagëti, përfshirë dele, dhi dhe viça, si edhe rreth 200 pula, ndërkohë që vazhdon evidentimi i dëmeve të tjera.Jolio Dine: “Po punojmë për të mbyllur argjinaturën që u ça nga përmbytja”
Përmbytja e papritur ka shkaktuar çarjen e argjinaturës së Çukës, duke lejuar hyrjen masive të ujit në tokat dhe kapanonet e blegtorisë, duke përmbytur stallat dhe duke sjellë humbjen e bagëtive.
“Ekipet janë në terren. Prioritet aktual është mbyllja e argjinaturës së çarë për të shmangur dëme të tjera. Po veprojmë me mjete të rënda dhe po monitorojmë rrezikun në zonë,” deklaroi Jolio Dine.
APEL PËR BANORËT E DËMTUAR
Dine u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të zonës së Çukës dhe fshatrave të tjera të prekur që të raportojnë menjëherë dëmet, në mënyrë që të nisë dokumentimi i tyre dhe procedurat e dëmshpërblimit.
✔ Raportoni dëmet në Bashkinë Sarandë✔ Dokumentoni me foto dhe video humbjet e bagëtive dhe dëmet e pronës✔ Plotësoni formularin e raportimit pranë zyrave të bashkisë
Dëme të mëdha nga përmbytjet në Sarandë, fermeri humb 226 krerë bagëti – VIDEOWebsite Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
