Tag: jimmy

  • Trump e ”shkarkoi”, por Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

    Trump e ”shkarkoi”, por Jimmy Kimmel nuk i mban dot lotët pas rikthimit në ekran

    Pas nje jave nga pezullimi Jimmy Kimmel u rikthye të martën në emisionin e tij duke shprehur kështu edhe emocionet për humbjen tragjike të aktivistit konservator Charli Kirk.
    Gjatë monologut të tij për hapjen e emisionit shprehu vlerësim për bashkëshorten e Kirk duke thënë se nuk duhet të bëj shaka me vrasjen e një të riu.

    Jimmy Kimmel Komediani I cili shpesh është në qender të vëmëndjes për debatet rreth qëndrimeve politike dhe thumbimeve për administratën Amerikane e pati të vështirë të mbante emocionet gjatë fjalimit të tij.Gjatë emisionit ai ka shrehur kritikat për qëndrimin e Presidentit Donald Trump ndaj tij dhe për drejtues të tjerë të emisioneve të mbrëmjes.

    Kështu ka nisur rikthimi i  Jimmy Kimmel në emisionin e tij , mes shprehjes së emocioneve dhe kritikave kundrejt Liderit Donald Trump.

  • Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas pezullimit: Nuk ishte qëllimi im të ofendoja askënd

    Jimmy Kimmel rikthehet në ekran pas pezullimit: Nuk ishte qëllimi im të ofendoja askënd

    Pas një jave pezullimi të papritur, Jimmy Kimmel është rikthyer në ekranin e ABC me një falënderim të sinqertë për mbështetësit e tij dhe një reflektim të thellë mbi komentet që çuan në ndërprerjen e përkohshme të “Jimmy Kimmel Live!”.
    ABC kishte njoftuar më 17 shtator se do të pezullonte emisionin “në mënyrë të pacaktuar”, pas deklaratave të Kimmel për vrasjen e komentatorit konservator Charlie Kirk. Më 22 shtator, kompania njoftoi rikthimin e shfaqjes, duke theksuar se kishin zhvilluar “biseda të thella” me Kimmel dhe ishin bindur se ishte koha për të vazhduar transmetimin.
    Në hapje të episodit të rikthimit, Kimmel u prit me ovacione nga publiku, duke filluar me humor: “Siç po thoja para se të ndërpritesha…” Ai pranoi se e kishte kaluar një javë të vështirë dhe falënderoi publikisht kolegët dhe edhe kritikët që, sipas tij, mbrojtën të drejtën e tij për të shprehur mendimin.
    Duke u bërë emocional, ai foli për komentet që u interpretuan si të pandjeshme ndaj vrasjes së Kirk. “Nuk ka asgjë të qesharake në vrasjen e një të riu. Nuk ishte kurrë qëllimi im të bëja shaka me këtë tragjedi,” tha Kimmel. Ai sqaroi se deklaratat e tij ishin keqkuptuar dhe se nuk kishte për qëllim të fajësonte ndonjë grup të caktuar.
    Në fund, Kimmel theksoi rëndësinë e fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit, duke e quajtur “anti-amerikane” çdo përpjekje për të heshtur zërat kritikë. Ndërkohë, rrjetet konservatore Sinclair dhe Nexstar vazhdojnë të mos transmetojnë shfaqjen në disa tregje lokale, pavarësisht vendimit të ABC.

  • Jimmy Kimmel rikthehet në ekran, Trump reagon ashpër me median: Herën e fundit që dola kundër më dhanë 16 milionë dollarë

    Jimmy Kimmel rikthehet në ekran, Trump reagon ashpër me median: Herën e fundit që dola kundër më dhanë 16 milionë dollarë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj rikthimit të komedianit Jimmy Kimmel në ekran, vetëm një javë pasi ABC e kishte pezulluar atë për shkak të komenteve të tij rreth vrasjes së Charlie Kirk.
    Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump akuzoi rrjetin ABC për mungesë parimesh dhe mbështetje të hapur ndaj demokratëve:“E pabesueshme që ABC Fake News i ktheu punën Jimmy Kimmel. Shtëpisë së Bardhë i ishte thënë se emisioni i tij ishte anuluar. Tani papritur është rikthyer, edhe pse audienca i ka ikur dhe ‘talenti’ i tij nuk ka ekzistuar kurrë. Pse do ta donin dikë që nuk sjell shikueshmëri, nuk është qesharak dhe rrezikon rrjetin duke përhapur 99% propagandë pro-demokrate?”, shkroi Trump.
    Ai gjithashtu e cilësoi Kimmelin si “një tjetër zgjatim i Partisë Demokratike”, dhe tha se kjo mund të konsiderohet si “kontribut i paligjshëm në fushatë”.“Besoj se do ta testojmë ABC-në për këtë. Herën e fundit që shkova kundër tyre, më dhanë 16 milionë dollarë. Kjo çështje tingëllon edhe më fitimprurëse. Një grup humbësish të vërtetë! Lëreni Kimmelin të kalbet me audiencën e tij të ulët,” shtoi ai.

    Kimmel pritet të rikthehet në mbrëmjen e së martës në emisionin e tij të natës, pas një jave pezullimi për shkak të komenteve që ai bëri ku akuzonte konservatorët se po përfitonin politikisht nga vrasja e Charlie Kirk, dhe bënte shaka duke thënë se Trump po e qante atë “si një katërvjeçar që qan peshkun e tij të artë”.
    Komentet e tij sollën reagime të forta nga Trump dhe aleatët e tij, përfshirë edhe kryetaren e Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC). Kompania Disney, pronare e ABC, i cilësoi deklaratat e Kimmel si “të papërshtatshme dhe të paautorizuara” në një moment delikat për vendin dhe tha se pezullimi u bë për të “shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.
    Ndërkohë, disa stacione lokale të ABC nuk do të transmetojnë emisionin e Kimmel pas rikthimit. Nexstar Media Group, pronare e dhjetëra stacioneve ABC dhe e portalit The Hill, tha se do të pezullojë transmetimin e tij “derisa të marrë garanci që të gjitha palët janë të përkushtuara për një ambient të dialogut të respektueshëm dhe konstruktiv”.
    Sinclair Broadcast Group, një tjetër rrjet mediatik që zotëron disa stacione ABC, deklaroi se “diskutimet me ABC janë ende në vazhdim për të vlerësuar nëse emisioni do të rikthehet në transmetim.”

  • U pezullua pas komenteve për vdekjen e Charlie Kirk, Disney njofton rikthimin e emisionit të Jimmy Kimmel

    U pezullua pas komenteve për vdekjen e Charlie Kirk, Disney njofton rikthimin e emisionit të Jimmy Kimmel

    Emisioni i komedianit Jimmy Kimmel, i cili u ndërpre papritur javën e kaluar, do të rikthehet të martën, ka njoftuar kompania Disney.

    Ndërprerja e befasishme e programit në televizionin ABC, që është në pronësi të Disney-t, ndodhi pas ankesave të qarqeve konservatore për komentet e Kimmelit pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk.
    “Të mërkurën e kaluar morëm vendimin të ndalonim prodhimin e emisionit, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës së tensionuar në një moment emocional për vendin tonë. Kjo ishte një vendim i marrë pasi vlerësuam se disa nga komentet ishin të papërshtatshme dhe të pandjeshme”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
    “Në ditët e fundit kemi zhvilluar biseda të kujdesshme me Jimmyn dhe pas tyre kemi marrë vendimin që programi të kthehet të martën”, thuhet më tej në deklaratë.
    Kimmel bëri disa deklarata lidhur me reagimet ndaj vrasjes së aktivistit konservator, gjatë emisionit “Jimmy Kimmel Live”, përfshirë edhe deklaratën se “shumë njerëz në botën MAGA [Bëje Amerikën Sërish Madhështore] po punojnë shumë për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirkut”.
    ABC, që e transmeton emisionin e Kimmelit që nga viti 2003, mori vendimin pasi grupi Nextar Communications, që ka në pronësi një numër stacionesh, tha se do të ndalte transmetimin e emisionit nga e mërkura.
    Deklaratat e Kimmelit për vdekjen e Kirkut “janë fyese, të pandjeshme dhe janë bërë në një moment kritik të diskutimit tonë politik kombëtar”, tha Andrew Alford, president i divizionit të transmetimeve në Nextar.
    Nextar operon me 23 stacione të lidhura me ABC-në.
    Njoftimi i ABC-së se Jimmy Kimmel do të rikthehet në ekran erdhi vetëm disa orë pasi qindra yje nënshkruan një letër në mbrojtje të humoristit të njohur.
    Jennifer Aniston, Meryl Streep dhe Robert De Niro janë mes emrave më të mëdhenj që e kanë quajtur pezullimin e Kimmelit një “moment të errët për lirinë e fjalës në vendin tonë”.
     

    Top Channel

  • U shkarkua pas komenteve për vrasjen e Kirk në emisionin e tij, Trump për moderatorin amerikan: E pushuan sepse nuk kishte talent

    U shkarkua pas komenteve për vrasjen e Kirk në emisionin e tij, Trump për moderatorin amerikan: E pushuan sepse nuk kishte talent

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Jimmy Kimmel u shkarkua për shkak të performancës së dobët, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

    Kur u pyet, Trump pohoi se Kimmel u shkarkua edhe nga ABC për shkak të mungesës së kompetencës.
    “Epo, Jimmy Kimmel u shkarkua kryesisht sepse kishte vlerësime të ulëta. Dhe tha diçka të tmerrshme për një zotëri të madh të njohur si Charlie Kirk”, u përgjigj Trump.
    Ai shtoi se Kimmel “nuk është i talentuar” dhe se u shkarkua “për mungesë talenti”.
    Starmer shtoi se vrasja e Kirk duhet të dënohet, duke thënë se incidenti “tronditi të gjithë botën”.

    Top Channel

  • U shkarkua pas komenteve për vrasjen e Kirk në emisionin e tij, Trump: E pushuan sepse nuk kishte talent

    U shkarkua pas komenteve për vrasjen e Kirk në emisionin e tij, Trump: E pushuan sepse nuk kishte talent

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Jimmy Kimmel u shkarkua për shkak të performancës së dobët, gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, Keir Starmer.

    Kur u pyet, Trump pohoi se Kimmel u shkarkua edhe nga ABC për shkak të mungesës së kompetencës.
    “Epo, Jimmy Kimmel u shkarkua kryesisht sepse kishte vlerësime të ulëta. Dhe tha diçka të tmerrshme për një zotëri të madh të njohur si Charlie Kirk”, u përgjigj Trump.
    Ai shtoi se Kimmel “nuk është i talentuar” dhe se u shkarkua “për mungesë talenti”.
    Starmer shtoi se vrasja e Kirk duhet të dënohet, duke thënë se incidenti “tronditi të gjithë botën”.

    Top Channel

  • U tall me reagimet për vrasjen e Kirk, pushohet nga puna prezantuesi Jimmy Kimmel

    U tall me reagimet për vrasjen e Kirk, pushohet nga puna prezantuesi Jimmy Kimmel

    jimmy kimmel

    SHBA- Rrjeti televizic ABC ka hequr nga transmetimi për një kohë të pacaktuar prezantuesin e emisionit të orëve të vona, Jimmy Kimmel, për shkak të komenteve që ai bëri në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj Charlie Kirk, përkrahësit të Donald Trump.
    “Jimmy Kimmel Live do të anulohet për një kohë të pacaktuar”, tha një zëdhënës i rrjetit në pronësi të Disney në një deklaratë.
    Më herët këtë javë, Kimmel tha gjatë emisionit të tij se “banda Maga” po përpiqej të fitonte pikë politike nga vrasja e Kirk-ut.
    Kimmel nuk bëri asnjë koment për BBC-në, ndërsa doli menjëherë pas njoftimit nga studioja televizive në Los Angeles.
    Duke festuar njoftimin, Presidenti Donald Trump tha se ishte “lajm i shkëlqyer për Amerikën”.
    Kimmel tha në monologun e tij të së hënës në mbrëmje: “Banda Mga po përpiqet me dëshpërim ta karakterizojë këtë djalë që vrau Charlie Kirk si diçka tjetër përveçse njërit prej tyre dhe po bën gjithçka që mundet për të fituar pikë politike nga kjo.”
    Prezantuesi i emisionit në orët e vona kritikoi gjithashtu uljen e flamujve në gjysmë shtizë në nder të Kirkut dhe tallte reagimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj të shtënave.
    “Kështu nuk e vajton një i rritur vrasjen e dikujt që e quan mik. Kështu e vajton një fëmijë katërvjeçar një peshk të artë”, tha Kimmel, i cili shpesh e ka tallur Trumpin.
    Ndjekësit e emisionet u shprehën të zhgënjyer me vendimin e drejtuesve për të ndërprerë transmetimin, ndërsa hodhën akuza për cënimin e lirisë së shprehjes. 
    Vendimi tronditës erdhi vetëm pak orë pasi zyrtari i administratës Trump përgjegjës për licencimin e stacioneve lokale të ABC-së i bëri presion publikisht kompanisë për të ndëshkuar Kimmel./ZËRI 

  • Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Terry Reid, legjenda e muzikës britanike

    Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare Terry Reid, legjenda e muzikës britanike

    Muzikanti britanik Terry Reid, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe shpirtëror, i cili mori nofkën “Supermushkëritë”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, konfirmuan përfaqësuesit e tij në Britani. Karriera e tij ishte e lidhur ngushtë me ato të grupeve legjendare si “The Rolling Stones” dhe Jimmy Page.

    Në muajt e fundit të jetës së tij, Reid po merrte trajtim për kancer. Edhe pse asnjë këngë e tij nuk arriti të renditet në tabelat britanike, albumet e tij si “River” (1973) morën vlerësime të larta nga kritikët.

    Reid kishte një vetëbesim të jashtëzakonshëm, duke refuzuar kërkesat nga grupe si “Led Zeppelin” dhe “Deep Purple” për t’u bërë vokalist i tyre. Përkundrazi, ai i kishte përkushtuar veten karrierës së tij solo, dhe kishte patur një lidhje të ngushtë me Jimmy Hendrix. Në moshën 16 vjeçare, ai ishte mbështetje për “The Rolling Stones”, Ike dhe Tina Turner, dhe “The Yardbirds”, dhe më vonë kishte nisur një karrierë solo që e çoi në SHBA si mbështetës i Stones.

    Në vitin 1968, Aretha Franklin e kishte cilësuar Terry Reid si një nga tre gjërat më të rëndësishme në muzikën britanike, duke e krahasuar me emra si “The Beatles” dhe “The Rolling Stones”. Ndërkohë, kitaristi i “Yardbirds”, Jimmy Page, kishte ofruar që Reid të bashkohej me bendin e tij të ri, “Led Zeppelin”, por ai e kishte refuzuar, për t’i dhënë përparësi turneut me “The Rolling Stones”. Pas kësaj, Page formoi grupin legjendar me Robert Plant, John Bonham, dhe Jimmy Page. Ai gjithashtu kishte refuzuar të bëhej vokalist i “Deep Purple”, duke theksuar se ndihej i nderuar, por vendosi të ndiqte rrugën e tij.

    Albumi debutues i Reid, “Bang Bang, You’re Terry Reid”, përmbante këngën “Without Expression”, e cila kishte tërhequr vëmendjen e grupeve të njohura si John Mellencamp, REO Speedwagon dhe Crosby, Stills, Nash & Young. Gjatë karrierës së tij, Reid ishte mbështetje për grupe të mëdha si “Cream”, “Fleetwood Mac”, dhe “Jethro Tull”, por albumet e tij nuk arritën të kishin sukses komercial. Pas një periudhe të pasigurisë, ai u rikthye në studio për të regjistruar albumin “River” në vitin 1973 dhe kaloi një kohë në Kaliforni.

    Në vitet ‘80, Reid pati një pauzë nga karriera si solo artist dhe filloi të punonte me emra të njohur si Bonnie Raitt, Don Henley dhe Jackson Browne. Në vitin 1991, ai publikoi albumin “The Driver”, i prodhuar nga Trevor Horn, por ai nuk pati sukses as komercial dhe as artistik. Megjithatë, Reid mbeti një ikonë për koleksionistët e muzikës së vjetër, dhe këngët e tij u përqafuan nga grupe si DJ Shadow dhe Alabama 3.

    Në vitet e mëvonshme, Reid ishte ftuar për paraqitje si mysafir nga emra të njohur si “The Raconteurs”, Marianne Faithfull dhe Chris Cornell. Ai gjithashtu kishte pasur një bashkëpunim me Dr. Dre, i cili ishte mahnitur nga albumi i tij “Seed of Memory”.

    Pavarësisht sfidave të mëdha që përjetoi për shkak të sëmundjes, Reid e vazhdoi karrierën e tij dhe kishte ende një ndikim të madh në muzikë. Megjithatë, disa data turneu u anuluan për shkak të trajtimeve mjekësore, dhe një fond publik u ngrit për të mbështetur shpenzimet e tij. Ajo që mbeti e padiskutueshme ishte fakti se “shpirti i Terryt mbetet i fortë”, dhe ai u përkujtua nga shumë muzikantë, përfshirë Joe Bonamassa, i cili e quajti atë “një prej më të mirëve të tij, një person dhe një shpirt i bukur”./theguardian/KultPlus.com

  • Del në ankand kitara e Jimmy Page të ‘Led Zeppelin’

    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ‘Led Zeppelin’

    Një kitarë e dhuruar nga Jimmy Page i ”Led Zeppelin” si çmim konkursi më shumë se 50 vjet më parë mund të shitet për 50 000 stërlina (67 460 dollarë) në ankand.

    Kitara elektrike ”Gretsch Chet Atkins 6120” e vitit 1957 ishte çmimi i një konkursi të mbajtur nga revista ”New Musical Express”.

    Në një intervistë Page deklaroi se e bleu kitarën në Nashville, SHBA, për 200 stërlina në vitin 1972.

    Kitara pritet të shitet midis 30 000 dhe 50 000 paund në ankandin ”Gardiner Houlgate” në Corsham, Angli.

    “Page duhet të jetë i çmendur që dhuron një kitarë kaq fantastike. Është lloji i instrumentit që çdo kitarist ëndërron ta ketë, por që nuk mund ta përballojë kurrë”, theksojnë adhuruesit e kitarës./ atsh/ KultPlus.com

  • Ndriçim “Jimmy” Bejko pjesë e festivalit të skulpturës në rërë në Massachusetts

    Ndriçim “Jimmy” Bejko pjesë e festivalit të skulpturës në rërë në Massachusetts

    Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.