Tag: jezusit

  • Foto+Video/ Statuja e Jezusit në malet e Tropojës ndez debat, ngjashmëria me monumentin në Rio de Janeiro dhe cilësia e punimit

    Foto+Video/ Statuja e Jezusit në malet e Tropojës ndez debat, ngjashmëria me monumentin në Rio de Janeiro dhe cilësia e punimit

    Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika.

    Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe shkaktuan reagime. Debati u zhvendos te ngjashmëria e statujës me Krishtin në Rio de Janeiro në Brazil.
    Ajo çka është bërë më virale është punimi i fytyrës së statujës, ku mesa duket ka cilësi të dobët. Kjo ka shkaktuar replika dhe polemika të shumta në rrjetet sociale.
    Kliikoni këtu për të parë videon
    “Po këta paskan vendosur aeroplan, nuk është more Jezusi ky”, shkruan një komentues.
    Një tjetër shkruan “Çdo gjë është në rregull veç skulpturës vetë ajo është realizuar shumë dobët. Kryesoja është bërë keq. Të tjerat janë ok’”.
    “Sa qenka shëndoshur Krishti, e paskan mbajtur mirë në Nikaj-Mërtur”, shkruan një tjetër qytetar.

    Top Channel

  • Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë

    Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë

    Një varkë e madhe e vjetër prej druri e zbuluar në Izrael është quajtur “Varka e Jezusit”, pasi historianët e lidhën anijen me mrekullinë më të famshme të Jezusit, sipas “Daily Mail”.

    “Është një varkë 2,000-vjeçare nga Deti i Galilesë, lloji i varkës i përmendur në Ungjij, dhe me madhësi për rreth 12 persona”, tha eksperti i arkeologjisë biblike, Danny Herman.

    “Në fakt mund të lidhet me një nga historitë më të famshme që çdo i krishterë e di, rrëfimin e Jezusit që ecën mbi ujë dhe qetëson stuhinë në liqen”, tha ai.

    Arkeologu Dr. Kurt Raveh theksoi se data e ndërtimit të varkës mund të gjurmohet nga shekulli i parë para Krishtit deri në shekullin e parë pas Krishtit, por nuk mund të provohet kurrë se Jezusi ka qenë në varkë ose mund ta ketë parë atë, pasi rreth 600 varka lëviznin në këtë liqen në atë kohë!

    Varka u zbulua në vitin 1986 gjatë një thatësire të madhe që ekspozoi vijën bregdetare të Detit të Galilesë pranë Magdalës.

    Vëllezërit Moshe dhe Yuval Lufan, arkeologë amatorë nga Kibbutz Ginosar, vunë re gozhda hekuri në baltë me një detektor metalesh.

    Ndërsa gërmonin, doli një objekt në formë ovale prej druri, e groposur për gati 2,000 vjet.

    Arkeologët detarë konfirmuan ndërtimin e saj në epokën romake.

    Dizajni me fund të sheshtë të anijes, ideal për peshkim, dhe riparimet e bëra me dru vendas më të lirë sugjerojnë se u përkiste peshkatarëve të varfër, duke u përputhur me rrëfimet e Ungjillit për dishepujt e Jezusit.

    Një tenxhere gatimi dhe një llambë vaji e gjetur aty pranë tregojnë një udhëtim nate, duke pasqyruar rrëfimin e Ungjillit.

    Ruajtja e saj zgjati 16 vjet, duke zëvendësuar baltën me një tretësirë ​​kimike transparente për të parandaluar prishjen.

    Që nga viti 2000, ajo është ekspozuar në Muzeun Yigal Allon në Ginosar, duke tërhequr pelegrinë të krishterë dhe entuziastë të historisë./KultPlus.com

  • Jezu Krishti ishte për 17 vite një murg budist në Tibet? Dhe teori të tjera të guximshme…

    Jezu Krishti ishte për 17 vite një murg budist në Tibet? Dhe teori të tjera të guximshme…

    Është një nga misteret më të mëdha të historisë. Çfarë ndodhi me Jezu Krishtin, në kohën kur ai nuk përmendet nga shkrimet e shenjta pas moshës 12-vjeçare, vetëm për t’u rishfaqur rreth moshës 30-vjeçare, kur edhe filloi misioin e tij?

    Sigurisht, versioni gjerësisht i pranuar nga të krishterët, është se ai i kaloi ato vite duke ndihmuar të atin në punishten e tij si marangoz në Galile. Por për këtë pretendim, ka shumë pak referenca në Bibël. Në fakt, midis moshës 12-29 vjeç nuk ka asnjë regjistrim biblik të vendndodhjes së Jezusit në Palestinë.

    Por një dokumentar i BBC në vitin 2017, pretendoi se Jezusi ishte në të vërtetë, një murg budist dhe se ai nuk u kryqëzua nga romakët. Aristokrati rus Nikolas Notoviç botoi një libër për udhëtimin e tij në vitin 1894 në manastirin e Himisit në Tibet, ku ai pretendon se pa një dorëshkrim të shekullit III Pas Krishtit të titulluar “Jeta e Shën Isait, më i miri nga bijtë e njeriut”, që flet në detaje për “vitet e humbura” të Jezusit.

    Ai pretendon se Jezusi, i quajtur Isa nga murgjit buditë, jepte leksione në Indi, Nepal dhe Tibet. Ndërkohë të tjerë kanë pohuar se e kanë parë me sytë e tyre atë dorëshkrim, për të cilin thuhet se mbahet ende sot i fshehur nga budistët në një manastir në Himalaja.

    Teoria vazhdon duke pretenduar se Jezusi i mbijetoi kryqëzimit dhe u rikthye në Indi, dhe në fakt është varrosur atje. Një Lama i shpjegoi Notoviçit se Krishti arriti nivelin e ndriçimit, të cilin arriti të ruajë gjatë gjithë kohës që qëndroi në tempull. Lama tha që Jezusi ishte një profet i shkëlqyer, dhe ishte i pari pas 22 Buda-ve.

    Ai i tha se Jezusi ishte më i madh se të gjithë Dalai Lamat, pasi përfaqësonte shpirtin e Zotit.

    Gjetja dhe përkthimi i dokumenteve në tempull, është në përputhje me ato që njihen si “vitet

    e humbura të Jezusit”. Pas vdekjes së një Njeriu të Shenjtë apo një Budisti të madh, njerëzit e mençur pas këshillimit me yjet, niseshin për një udhëtim të gjatë me shpresën e gjetjes së foshnjës, të cilën ata besonin se ishte rimishërimi i Lamës.

    Kur një fëmijë arrin një moshë të caktuar madhore, kur mund të shkëputet nga prindërit e tij, do të merrej dhe edukohej në besimin budist. Shumë ekspertë janë dakord se kjo ishte baza e origjinës së tregimit për 3 burrat e mençur që vizituan stallën e vogël në Betlehem natën kur lindi Jezusi.

    Një nga anëtarët e vjetër të manastirit Lama, tha se Jezusi e vizitoi Indinë për të studiuar Budizmin, pasi u frymëzua nga zgjuarësia dhe ligjet e Budës. Vargjet janë dokumentuar nga shumë njerëz, përfshirë Nikolas Rorih, që në vitin 1952 regjistroi rrëfimet mbi kohën që Jezusi kaloi në manastirin budist.

    Gjithashtu ka dëshmi të shkruara se Jezusi kaloi ca kohë duke dhënë mësim në shumë qytete të shenjta, si Jaganath, Rajagriha dhe Benares. Kjo i nxiti Brahminët (priftërinjtë) xhelozë ta dëbonin, ndaj Jezusi shkoi në Himalaje për të vazhduar studimin e Budizmit.

    Studiuesi gjerman, Holger Kersten, që ka shkruar për vitet e hershme të Jezusit, tha se ai i vendos në Sind midis popujve Arianë, pasi dëshironte të përsosej si njeri. Dokumentari i BBC, tregon se Jezusi i shpëtoi kryqëzimit dhe vdekjes, dhe shkoi të jetojë në Afganistan me kolonët hebrenj.

    Thuhet se shumë banorë locale, e konfirmuan faktin që Jezusi kaloi shumë vite në Luginën e Kashmirit, dhe jetoi aty derisa vdiq në moshën 80-vjeçare. Nëse Jezusi ka kaluar 17 vjet në rajon kur ishte i ri, së bashku me 45 vitet e fundit të jetës së tij, i bie që në total të ketë kaluar rreth 61 vjet jetës së tij në Indi, Tibet dhe rajonet aty pranë.

    Sipas disa dëshmive Jezusi gjendet i varosur në faltoren Roza Bal në Srinagar në Kashmir. Veç kësaj teorie, “vitet e humbura të Jezusit”, kanë nxitur kohë pas kohe teori të tjera. Kështu teoria se Jezusi e vizitoi Britaninë e Madhe, fitoi popullaritet me poezinë “Jeruzalem” të shkrimtarit Uilliam Bleik.

    Sipas legjendës, Jezusi udhëtoi rreth 2.000 vjet më parë drejt ishullit britanik me Jozefin e Arimateas, një tregtar i kallajit, për të cilën disa thonë se ishte xhaxhai i Jezusit. Besohet se në Britani, Krishti i ri studoi bashkë me sektin e Druidëve në Glastonbëri, me idenë se Druidizmi kishte disa ngjashmëri me besimin e krishterë.

    Madje ka një teori që Jezusi ndërtoi atje edhe një kishëz. Por Ted Harrison produdent i një dokumentari investigativ mbi këtë çështje, tha për “The Independent”, se nuk ka asnjë gjetje arkeologjike që ta mbështesë këtë teori.

    Një tjetër teori e guximshme, pretendon se Jezusi vizitoi Japoninë kur ishte 21 vjeç, se nuk u kryqëzua kurrë, dhe pas misionit të tij u rikthye në Japoni, ku u varros në fshatin Shingo. Sipas legjendës, Jezusi u bë dishepull i një mjeshtri budist pranë malit Fuxhi, duke përvetësuar kulturën dhe gjuhën japoneze.

    Po sipas kësaj teorie, ishte vëllai i tij i vogël Isukiri, ai që zuri vendin e tij në kryq. Më pas Jezusi u rikthye në Japoni me veshin e copëtuar të vëllait të tij, dhe me një tufë flokësh të Marisë së virgjër, duke u vendosur në fshatin malor Shingo.

    Ai u martuar me vajzën e një fermeri, Mijukon, më te vilën pati 3 vajza. Ai jetoi duke u marrë me kultivimin e hudhrave, dhe vdiq në moshën 106-vjeçare. Çdo vit, rreth 20.000 njerëz vizitojnë fshatin Shingo, i njohur gjithashtu si ‘Kirisuto no Sato’ (fshati i lindjes së Krishtit).

    Ndërkohë, një teori e fundit është se Jezusi viziton fiset indiane në Amerikë. Arkeologu L.Tejlor Hansen, ka studiuar dhe eksploruar legjendat e indianëve të Amerikës, që flasin për një “Profet të Bardhë” që vizitoi të gjithë fiset në Peru, Amerikën Jugore dhe Qendrore, Meksikë dhe Amerikën e Veriut, pikërisht gjatë “viteve të tij të humbura”.

    Po sipas legjendave, ky “Profet i Bardhë”, kishte aftësinë të fliste në 1 mijë gjuhë të ndryshme, të ngjallte të vdekurit, dhe të shëronte të sëmurët. Pra ngjashëm me përshkrimet biblike. / SBS.com

    ObserverKult

  • Një histori e shkurtër e ferrit

    Një histori e shkurtër e ferrit

    Një histori e shkurtër e ferrit

    “Ferri” i Dante Aligierit është një shtyllë e kanonit letrar perëndimor. Një udhëtim nëpër nëntë rrethet e ferrit, poema alegorike ka tërhequr vëllime të tëra studimesh për të zbërthyer sekretet e saj. Pamjet e saj të gjalla, dhe shpesh groteske, kanë frymëzuar artistë si Sandro Botticelli, Auguste Rodin dhe William Blake. Madje u përshtat edhe në formën e një videoloje.

    Dy poemat e tjera të Aligierit që përbëjnë Komedinë Hyjnore, Purgatori dhe Parajsa, eksplorojnë përkatësisht botën e purgatorit dhe të parajsës. Por ato nuk marrin dashurinë, vëmendjen dhe adhurimin që merr origjinali i përqendruar në ferr. Kjo sepse parajsa është, të jemi të sinqertë, pak monotone. Ferri është aty ku ndodh drama.

    Duke marrë parasysh rëndësinë e saj në imazh dhe tregimtarinë, është e habitshme që ferri nuk përmendet shumë në Bibël. Në fakt, shumica e referencave për mbretërinë përvëluese të Satanit janë rezultat i përkthyesve të mëvonshëm që vendosën botëkuptimet e tyre mbi koncepte më të vjetra dhe mjaft të ndryshme për jetën pas vdekjes. Kjo do të thotë se ferri, ashtu siç e kuptojmë sot, është një botë pas vdekjes që autorët biblikë nuk e kishin në përfytyrimin e tyre.

    Ku ndodhet ferri?

    Sheoli përmendet 66 herë në Biblën Hebraike, dhe shumë versione të Dhiatës së Vjetër e përkthejnë këtë fjalë si “ferr”. Për shembull, Bibla e Mbretit Xhejms i përkthen Psalmet 16:10 si: “S’do të ma lësh shpirtin në Nëntokë, as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet në dhe.”

    Kuptimi dhe etimologjia e saktë e fjalës Sheol është e diskutueshme. Disa studiues biblikë argumentojnë se është një sinonim për varrin vetë. Në këtë këndvështrim, një përkthim më i saktë i Psalmeve 16:10 do të ishte: “Sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim mes të vdekurve ose të lejosh që i Shenjti yt të kalbet në varr.” Studiues të tjerë nuk pajtohen dhe argumentojnë se Sheol është një mbretëri e të vdekurve (shih Jobi 10:21). Edhe nëse është kështu, Sheol është shumë larg nga koncepti i ferrit. Në vend që të jetë një mbretëri e krijuar për të ndëshkuar mëkatarët, Sheoli është një vend ku të gjithë shpirtrat mblidhen dhe ekzistojnë në një zbrazëti pa ndjenja. Nuk ka as dhimbje as vuajtje, por as gëzim apo festë.

    Nëse jo në Biblën Hebraike, atëherë me siguri që ferri diskutohet gjerësisht në Dhiatën e Re? Por edhe në Dhiatën e Re, referencat për ferrin janë të rralla. Jezusi, figura qendrore e krishterimit, dhe Shën Pali, misionari i saj themelues, predikuan për pasojat ekzistenciale. Por në shkrimet më të hershme të krishtera, letrat e Palit dhe Ungjijtë e Markut dhe Mateut, asnjëri nuk paralajmëroi për një ferr përvëlues që pret mëkatarët.

    Studiuesi biblik Bart Ehrman argumenton se një lexim i kujdesshëm i fjalëve të Jezusit e tregon këtë. Te Marku dhe Mateu, Jezusi predikon për “Mbretërinë e Zotit” që po afrohet, dhe me këtë, ai nuk nënkuptonte një mbretëri në parajsë. Jezusi parashikonte një mbretëri këtu në Tokë dhe se ata që ndjekin ligjet e Zotit do të ringjallen fizikisht për të jetuar në këtë epokë të lavdishme të re. Ai besonte se kjo do të ndodhte së shpejti, brenda një brezi (Mateu 24:34).

    Fati që do t’u binte atyre që i kthenin shpinën Zotit nuk do të ishte një dënim i përjetshëm. Ata thjesht do të zhdukeshin. Shumë nga shëmbëlltyrat e Jezusit paralajmërojnë për këtë. Peshqit e këqij hidhen tutje (Mateu 13:48). Pemët që japin fruta të këqija hidhen në zjarr (Mateu 7:16-20). E njëjta gjë ndodh me ata cjep të këqij që ndahen nga delet e shenjta (Mateu 25).

    Ndërsa shumë prej këtyre shëmbëlltyrave sjellin në mendje imazhin e zjarrit, Ehrman vëren se këto zjarre i asgjësojnë të pabesët. Edhe nëse zjarret digjen përjetësisht, nuk thuhet se ata që hidhen në to do të digjen përgjithmonë. Dënimi i tyre është vdekja përballë jetës së përjetshme.

    “Ky duket se ka qenë mësimi i të dyve, Palit dhe Jezusit. Por më vonë u ndryshua nga të krishterët që erdhën më pas, të cilët filluan të besonin jo vetëm në gëzimin e përjetshëm për të shenjtët, por edhe në mundimin e përjetshëm për mëkatarët, duke krijuar paradoksin që ndër shekuj shumica e të krishterëve kanë besuar në një ferr që nuk ekzistonte për asnjërin prej themeluesve të krishterimit,” shkruan Ehrman në librin Heaven and Hell.

    Autostrada drejt ferrit

    Nëse jo nga Bibla, atëherë prej nga vjen ferri? Përgjigjja e thjeshtë për këtë pyetje të ndërlikuar, kjo është një “histori e shkurtër”, në fund të fundit, është se ferri është një përpjekje e përbashkët e shkëmbimit kulturor në rajonin mesdhetar të lashtë.

    Kultura hebraike nuk u shfaq në një vakum. Perandoritë fqinje, dhe, në më shumë se një rast, pushtuese, ndikuan mbi të. Ndonjëherë mendimtarët hebrenj merrnin dhe përshtatnin ide nga këto kultura. Herë të tjera i refuzonin. Por të dyja format ndryshuan teologjinë hebraike gjatë shekujve.

    Për shembull, apokalipticizmi hebraik e shihte botën si një fushë beteje kozmike mes të mirës dhe të keqes. Sipas këtij këndvështrimi, armiqtë e Zotit kishin pushtetin në epokën e tanishme, por së shpejti Zoti do t’i mundte dhe do të sillte një epokë utopike. Dhe mendimtarët apokaliptikë u ndikuan shumë nga kultura helenistike pas pushtimeve të Aleksandrit të Madh. Kjo është e dukshme në mënyrën se si ata i kombinuan traditat e tyre biblike me motive greke si udhëtimet në parajsë dhe gjykimi i të vdekurve.

    “Këto paralele helenistike nuk argumentojnë se zhanri apokaliptik rrjedh nga kultura helenistike apo se apokalipset hebraike mungojnë në origjinalitet dhe integritet,” shkruan John Collins, një studiues i Dhiatës së Vjetër. Megjithatë, “bota helenistike ofron disa nga kodet që përdoren në apokalipset.”

    Bota e Jezusit ishte e zhytur në apokalipticizëm, dhe në një kthesë të çuditshme, Shën Pali e solli markën e Jezusit përsëri në botën helenistike përmes misionit të tij. Aty, ajo u përzie dhe u përthith më tej me konceptet greko-romake të jetës pas vdekjes.

    Me kalimin e brezave dhe mosrealizimin e Mbretërisë së Zotit të premtuar nga Jezusi, këta të krishterë të rinj filluan të mendojnë: Po sikur ta kishin keqkuptuar Jezusin? Po sikur fitorja e së mirës mbi të keqen të mos ndodhte në Tokë? Po sikur jeta e përjetshme e premtuar të ishte në kuptimin shpirtëror, diçka e ngjashme me jetët pasvdekjes idilike të kulturave të tjera? Dhe nëse do të ketë shpërblime të përjetshme, atëherë nuk është shumë e vështirë të mendosh se edhe ndëshkimet duhet të jenë të përjetshme gjithashtu.

    Një vend agonie

    Ky zhvillim i mesazhit të Jezusit shihet në librat e mëvonshëm të Dhiatës së Re. Letra e Dytë e Pjetrit flet për mënyrën se si Zoti i hodhi engjëjt mëkatarë në Tartarus (edhe kjo shpesh përkthehet gabimisht si “ferr”). Në shëmbëlltyrën e të Pasurit dhe Llazarit, një shëmbëlltyrë që shfaqet vetëm në Ungjillin sipas Lukës, thuhet se i pasuri vuan në Had pas vdekjes, ndërsa Llazari i drejtë gëzon jetën e përtejme në “gjirin e Abrahamit”. (Duket se edhe parajsa, në atë kohë, ishte ende në fazë zhvillimi.)

    Sapo u konceptua, ferri shumë shpejt mori një jetë pas vdekjes për vete. Një nga përshkrimet më të hershme të një udhëtimi në ferr është Apokalipsi i Pjetrit. I shkruar në shekullin II, ai rrëfen udhëtimin e Shën Pjetrit nëpër jetën e përtejme. Përshkrimi i parajsës është i shkurtër; nga ana tjetër, është në peizazhin infernal të Pjetrit që fillojmë të njohim format moderne të konceptit të ferrit që marrin formë.

    Këtu, mëkatarët torturohen sipas mëkateve të tyre tokësore. Fyesit ndaj Zotit varen nga gjuhët e tyre. Vrasësit kafshohen pa pushim nga gjarpërinj helmues dhe krimba mishngrënës. Koprracët e pasur veshin rrecka dhe shpohen nga një shtyllë zjarri. Është një skenë pas skene në një dyqan mizorie, që do ta bënte çdo lexues modern të ndiejë neveri.

    “Autori i Pjetrit kishte një prirje vojeristike, sadiste dhe skatologjike që vendosi tonin për vizionet e mëvonshme,” shkruan Alice Turner në librin The History of Hell (Historia e Ferrit). “Edhe pse mund të ndiejmë neveri nga Pjetri dhe të pendohemi për ndikimin e tij të gjerë, është e dobishme të dimë se në kohën kur u shkrua, kërcënimi i torturës ishte një ankth i ri për qytetarët e krishterë [të Romës].”

    Jo një ferr i vetëm, por shumë

    Mund të duket se këtu mbaron udhëtimi drejt ferrit, por si flakët që ushqejnë këtë zjarr të përjetshëm, ferri nuk qëndron kurrë në vend. Që nga të krishterët e hershëm, çdo epokë e kulturës perëndimore e ka riformuar ferrin në një mënyrë apo tjetër. Shpesh, këto ndryshime janë më shumë një deklaratë për botën e tyre sesa për atë të përtejmen:

    Mesjeta përjetoi një shumëllojshmëri ferresh në tregimet popullore dhe teatrin. Ferri mund të ishte i tmerrshëm, por në atë kohë, ai ishte padyshim më i gjallë dhe më dramatik se shumica e përditshmërisë njerëzore.

    Ferri i Dantes ishte, ndër të tjera, një shpallje kundër pasurisë së Kishës Katolike dhe përfshirjes së saj në politikë.

    Gjatë periudhës baroke, jezuitët hoqën dorë nga torturat më të zjarrta të ferrit dhe i rimenduan ato si një përvojë e ngjashme me mjerimin urban dhe mbipopullimin.

    Gjatë Iluminizmit, vetë ideja e ferrit u vu në pikëpyetje. Volteri e quajti të pakuptimtë idenë që një njeri të digjej përjetësisht sepse kishte vjedhur një dhi (duke vënë në dukje gjithashtu se ferri kishte lidhje me përfytyrimet e jetës pas vdekjes në kulturat perse, greke dhe egjiptiane).

    E gjitha kjo për të thënë: Ferri nuk është një koncept i vetëm dhe i pandryshuar që na është dhënë nga Bibla. Ai ka shumë forma, ku secili version shërben si një vend i përfytyruar shpirtëror për më të mirën dhe më të keqen tonë.

    Nga njëra anë, ai pasqyron dëshirën tonë për drejtësi. Nëse jeta nuk është e drejtë, atëherë të paktën mund të imagjinojmë një jetë pas vdekjes ku të ligjtë dhe tradhtarët paguajnë për krimet e tyre, ndërsa viktimat e tyre marrin çlirim nga vuajtjet tokësore. Por nga ana tjetër, ferri gjithashtu strehon urrejtjen, intolerancën dhe egërsinë tonë. Ai nxjerr në dritë dëshirën tonë të fshehur për t’u ndjerë superiorë ndaj të tjerëve, dhe për të ndëshkuar ata që nuk kanë bindjet tona. / Big Think – Syri.net

  • Kryqëzimi i Jezusit lidhet me një eklips hënor, sipas një zbulimi të NASA-s, dhe mund të përcaktojë saktësisht ditën kur ai vdiq

    Kryqëzimi i Jezusit lidhet me një eklips hënor, sipas një zbulimi të NASA-s, dhe mund të përcaktojë saktësisht ditën kur ai vdiq

    Një zbulim tronditës nga NASA mund t’i japë një besueshmëri kozmike njërit prej momenteve më dramatike të Biblës, kryqëzimit të Jezu Krishtit, dhe spektaklit të çuditshëm qiellor që pasoi.

    Modelet astronomike të agjencisë hapësinore sugjerojnë se një eklips hënor e ktheu hënën në të kuqe mbi Jerusalem të premten, më 3 prill të vitit 33 pas Krishtit, një datë që shumë studiues e lidhin me vdekjen e Jezusit. Dhe ky fenomen i frikshëm qiellor tingëllon shumë i njohur.

    “Që nga mesdita deri në orën tre pasdite errësira ra mbi të gjithë vendin,” thuhet në një përkthim të Mateut 27:45, një varg i Ungjillit që përshkruan qiellin surreal ndërsa Jezusi ishte i gozhduar në kryq.

    Teoria e eklipsit, e paraqitur fillimisht nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit, Colin Humphreys dhe W. Graeme Waddington, po përhapet me shpejtësi në TikTok, pikërisht në kohën e të Premtes së Mirë.

    “Tekstet e krishtera përmendin që hëna u kthye në gjak pas kryqëzimit të Jezusit, ndoshta duke iu referuar një eklipsi hënor, gjatë të cilit hëna merr një ngjyrë të kuqërremtë,” shënon NASA, duke shtuar se teknologjia e tyre për ndjekjen e qiellit e identifikoi me saktësi eklipsin e lashtë që ishte i dukshëm në Jerusalem pak pas perëndimit të diellit.

    Për besimtarët, kjo përkon me pasazhe profetike në Bibël. Një përkthim i Veprat e Apostujve 2:20 thotë: “Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak përpara se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Zotit.”

    Ky pasazh, i thënë nga Apostulli Pjetër 50 ditë pas kryqëzimit, citon një profeci tjetër të zjarrit dhe squfurit nga Dhiata e Vjetër, ku te Joeli 2:28-31 thuhet:

    “Dielli do të kthehet në errësirë dhe hëna në gjak, përpara se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.”

    Ndërsa disa studiues argumentojnë se këto vargje parashikojnë ardhjen e dytë të Krishtit, të tjerë, si Humphreys dhe Waddington, besojnë se ato përshkruajnë ngjarjet e çuditshme që ndodhën në ditën kur Jezusi vdiq.

    Kërkimi i tyre i referohet edhe një vargu të ftohtë nga tekste të krishtera të lashta jashtë kanonit biblik.

    “Në kryqëzimin e tij, dielli u errësua; yjet u shfaqën dhe në të gjithë botën njerëzit ndezën llamba që nga ora e gjashtë deri në mbrëmje; hëna u duk si gjak,” thuhet në një pasazh nga Raporti i Pilatit, pjesë e apokrifëve të Dhiatës së Re.

    Humphreys dhe Waddington thonë se kjo mbështet idenë që eklipsi hënor ishte pikërisht ai që është parë dhe dokumentuar në shkrimet e lashta.

    Ata argumentojnë se citimi i Pjetrit, “dielli do të kthehet në errësirë”, i referohet drejtpërdrejt Mateut 27:45 dhe përputhet me errësimin treorësh të përmendur në Ungjij.

    Të dhënat e NASA-s, sipas tyre, ndihmojnë në përputhjen e të gjitha pjesëve të enigmës.

    Dhe ndonëse Bibla dhe shkenca nuk janë gjithmonë në një mendje, kjo përkim i rrallë po i bën si besimtarët ashtu edhe skeptikët të rimendojnë, veçanërisht në të Premten e Zezë, dita kur të krishterët përkujtojnë kryqëzimin e Jezusit.

    E Premtja e Zezë bie gjithmonë dy ditë para Pashkëve, të cilat përcaktohen nga hëna e plotë e parë pas ditës së parë të pranverës, një sistem që synon të përputhet me Pashkën hebraike, gjatë së cilës besohet se u kryqëzua Jezusi.

    Sipas Ungjijve, Jezusi u ngjall të dielën pas Pashkës, dhe të krishterët e hershëm u kujdesën që Pashkët të pasonin gjithmonë këtë ngjarje, duke e lidhur festën jo vetëm me Biblën, por edhe me hënën. / New York Post – Syri.net

     

  • Papa Françesku, të Dielën e Larit: “Ta mbartim kryqin e atyre, që vuajnë pranë nesh”

    Papa Françesku, të Dielën e Larit: “Ta mbartim kryqin e atyre, që vuajnë pranë nesh”

    Në Sheshin e Shën Pjetrit, Kardinali Zëvendësdekan Sandri kryesoi, i ngarkuar nga Papa, Meshën e së Dielës së Palmave dhe të Mundimeve të Zotit. Përkujtimi i hyrjes së Jezusit në Jeruzalem, me bekimin e palmave dhe ullinjve, i parapriu festës që hapi ritet e Javës së ShenjtëTa mbartim kryqin “jo në qafë, por në zemër” dhe “jo vetëm tonin”, por edhe “të atyre, që vuajnë pranë nesh”, ndoshta ndonjë i huaj që takohet rastësisht: “mundimet” e Krishtit bëhen “mëshirë” kur “ua shtrijmë dorën atyre që nuk mund të qëndrojnë më në këmbë”, “i ngremë ata që kanë rënë”, “i përqafojmë ata që janë të dëshpëruar”.
    Është ftesë për t’u përgatitur për Pashkët “duke u bërë Kireneas për njëri-tjetrin”, të cilën Papa Françesku sot, më 13 prill, me rastin e të Dielës së Larit dhe mundimeve të Jezu Krishtit Zot, ia besoi zërit të kardinalit Leonardo Sandri. Zëvendësdekani i Kolegjit të Kardinajve e kryesoi Meshën në Sheshin e Shën Pjetrit, e cila hap ritet e Javës së Madhe, zemër e vitit liturgjik, që arrin kulmin me Pashkët, në shkallët e Bazilikës së Vatikanit, si delegat i Papës, i cili vijon të shërohet pas qëndrimit në spital.
    Bekimi i palmave dhe i ullinjve

    Mbi 25 mijë vetë, pavarësisht motit të zymtë, ishin të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit të stolisur me lule dhe bimë shumëngjyrëshe nga fidanishtet italiane dhe holandeze. Pemë të mëdha ulliri janë vendosur pranë shtatoreve të shenjtorëve Pjetër e Pal, në sheshin e kishës dhe rreth obeliskut. Njëqind e pesëdhjetë palma dhe 200 mijë degë ulliri qenë shpërndarë së bashku me “palmat fenix” dhe palmurellet tradicionale. Procesioni nisi nga krahu i Kostandinit, deri te obelisku, ku u përkujtua hyrja e Jezusit në Jeruzalem, pasuar nga bekimi i palmave dhe degëve të ullirit në duart e besimtarëve dhe shpallja e Ungjillit.
    Predikimi i përgatitur nga Papa Françesku
    “Sot edhe ne e kemi ndjekur Jezusin, fillimisht me një turmë festive e, më pas, me udhën e dhimbshme”- shpjegon më vonë kardinali Sandri, duke lexuar predikimin e përgatitur nga Ati i Shenjtë e duke kujtuar mundimet e Jezusit dhe historinë e hyrjes së tij triumfale në Jerusalem, një kalim “nga porta e Qytetit Shenjt, ku turma ishte mbledhur për ta mirëpritur atë, që pak ditë më vonë “do të ishte i dënuar, i ngarkuar me kryq”.
    Ndërmjet turmës, vijon predikatari, “fytyrave të ushtarëve dhe lotëve të grave”, vjen “një i huaj”, Simoni i Cirenës: ai, që po mbërrinte në atë çast nga fshati, merret nga ushtarët dhe ngarkohet me një kryq të rëndë prej druri për ta mbajtur pas Jezusit. Prej këndej, ftesa e Papës për të reflektuar “mbi gjestin e Simonit”, për të kërkuar “zemrën e tij”, për të ndjekur “hapin e tij përkrah Jezusit”.
    Një gjest i dyanshëm
    Para së gjithash, gjesti i Cireneasit, “aq i dyanshëm”, nga njëra anë sepse njeriu “nuk e ndihmon Jezusin nga bindja, por nga shtrëngimi”, e nga ana tjetër, gjen veten “duke marrë pjesë në vetën e parë në mundimet e Zotit: e kështu kryqi i Jezusit bëhet kryqi i Simonit”. Por, qorton ai, jo “ky Simon i quajtur Pjetër, i cili kishte premtuar se do ta ndiqte gjithmonë Mjeshtrin”, e, përkundrazi, u zhduk në natën e tradhtisë. Pas Jezusit “tani nuk ecën dishepulli”, por Cireneasi. E pra, vëren Papa, “Mjeshtri kishte dhënë një mësim të qartë: “Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e tij çdo ditë dhe të më ndjekë”. Ja pra çka ndodhë: “Simoni i Galileas thotë, por nuk bën”, ndërsa “Simoni i Cirenës bën, por nuk thotë: ndërmjet tij dhe Jezusit nuk ka dialog. Është vetëm kryqi i Krishtit”.
    Një zemër e heshtur
    Për ta kuptuar nëse Cireneasi “e mbart, apo e duron kryqin” e atij Jezusi të rraskapitur, të cilin “e ndihmon a e urren” e me të cilin “duhet të ndajë dhimbjen”, duhet “të shikojmë zemrën e tij”. Papa këshillon zgjerimin e perspektivës, duke kujtuar jo vetëm “çka bëri Simoni për Jezusin”, por sidomos, çka bëri ky i fundit, që e shpengoi botën për të gjithë. “Kryqi prej druri që mbart Cireneasi është ai i Krishtit, i cili mbart mëkatin e të gjithë njerëzve”, thekson Papa Françesku, duke reflektuar mbi mënyrën “e papritur dhe tronditëse” në të cilën kireneasit përfshihen në historinë e shëlbimit, ku “askush nuk është i huaj, askush i panjohur”.
    Hapi i Simonit
    Nuk mbetet tjetër, veçse të ndjekim gjurmët e Simonit, “mbasi na mëson se Jezusi vjen për t’i takuar të gjithë, në çdo situatë: kur shohim morinë e burrave dhe grave që urrejtja dhe dhuna i hedhin në rrugën e Kalvarit, të kujtojmë se Jezu Krishti Zot e shndërron këtë rrugë në vend shëlbimi, sepse ai e përshkoi duke dhënë jetën për ne”. Pyetjet pasojnë njëra-tjetrën, duke bërë jehonë në sheshin e mbushur me njerëz: “Sa Cireneas mbajnë kryqin e Krishtit? A i njohim? A e shohim Zotin në fytyrat e tyre, të copëtuar nga lufta e varfëria?”.
    Përballë “padrejtësisë mizore të së keqes”, mbajtja e kryqit të Krishtit “nuk është kurrë e kotë” – përfundoi predikimi i Papës i lexuar nga Kardinali Sandri – “është mënyra më konkrete për të ndarë dashurinë e tij shëlbuese”.
    R.SH. / Vatikan

  • Dom Gjergj Meta citon fjalët e Jezusit: Shko, por mos mëkato më!

    Dom Gjergj Meta citon fjalët e Jezusit: Shko, por mos mëkato më!

    Në një botë shpesh të prirur për të gjykuar e për të ndëshkuar, fjalët e Jezusit sjellin një dritë mëshire dhe reflektimi të thellë. Dom Gjergj Meta risjell në vëmendje një nga momentet më prekëse të Ungjillit, ku Jezusi, përmes një akti të jashtëzakonshëm dhembshurie, na kujton fuqinë e faljes dhe thirrjen për ndryshim: “Ku janë ata? Askush nuk të dënoi? As unë nuk po të dënoj… Shko, por mbas tashit mos mëkato më!”. Një mesazh që flet drejtpërdrejt me zemrën e njeriut, për shpresë, për një fillim të ri, dhe për hirin që na fton të jetojmë ndryshe.
    Postimi: 

    “- Ku janë ata? Askush nuk të dënoi?As unë nuk po të dënoj … Shko, por mbas tashit mos mëkato më!”.