Holanda ka votuar dhe do të ketë një kryeministër të ri. Liberali i majtë Rob Jetten ka perspektivat më të mira. Ai mund të jetë homoseksuali i parë që do të kryesojë qeverinë holandeze.
Holanda mund të ketë një kryeministër të ri, 38-vjeçarin e majtë liberal Rob Jetten, i cili ka shanset më të mëdha për këtë post. Dhe me të, vendi mund të ketë për herë të parë një “zotëri të parë” në krah të kryeministrit nëHolandë. I fejuari i Jetten vjen, njësoj si Mbretëresha Máxima, nga Argjentina. Ai është 28-vjeçari Nicolás Keenan, i lindur në Buenos Aires, një lojtar profesionist hokeji.
“Si finalja e Kupës së Botës”
Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të. “Nata e pritjes së rezultateve ishte si një finale e Kupës së Botës për mua”, tha Keenan. Rezultatet u njoftuan në televizion në orën 9 të mbrëmjes. Pas kësaj, së bashku me partnerin e tij, ai festoi suksesin e partisë D66 deri në mesnatë.
Partnerët e kryeministrave në Holandë nuk luajnë ndonjë rol të madh. Keenan gjithashtu nuk beson se jeta e tij si “zotëri i parë” do të ndryshojë shumë. “Për mua, jeta thjesht vazhdon. Unë vazhdoj të stërvitem dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fushën sportive.”
Keenan tashmë ka arritur sukses me ekipin kombëtar argjentinas dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe Tokio. Tetë vjet më parë ai u transferua në Hagë dhe luan atje për klubin profesional HC Klein Zwitserland.
Takim në supermarket
Ata të dy u takuan rastësisht në Hagë. “Pikërisht në supermarket,” tha Jetten për revistën Linda. Në atë kohë, ai ishte ministër për Klimën dhe iu desh të largohej përkohësisht nga apartamenti i tij në verën e vitit 2022 për arsye sigurie, gjatë protestave të ashpra nga fermerët. Jetten u vendos në lagjen ku jeton Keenan. Të dy u takuan rastësisht në një supermarket dhe u dashuruan me njëri-tjetrin.
Keenan ishte lojtari i parë në hokejin profesional holandezpër meshkuj që e deklaroi hapur veten si homoseksual. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan dashurinë e këtyre të dyve me entuziazëm, madje edhe në një vend gjoja tolerant. Jetten e tha publikisht dhe lexoi mesazhet homofobike të urrejtjes që po merrte.
I dashuruar kokë e këmbë
Politikani i majtë liberal nuk e fsheh aspak dashurinë e tij të madhe. Ai foli për këtë disa herë gjatë fushatës zgjedhore. Shumë vetë vunë re se ai buzëqeshte vazhdimisht, dhe disa vëzhgues komentuan me shaka se arsyeja për këtë nuk ishin vetëm mesazhet e tij optimiste politike, por se ai ishte i dashuruar kokë e këmbë.
Ai i propozoi fejesën Keenan në pranverë, dhe Keenan tha po me entuziazëm. Së shpejti të dy do të martohen. Përgatitjet për dasmën janë në kulmin e tyre.
DW
Tag: jetten
-

“Zotëria i parë” në krah të një kryeministri – Historia që nisi në një supermarket
-

“Zotëria i parë” në krah të kryeministrit të Holandës
Rob Jetten dhe Nicolas Keenan
HOLANDË- Holanda mund të ketë një kryeministër të ri, 38-vjeçarin e majtë liberal Rob Jetten, i cili ka shanset më të mëdha për këtë post. Dhe me të, vendi mund të ketë për herë të parë një “zotëri të parë” në krah të kryeministrit nëHolandë. I fejuari i Jetten vjen, njësoj si Mbretëresha Máxima, nga Argjentina. Ai është 28-vjeçari Nicolás Keenan, i lindur në Buenos Aires, një lojtar profesionist hokeji.
“Si finalja e Kupës së Botës”
Keenan, me fjalët e tij, është jashtëzakonisht krenar për të fejuarin dhe fitoren e tij zgjedhore. Dita e zgjedhjeve, siç thotë ai, zgjati shumë gjatë për të. “Nata e pritjes së rezultateve ishte si një finale e Kupës së Botës për mua”, tha Keenan. Rezultatet u njoftuan në televizion në orën 9 të mbrëmjes. Pas kësaj, së bashku me partnerin e tij, ai festoi suksesin e partisë D66 deri në mesnatë.
Partnerët e kryeministrave në Holandë nuk luajnë ndonjë rol të madh. Keenan gjithashtu nuk beson se jeta e tij si “zotëri i parë” do të ndryshojë shumë. “Për mua, jeta thjesht vazhdon. Unë vazhdoj të stërvitem dhe asgjë nuk do të ndryshojë në fushën sportive.”
Keenan tashmë ka arritur sukses me ekipin kombëtar argjentinas dhe ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Paris dhe Tokio. Tetë vjet më parë ai u transferua në Hagë dhe luan atje për klubin profesional HC Klein Zwitserland.
Takim në supermarket
Ata të dy u takuan rastësisht në Hagë. “Pikërisht në supermarket,” tha Jetten për revistën Linda. Në atë kohë, ai ishte Ministër për Klimën dhe iu desh të largohej përkohësisht nga apartamenti i tij në verën e vitit 2022 për arsye sigurie, gjatë protestave të ashpra nga fermerët. Jetten u vendos në lagjen ku jeton Keenan. Të dy u takuan rastësisht në një supermarket dhe u dashuruan me njëri-tjetrin.
Keenan ishte lojtari i parë në hokejin profesional holandezpër meshkuj që e deklaroi hapur veten si homoseksual. Megjithatë, jo të gjithë e pranuan dashurinë e këtyre të dyve me entuziazëm, madje edhe në një vend gjoja tolerant. Jetten e tha publikisht dhe lexoi mesazhet homofobike të urrejtjes që po merrte.
I dashuruar kokë e këmbë
Politikani i majtë liberal nuk e fsheh aspak dashurinë e tij të madhe. Ai foli për këtë disa herë gjatë fushatës zgjedhore. Shumë vetë vunë re se ai buzëqeshte vazhdimisht, dhe disa vëzhgues komentuan me shaka se arsyeja për këtë nuk ishin vetëm mesazhet e tij optimiste politike, por se ai ishte i dashuruar kokë e këmbë.
Ai i propozoi fejesën Keenan në pranverë, dhe Keenan tha po me entuziazëm. Së shpejti të dy do të martohen. Përgatitjet për dasmën janë në kulmin e tyre./DW -

Rezultat “historik” në Hollandë, Rob Jetten pritet të jetë kryeministri më i ri në historinë e vendit!
Rob Jetten
HOLLANDË- Udhëheqësi liberal i qendrës, Rob Jetten, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e ashpra holandeze të së mërkurës, pasi analiza e votave tregoi se partia e tij nuk mund të mposhtet nga populisti anti-islamik, Geert Wilders.
Partia D66 e Jetten aktualisht ka një epërsi të ngushtë prej 15,000 votash ndaj Partisë së Lirisë të Wilders, dhe agjencia holandeze e lajmeve ANP thotë se edhe pse numërimi i votave nuk është i plotë, Wilders nuk mund të fitojë më.
“Ne jemi partia më e madhe në Holandë! Tani do të fillojmë të punojmë për të gjithë holandezët”, postoi Jetten në X.
Wilders tha se ishte këshilli zgjedhor, jo një agjenci lajmesh, që vendosi rezultatin: “Çfarë arrogance të mos presësh për këtë.”
Parashikimet nga rreth 99% e votave i vendosin të dyja partitë në 26 vende në parlamentin me 150 vende – por ANP thotë se centristët e Jetten mund të fitojnë një vend të 27-të.
Jetten, 38 vjeç, u tha gazetarëve se ishte “shumë krenar për këtë rezultat historik” dhe tani ndiente një përgjegjësi të madhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe ambicioze.
Wilders kryesonte sondazhet e opinionit para zgjedhjeve të së mërkurës, por Rob Jetten arriti të fitonte në disa nga qytetet kryesore holandeze, përfshirë Roterdamin, Hagën dhe Utrechtin, me një fushatë pozitive duke përdorur sloganin “Po, ne mundemi”.
Asnjë garë zgjedhore holandeze nuk ka qenë ndonjëherë kaq e ngushtë, dhe nëse Jetten bëhet kryeministër, ai do të jetë më i riu në historinë e Holandës.
Deri më tani, Jetten ishte i kujdesshëm të mos shpallte fitoren derisa të mblidheshin të gjitha votat, por ANP tha se bazuar në shifrat e votuesve me postë jashtë vendit, ai tani mund të shpallej fitues.
Wilders tha se edhe nëse D66 do të bëhej partia më e madhe, Partia e tij e Lirisë (PVV) “nuk do të lejonte që Holanda të shpërbëhej nga Jetten dhe populli i tij”. -

Partia liberale D66 fiton zgjedhjet në Holandë, Rob Jetten pritet të jetë kryeministri më i ri në historinë e vendit
Partia liberal-progresive D66 ka dalë fituese në zgjedhjet e përgjithshme të mërkurën në Holandë, duke i hapur rrugën liderit të saj 38-vjeçar, Rob Jetten, të bëhet kryeministri më i ri në historinë e vendit, raporton agjencia ANP.
Ndërsa numërimi përfundimtar i votave vazhdon, mediat holandeze raportojnë se partia Partia për Liri (PVV) e Geert Wilders, e njohur për qëndrimet e saj anti-immigracion dhe anti-Islam, nuk ka më mundësi për të fituar.
D66 pritet të marrë rolin kryesor në negociatat për formimin e qeverisë koalicionare, një proces që zakonisht zgjat disa muaj. Sipas parashikimeve të ANP, partia mund të fitojë 27 vende në parlament, një më shumë se PVV-ja, e cila dominonte në zgjedhjet e mëparshme me 37 vende.
Megjithë fitoren, formimi i qeverisë do të jetë i vështirë për shkak të fragmentimit të skenës politike, ku shumë votues të ekstremit të djathtë kanë lëvizur drejt partive më të vogla si JA21 dhe Forum for Democracy.
Rob Jetten ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive kryesore: “Votuesit kanë treguar qartë nevojën për bashkëpunim. Ne duam të gjejmë një shumicë që do të punojë me energji për çështje si tregu i banesave, migracioni, klima dhe ekonomia.”
Ekspertët theksojnë se, megjithëse D66 fiton vendin për të udhëhequr negociatat, ekstremi i djathtë nuk është mundur, dhe sfida më e madhe mbetet formimi i një qeverie funksionale në një peizazh politik gjithnjë e më të fragmentuar.
Analistët shohin fitoren e D66-së si një kombinim të stilit të diskutimit të Jetten-it, imazhit të pastër dhe mesazheve pozitive, të cilat kanë tërhequr votues nga të gjitha krahët politikë. Gjithashtu, qëndrimi i tij më i fortë mbi migracionin ka tërhequr votues edhe nga partitë e djathta si VVD, NSC dhe PVV, duke krijuar një elektorat më të larmishëm dhe kritik ndaj politikave të emigracionit.Top Channel
-

E djathta ekstreme holandeze humb zgjedhjet
Ky rezultat shënon një rënie të ndjeshme për të djathtën ekstreme, ndërsa D66 trefishoi rezultatin.
Zgjedhjet holandeze u panë si një provë nëse e djathta ekstreme mund të zgjerojë shtrirjen apo nëse ka arritur kulmin në këtë pjesë të Europës.
Të gjitha partitë kryesore e kanë përjashtuar qeverisjen me Wilders.
Kjo nuk i lë atij një rrugë të qëndrueshme drejt shumicës, ndryshe nga udhëheqësi i ri i D66, Jetten.
“Ne i kemi treguar jo vetëm Holandës, por edhe botës se është e mundur të mposhten lëvizjet populiste dhe të ekstremit të djathtë”, i tha Jetten turmës gjatë festimeve natën e zgjedhjeve.
Për Wilders, rezultati i së mërkurës është shumë më poshtë se 37 vendet që partia anti-emigracion mori në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2023.
Por gjithashtu kjo është hera e parë që pati barazim midis dy partive kryesore dhe kjo mund të vonojë dhe ndërlikojë më tej bisedimet për formimin e koalicionit, të cilat zakonisht zgjasin me muaj në Holandë.
Tradicionalisht, partia me më shumë vota ngarkohet së pari nga parlamenti me detyrën për të formuar një qeveri.
Meqenëse partitë kryesore kanë përjashtuar një koalicion me Wilders, kjo e vendos Jetten në pozicionin kryesor për të formuar një qeveri dhe për t’u bërë kryeministri më i ri i vendit.
Popullariteti i 38-vjeçarit Rob Jetten u rrit ndjeshëm muajin e kaluar, ndërsa ai bëri fushatë me premtimin për të zgjidhur mungesën e strehimit, për të investuar në arsim dhe për të trajtuar shqetësimet e imigracionit.