Tag: jeton

  • DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    DETAJET/ Si e paralajmëruan pronarin emigrant të lokalit Jeton Lami dhe 2 të tjerët: Na jep 500 mijë euro ose…

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua në Kamëz dy ditë më parë.
    Sipas burimeve, mësohet se autorët, ish oficeri i policisë Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe dy kunetërit që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.Lexo edhe :Related Posts
    Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit mes të cilëve edhe ish oficeri Jeton Lami i kishin vendosur gjobë 500 mijë euro pronarit të lokalit, Saimir Sina, ky i fundit jetonte në Itali.

    Arsyeja ka qenë pasi ata i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve Klodjan Muratit dhe Benard Elezit.
    Dhe për këtë arsye e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata nga lokali do të duhet tu jepte atyre gjobën prej 500 mijë eurosh.

  • Dy “të fortët” që vunë tritol në Kamëz/ Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn dhe Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës

    Dy “të fortët” që vunë tritol në Kamëz/ Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn dhe Ervis Lami, i përfshirë në vrasjen e Lulzim Vishës

    jeton lami dhe ervis martinaj-Lulzim Visha

    TIRANË- Shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz, ka për autorë emra të njohur për policinë. Një nga persona e arrestuar është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami. Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

    Jeton Lami shoqëronte biznesmenin Ervis Martinaj gjatë kohës që ishte në detyrë si agjent i Operacionales, duke bërë që i shumëkërkuari i drejtësisë t’i shmangej kontrolleve që bëheshin për lokalizimin e tij. Ai është u shpall fajor pasi u akuzua se kishte shpërdoruar detyrën, sepse në vend që t’i hidhte prangat Ervis Martinaj, e shoqëronte me makinë. Por, Lami pretendonte se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pasi faktin e dinin vetëm eprorët por jo ai dhe agjentët e tjerë të Forcës Operacionale. 
    Lami rezulton se është personi i fundit që ka parë Ervis Martinaj. Më 5 Gusht 2022 Lami dyshohet se e ka marrë Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e ka transportuar atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel, ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin. Ai refuzoi ofertën e Prokurorisë së Posaçme për të bashkëpunuar mbi gjetjen e Martinajt. Ai preferoi të “kyçë” gojën dhe të mos zbulojë se çfarë ndodhi me Martinajn.

    Një tjetër emër i përfshirë në shpërthimin e Kamzës është ai i Ervis Lamit, i cili edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha. Lidhur me këtë ngjarje, ndaj tij nuk është ngritur akuzë për vrasje, por Lami është shpallur në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.
    Lulzim Visha u gjet pa shenja jete brenda automjetit në në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator. 48-vjeçari ishte brenda makinës së punës në momentin që u qëllua me armë. Ai punonte si postier në ‘Postman’.

    Sa i përket ngjarjes së fundit në Kamëz, hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë./ZËRI

  • Dy “të fortët” që i vunë tritolin biznesit në Kamëz/ Elvis Lami i përfshirë në vrasjen e postierit, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

    Dy “të fortët” që i vunë tritolin biznesit në Kamëz/ Elvis Lami i përfshirë në vrasjen e postierit, Jeton Lami, i fundit që takoi Martinajn

    Është zbardhur sot nga policia shpërthimi me eksploziv, i vendosur një ditë më parë ndaj një biznesi për gjobëvënie në Kamëz.

    500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
    Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dy prej emrave janë të njohur për policinë.
    Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.
    Ndërsa Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.
    Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.

    Top Channel

  • Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

    Tritoli për gjysmë milioni euro gjobëvënie ndaj biznesit në Kamëz/ Identifikohen katër autorët, mes tyre ish-polici Jeton Lami

    Dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie. 

    Jeton Lami së bashku me 3 miq të tij i vuri një biznesmeni në Kamëz nga gjobë prej gjysmë milioni euro. Kur ky i fundit refuzoi të paguajë, një ditë më parë ata i vendosën eksploziv në një prej pronave të tij duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si edhe shumë panik në zonë.
    Kamerat kanë kapur autorin me jelek fosforishent pasi vendosi lëndën eksplozive që e aktivizoi me fitil u largua nga vendngjarja me biçikletë..
    Shpërthimi shkatërroi kuzhinën e restorantit të hapur pak kohë më parë nga Benard Elezi dhe Klodian Murati të cilët ambientet i kishin me qira..
    Dyshimet fillimisht hu hodhën ndaj pronarëve të restorantit dhe kur ata nuk raportuan asnjë konflikt, me metoda proaktive policia zbuloi kërcënimet që i ishin bërë pronarit të godinës nga Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika të cilët u vendosën në pranga si edhe Ervis Lami o cili u shpall në kërkim.
    Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.
    Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.

    Top Channel

  • 74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, mbyllen hetimet për Gjonin, si nisën përplasjet pas “divorcit” familjar

    74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, mbyllen hetimet për Gjonin, si nisën përplasjet pas “divorcit” familjar

    Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, më 1 shkurt të këtij viti. Ndërkohë është publikuar dosja e vrasjes nga gazetarja Anila Hoxha, ku tregohet se babë e bir fillimisht kanë debatuar me fjalë. Pasi i riu ka qëlluar me shpullë të atin, 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij. I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
    Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja. “Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen. I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë. Për sa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty.
    Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar. Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir. Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi. Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar. Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje.

  • 74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë, përplasjet nisën pas “divorcit” familjar

    74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë, përplasjet nisën pas “divorcit” familjar

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.

    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.
    Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.
    I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
    Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.
    “Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.
    I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.
    Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.
    Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.
    Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi. 
    Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar. 
    Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje.
     

    Top Channel

  • 74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë

    74-vjeçari vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria mbyll hetimet për Hekuran Gjonin/ Zbulohet dosja e plotë

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij 74-vjeçari Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti.
    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht kanë debatuar me fjalë e më pas e ka goditur me shpullë.
    Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij.
    I moshuari është penduar për vrasjen e të birit, teksa ka deklaruar se ka qenë ngjarje e momentit dhe se është i rënduar psikologjikisht për krimin.
    Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hetuesit kanë gjetur njolla gjaku në këmbët e tavolinës, peshqir dhe tapetin e vendit ku ndodhi ngjarja.
    “Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:40, në rrugën “Ilia Shyti”, lagjja “Kodra e Priftit”, Tiranë, në ambientet e banesës së tij, shtetasi Hekuran Asllan Gjoni për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij Asim Hekuran Gjoni, dhe në konflikt e sipër, shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me mjet prerës djalin e tij Asim Gjoni i cili si pasojë e plagës së marrë në krahun e majtë, ka gjetur vdekjen.
    I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasi Valentin Hekuran Gjoni, i cili ka shpjeguar se: jeton familjarisht në një banesë 3 katëshe, në katin e 3-të. Në katin e dytë jeton vëllai i madh i quajtur Muis Gjoni, i cili jeton me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në katin e parë në dy banesa të ndara, në njërën banesë jeton babai Hekuran dhe nëna Mine, bashkë me motrën Brunilda, ndërsa në banesën tjetër jeton vëllai Asim Gjoni me nusen dhe dy djemtë.
    Përsa i përket ngjarjes ku është konfliktuar babai i tij Hekurani me vëllain Asim, nuk di si ka ndodhur konflikti pasi nuk ka qenë aty. Dijenia e tij e vetme është se nga ora 17.30–18.00, në shtëpinë time në kat të 3-të, ku ai ndodhej aty me nusen Valentina dhe vajzën Ledjona, kanë shkuar babai i tij, nëna dhe motra Brunilda, për të pirë kafen e pasdites. Gjatë kohës që këta kanë qenë për kafe, kanë bërë muhabet dhe kanë konsumuar nga 1 gotë raki ai me babain. Kanë qëndruar rreth gjysmë ore, dhe më pas janë larguar.
    Pasi janë larguar, rreth gjysme ore më pas, më pas nena dhe motra Brunilda dhe i ka thënë “o vëlla hajde shpejt se po bë fjalë babai me Asimin”. Kanë zbritur poshtë në katin e parë dhe aty ka parë Asimin në krevatin tek me kokën e varur poshtë. Më pas ka hapur sytë për pak dhe koka i ka shkuar nga mbrapa. Nëna Mine ka thënë se Asimi ka gjak në ije, teksa më pas i kanë parë plagën rreth 3 centimetra, i ka ngritur bluzën dhe i ka shtrënguar plagën me peshqir.
    Më pas ka ardhur ambulanca dhe ka marrë Asimin, ndërsa Valentini së bashku me bashkëshorten Valentina kanë qenë nga pas me një taksi.
    Valentini ka sqaruar se në fillim kur është martuar vëllai ka patur marrëdhënie shumë të mira dhe kanë qëndruar sëbashku përreth 3 vite dhe më pas vëllai Asimi ka patur dëshirë që të ndanin katin në mes dhe ashtu kanë bërë dhe ashtu kanë vepruar.
    Kanë pasur marrëdhënie të mira, por vetëm babi i tij Hekurani i mbante mëri nuses së Asimit, Trëndafiles, që kur kanë ndarë shtëpinë. Trëndafilja e përshëndeste dhe i fliste babait, por ai herë ia kthente herë jo. Ndërsa Asimi bënte shumë shaka dhe kur kthehej nga puna bënte shaka me të tjerët dhe me babain, e shpesh i thoshte “a ke bërë gjë me plakën”, shaka të kësaj natyre, por babai ndonjëherë nxehej”, thuhet në dosje. /tch/

  • Niçe: Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…

    Niçe: Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…

    Fridrih Niçe

    Nga Fridrih Niçe

    “…Nëse e dashuron detin do të dashurosh dhe dallgët… Nëse do të të duan në fillim, duhet të dish të duash….Nëse dëshiron të fluturosh duhet të dish të rrëzohesh…Nëse jeton duke pasur frikë, bëhesh thjesht spektator ndaj jetës…”

    ObserverKult  

    Lexo edhe:

    A MUND T’I DUASH ARMIQTË E TU, JA ÇFARË THOTË NIÇE

    Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë.Sot vërtetohet në një mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestim të madh, dhe nganjëherë madje ndodh edhe diçka më e lartë dhe më e madhërishme: ne mësojmë të përçmojmë, të dashurojmë dhe pikërisht kur parapëlqejmë.Por e gjitha kjo është e pavetëdijshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë trup dhe atë fshehtësi të së mirës që pengon në gojë fjalën madhështore dhe shprehjen e virtytit.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    KUR NIÇE JEPTE “KËSHILLA” PËR SHKRIMTARËT: JA ÇKA DUHET TË KENI PARASYSH

    Çdo libër i mirë, kur shfaqet, ka shije të athët: ka mossuksesin e risisë.

    Për më tepër, të qenit gjallë të autorit e dëmton atë, nëse ai është njeri i shquar dhe zbulohen shumë gjëra për të: pasi çdonjëri është i detyruar ta shkëmbejë autorin me veprën e tij. Ajo çfarë në të vërtetë libri përmban në vetvete mençuri, ëmbëlsi dhe shkëlqim të praruar, mund të zhvillohet vetëm me kalimin e viteve, me kujdesin e një përnderimi, i cili rritet, moshohet dhe në fund shuhet.

    Mbi të duhet të kalojnë shumë orë, merimanga të shumta duhet të thurin rrjetat mbi të. Lexuesit e mirë e bëjnë një libër gjithnjë e më të mirë, ndërsa kundërshtarët e mirë e bëjnë të njohur.

    Çdo libër i mirë është shkruar për një lexues të caktuar dhe llojin e tij, pikërisht për këtë arsye konsiderohet i dobët nga pjesa tjetër e lexuesve, shumica dërrmuese: për të cilin fama e tij qëndron mbi një bazë të kufizuar dhe mund të ndërtohet vetëm ngadalë. Libri mediokër dhe i keq, është i tillë pikërisht sepse kërkon t’i pëlqejë, madje i pëlqen, shumicës.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

    Babai kërkoi shpalljen e Ervis Martinajt si të zhdukur, ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm 

    Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet i paqartë për autoritetet shqiptare, më shumë se tre vjet pas zhdukjes së tij. Babai i tij, Mustafa Martinaj, ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Lezhës për shpalljen zyrtare të të birit si person i zhdukur.Po çfarë nënkupton shpallja si i zhdukur? 
    Në emisionin “Në kohë reale” me Flori Gjinin në RTSH, avokati Bledar Bejko sqaroi se ky hap është i parashikuar në Kodin Civil dhe aplikohet kur ekziston bindja se një person nuk jeton më, por trupi i tij nuk është gjetur. 
    “Jemi në rastin kur nuk gjendet trupi, por mendohet që ai nuk jeton më. Në mungesë të faktit, nga analiza që del në këto rrethana, krijohet bindja që ky person nuk jeton më. Gjykata i merr në konsideratë këto,” tha Bejko. 
    Ky proces nuk është i njëjtë me shpalljen e vdekjes, e cila mund të kërkohet vetëm pas një periudhe më të gjatë kohore. Eksperti i kriminologjisë, Fation Softa, shpjegoi se nëse pas pesë vitesh nuk ka ende të dhëna mbi fatin e Martinajt, familjarët mund t’i drejtohen sërish gjykatës për ta shpallur të vdekur, edhe në mungesë të trupit. 
    I pyetur për arsyet e vështirësisë në gjetjen e Martinajt, Softa përmendi dy skenarë të mundshëm: ndryshim identiteti, ose zhdukje mafioze. 
    “Një mundësi është që ai të ketë bërë një operacion plastik, mund të jetë duke bërë një tjetër diku tjetër për shkak të pasurisë që ka. E dyta, siç janë rastet që ndodhin me mafien italiane, djegia e trupave, betonizimi nëpër shtylla, futja nëpër vende të tjera që e bëjnë të pamundur për t’i gjetur trupat. Unë uroj që për familjarët e para, dhe drejtësinë, të jetë gjallë”, u shpreh ai. 
     

  • Nga tigri te macja e shtëpisë: Eleganca dhe fuqia e familjes së maceve

    Familja Felidae, e njohur zakonisht si familja e maceve, përfshin një grup grabitqarësh të mahnitshëm që kanë evoluar për përsosmëri në gjueti, shkathtësi dhe elegancë. Nga maceja e shtëpisë deri te tigri i madh aziatik, të gjithë anëtarët e kësaj familjeje ndajnë tipare të përbashkëta – trup të shkathët, dhëmbë të mprehtë, shikim të mrekullueshëm në errësirë dhe instinkt të lindur për të ndjekur prenë në heshtje.

    Klasifikimi i Përgjithshëm
    Familja Felidae ndahet në dy nënfamilje kryesore:

    Pantherinae – përfshin macet e mëdha (si tigri, luani, leopardi dhe jaguari).

    Felinae – përfshin macet e mesme dhe të vogla (si macja e shtëpisë, karakali, servali, gepardi dhe shumë të tjera).

    🐅 1. Nënfamilja Pantherinae (Macet e Mëdha)
    Këta janë grabitqarët dominues të ekosistemeve të tyre – të fuqishëm, elegantë dhe shpesh simbol i forcës e mbretërisë natyrore.
    🐯 Tigri (Panthera tigris)

    Jeton në Azi (Indi, Siberi, Indonezi).

    Është macja më e madhe në botë.

    Ka vija të zeza karakteristike mbi një trup portokalli.

    Jeton kryesisht vetëm dhe është notues i shkëlqyer.

    🦁 Luani (Panthera leo)

    I vetmi anëtar i familjes që jeton në kope (të quajtura “pride”).

    Jeton në savanat afrikane dhe në disa zona të Indisë.

    Meshkujt njihen për krifën madhështore, që shërben si mbrojtje dhe simbol force.

    🐆 Leopardi (Panthera pardus)

    Një nga macet më të adaptueshme – gjendet në Afrikë dhe Azi.

    Ngjyrë ari me njolla të zeza të quajtura “roseta”.

    I aftë të ngjitet në pemë me prenë në gojë.

    🐅 Jaguari (Panthera onca)

    Jeton në pyjet tropikale të Amerikës Latine.

    Ka nofullat më të fuqishme ndër macet, në raport me trupin.

    Përdor zakonisht kafkën e prenës për ta vrarë me një pickim të vetëm.

    ❄️ Leopardi i borës (Panthera uncia)

    Banor i maleve të larta të Himalajeve dhe Azisë Qendrore.

    Ka bisht të gjatë për ekuilibër dhe gëzof të dendur për mbrojtje nga të ftohtit.

    Shpesh quhet “fantazma e maleve” për shkak të natyrës së vetmuar dhe lëvizjeve të padukshme.

    🐈 2. Nënfamilja Felinae (Macet e Vogla dhe të Mesme)
    Kjo nënfamilje përfshin shumicën e llojeve të maceve, përfshirë edhe atë që jeton në shtëpitë tona. Janë më të vogla, më të heshtura, por jo më pak të afta.

    🐾 Macja e shtëpisë (Felis catus)

    Pasardhëse e maces afrikane të egër (Felis lybica).

    Është një nga kafshët më të dashura nga njerëzit për shoqëri dhe aftësinë e gjuetisë ndaj brejtësve.

    Ka një sens të fortë orientimi dhe komunikon përmes tingujve, pozicionit të trupit dhe syve.

    🐱 Macja e egër afrikane (Felis lybica)

    Paraardhësja direkte e maces shtëpiake.

    Ngjan shumë me macet tona, por është më e rezervuar dhe më agresive.

    🐅 Servali (Leptailurus serval)

    🐆 Karakali (Caracal caracal)

    🐆 Gepardi (Acinonyx jubatus)

    Kafsha tokësore më e shpejtë në botë (deri në 120 km/h).

    Ka trup të gjatë, muskulor dhe njolla të zeza.

    Ndryshe nga macet e tjera të mëdha, nuk gërhet, por lëshon tinguj të butë si “purr”.

    🐅 Oceloti (Leopardus pardalis)

    Jeton në pyjet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.

    Ka njolla të bukura e të ndërlikuara në lëkurë, që e bëjnë të dallueshëm.

    🐆 Margaji (Leopardus wiedii)

    🐅 Macja e rërës (Felis margarita)

    Banon në shkretëtirat e Afrikës Veriore dhe Azisë.

    Ka veshë të mëdhenj për të dëgjuar prenë nën rërë dhe gëzof të trashë për të përballuar temperaturat ekstreme.

    🌍 Roli Ekologjik
    Macet, nga më të voglat te më të mëdhat, janë rregullues natyralë të ekuilibrit ekologjik. Ato kontrollojnë popullatat e brejtësve, shpezëve dhe barngrënësve të vegjël, duke mbajtur të qëndrueshme zinxhirët ushqimorë.

    ⚠️ Rreziqet dhe Ruajtja
    Shumë lloje të familjes Felidae sot janë në rrezik zhdukjeje për shkak të:

    Organizata ndërkombëtare si WWF dhe Panthera.org po punojnë për ruajtjen e tyre përmes mbrojtjes së habitateve dhe ndalimit të tregtisë ilegale.

    ❤️ Përfundim
    Familja e maceve është një ndër grupet më të mahnitshme të mbretërisë shtazore. Nga maceja që na mban shoqëri në shtëpi, deri te tigri që mbretëron në pyjet aziatike, të gjitha ndajnë një bukuri të përbashkët – elegancën, forcën dhe heshtjen e grabitqarit të përsosur.