Tag: jeton

  • “E sheh atë automjetin e blinduar jashtë?”, si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”

    “E sheh atë automjetin e blinduar jashtë?”, si i vuri Jeton Lami 500 mijë euro gjobë pronarit të “Perla e detit”

    Emisioni “Në Shënjestër” ka zbuluar detaje sa i përket ngjarjeve që çuan deri në vendosjen e tritolit te “Perla e detit”.
    Në dëshminë e pronarit Sajmir Sina, thuhet se pasi ka refuzuar që pronën t’ia jepte me qira Flogert Mezhikës, ka pasur konflikte me këtë të fundit, ku i ka thënë se askush tjetër nuk do ta gëzonte lokalin përveç tij.
    Më tej në dosjen hetimore e siguruar nga “Në Shënjestër”, thuhet se Jeton Lami, në një takim me Sinën i ka vendosur një gjobë atij në shumë prej 500 mijë eurosh, ndërsa i ka lënë afat ta paguajë vetëm një javë.
    Jeton Lami, ish-efektiv i forcave operacionale në Policinë e Shtetit shfaqet papritur në konfliktin e lindur midis Sajmir Sinës dhe Flogert Mezhikës.

    “Në muajin shtator unë isha duke konsumuar kafe tek ‘Vila 23’, kur pranë meje erdhi pronari, shtetasi Florin Domi, dhe më tha që më kërkon një person i quajtur Jeton Lami, i cili sipas tij ndodhet në katin e dytë të lokalit ku ka një dhomë prive.

    Unë në këtë moment mendova se ishte një person me emrin Jeton të cilin thjesht e njihja si fytyrë dhe punonte në bashkinë Kamëz, te IMT.Pasi shkova te dhoma prive e lokalit, aty brenda pashë një person, që nuk ishte Jetoni që unë mendoja, por një djalë tjetër të cilin e kisha parë shpesh tek lokali ‘Vila 23’.Një djalë me karakteristika, i gjatë 185 cm, me mjekër të zezë, me tatuazhe në gjithë gjatësinë e të dy krahëve, dhe mesa kujtoj edhe me një tatuazh në këmbë”, ka deklaruar ai në polici.
    Sajmir Sina tregoi më tej për grupin hetues se personi që në fillim i thanë se quhej Jeton, nuk u prezantua si i tillë në takimin midis tyre në dhomën prive të lokalit, ku i pranishëm qëndroi edhe Florin Domi, pronari i barit.Person që sipas Sajmir Sinës filloi t’i kërkonte llogari atij për zhurmën që kishte krijuar në lokal gjatë përplasjes që kishte patur me Flogert Mezhikën.
    “Në fillim personi m’u prezantua si A. Lami. Për emrin nuk jam i sigurt, por për mbiemrin po, jam shumë i sigurt.Ai më tha gjatë bisedës se unë kisha shkaktuar një problem në lokalin e shokut të tij dhe i kishte shqetësuar.Unë i thashë se për këtë pjesë Flori (pronari i lokalit) është këtu dhe mund të flasë vetë, edhe pse unë i kisha kërkuar falje për zhurmën që kisha bërë.Por në këtë kohë personi që në fillim Florini më tha se quhej Jeton, më pyeti nëse e shikoja automjetin e blinduar jashtë.Pyetje së cilës unë iu përgjigja duke i thënë se nuk më interesonin makinat e blinduara”, vijon ai.
    Por nga sa shikohet Jeton Lami e kishte thirrur për tjetër qëllim Sajmir Sinën në tavolinë.Ose të paktën kështu thotë Sajmir Sina në deklarimin e tij përpara grupit hetues.Pasi në këtë moment teksa e fton të hedhë sytë nga dritarja e lokalit dhe të shikojë makinën e tij të blinduar, Sajmir Sina rrëfen se Jeton Lami, i vendosi një gjobë të majme.Gjobë të cilën Sajmiri kishte një javë kohë që ta paguante.
    “Ndërsa po bisedonim Jeton Lami më thotë të shikoja në internet se kush ishte.Dhe se kisha kohë një javë që t’i jepja në formën e gjobës një sasi prej 500 000 euro.Në këtë moment unë i thashë se s’ke pse pret një javë dhe u largova nga aty.Dhe kur ika i thashë Florin Domit, pronarit të lokalit se kjo që bëre nuk është mirë, por ai m’u përgjigj se nuk kishte lidhje fare me këtë situatë”, tha ai.
    I gjendur në një situatë aspak të rehatshme, Sajmir Sina tha se prishi të gjitha planet e tij, por vendosi të mos e paguajë gjobën që sipas tij i vendosi Jeton Lami.Person me të cilin thotë se janë shkëmbyer edhe në vazhdim në lokal ku të dy konsumonin kafenë, por nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.Por po kështu gjithmonë sipas tij, Jeton Lami nuk e kishte ngacmuar në vazhdim.Ndërkohë që në muajin tetor ai vendosi të hapë edhe restorantin e peshkut, duke menduar se tashmë gjithçka ishte shoshitur dhe konfiktet i kishin mbetur së shkuarës.
    “Pas gjobës që Jeton Lami më vendosi, unë shtyva biletën e vajtjes për në Itali dhe vazhdova të frekuentoja lokalin ‘Vila 23’, ku shikoja shpesh personin që më vendosi gjobën, por nuk kisha asnjë kontakt apo shqetësim nga ana e tij.Më pas, unë ika në Itali dhe u ktheva në muajin tetor, kur u bë edhe hapja e lokalit që pata dhënë me qira. Lidhur mbi problemin e gjobës unë bisedova edhe me bashkëshorten dhe vëllezërit e mi, të cilët më thanë që të bëja kallëzim në polici”, dëshmon Sina.Por siç shikohet më tej Sajmir Sina, nuk shkoi kurrë në polici pavarësisht këshillave të njerëzve të tij të afërt.
    Ndërkohë që konfliktet e bashkëshortit të saj fillimisht me Flogert Mezhikën dhe më pas me Jeton Lamin, i pranoi përpara grupit hetues edhe gruaja e tij.
    “Unë dhe bashkëshorti im, punojmë dhe jetojmë në Itali, bashkë me dy fëmijët tanë.Atje kemi një firmë ndërtimi, ndërsa në Shqipëri kemi blerë një biznes që e kemi dhënë me qira, që ndodhet në Kamëz, përballë ‘Vilës 23’. Në dijeninë time në muajin shtator ambientin ia kemi dhënë me qira një shtetasi me emrin Beni.Në muajin gusht të këtij viti, lokalin ka dashur ta marrë me qira një shtetas që me sa mbaj mend quhet Gerti, me të cilin bashkëshorti im ka bërë debat në një lokal në Kamëz, që mban emrin ‘Vila 23’, dhe që ndodhet përballë biznesit tonë.Gjatë debatit ky shtetas i ka thënë bashkëshortit tim se: ‘nuk ka për ta gëzuar dikush tjetër këtë lokal, në qoftë se nuk e marr unë’”, tha ajo.
    Vetë gruaja e Sajmir Sinës, pohoi përpara grupit hetues se pikërisht pas këtij debati me Flogert Mezhikën, bashkëshortin e saj e kishte thërritur për një takim, një burrë me emrin Jeton, takim që ishte zhvilluar në lokalin përballë, biznesit të tyre.Bashkëshorti i kishte treguar të gjithë bisedën që kishte zhvilluar me personin me emrin Jeton si dhe gjobën që ai u kishte vendosur.
    “Pas debatit që bashkëshorti im pati me Flogert Mezhikën, ai më tregoi se kishte thirrur pronari i ‘Vilës 23’ duke i thënë se e kërkonte një burrë me emrin Jeton.Sajmiri ishte ngjitur sipër duke kujtuar që ishte Jetoni që punonte tek Bashkia Kamëz.Kur është ngjitur ka parë një shtetas që e kishte parë në shumë raste tek lokali, por me emër nuk e njihte.Sajmiri i kishte thënë se nuk kishte përse t’i jepte 500 000 euro, se nuk i kishte bërë asgjë. Ai i ka thënë që kishte afat 1 javë, për t’ia dhënë këtë shumë parash, ndërsa Sajmiri është larguar dhe ka shkuar në shtëpi”, ka dëshmuar ajo.
    E tronditur nga biseda që i kishte rrëfyer bashkëshorti dhe gjoba e kripur që i kishin vënë, E. T thotë se zbriti me shpejtësi nga banesa ku ndodheshin, për t’i bërë fotografi makinës së blinduar që ndodhej përballë biznesit të tyre.Makinë që Jeton Lami e kishte prezantuar si të vetën.Po ndërsa fotografoi makinën, nuk pati mundësi që këtë gjë ta bënte me vetë personin që kishte kërcënuar, duke i gjobitur.Ndërsa pohoi se nëse e shikonte personin që kishte gjobitur bashkëshortin e saj, ishte në gjendje ta njihte.
    “Kjo ngjarje ka ndodhur në fund të muajit shtator, rreth datës 26-27.Sapo Sajmiri më tregoi për situatën unë zbrita poshtë dhe me celularin tim i bëra foto makinës se personit që bashkëshortit tim i ishte prezantuar si A.Lami.Ndërsa vetë këtë person nuk kam arritur ta fotografoj pasi ishte brenda në lokal.Nëse e shikoj këtë person jam në gjendje që ta njoh, pasi e kam parë disa herë te ‘Vila 23’. Kjo pasi ai është me tatuazhe në krah, pa flokë dhe ka mjekër të gjatë të zezë, si dhe vetullat e trasha dhe të zeza.Ajo që dua të theksoj është se në vazhdim nuk kemi patur konflikte me këta shtetas dhe se restoranti posedohet nga qiramarrësi.Ai na ka marrë në telefon rreth orës 02:30 të datës 15 Nëntor 2025, dhe na ka thënë se tek lokali kishin vendosur lëndë plasëse”,rrëfen ajo.

  • Gruaja e Veron shpërthen rëndë ndaj Messit: “Ai copë m*ti që jeton në Miami, miku i trashaluqit…”

    Gruaja e Veron shpërthen rëndë ndaj Messit: “Ai copë m*ti që jeton në Miami, miku i trashaluqit…”

    Hidhet benzinë mbi zjarrin e polemikave në Argjentinë. Bashkëshortja e Juan Sebastián Verón, president i Estudiantes dhe ish-yll i Serie A, publikoi disa postime shumë të ashpra, më pas të fshira, ku sulmoi rëndë edhe Leo Messin. Mesazhet u hoqën shpejt, por jo para se të përhapeshin, duke rrezikuar ta përkeqësojnë më tej klimën.
    Gjithçka nisi pas vendimit të Federatës Argjentinase, që dënoi Estudiantes për refuzimin e “pasillo” (korridorit të nderit) ndaj futbollistëve të Rosario Central, të shpallur kampionë. Klubi e justifikoi gjestin si protestë ndaj një “titulli” të krijuar rishtas, duke bashkuar pikët e “Apertura” dhe “Clausura”. AFA pezulloi lojtarët për dy ndeshje dhe sanksionoi Verón me 6 muaj pezullim nga çdo detyrë sportive.

    Në mbrojtje të tij reagoi Valentina Martin, duke thënë se “duan ta heqin qafe, sepse kanë frikë prej tij. Ka ardhur momenti t’i japim goditjen dhe ta shkatërrojmë këtë mafie. Jo vetëm që ke mbështetjen e gjithë Estudiantes, por edhe të një pjese të madhe të futbollit argjentinas. Përpara Juan Sebastián, përpara”.
    Më pas sulmoi Messin me fjalë të rënda: “Miamiani (siç e quan arkëtari i AFA-s, Pablo Toviggino), anglezi, i shitur… ai që u kthye, ai që na bëri më të mëdhenj, i vetmi që ka vërtet guxim, dhe mund të garantoj që lufton për ta bërë gjithçka pak më të mirë, se është më argjentinas se ai copë m*ti që fitoi Kupën e Botës dhe jeton në Miami, miku i trashaluqit (të shëndoshit, referencë për presidentin e federates, Tapia)”. Postimet u fshinë, por tepër vonë, rasti tani ka shpërthyer.

  • “500 mijë euro, ose shiko çfarë do të pësosh”, si e shantazhoi Jeton Lami biznesmenin në Kamëz: Pse na kundërshton?

    “500 mijë euro, ose shiko çfarë do të pësosh”, si e shantazhoi Jeton Lami biznesmenin në Kamëz: Pse na kundërshton?

    jeton lami dhe ervis martinaj

    TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur rreth 10 ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu në restorantin Perla e Detit, pas një shantazhi që i ishte bërë pronarit të biznesit, dhe një gjobe prej 500 mijë euro për llogari të kushërinjve Lami.  Disa ditë përpara ngjarjes, dyshohet se shtetasi Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin e lokalit Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami (Ish-efektivi i policisë, që shoqëronte ditëen e zhdukjes Ervis Martinajn).
    Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që ‘pse na kundërshton’, në lidhje me zhvillimin e biznesit në pronën e tij.
    Sina i ka thënë që nuk i njihte fare. Pas kësaj Lami i ka thënë meqë “nuk na njeh do na japësh 500 mijë euro, ose do ta shikosh se çfarë do të pësosh”.
    Sina ka kundërshtuar duke thënë se nuk do u jepte asnjë lekë. Disa ditë pas kësaj Sina është larguar drejt Italisë ku dhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot.
    Autori i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese në banesën e Xhelal Mziut dhe në disa raste të tjera në zonën e Kamzës.

    Për ngjarjen aktualisht mbetet në burg vetëm shtetasi Flogert Mzhika, ndërkohë që Jeton Lami u la nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërsa Florin Domi u lirua kundrejt garancisë pasurore. Në kërkim mbetet shtetasi Ervis Lami, me precedentë të mëparshëm penalë, i cili është kushëri me ish-efektivin e policisë.

  • Me kapuç dhe biçikletë, personi që hodhi tritolin në banesën e Mziut dyshohet se është e njëjta ‘dorë’ me grupin e Jeton Lamit

    Me kapuç dhe biçikletë, personi që hodhi tritolin në banesën e Mziut dyshohet se është e njëjta ‘dorë’ me grupin e Jeton Lamit

    autori duke u larguar

    TIRANË- Shpërthimi me tritol që ndodhi në murin rrethues të banesë ssë Xhelal Mziut, në muajin Shtator mbetet ende pa autor. Ndërsa kamerat e sigurisë pranë banesës së deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, kanë fiksuar lëvizjet e personit që dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në hyrje të banesës së tij. Sipas burimeve hetimore, i njëjti individ dyshohet të jetë autori edhe i shpërthimit me tritol në një lokal në Kamëz, ndërsa gjurmët dhe mënyra e veprimit përputhen me të paktën gjashtë raste të ngjashme gjatë vitit të fundit në zonën e Tiranës.

    Në lidhje me sulmin ndaj lokalit, autoritetet kanë arrestuar tre persona, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mzhika. Dy të parët u lanë në arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje, me vendim të Gjykatës së Tiranës. Mësohet se disa ditë para ngjarjes, Domi kishte kontaktuar pronarin e lokalit, Saimir Sina, duke e njoftuar se kërkohej nga Lami. Gjatë takimit, Lami dyshohet t’i ketë kërkuar Sinës 500 mijë euro, duke e kërcënuar se përndryshe do të kishte pasoja. Pas refuzimit, Sina është larguar drejt Italisë, ku jeton prej vitesh.

    Ndërkohë, Mzhika mësohet të ketë kërcënuar edhe personat që menaxhonin me qira lokalin, duke u thënë se “nuk do ta gëzonin dot biznesin”. Hetuesit dyshojnë se autori ende i paidentifikuar i shpërthimeve është pjesë e së njëjtës grupstrukturë, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij./ZËRI 

  • “Blloku” i errët i Putinit: Rezidencat sekrete mes luksit dhe intrigave, ndërsa Ukraina vuan

    “Blloku” i errët i Putinit: Rezidencat sekrete mes luksit dhe intrigave, ndërsa Ukraina vuan

    Ndërsa shteti rus vret dhe terrorizon civilët ukrainas, duke rrënuar në të njëjtën kohë edhe ekonominë e vet, elita e pushtetit në Moskë jeton mes luksit dhe privilegjeve të një oborri të shekullit XVIII, një botë e fshehur që i është dhuruar nga vetë regjimi. Proekt ka publikuar dokumente që zbulojnë se një grup oligarkësh, gjeneralësh dhe drejtuesish të shërbimeve sekrete kanë “zaptuar” një zonë historike të mbrojtur në Moskë, Kullën e Harabelave, dikur rezervë e udhëheqjes sovjetike dhe jetojnë aty në rezidenca me madhështi mbretërore, të padukshme për qytetarët e zakonshëm.
    Rezidencat dhe vilat i përkasin formalisht administratës presidenciale, konkretisht strukturës FSO, institucionit që menaxhon pronat e organeve të sigurisë së shtetit. Në praktikë, çdo lëvizje aty kontrollohet nga Vladimir Putin, i cili, sipas dy burimeve që kanë punuar në këtë departament, jep personalisht miratimin për çdo ndarje të një vile në këtë zonë që përngjan me “Versajën” private të rrethit të tij të ngushtë.
    Zona është tërësisht e izoluar: rrugët në një rreze prej disa kilometrash mbahen të mbyllura dhe akses ka vetëm kush është pjesë e rrethit të pushtetit ose kush është ftuar me protokoll të posaçëm. Në listat e publikuara të banorëve përfshihen emra shumë të njohur: Roman Abramovich, që zyrtarisht mohon çdo lidhje me Kremlinin; gjenerali Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm; Sergei Shoigu, sekretar i Këshillit të Sigurisë; oligarku Suleiman Kerimov, figurë kyçe në skemat e dyshuara për fshehjen e pasurisë së Putinit; Gennady Timchenko, një nga miqtë më të vjetër të presidentit; dhe biznesmeni Dmitry Mazepin. Në listë figurojnë edhe Ruslan Baysarov, i afërt me Ramzan Kadyrov, si dhe ish-presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev.
    Banorët paguajnë një qira zyrtare, rreth 3,1 milionë rubla në muaj (afërsisht 33 mijë euro), sipas faturave të publikuara nga Proekt. Megjithatë, kjo “qira” është vetëm formale. E drejta për të jetuar aty jepet si privilegj i posaçëm, një koncesion i autoritetit absolut të Putinit. Personi që zgjedh dhe miraton banorët është shefi i fuqishëm i administratës presidenciale, Anton Vaino, i cili vetë banon në zonë prej vitesh. Shoigu dhe Gerasimov, ndërkohë, janë zhvendosur në këtë “oborr të mbretit” pak para nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës.
    FSO ofron mbrojtje maksimale, dhe kjo sepse konflikte të brendshme mes figurave të pushtetit nuk mungojnë. Një rast i njohur është ai mes Kerimov dhe Kadyrov, që arriti edhe në kërcënime publike. Kerimov u strehua brenda zonës së mbrojtur, ku asnjë njeri, përfshirë njerëzit e Kadyrovit nuk mund të hyjë. Edhe të tjerët, nga Abramovich te Gerasimov, kanë arsye të kenë frikë nga kundërshtarët e brendshëm ose të jashtëm, dhe kjo zonë shërben si një “krysha”, siç quhet në zhargonin rus, një mburojë e rrethit të lartë.
    Shumica e rezidencave në këtë zonë datojnë nga vitet ’50 dhe u ndërtuan fillimisht për anëtarët e Komitetit Qendror sovjetik, por edhe për ta ishin tepër luksoze. Disa prej tyre i kanë strehuar personalitete historike: në një nga to është pritur dikur Fidel Castro, ndërsa një tjetër ishte rezidenca e Nikita Hrushovit. Sot, në një nga këto vila jeton Gennady Timchenko, një nga bashkëpunëtorët më të vjetër dhe më të fuqishëm të Putinit.
    Kjo “Versajë e fshehtë” në zemër të Moskës ofron një tablo të qartë të elitës së pushtetit rus: një oborr i izoluar, që jeton në luks të padukshëm, ndërsa jashtë tij një luftë e përgjakshme vazhdon të shkatërrojë Ukrainën dhe të varfërojë popullin rus.

  • Balliu i përgjigjet Ballukut: Djali i saj jeton në Vienë por sot ka shtëpi dhuratë 133 metra katrorë

    Balliu i përgjigjet Ballukut: Djali i saj jeton në Vienë por sot ka shtëpi dhuratë 133 metra katrorë

    Deputeti i PD, Klevis Balliu, në një prononcim për mediat ka përmendur disa prej akuzave drejtuar zv/kryeministres Belinda Balluku me të cilën pati një debat brenda Kuvendit.
    Balliu tha se teksa djali i Ballukut merr një shtëpi dhuratë prej 133 metra katrorë që nuk e shfrytëzon sepse jeton në Vienë, shumë të rinj e të reja nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi.
    Sipas deputetit të PD, Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, i bën çanta dhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë.
    “Dhe sot kjo lubia nga Greqia tregon të flasë e të tregojë se cfarë është vjedhja. Është përgjegjëse për sigurinë e shqiptarëve në rrugën Korçë-Ersekë. Nuk i bënte kolaudimin. Kjo zonjë nga mëngjesi në darkë, bashkëjeton në krim, fle në krim, duhet të ishte në burg”, tha Balliu.
    Klevis Balliu: Kjo zonjë sot bëri një akuzë që s’ka ekzistuar asnjëherë, këto mashtrime vijnë për një arsye. 70% e buxhetit të shtetit shkojnë në shtëpinë e Belinda Ballukut. Të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi për Belindën e Greqisë nuk përbën problem.
    Çuni i Belindës e merr dhuratë 133 metra katrorë, por as nuk jeton në atë shtëpi por jeton në Vienë.
    Lubia ka paratë e të gjithë shqiptarëve, i bën çanta dhe rregullohet se nuk i ka pëlqyer vetja si ka qenë. Dhe sot kjo lubia nga Greqia tregon të flasë e të tregojë se cfarë është vjedhja. Është përgjegjëse për sigurinë e shqiptarëve në rrugën Korçë-Ersekë. Nuk i bënte kolaudimin. Kjo zonjë nga mëngjesi në darkë, bashkëjeton në krim, fle në krim, duhet të ishte në burg.

  • Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Tritoli ndaj lokalit në Kamëz, gjykata çon në arrest shtëpie ish policin Jeton Lami

    Gjykata e Tiranës liroi nga qelia ish-efektivin e policisë Jeton Lami që dyshohet se hodhi me tirtol lokalin në pronësi të Saimir Sinës në Kamëz.
    Nga hetimet u zbulua se tritoli u vendos në bashkëpunim me Flogert Mezhikën dhe Florin Domin, pasi pronari refuzoi tu jepte 500 mijë euro si gjobëvënie.
    Dy të përfshirët e tjerë, gjykata penale i la në burg pa afat.

    Për të njëjtin krim në kërkim është shpallur Ervis Lami, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili po ashtu në fillim të vitit u përfshi në vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz./vizionplus.tv

  • Vetëm kallëzimi i Sinës në dosje, lirohen nga qelia Jeton Lamin e Florin Domi për gjobën 500 mijë €. Në burg vetëm Mezhika, Lami në kërkim

    Vetëm kallëzimi i Sinës në dosje, lirohen nga qelia Jeton Lamin e Florin Domi për gjobën 500 mijë €. Në burg vetëm Mezhika, Lami në kërkim

    Nga Elton Qyno/

    Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-agjentin e operacionales Jeton Lami dhe Florin Domi, të cilët u arrestuar nga policia e Tiranës si të dyshuar për akuzën e “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes me qëllim dhënien e pasurisë”.

    Arrestimi që u trumbetua me shumë bujë, në fakt u venit në dyert e gjykatës së Tiranës, e cila zbuti masat e sigurisë për dy personat, ndërsa të vetmin që la sot në burg ishte Flogert Mezhika.

    Për tre personat e ndaluar, prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”, duke u bazuar vetëm tek kallëzimi i Saimir Sinës dhe disa pamje filmike të administruara nga policia kriminale e Tiranës.

    Sipas vendimit të gjykatës, në dosjen hetimore janë vetëm pretendimet e kallëzuesit Saimir Sina, i cili i ka thënë policisë se shkatërimi i lokalit të tij, ishte kryer për shkak të një gjobëvënie financiare prej 500 mijë euro të vendosur nga Ervis Lami, Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika.

    Saimir Sina, ka treguar se gjoba ishte vendosur në muajin shtator 2025 nga 4 personat e mësipërm, por për këtë fakt ai nuk kishte bërë kallëzim penal në policia apo qoftë dhe në prokurori.

    Dy muaj pas kësaj ngjarje, Sinës i është shkatërruar lokali me tritol i cili më pas depozitoj kallëzim në policinë e Tiranës duke treguar dhe emrat e 4 personave të arrestuar.

    I vetmi që vijon të jetë në kërkim për këtë ngjarje është Ervis Lami, i cili nuk është arrestuar asnjëherë nga policia e Tiranës.

  • Tritol biznesit në Kamëz/ Lirohet ish-polici Jeton Lami, jepet masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Tritol biznesit në Kamëz/ Lirohet ish-polici Jeton Lami, jepet masa për dy të akuzuarit e tjerë

    Ish-oficeri i Forcave Operacionale, Jeton Lami, është liruar nga burgu, ndërsa ndaj tij është caktuar masa ‘arrest shtëpie’. Jeton Lami akuzohet se ishte ai që shoqëroi me makinë para zhdukjen Ervis Marinajn, mbreti i lojërave të fatit, i cili rezulton pa gjurmë.
    Përveç Lamit, që u arrestua për gjobëvënie ndaj një biznesi në Kamëz, ndaj Florin Domit, i akuzuar si i përfshirë në ngjarje, gjykata ka vendosur masën ‘garanci pasurore’, por ende nuk e ka paguar.
    Sakaq, Flogert Mëzhika u la në ‘arrest në burg’. Kujtojmë se këta persona akuzohen se i kanë vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh pronarit të restorantit ‘Perla e Detit’, ndërsa më pas i vunë tritol.

  • Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

    Tritoli për gjobvënie ndaj restorantit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

    Gjykata penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit për tre të arrestuarit për tritolin ndaj një biznesi në Kamëz.

    Gazetarja Anila Hoxha raporton se togat e zeza kanë caktuar masat e sigurimit arrest në burg për Flogert Mezhikën, ndërsa Jeton Lami dhe Florin Domi arrest në shtëpi.
    Ata para gjykatës nuk kanë folur, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.
    Domi ka ofruar edhe garanci pasurore, prej 6 milion lekesh të vjetra, që në rast se shuma depozitohet do t’i ndryshoj masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.

    Top Channel