Tag: jetik

  • “Bashkisë do ja vendosim kufirin te thana”, Berisha në tregun industrial të Tiranës: Do falim të gjitha gjobat për bizneset e vogla!

    “Bashkisë do ja vendosim kufirin te thana”, Berisha në tregun industrial të Tiranës: Do falim të gjitha gjobat për bizneset e vogla!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me bizneset ne tregun industrial të Tiranës.
    Gjatë takimit me pronarë dhe punonjës, Berisha u premtoi bizneseve të vogla se me ardhjen e tij në qeveri ai do u falë atyre të gjitha gjobat.
    “Do falim të gjitha gjobat mbi ju, keni qëndruar me heroizëm ndaj këtij regjimi”, u tha kreu i PD-së bizneseve në tregun industrial të Tiranës.

    Berisha: Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.
    Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.E kemi pasur 6, në 6 do zbresim pak. Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro.  Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje. Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.
    Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike, do e bëjmë edhe këtë.Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.
    Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…
    Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.
    Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
    Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.
    Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik.
    Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat. Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë.

  • Shqipëria Madhështore/ Deputeti Këlliçi takim me degën 9: Minimumi jetik prej 200 eurosh, rritja e pensioneve me 20%

    Shqipëria Madhështore/ Deputeti Këlliçi takim me degën 9: Minimumi jetik prej 200 eurosh, rritja e pensioneve me 20%

    Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, këtë herë vijoi takimet në Degën 9 në Tiranë, ku theksoi se programi i PD synon ndërhyrje konkrete në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe jo thjesht premtime politike. Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se qytetarët shfaqën “mbështetje të palëkundur, por edhe pakënaqësi të thellë” për mënyrën se si, sipas tij, janë injoruar prej 12 vitesh nga qeveria aktuale.
    “Është ulëritëse të konstatosh se pensionistët, pas një jete kontributesh, jetojnë sot me pensione mizerabël”, u shpreh ai, duke nënvizuar se një nga angazhimet kryesore të PD është vendosja e minimumit jetik prej 200 eurosh dhe rritja e pensioneve me 20% brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.
    Këlliçi shtoi se nuk mund të ketë dinjitet pa siguri ekonomike dhe se PD është e vendosur t’i japë fund “neglizhencës ndaj shtresave më të pambrojtura të shoqërisë. Një shtet që meriton të quhet i tillë kujdeset për njerëzit, jo vetëm me fjalë, por me vepra”, shkroi ai, duke e mbyllur me mesazhin se kjo rrugë do të përshkohet “së bashku me qytetarët, për qytetarët.”
     

  • Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me personat me aftësi të veçanta, që sipas kryedemokratit do të kenë një përfaqësim dinjitoz në programin qeverisës të PD 2025-2029.

    Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se për çdo qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik, ndërsa shtoi se brenda 100 ditëve të para, program i PD për ta, do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj tyre.

    “Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.

    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.

    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.

    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.

    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.

    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.

    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.

    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.

    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.

    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.

    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.

    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë. Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, u shpreh Berisha.

  • “S’do mund të bëjë kush korrupsion mbi ju”/ Berisha premton: Minimumi jetik për personat me aftësi të veçanta do tejkalohet

    “S’do mund të bëjë kush korrupsion mbi ju”/ Berisha premton: Minimumi jetik për personat me aftësi të veçanta do tejkalohet

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me persona me aftësi të veçanta.Berisha u premtoi individëve me aftësi të veçanta, të cilët janë kryefamiljarë minimumin jetik dhe tha se qeveria “nuk mund të bëjë korrupsion me ata”.
    “Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje. Braktisje është nëse ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake. Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre. Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë. Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
    Unë u garantoj ju të dashur miq se pothuajse 1/3 e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin. Kurse ju, ju lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim, sepse nëse i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro, por ju garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik. Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.
    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër. Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë. Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, tha Berisha.

  • Fushata për 11 majin/ Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik! S’do te këtë pension nën 200 euro

    Fushata për 11 majin/ Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik! S’do te këtë pension nën 200 euro

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me personat me aftësi ndryshe, ku prezantoi programin elektoral për ta.

    Gjatë takimit, kryedemokrati premtoi se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, familjarët e tij do të trajtohen me minimumin jetik, pasi opozita të vijë në pushtet.
    Sakaq ai theksoi se “në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro”.
    “Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.
    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.
    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.
    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.
    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.
    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.
    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.
    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.
    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.
    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.
    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.
    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.
    Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, u shpreh Berisha.

    Top Channel

  • Berisha vijon me premtime: Për çdo qytetar me aftësi ndryshe, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Berisha vijon me premtime: Për çdo qytetar me aftësi ndryshe, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, Partia Demokratike parashikon se familjarët e tij do të trajtohen me minimum jetik.
    Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi të Partisë Demokratike me personat me aftësi të kufizuara, ku shpalosi programin për një Shqipëri Madhështore.
    Berisha tha gjithashtu se PD qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse sipas tij, aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit dhe prova e bamirësisë.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.
    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.
    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.
    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.
    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.
    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.
    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.
    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.
    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.
    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.
    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.
    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.
    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.
    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.
    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.
    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.
    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë.
    Nuk është bamirësi, është detyrim madhor.

  • Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik!

    Berisha takim me personat me aftësi ndryshe: Do të trajtoheni me minimumin jetik!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me personat me aftësi ndryshe, ku prezantoi programin elektoral për ta.
    Berisha premtoi se për çdo qytetar me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, familjarët e tij do të trajtohen me minimumin jetik, pasi opozita të vijë në pushtet.

    “Nuk do të ketë më pension nën 200 euro. Për ju, ky minimum jetik do të kalohet në bazë të shkallës së aftësisë së kufizuar. Çdo person me aftësi ndryshe që është kryefamiljar, do të ketë mbështetje edhe për familjarët e tij,” u shpreh Berisha.
    “Do të bëjmë gjithçka për rehabilitimin. Do të realizojmë investimet më serioze në këtë fushë, për t’u siguruar të gjithë qytetarëve me aftësi ndryshe mundësinë për të zhvilluar dhe përmirësuar aftësitë e tyre”, shtoi më tej Berisha.

  • ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, deklaroi sot nga një studio televizive se fushata për zgjedhjet e 11 majit përfaqëson një pikë kthese për qytetarët e këtij qarku, të cilët sipas tij, kanë paguar “çmimin e lartë” të mbështetjes së gjatë ndaj Partisë Socialiste.
    “Berati është boshatisur nga të rinjtë. Mbështetja e tyre e pamasë për PS ka rezultuar e gabuar, pasi sot qyteti përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale,” u shpreh Bozdo.
    Ai prezantoi programin elektoral të PD për këtë fushatë, të cilin e quajti “paketa e dhembshurisë”, me masa konkrete si:

    Minimum jetik prej 200 euro në muaj;
    Kartë konsumi për shtresat në nevojë;
    Ulje e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.

    I pyetur për mënyrën e financimit të këtyre politikave, Bozdo iu referua shembullit të vitit 2005, kur FMN kishte ngritur të njëjtin shqetësim ndaj ish-kryeministrit Berisha. “Pas një viti, mblodhëm më shumë të ardhura se qeveria e mëparshme që kishte taksa më të larta. Problemi sot nuk janë paratë, por mënyra si harxhohen. Një kilometër rrugë këtu kushton 7-8 milionë euro,” theksoi ai.
    Bozdo u zotua se çdo koncesion abuziv do të hetohet dhe autorët do të përballen me drejtësinë.
    Një tjetër shtyllë e programit të PD është bujqësia, me një fond 200 milionë euro për mbështetje direkte për çdo prodhim bujqësor, përfshirë:

    1 euro për çdo litër vaj ulliri të shitur;
    20 lekë të vjetra për kilen e ullirit;
    Subvencione për mishin, vezët, perimet dhe prodhime të tjera.

    Bozdo përmbylli fjalën duke e konsideruar këtë fushatë si një thirrje për “ndryshim të vërtetë” dhe rikthim të shpresës në Berat.

  • ‘Do të mbrojmë votën e qytetarëve’, Igli Cara: Kemi filluar denoncimet në SPAK dhe KQZ

    ‘Do të mbrojmë votën e qytetarëve’, Igli Cara: Kemi filluar denoncimet në SPAK dhe KQZ

    Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në Qarkun e Durrësit, Igli Cara, ka ngritur akuza të ashpra ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar se e ka çuar vendin drejt një “rrënimi ekonomik” dhe një “shpopullimi të frikshëm” që, sipas tij, rrezikon vetë ekzistencën e kombit shqiptar. I ftuar në një studio televizive, Cara tha se largimi masiv i shqiptarëve nuk është më thjesht një shqetësim social, por një kërcënim për të ardhmen e vendit. “Është në rrezik gjithë Shqipëria, rrezikon të shkojmë nën 1 milion banorë. Bëhet fjalë për ekzistencën e një kombi”, u shpreh ai.
    Në fjalën e tij, ai theksoi se qeveria e ka lënë në harresë një ndër shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, pensionistët, të cilët po mbijetojnë me ndihma minimale. “Pensionistët janë lënë në harresë dhe janë me minimum jetik të papërballueshëm. Ka nga ata që marrin ndihmë sociale 50 mijë lekë. A mund të quhet kjo një qeveri sociale?”, pyeti Cara me ironi.
    Ai shprehu bindjen se qytetarët nuk kanë marrë asgjë nga premtimet e mazhorancës gjatë 12 viteve të fundit, duke deklaruar se “një parti është vënë në shërbim të një njeriu”, duke iu referuar qartë kryeministrit Rama. “A mund të votohet më Edi Rama pas 12 viteve të rrënimit ekonomik?”, pyeti ai, duke e quajtur këtë qeveri si përgjegjëse për shpërdorimin e 1.1 miliardë eurove vetëm në një vit.
    Cara prezantoi një nga premtimet kryesore të Partisë Demokratike për zgjedhjet, duke theksuar se nëse vjen në pushtet, çdo pensionist do të përfitojë një minimum jetik prej 200 eurosh. “Premtojmë të rikthejmë dinjitetin. Çdo pensionist do ketë minimumin jetik 200 euro. Do kemi edhe një pjesë që do shtohet nga TVSH me kartën e pensionistit”, tha ai.
    Ndër deklaratat më të forta të tij ishte kritika ndaj projektit të Portit të Durrësit, të cilin e konsideroi një akt të faljes së pasurisë kombëtare ndaj investitorëve të huaj. “Kemi një port të falur të Durrësit. Me vlerë 3 miliardë euro. Kush po e ndërton de facto portin e Durrësit? Po e ndërtojnë shqiptarët. Pse mos të ishte fitimi i tëri për shqiptarët?”, u shpreh ai, duke e quajtur këtë “vjedhjen më të madhe në Ballkan”.
    Ai shtoi se investitorët e huaj, si Mohamed Alabbar, janë tërhequr nga vende si Mali i Zi për shkak të mungesës së përfitimeve të drejtpërdrejta, ndërsa në Shqipëri përfitojnë në kurriz të qytetarëve të varfër. “Ka ndonjë ndërtim ku merret vlera e pronës pas 20 vitesh? Duhet të jesh i verbër për të besuar se ky projekt do jetë me leverdi për Shqipërinë”, shtoi Cara.
    Në fund, ai foli edhe për qëllimet elektorale të Partisë Demokratike në Durrës, duke thënë se objektivi është të fitojnë më shumë se tetë mandate. “Synimi është që të vijmë në mazhorancë. Mendoj se nuk ka asnjë tregues që ta nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Do mbrojmë votën e qytetarëve. Kemi nisur denoncime në SPAK dhe KQZ për blerje votash dhe intimidim të administratës”, tha Cara, duke përmendur ndërhyrjet e fundit elektorale në infrastrukturë si një tjetër formë manipulimi.

  • Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin

    Këlliçi: Rama në 12 vite kishte prioritet pasurimin e tij, ne do kthejmë drejtësinë dhe dinjitetin

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një postim në rrjetet sociale për “Paketën e Dhembshurisë”.
    Këlliçi shkruan se kjo paketë garanton minimumin jetik, pensione të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje.
    Më tej në statusin e tij, Këlliçi shprehet se këto pika nuk mund të realziohen nga Rama, pasi në 12 vite prioriteti i kyeministrit ka qenë vetëm pasurimi i tij dhe i banditëve.
    “Paketa e Dhembshurisë!
    Partia Demokratike beson tek tregu i lirë, konkurrenca dhe meritokracia. Por asnjëra nga këto fjalë nuk merr kuptim nëse qytetarët jetojnë nën minimumin jetik, në kushte të mjerueshme, pa siguri financiare e as mjekësore.
    Duke marrë parasysh këtë gjendje emergjence të varfërisë, Partia Demokratike zotohet të ndërhyjë menjëherë me Paketën e Dhembshurisë.
    Paketa e Dhembshurisë garanton minimumin jetik, pensione më të larta dhe ndihmë konkrete për çdo familje në nevojë.
    Asnjë nga këto pika nuk mund të realizohet nga Edi Rama, i cili ka dëshmuar në 12 vite se ka prioritet pasurimin e vet dhe të banditëve rrotull vetes, duke mbajtur shtresa të gjëra të shoqërisë në zgripin e mjerimit. Kujdesi për më të dobëtit nuk është lëmoshë, është drejtësi dhe dinjitet”, shkruan Këlliçi.