Tag: jetik

  • Berisha në Kuçovë: Në 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro

    Berisha në Kuçovë: Në 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim në Kuçovë, ku para qytetarëve prezantoi angazhimet e tij për të ardhmen e Shqipërisë.
    Ai theksoi se 11 maji do të shënojë një fillim të ri për të rinjtë dhe të rejat që dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend. Berisha premtoi se qeveria e PD do të ndërmarrë masa për të mbështetur qytetarët dhe për të rikthyer të rinjtë që kanë emigruar.

    Ai garantoi minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 200 euro për 100 ditët e para të qeverisjes dhe njoftoi mbështetje financiare për çiftet e reja, duke ofruar 30 mijë euro për të mbuluar interesat e kredive dhe një mbështetje të veçantë për ata që kanë fëmijën e tretë.
    “11 Maji shënon fillimin e ri për çdo djalë e vajzë, që dëshiron të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri. Qeveria do përcaktojë grante për çdo kredi, që çdo çift i ri të ketë një çati. 30 mijë euro për të mbuluar të gjitha interesat dhe për fëmijën e tretë, qeveria do paguajë këtë 30 mijë eurosh. Të kthejmë nga emigracioni të rinjtë dhe të rejat që ikën.
    Të kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij. Vetëm kështu kombi shqiptar është komb që begatohet gjithmonë e më shumë. 100 ditët e para garantojmë minimumin jetik dhe pensionin minimal 200 euro. Në këte vend, rroga mesatare do jetë 1200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro”, tha Berisha.

  • Berisha: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh

    Berisha: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh

    Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me qytetarët në degën katër të PD në Tiranë,
    Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi programin e PD, për vendosjen e minimumit jetik 200 euro, rritje të pagave dhe pensioneve.
    Po ashtu, kryedemokrati nuk i ka kursyer edhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë “Rama”.
    Pjesë nga fjala e Berishës
    Të dashur qytetare dhe qytetarë të lagjes 4, tiranas denbamaden, dibranë, gollobordas të ardhur me të cilët kam jetuar vite e vite në një pallat, se unë jam banor i kësaj lagje, lebër, malësor, një komunitet me prurje të ndryshme, por një komunitet i mrekullueshëm njerëzish të ndershëm, punëtor dhe dinjitoz.
    Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot tek ju dhe vij këtu për të paraqitur kandidatët tanë për deputetë në këtë lagje, përfaqësues të shkëlqyer tuaj, Lisandër Hoxhën, Kreshnik Çollaku, Revelino Çuni, përfaqësues dinjitoz i komunitetit rom-egjiptian, një demokrat i vërtetë.
    I dashur Besart Xhaferi, kryetar i FRPD-së dhe udhëheqës politik i kësaj dege, Endrison Breçani, kryetar i degës.
    Zonja e zotërinj, miq të dashur.
    Çdo ditë që na ndan nga 11 maji është një apel, një kushtrim për ne. Janë sirenat që na ftojnë të bëjmë të gjithë përpjekjet tona për fitoren e shkëlqyer, historike që presin banorët e lagjes numër 4 dhe shqiptarët në të 4-anët e vendit.
    Mbrëmë pas mesnate jam kthyer nga një tur në jugun e Shqipërisë. E gjeta jugun në këmbë, më të vendosur, më të gatshëm se kurrë, për tu ndarë nga kjo e keqe e madhe, nga kjo sëmundje e rëndë, që quhet Edi Rama dhe regjimi i tij.
    Të dashur miq!
    Ne sot kemi një epërsi të madhe ndaj kundërshtarit tonë.
    Kemi një mbështetje të fuqishme, një entuziazëm të paparë më parë.
    Kemi një program i cili me të vërtetë, çdo orë dhe çdo ditë po pushton gjithnjë e më shumë, mendjet dhe zemrat e qindra dhe mijëra shqiptarëve.
    Ky program të dashur miq, ka si qëllim kryesor, më kryesor, një mundësi të re për çdo shqiptar, nga fëmijët për një shkollë më të mirë.
    Tek pensionistët, për një jetë më të mirë.
    Tek të rinjtë, për shanse shkollimi dhe punësimi reale.
    Tek bizneset për shanse të vërteta suksesi.
    Tek punonjësit përmirësim dhe respekt të punës së tyre.
    Por ka para së gjithash rikthimin e parave të shqiptarëve, tek qytetarët.
    Miqtë e mi!
    Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie.
    Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre.
    Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre.
    Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij.
    Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu.
    Në 100 ditët e para miqtë e mi, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist.
    Për çdo qytetar në ndihmë ekonomike, për çdo të papunë, për çdo jetim, që ka vetëm një prind, për çdo student me bursë dhe me këtë shumë ne garantojmë për këta qytetarë që numërojnë kafshatën 6.3 euro në ditë, pak është, por mjerim nuk është.
    Me këtë tregues ne barazojmë veten tonë, me vende të tjera të cilat nuk pranojnë që qytetarët e tyre të jenë në mjerim.
    Me këtë shumë ne bëjmë Shqipërinë më të drejtë, shoqërinë tonë më të drejtë dhe japim pra një frymëmarrje të re.

  • Berisha takim me studentët e mjekësisë në Tiranë: Do të hapim një tjetër fakultet mjekësie

    Berisha takim me studentët e mjekësisë në Tiranë: Do të hapim një tjetër fakultet mjekësie

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me studentët e mjekësisë në Tiranë.
    Gjatë takimit, Berisha tha se nëse do të fitojë në zgjedhjet e 11 majit, do të hapë një universitet të dytë mjekësie në Tiranë.

    “Ne vendosëm që 100 ditët e para të kemi vendosur minimumin jetik, 6.3 euro në ditë, është i kalkuluar nga ILO dhe Avokati i Popullit. Kjo është vlera që quhet jashtë varfërisë ekstreme. Varfëri është, por jo ekstreme se ekstremja nuk të garanton as minimumin jetik. Dhe me këtë paketë prej 200 eurosh për çdo pensionist, për çdo të papunë, për çdo njeri në ndihmë ekonomike, për çdo student me bursë, për çdo jetim, ne përjashtojmë varfërinë ekstreme nga Shqipëria.Në vendet e BE nuk ka varfëri ekstreme sepse japin para dhe u garantojnë sipas nivelit një pagë për secilin qytetar. U ndala këtu sepse ju e kuptoni më mirë se ç’do të thotë minimum jetik. Minimum për të jetuar.Gjer këtu është rrokullisur vendi, kur 21 për qind e fëmijëve nuk marrin dot 3 vakte në ditë, do të thotë se sirenat e urisë bien në dhjetëra mijëra familje shqiptare. Projekti ynë i Shqipërisë Madhështore parashikon një transformim tërësor të arsimit dhe të shëndetësisë.Së pari, nuk ka udhëtim drejt Europës me standardet më të ulëta, me standarde të 65 viteve më parë, të numrit të mjekëve për popullatën. Shqipëria, shteti nuk disponon një pet skaner, tre akseleratorët që u morën në vitin 2013, janë jashtë funksioni.U premtua shëndetësi falas. A e dini ju se INSTAT, që kontrollohet nga qeveria, njoftoi një javë më parë se shqiptarët paguajnë në vit 820 milionë euro për kujdesin shëndetësor nga xhepi i tyre. Që të gjitha bazë korrupsioni”, tha Berisha.
     

  • VIDEO/ Sali Berisha flet për paketën e ”Dhembshurisë”: Minimum jetik 200 euro

    VIDEO/ Sali Berisha flet për paketën e ”Dhembshurisë”: Minimum jetik 200 euro

    Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon takimet cep më cep të vendit, në kuadër të fushatës elektorale. Në një postim në Facebook, Berisha ka ndarë një video ku thekson ndër të tjera se minimumi jetik do të 200 euro. ”Me “Paketën e Dhembshurisë” zotohemi se 100 ditët e para për çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo pensionist, student do të vendoset 200€ minimum jetik”, thotë Berisha gjatë një takimi me demokratët, ku i kërkoi votën.

  • ‘Minimum jetik prej 200 euro’, Teliti: Do të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare

    ‘Minimum jetik prej 200 euro’, Teliti: Do të kthejmë prodhimin në ekonominë shqiptare

    Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka komentuar premtimet e forcës politike që përfaqëson, duke theksuar se ato janë të realizueshme, por nuk mund të përmbushen të gjitha brenda 100 ditëve të para. I ftuar në një emision televiziv, Teliti theksoi se qëllimi i PD-së nuk është të shpikë rrotën, por të zgjidhë sfidat madhore të vendit.
    Një ndër pikat kyçe të programit është paketa “Dhembshuria”, që synon të garantojë një minimum jetik prej 200 euro në muaj për qytetarët në nevojë. Sipas Telitit, kjo është një masë që synon të reduktojë varfërinë ekstreme në vend.
    Ai vuri në dukje se ekonomia shqiptare vuan nga mungesa e prodhimit vendas dhe nga një varësi e madhe ndaj importeve. Një ndër prioritetet e PD-së është fuqizimi i produkteve “Made in Albania”, për të rritur qëndrueshmërinë ekonomike dhe për të ofruar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi lokal.
    “Premtimet e PD-së kanë kosto, por janë të realizueshme. Nuk do të bëhet gjithçka për 100 ditë. Ne nuk duam të shpikim rrotën, por do i japim zgjidhje sfidave madhore që ka Shqipëria. Do kthejmë prodhimin vendas dhe do minimizojmë abuzimet. Paketa e Dhembshurisë ka prioritet minimumin jetik 200 euro.” – u shpreh Dorian Teliti.

  • Minimum jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro/ Balliu me banorët në Mëzes-Kodër

    Minimum jetik 200 euro, rroga minimale 500 euro/ Balliu me banorët në Mëzes-Kodër

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Ushqimet, 20% më lirë për qytetarët me minimumin jetik”/ Berisha: Do ndërtojmë 5 herë më shumë rrugë dhe vepra publike se Rama në 12 vite

    “Ushqimet, 20% më lirë për qytetarët me minimumin jetik”/ Berisha: Do ndërtojmë 5 herë më shumë rrugë dhe vepra publike se Rama në 12 vite

    Sali Berisha: Gjënë e parë që bën me një buxhet, iu kthen para atyre. Ato që mbeten i përdor për të tjera, por për ata.Kurse këta, jo! 12 mld euro për rrugë.A e dini or miq? Se janë ndërtuar nga 2005 në 2013 11.300 km rrugë, dhe ju garantoj se nuk kanë kushtuar më shumë se 3.8 mld euro. Jo!Ka ndërtuar në 12, absolutisht asnjë kilometër, më shumë se 200 kilometra, dhe kanë shpenzuar 12 mld euro.Dhe tani, çfarë thotë?Tani që, ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim 100 ditët e para. Absolutisht 100 ditët e para, çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo student, çdo jetim, çdo fëmijë i një gruaje kryefamiljare, do marrë 200 euro.Sot, thoshte që do ta bëjmë pensionin minimal 200 euro në vitin 2030. Ky nuk ka respekt minimal për shqiptarët! Ky i përçmon shqiptarët!Ky, nuk kupton se është poshtërim, për atë që ka punuar 45 vite dhe numëron kafshatën, nuk blen dot ilaçet, por rri në mëshirë të sëmundjes dhe fatit, apo në mëshirë të lëmoshave që mund t’i japë kush.Dhe kjo që bëjmë ne, nuk është kurrë lëmoshë. Detyrim ligjor dhe moral i shoqërisë ligjore ndaj tyre.Dhe jo vetëm kaq! Po unë i garantoj se çdo rrogëulët, dhe rroga e ulët nuk do jetë më kurrë ndën 500 euro, çdo pensionsit, çdo qytetar me minimumin jetik, do të ketë kartën e konsumatorit dhe nuk do blejë më ushqimet dhe gjërat bazë me çmimin që i blejnë të tjerët me rroga të larta, por do i blejë me 20% më pak. Do marrë 450 euro në vit mbrapsht.Ne besojmë atë që ka thënë Mahatma Gandi: madhështia e një kombi matet me qendrimin që ai mban ndaj nejrëzve të tij në nevojë! Dhe merr fund mjerimi në Shqipëri! Nuk do ketë më shqiptarë në mjerim. Unë jam këtu para jush për t’u zotuar.Luftë totale kësaj të keqe të madhe.Me moton e frikësimit të qytetarëve, Edi Rama u del e u thotë, se po të bëjmë këtë bjemë në greminë.Bjemë në humnerë.Miq, ky është një mashtrim banal, dhe ky është një mashtrim që dëshmon një pashpirtësi ekstreme. Po, pse në greminë ra Mali i Zi që i trefishoi pensionet gjatë 12 viteve? Në greminë ra Kosova, vend në të cilin Albin Kurti, vetëm 3 muaj më parë deklaroi se 100 milionë euro do t’i kalojë për pensionistët. Do rrisë pensionet 20%.Përkundrazi, miq, do bëhemi edhe më të mëkëmbur, edhe më të drejtë. Do rikthejmë shpresën, do rikthejmë besimin. Do nderojmë ata që e meritojnë, dhe e meritojnë plotësisht.Dhe ju siguroj se, do të ndërtojmë rrugë dhe vepra publike, minimumi 5 herë më shumë, se sa kanë ndërtuar këta në 12 vite. Sepse këta, kanë vjedhur dhe shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme.Të ndërtosh një rrugë me 20 mln euro kilometrin, në një kohë kur kroacia, të njëjtën rrugë e ndërton me 1.7 mln euro kilometrin, je hajdut që nuk njeh asnjë kufi.Të ndërtosh nëj shkolë me 8 mln euro, në një kohë kur Gjermania, më i pasuri në Europë ndërton shkolla me 700 mijë euro, me standard ndërtimi. Do të thotë, nuk ke moral, nuk të mbetet asgjë.Edi Rama, të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe të mos ketë nam as nishan për ëktë djegës, ndërkohë paratë kanë ëprfunduar në kontot bankare të Edi Ramës, Erion Veliajt. Është një krim i shëmtuar.Po, a e dini sa janë ato? Ato janë 812 mijë pensione. Po t’i shndërrosh në pensione mesatare. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, ju garantoj se nuk ka një kryeministër të një vendi të lirë që i lejon vetes një gjë të tillë. Jo, sepse ka një sens zyrtari, kufizimi. Ka një sens ai që qeveris. Ruan një moral, një etikë, për të respektuar ata që e votojnë.

    Top Channel

  • Berisha zotohet para banorëve të njësisë 15 në Tiranë: Nëse fitojmë, për tre muaj do ua bëjmë minimumin jetik 200 euro për frymë

    Berisha zotohet para banorëve të njësisë 15 në Tiranë: Nëse fitojmë, për tre muaj do ua bëjmë minimumin jetik 200 euro për frymë

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, këtë pasdite është ndalur në një bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative të njësisë 15 në Tiranë.

    Berisha u shpreh se nëse do të fitojë në 11 maj, ai brenda 3 muajve të parë të qeverisjes, do ta bëjë minimumin jetik 200 euro për frymë.
    “Taksat tuaja nuk u kthyen asnjë qindarkë te ju. Programi ynë është paratë te qytetari. Thjeshtë fare! Paratë ne do t’ia kthejmë qytetarëve dhe u garantoj se projekti ynë për fshatin do vazhdojë me intensitet të madh, por ne e fillojmë nga ajo që e quajmë nga zemra e dhimbsur.
    Ata që janë në mjerim, që marrin 70-100 mijë lekë paçka se kanë shkrirë gjithë jetën e tyre në punë. Kemi vendosur që çdo shqiptar do marrë minimum jetik 200 euro për frymë. Dhe kjo ndo ndodhë 3 muajt e parë të qeverisjes sonë”, u shpreh Berisha.
     

    Top Channel

  • Berisha në Tregun Industrial: Do të falim gjobat që janë vendosur për biznesin e vogël

    Berisha në Tregun Industrial: Do të falim gjobat që janë vendosur për biznesin e vogël

    Kreu i Partisë Demokratike. Sali Berisha po zhvillon një takim në Tregun Industrial në Tiranë.Gjatë takimit me pronarë dhe punonjës, Berisha u premtoi bizneseve të vogla se me ardhjen e tij në qeveri ai do u falë atyre të gjitha gjobat.
    Ai tha se çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse janë të vendosur për minimumin jetik, pasi është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten.“Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla. Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj. Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
    Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe. Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen… Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik. Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.  Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë. Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë”, thekson Berisha.

  • “Bashkisë do ia vëmë kufirin te thana”, Berisha: Amnisti fiskale për të gjithë gjobat ndaj bizneseve

    “Bashkisë do ia vëmë kufirin te thana”, Berisha: Amnisti fiskale për të gjithë gjobat ndaj bizneseve

    Kryedemokrati, Sali Berisha ka premtuar amnisti fiskale për të gjitha bizneset e vogla në 100 ditët e para të qeverisjes së demokratëve pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Këtë premtim, lideri demokrat e bëri gjatë një turi takimesh me biznesin e vogël në kryeqytet, teksa theksoi gjithashtu ulje taksash dhe ulje të çmimit të energjisë dhe ujit.
    Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e bizneseve të vogla në Tiranë në zonën e Tregut Industrial, Berisha tha se PD është e vendosur të mbështesë fuqishëm biznesin e vogël.
    “Ne jemi të vendosur të mbështesim fuqishëm biznesin e vogël sepse është biznesi që punëson më shumë dhe është biznesi që pasqyrohet më shpejt dhe më mirë në mirëqenien e njerëzve.
    Çfarë do bëjmë ne? Për biznesin e vogël do ulim çmimin e energjisë nga 18 në 6 lekë.
    Tavanin 140 mijë euro pa taksa do e ngremë në 180 mijë euro.
    Edhe kjo është një lehtësim, një frymëmarrje.
    Taksat e bashkisë, të cilat shkojnë në absurditet, sepse siç e dini, kanë qenë shumë më të ulëta.
    Unë për shembull isha në një treg tjetër dhe u merrte për pllakat jashtë 1500 lekë për metër katrorë, do zbresë në 120 lekë. Kur është tokë publike. do e bëjmë edhe këtë.
    Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa. Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde.
    Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.
    Ne nuk ecim me parimin e tarifave të larta në dogana, jo, ne jemi për tarifa të ulëta…
    Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.
    Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.
    Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë. Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
    Degët e tjera të ekonomisë bien.
    Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe.
    Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen…
    Çdo shqiptar duhet ta kuptojë pse ne jemi kaq të vendosur për minimumin jetik? Sepse është jetik.
    Nuk e kemi quajtur ne jetik. Jetik quhet në të gjitha shkencat.
    Pra, ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë.
    Ai është jetik dhe për ne është jetike që ta bëjmë atë”, theksoi Berisha.