Partia Demokratike ka mbledhur sot, 8 dhjetor, grupin parlamentar. Ajo u drejtua nga kreu i partisë, Sali Berisha, i cili paralajmëroi paraqitjen e një platforme për ripopullimin e vendit.
“Ne do paraqesim në parlament elementët bazë të platformës sonë për ripopullimin e vendit. Në qoftë se nuk bëhen hapat e parë të mbështetura financiarisht ne po ecim drejt një humnere kombëtare. Në qoftë se fillojmë këtë vit do duhen 30 gjer në 50 vjet për të arritur aty ku ishim në vitin 2013”, tha Berisha.
Para deputetëve demokratë u ndal ndër të tjera edhe te situata ekonomike në vend. Ai bëri me dije se në parlament do të paraqitet edhe një amendament për minimumin jetik 200 euro.
“Me këtë rritje çmimesh është e domosdoshme që minimumi jetik të jetë mbi 200 euro. Minimumin jetik nuk e kompenson asnjë lloj rritjeje tjetër. Ndaj dhe vendosja e minimumit jetik do të jetë e vetmja betejë në parlament”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi se, “në këtë rritje ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh, ekonomia shqiptare në rritje është minorancë, ka kontribut minorance. Për herë të parë në 32 vite shteti është kontributor kryesor, jo se janë sipërmarrjet publike të shtetit. Se ka shtete që menaxhojnë sektorë publikë prodhimi që predominon mbi sektorin privat”.
Tag: jetik
-

Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit
-

Kuvendi seancë maratonë për projekt-buxhetin, Tabaku: 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin, miratoni minimunin jetik
Për dy ditë, sot dhe nesër, Kuvendi do të zhvillojë një seancë parlamentare dyditore, ku në qendër të debateve do të jenë paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2026, dokumentet më të rëndësishme financiare të vitit.
Seanca do të shqyrtojë ndryshimet ligjore që shoqërojnë buxhetin dhe “paqen fiskale”, që përfshin faljen e detyrimeve të prapambetura për qindra biznese.Pavarësisht rëndësisë së paketës, opozita ka kundërshtuar mënyrën e procedimit, duke deklaruar se dokumentet kanë mbërritur me vonesë dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për një analizë të thelluar.
Projektbuxheti i vitit 2026, me një vlerë prej 8.8 miliardë eurosh, shoqërohet nga tetë projektligje, të cilat kaluan në komisione me procedurë të përshpejtuar.Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi edhe një herë domosdoshmërinë e miratimit të minimumit jetik, duke kujtuar se opozita e ka propozuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë disa legjislaturave.Sipas saj, qeveria në vitin e trembëdhjetë të pushtetit nuk ka arritur të garantojë minimunim jetik për shqiptarët.Tabaku: PD ka prezantuar kërkesa për mocion me debat në fusha të ndryshme. Minumumi jetik ka qenë një propozim ligjor i PD-së për disa legjislatura me radhë por edhe një kërkesë që ne e kemi sjellë sa herë është mitaruar buxheti. Qeveria shqiptare, në vitin e 13-të të saj nuk siguron dot një minumum jetik për shqiptarët.Sot pensionistët janë shtresa më e varfër. Qeveria refuzon të ngrejë pensionet. Minimumi jetik është një kërkesë ligjore që ky parlament ka detyrimin ta miratojë. 55% e familjeve shqiptare nuk mbyllin dot muajin. 55% kanë vështirësi ekonomike, 55% e familjeve janë nën këtë minimun jetik. Një çifti pensionistësh i duhen mbi 90 mijë lekë për të jetuar në qytetin e Tiranës. Një pension në fshat sot është 6 mijë lekë. Çfarë mund të bëjë një pensionist me 20 lekë më shumë në ditë? Si mundet një pensionist që të jetojë dhe të mbyllë muajin me 20 lekë në ditë? Ky parlament është mbledhur dhe ka miratuar shumë ligje të cilat kan qenë në dëm të qytetarëve.
Çfarë do të diskutohet sot
Ligjvënësit do të diskutojnë në parim të gjitha projektligjet që përbëjnë paketën fiskale: nga ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, te shtesat në ligjin e taksave vendore dhe projektligji për faturimin dhe monitorimin e qarkullimit.
Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe projektligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore dhe doganore.
Në fund të seancave pritet të diskutohet edhe projektbuxheti 2026 në parim, çka pritet të ndezë debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për prioritetet fiskale të vitit të ardhshëm. -

PS refuzon sërish PD, kërkohej debat për minimumin jetik, Bardhi: Asgjësim i parlamentarizmit
Në konferencën e kryetarëve opozita mori një tjetër JO në kërkesën “Për zhvillimin e mocionit me debat mbi mungesën e caktimit të minimumit jetik”.
“Maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjësimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja e Kuvendit. Ka ardhur në kuvend për shqyrtim projekt buxheti 2026 dhe para tre ditësh edhe paketa fiskale apo ligjet financiare që shoqërojnë. Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik”, tha Gazment Bardhi, kryetari i grupit parlamentar të PD.
Kryetari Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla të tilla kërkesa i quannjë situatë atipike në historinë 35-vjeçare të Kuvendit, ku vetëm në 3 muajt e parë të këtij kuvendi tha ai, kanë ardhur një numër kërkesash mocionesh me debate 2 herë më e madhe krahasuar me 4 vite të shkuara.
“Kur vjen dhe kërkon “dua një mocion me debat për minimumin jetik”, ndërkohë që je duke diskutuar buxhetin, ndërkohë që e di fare mirë që ky është buxheti më i madh në histori. Jam dakord, jemi dakord për çdo lloj instrumenti apo mocioni me debat. Dhe në 2 ditët e dhëna për diskutim për buxhetin të jetë pjesë e debatit edhe kjo çështje. Nuk kemi të bëjmë me një kërkesë që bëhet me qëllimin e mirë të mbajtjes së debatit. Nuk janë kërkesa që duan t’i shqyrtojnë në Kuvend, as seancë, të tilla kërkesa janë rendi i ditës i foltores që do vendoset në bulevard”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS.
Top Channel
-

Zbardhen diskutimet brenda Konferencës së Kryetarëve/ Tabaku e prerë: Lejoni debatet në Kuvend, ose…
Zbardhet diskutimet brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Duke u ndalur te kërkesa e PD-së për për zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se Parlamenti nuk lejon diskutimet dhe as debatet.
Jorida Tabaku: Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare. -

Zbardhen diskutimet në Konferencën e Kryetarëve, PD: Duam debat për minimumin jetik
Partia Demokratike ka kërkuar në mbledhjen e së hënës në Konferencën e Kryetarëve zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e cilësoi të paprecedent për një vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria.
“Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët”, tha Bardhi.
Deputetja Jorida Tabaku u shpreh se minimumi jetik është një masë shumë e rëndësishme në mbështetje të qytetarëve të cilën Parlamenti duhet ta diskutojë.
“Parlamenti, jo vetëm që nuk e përfshin minimumin jetik si një masë shumë të rëndësishme në mbështetje të qytetarëve, por as debat nuk lejon. Ky Parlament duhet t’i diskutojë këto çështje. Nuk mund t’i shmangeni dështimit duke mos lejuar debatin. Minimumi jetik është çështje thelbësore. Parlamenti duhet t’i diskutojë këto çështje, përndryshe do duhet të mbyllet fare”, tha Tabaku. -

Vendosja e minimumit jetik, PD kërkesë për debat në Kuvend: Shqipëria, i vetmi vend në rajon që…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një debati në Kuvend në lidhje me mungesën e një minimumi jetik.
Në kërkesë thuhet se Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk garanton me ligj një standard minimal jetese për çdo qytetar shqiptar. -

Berisha nga Shkodra premton rritje rrogash, pensionesh dhe ulje taksash pas 11 majit
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mitingun përmbyllës në Shkodër, deklaroi edhe njëherë se me rikthimin e PD në pushtet pas 11 majit do të rikthehet vemendja te qytetarët.
Ai premtoi vendosjen e minimumit jetik, rritjen e rrogave dhe pensioneve, si dhe uljen e të gjitha taksave, duke nisur nga çmimi i energjisë dhe ujit, te taksat e biznesit.
“Do vendosim minimumin jetik 200 euro, do vendosim rrogën minimale 500 euro, do vendosim kartën e ushqimit. Do vendosim listën e rimbursimit të ilaçeve që ka sot republika italiane, që asnjë nga ju mos kërkojë ilaçe në Itali. Për çdo biznes të vogël energji do të jetë 6 lekë dhe jo 18 që është sot. Hapësira publike do të jetë 5 herë më lirë se sot, tarifa e ujit do përgjysmohet. Tavanet për TVSH-në dhe biznesin e vogël rriten në 180 mijë euro. Tatim fitimi nga 23 zbret në 20%, rrogat rriten menjëherë në 13 5, thsh zbret në 15%”, tha Berisha.Ndërkohë më tej ai premtoi kompensimin e të gjithë ish-pronarëve dhe të të ëprndjekurve politik.
-

Programi i PD-ASHM/ PL, Memelli: I realizueshëm, dinjitet ekonomik për çdo individ
Partia e Lirisë thotë se koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi, përkundër varfërisë që po thellohet për shkak të braktisjes dhe keqqeverisjes nga PS.
Në një deklaratë për mediat, Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, tha se programi i PD-ASHM, synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për këdo.
Memelli theksoi se programi është i detajuar dhe i realizueshëm,ndërsa si financim do të shërbejë, përdorimi më i mirë i buxhetit të shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe ulja e luksit qeveritar.
‘Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për ti dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi dhe shpopulloi Shqipërinë’, u shpreh Memelli.
Deklarata e Zëdhënëses së Presidentit të Partisë së Lirisë, Znj. Jasmira Memelli
Përshëndetje!
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, riafirmon angazhimin e saj të palëkundur për garantimin e një minimumi jetik për çdo qytetar shqiptar. Në një kohë kur varfëria po thellohet dhe qeveria aktuale ka braktisur shtresat më të pambrojtura të shoqërisë, koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” paraqet një alternativë të qartë dhe të realizueshme për dinjitetin ekonomik të çdo individi.
Minimumi jetik nuk është vetëm një shifër financiare, por një standard themelor për jetesën me dinjitet, një të drejtë që çdo shqiptar duhet ta gëzojë.
Sot, mijëra qytetarë shqiptarë jetojnë nën kufirin e mbijetesës. Inflacioni i lartë, rritja e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve bazë, mungesa e mbështetjes sociale dhe politikat abuzive të qeverisë aktuale i kanë shtyrë shumë familje drejt varfërisë ekstreme.
Ndihma ekonomike është e pamjaftueshme, shpesh jepet në mënyrë selektive dhe nuk i përgjigjet nevojave reale të njerëzve në nevojë.
Programi ynë synon të krijojë një rrjet të sigurisë sociale që garanton mbijetesën, por edhe një jetë me dinjitet për çdo individ. Ky program në 100 ditët e para garanton:
Vendosjen e minimumit jetik prej 200 euro për cdo shqiptar.
Cdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, cdo i papunë ose person me ndihmë ekonomike, cdo student me bursë dhe cdo jetim, do të marrë 200 euro në muaj.
Rritjen e pensioneve me 20%.
Rritjen e rrogës minimale në 500 euro
Rritjen e rrogës mesatare në 1200 euro.
Cdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale, do të pajisen me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojnë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjen e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaceve, duke përfituar rreth 450 euro në vit.
Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij.
Cmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë për kë.
Cmimi i naftës do të ulet me 35-40%.
Si dhe do të falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët, puonjësit me rroga të ulëta, nënat kryefamiljare, familjet në ndihmë ekonomike, të papunët dhe biznesin e vogël.
Ky program është i detajuar dhe i realizueshëm. Ai do të financohet përmes një përdorimi më të mirë të buxhetit të shtetit, luftës kundër korrupsionit dhe uljes së luksit qeveritar.
Ne besojmë se askush nuk duhet të vuajë për bukën e gojës në një shtet që ka potencial për zhvillim dhe mirëqenie. Minimumi jetik është jo vetëm një përgjigje ndaj krizës sociale, por një hap i domosdoshëm drejt një shoqërie më humane, ku çdo qytetar respektohet dhe mbështetet.
Prandaj ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar , për ti dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie që rrënoi dhe shpopulloi Shqipërinë.
Në 11 Maj të gjithë së bashku, votojmë Nr.1, “ Aleancën për Shqipërinë Madhështore”
Votojmë Ilir Metaj në qarkun e Tiranës.
Faleminderit
-

Ina Zhupa takime në Sarandë: Minimum jetik 200 euro, paga mesatare 1200 euro
Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa, ka dalë në terren pranë qytetarëve për të prezantuar programin ekonomik të Partisë Demokratike, duke theksuar se ai është hartuar për të garantuar dinjitet dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare.
Zhupa nënvizon se PD propozon vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh, rritjen e pensioneve me 20%, si dhe rritje të konsiderueshme të pagës minimale dhe asaj mesatare, përkatësisht në 500 dhe 1200 euro.
“Programi ynë ekonomik është i duhuri për çdo qytetar. Shqipëria ka nevojë për zhvillim të barabartë, dinjitet për të moshuarit dhe mundësi për të rinjtë”, – deklaroi Zhupa në postimin e saj në rrjetet sociale.
