Tag: jetesës

  • Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës

    Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e jetesës

    Trualli i banuar sot nga shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e paleolitit (gurit të vjtër), mbi 100 000 vjet më parë. Në fillim u banuan to zona që ishin në kushte gjeiografike më të përshtatshme. Në Shqipëri, banimet më të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër), në Konipsol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës (Sarandë). Njerëzit primitive jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të thata,, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat e punës i punonin më gurë stralli dhe më rrallë prej kocke.

    Prej këtyre gurëve me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë më të vogla e më të mprehta guri për t’i përdorur si gërryese, shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjeve. Sidoqoftë, veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të egra. Për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, njerëzit e paleolitit kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth 21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët. Lufta e përbashkët për të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjestarëve të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë të plotë në periudha të mëvonshme, 6000-3000 vjet më parë, në epokën e neolitit (guri i ri). Popullimi i krahinave të banuaras sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura. Banorët neolitike përqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në tarraca lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të tilla në Shqipëri, në Kosovë, në Malë të Zi e në Maqedoni. BBanorët e hershëm, nga jeta endacake e epokës paleolitike, kaluan në vendbnime shpeshherë të qëndruehme, me ekonomi kryesisht bujqësore. Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin, melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me lulëzimin e sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një formë të re martese, në martesën me çifte. /Trungu & InforCulture.info

  • Gwyneth Paltrow për Brad Pitt: Ai nuk ishte mjaftueshëm i sofistikuar për mua

    Gwyneth Paltrow për Brad Pitt: Ai nuk ishte mjaftueshëm i sofistikuar për mua

    Fejesa e shkurtër, por shumë e përfolur, e Gwyneth Paltrow me Brad Pitt në mesin e viteve ’90 ishte një nga romancat më joshëse të Hollivudit. Por, pas adhurimit publik dhe paraqitjeve publike, lidhja e tyre ishte e mbushur me mosmarrëveshje serioze që në fund çuan në fundin e saj.
    Sipas biografisë së re të Amy Odell, “Gwyneth: The Biography”, e cila do të publikohet më 29 korrik, arsyeja kryesore për ndarjen e tyre ishte papajtueshmëria e personazheve dhe stilit të jetesës.
    Paltrow, e rritur në një mjedis elitar intelektual dhe shoqëror në Nju Jork, mendonte se Pitt, i cili vinte nga një familje konservatore dhe fetare në Misuri, nuk kishte nivelin e sofistikimit që ajo dëshironte te një partner. “Ajo mendonte se ishte më e zgjuar, më e arsimuar dhe më e sofistikuar se ai”, vëren autorja.
    Vetë Paltrow ka thënë më parë se kur dilnin për të ngrënë jashtë, ajo duhej t’i shpjegonte Pitt-it se çfarë lloj havjari po hanin. Miqtë dhe bashkëpunëtorët kujtojnë se ajo qante shpesh gjatë lidhjes së tyre, duke u ndjerë e kërcënuar nga suksesi i Pitt-it. Edhe pse ai e quante “engjëllin” e tij dhe “dashurinë e jetës së tij” në Golden Globes të vitit 1996, ajo tashmë kishte filluar të kishte dyshime për të ardhmen e tyre.
    Në një intervistë të kohëve të fundit në podkastin Call Her Daddy , Paltrow madje pranoi se nuk ishte gati për martesë në atë kohë, megjithëse ndarja i kushtoi shtrenjtë. Koha ka vërtetuar se ata ndoqën rrugë të ndryshme. Ai u bë një ikonë globale. Ajo, një sipërmarrëse me markën Goop, mishëroi stilin e sofistikuar të jetesës që gjithmonë e shprehte atë.

  • Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen…

    Luksi në rrjetet sociale fundos pushtetarët, SPAK po i ndjek përmes TikTok-ut dhe Instagramit, ja si po zbulohen…

    Rigels Seliman
    Një operacion i padukshëm, por i fuqishëm po zhvillohet në heshtje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila tashmë ka kthyer rrjetet sociale në një armë të re për të goditur pasuritë e fshehura të zyrtarëve dhe njerëzve të lidhur me krimin e organizuar. Në pamje të parë, duket si një “story” i thjeshtë, por për hetuesit financiarë është një provë potenciale që mund të çojë në sekuestrime miliona eurosh. Postimet në TikTok, Instagram, blogje apo videot në YouTube janë kthyer në miniera informacioni. SPAK, përmes një udhëzimi zyrtar, ka ngritur një sistem të tërë survejimi digjital që monitoron stilin e jetesës, miqtë, pasuritë, udhëtimet dhe çdo element luksi të afishuar online nga të dyshuarit dhe rrethi i tyre i afërt. Në vitin e fundit janë sekuestruar 65 milionë euro pasuri të paligjshme, ndërsa 36.7 milionë euro janë konfiskuar përfundimisht nga shteti. Automjete të shtrenjta, prona luksoze, investime në ndërtim, kriptovaluta dhe flori janë disa nga asetet e kapura nga hetuesit që ndjekin gjurmët aty ku dikur askush nuk kërkonte, sikundër janë rrjetet sociale.
    Hetimi financiar zhvillohet paralelisht me hetimin penal, ndërsa familjarët tashmë kanë barrën e provës për të justifikuar çdo pasuri. Ligji anti-mafia nuk lë hapësira për të fshehur asnjë gjurmë të parasë së pistë. Pushtetarët e korruptuar janë duke u fundosur nga arroganca dhe narcizizmi i ekspozimit online. Pra në këtë realitet të ri, SPAK nuk po troket më nëpër dyer, por po hyn nga ekrani dhe po godet fort, ku një “like” mund të kushtojë më shumë se çdo provë në gjyq, çka paralajmëron se është fillimi i fundit të një perandorie të ndërtuar me para të pista. Thën troc kjo skemë e palëkura nga Prokruoria e Posaçme për të goditur pushtetarët e përfshirë në afera, tregon qartë se në Shqipërinë e re, nuk je më i fuqishëm nga ajo që fsheh, por i rrezikuar nga ajo që poston.
    Detajet
    Konkretisht ka qenë “Top Channel”, i cili ka zbuluar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre. Ky “Big Brother” po aplikohet sipas këtij udhëzimi që TCH e disponon, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion. Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura. Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube. Këto burime, përmendet në udhëzimin, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.
    Zyrtarisht pranohet se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre. Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura. Zyrtarisht në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror. Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës. Por avokatët pretendojnë se ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës. SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori, por edhe kriptovalutë.

  • ‘Paratë e pista’/ SPAK iu ‘vëzhgon” në TikTok: Gjurmojnë stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

    ‘Paratë e pista’/ SPAK iu ‘vëzhgon” në TikTok: Gjurmojnë stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-SPAK po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre. Një nga metodat kryesore të gjurmimit të pasurive përfshin përdorimin e burimeve të hapura në internet, përveç databazave shtetërore. Sipas një usdhëzimi që Topchannel e disponon, hetuesit financiarë orientohen si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion.
    Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube. Burimet përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.
    Njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror. Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës.
    Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar SPAK ka sekuestruar pasuri dhe llogari në vlerë 65 milionë euro, nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar në pronësi të shtetit me vendime të formës së prerë për konfiskim.

  • Strategjia e SPAK/ Agjentët po kërkojnë paratë e pista në … TikTok

    Strategjia e SPAK/ Agjentët po kërkojnë paratë e pista në … TikTok

    SPAK po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre.
    Ky “Big Brother” po aplikohet sipas këtij udhëzimi, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion.
    Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura.
    Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube.
    Këto burime,, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.
    Zyrtarisht pranohet  se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre.
    Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura.
    Zyrtarisht, në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror.
    Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës.
    Por avokatët pretendojnë se  ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës.
    SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori, por edhe kriptovalutë.
    /TCH/

  • SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

    SPAK ju gjurmon nga TikTok! Në kërkim të parave të pista, ndjek stilin e jetës së të dyshuarve dhe miqve të tyre

    SPAK po vëzhgon online stilin e jetesës së të dyshuarve që ka nën hetim, por edhe të rrethit më të ngushtë të tyre.

    Ky “Big Brother” po aplikohet sipas  këtij udhëzimi që TCH e disponon, ku hetuesit financiarë orientohen dhe si ti zbulojnë pasuritë e pajustifikuara të personave nën hetim për krim të organizuar dhe korrupsion.
    Dhe si një nga metodat e gjurmimit të pasurive janë jo vetëm data bazat shtetërore, por edhe burimet e hapura.
    Konkretisht këqyrja e vëzhgimi i llogarive sociale, postimet në blogje, komentet në formime, galeritë e fotografive në internet, videot e postuara në YouTube.
    Këto burime, përmendet në udhëzimin që TCH e disponon, përdoren veçanërisht për të përcaktuar rrethin e miqve dhe interesave që është subjekt i analizës, stilin e jetesës së tij, vendet e argëtimit dhe rekreacionit, pasuritë e luajtshme e të paluajtshme dhe automjetet që përdoren në të vërtetë.
    Zyrtarisht pranohet  se vetëm vitin e kaluar SPAK sekuestroi 65 milionë eurove asete e llogari të krimit nga të cilat 36.7 milionë euro i kanë kaluar nën pronësi shtetit me vendime që është vulosur konfiskimi i tyre.
    Çështjet e sekuestrove preventive shqyrtohen në Gjykatën e Posaçme në Tiranë me dyer të mbyllura.
    Zyrtarisht në udhëzim pranohet se njëherazi me hetimin penal ndaj shtetasve, kryhet paralelisht edhe hetim financiar ose pasuror.
    Që do të thotë se kushdo që përfshihet nën hetimet e SPAK i nënshtrohet profilit financiar, i cili ndërtohet nga prokurori duke analizuar pasuritë e tij dhe stili i jetesës.
    Por avokatët pretendojnë se  ligji anti-mafia që finalizohet me kërkesat për sekuestro preventive, i ka futur në vështirësi familjarët e personave nën hetim të cilët kanë barrën e provës.
    SPAK thotë se krimi vazhdon ti investojë paratë e pista në apartamente, ndërtim, ullishta, njësi tregtare, automjete luksoze, ora të shtrenjta, flori por edhe kriptovalutë.

    Top Channel

  • Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1 për qind e mesatares së vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët me ekonomi të ngjashme, por paguajnë më shumë edhe se hollandezët, spanjollët, polakët, çekët, sllovakët e kështu më radhe.
    Kur rritja e kostos së jetesës, shoqërohet me rritjen e të ardhurave të paktën në të njëjtën masë, atëherë fuqia blerëse e qytetarëve qëndron e pandryshuar. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.
    Sipas të dhënave të Eurostat, nëse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Pra, shqiptarët po konvergjojnë në Europë për koston e jetesës, por janë vite drite larg për nivelin e të ardhurave.

    Ose e thënë me qartë, shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, por të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët. Kjo është varfëria.
    Por pse çmimet e produkteve bazë rriten kaq shpejt në një vend me të ardhura dhe rroga të ulëta duke rrënuar buxhetet e familjeve? Arsyet këtu janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me qeverisjen.
    Së pari, qeveria shqiptare është taksuesja më e rëndë e shpenzimeve jetike. Nëse thuajse të gjitha vendet e pasura të Europës kanë TVSH zero ose të diferencuar në shkallë të ulët për ushqimet, në Shqipëri qytetarët i paguajnë 20 për qind taksë qeverisë për çdo produkt që blejnë, duke përfshirë bukën, vezën, bulmetin, mishin dhe madje edhe ujin.
    Megjithatë taksat e rënda nuk e shpjegojnë dot të gjithë koston e lartë të produkteve të jetesës në Shqipëri sepse edhe në vitin 2014, vendi kishte të njëjtin regjim taksimi. Por në dekadën e fundit, situata është përkeqësuar më shumë për shkak të politikave antiprodhim të qeverisë, të cilat kanë rritur koston për prodhuesit.
    Biznesi shqiptar e paguan energjinë elektrike më shtrenjtë thuajse se në çdo vend të Europës, ndërsa fermerët shqiptarë e blejnë naftën më shtrenjtë pothuajse se kushdo tjetër në botë. Të dy këto zëra, si energjia elektrike ashtu edhe nafta u shtrenjtuan me vendime qeverie në vitet 2014-2015 e më vonë.
    Rritja e kostove të prodhimit kanë qenë vetëm njëra anë e politikave antiprodhim. Ana tjetër është mungesa e subvencioneve. Fermerët shqiptarë marrin 20 herë më pak subvencione se sa fermerët e vendeve fqinje, madje edhe ato më të varfra si Kosova. Konsideroni vetëm një tregues. Sipas FAO-s, qeveria shqiptare jep 3 euro subvecione për hektar, ndërsa Bosnja dhe Kosova japin respektivisht 66 dhe 69 euro subvencione për hektar.

    Kosto më të larta prodhimi, mbështetje e papërfillshme nga shteti. Ky është koktejli i politikave antiprodhim të dekadës së fundit, rezultatet e të cilit kanë qenë dramatike në rrënimin e bujqësisë dhe prodhimit vendas.
    Sipas vet INSTAT-t, në vetëm 6 vjet numri i lopëve në Shqipëri u përgjysmua. Nga rreth 500 mijë krerë që ishin në vitin 2017, në vitin 2023 shifra zbriti në 263 mijë krerë, ndërsa rënia e numrit të bagëtive të imëta ka qenë edhe më dramatike.
    Shfarosja thuajse totale e prodhimit vendas, i ka lënë qytetarët shqiptarë në varësinë e importit. Këtu ekonomia ka një tjetër problem strukturor. është ai i monopoleve që kontrollojnë tregun e produkteve ushqimore dhe diktojnë çmimet e larta të tyre.
    Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria.Por elementi më i pashpjegueshëm në të gjithë këtë situatë është fakti se qeveria që ka rritur më shtrenjtë se kudo në Europë koston e jetesës për qytetarët e saj, ka fituar plot 4 mandate rresht. Këtu ekonomia dhe racionalja ndalon./ Kapitali.al

  • Gjoba e Rilindjes/ Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Gjoba e Rilindjes/ Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston më të lartë të jetesës

    Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut.

    Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së.

    Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

    Sipas Eurostat, për vitin 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 100.1 për qind e mesatares së vendeve të BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë i blejnë ushqimet bazë të jetesës me shtrenjtë, jo vetëm se të gjithë fqinjët me ekonomi të ngjashme, por paguajnë më shumë edhe se holandezët, spanjollët, polakët, çekët, sllovakët e kështu më radhe.

    Kur rritja e kostos së jetesës, shoqërohet me rritjen e të ardhurave të paktën në të njëjtën masë, atëherë fuqia blerëse e qytetarëve qëndron e pandryshuar. Por në Shqipëri ka ndodhur e kundërta.

    Sipas të dhënave të Eurostat, nëse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 32 pikë përqindje relativisht me mesataren e BE-së, të ardhurat për frymë janë rritur me 7 pikë për qind. Pra, shqiptarët po konvergjojnë në Europë për koston e jetesës, por janë vite drite larg për nivelin e të ardhurave.

    Ose e thënë me qartë, shqiptarët i paguajnë ushqimet njësoj me vendet e BE-së, por të ardhurat i kanë 3 herë më të ulëta se europianët. Kjo është varfëria.

    Por pse çmimet e produkteve bazë rriten kaq shpejt në një vend me të ardhura dhe rroga të ulëta duke rrënuar buxhetet e familjeve? Arsyet këtu janë disa dhe thuajse të gjitha lidhen me qeverisjen.

    Së pari, qeveria shqiptare është taksuesja më e rëndë e shpenzimeve jetike. Nëse thuajse të gjitha vendet e pasura të Europës kanë TVSH zero ose të diferencuar në shkallë të ulët për ushqimet, në Shqipëri qytetarët i paguajnë 20 për qind taksë qeverisë për çdo produkt që blejnë, duke përfshirë bukën, vezën, bulmetin, mishin dhe madje edhe ujin.

    Megjithatë taksat e rënda nuk e shpjegojnë dot të gjithë koston e lartë të produkteve të jetesës në Shqipëri sepse edhe në vitin 2014, vendi kishte të njëjtin regjim taksimi. Por në dekadën e fundit, situata është përkeqësuar më shumë për shkak të politikave antiprodhim të qeverisë, të cilat kanë rritur koston për prodhuesit.

    Biznesi shqiptar e paguan energjinë elektrike më shtrenjtë thuajse se në çdo vend të Europës, ndërsa fermerët shqiptarë e blejnë naftën më shtrenjtë pothuajse se kushdo tjetër në botë. Të dy këto zëra, si energjia elektrike ashtu edhe nafta u shtrenjtuan me vendime qeverie në vitet 2014-2015 e më vonë.

    Rritja e kostove të prodhimit kanë qenë vetëm njëra anë e politikave antiprodhim. Ana tjetër është mungesa e subvencioneve. Fermerët shqiptarë marrin 20 herë më pak subvencione se sa fermerët e vendeve fqinje, madje edhe ato më të varfra si Kosova. Konsideroni vetëm një tregues. Sipas FAO-s, qeveria shqiptare jep 3 euro subvencione për hektar, ndërsa Bosnja dhe Kosova japin respektivisht 66 dhe 69 euro subvencione për hektar.

    Kosto më të larta prodhimi, mbështetje e papërfillshme nga shteti. Ky është kokteji i politikave antiprodhim të dekadës së fundit, rezultatet e të cilit kanë qenë dramatike në rrënimin e bujqësisë dhe prodhimit vendas.

    Sipas vet INSTAT-t, në vetëm 6 vjet numri i lopëve në Shqipëri u përgjysmua. Nga rreth 500 mijë krerë që ishin në vitin 2017, në vitin 2023 shifra zbriti në 263 mijë krerë, ndërsa rënia e numrit të bagëtive të imëta ka qenë edhe më dramatike.

    Shfarosja thuajse totale e prodhimit vendas, i ka lënë qytetarët shqiptarë në varësinë e importit. Këtu ekonomia ka një tjetër problem strukturor. është ai i monopoleve që kontrollojnë tregun e produkteve ushqimore dhe diktojnë çmimet e larta të tyre.

    Kostot e larta të jetesës bazë dhe rritja thuajse e papërfillshme e të ardhurave i mbajnë familjet shqiptare të mbërthyera në shpenzimet e mbijetesës. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria ka sot, përqindjen më të lartë të familjeve të rrezikuara nga varfëria.

    Por elementi më i pashpjegueshëm në të gjithë këtë situatë është fakti se qeveria që ka rritur më shtrenjtë se kudo në Europë koston e jetesës për qytetarët e saj, ka fituar plot 4 mandate rresht. Këtu ekonomia dhe racionalja ndalon./ Kapitali.al

  • Green Valley, rezidenca që ndërthur jetesën urbane me natyrën

    Green Valley, rezidenca që ndërthur jetesën urbane me natyrën

    Në një metropol në zgjerim të vazhdueshëm si Tirana, ku urbanizimi shpesh zhvendos individin nga ritmet natyrore të jetesës, nevoja për projekte të qëndrueshme urbane është më e madhe se kurrë.Në këtë kontekst, rezidenca Green Valley paraqitet jo vetëm si një kompleks banimi por si një vizion i ri mbi mënyrën e të jetuarit, një sintezë hamonike mes arkitekturës moderne, teknologjisë së gjelbër dhe lidhjes së ngushtë me natyrën. E zhvilluar nga ORION, një emër i mirënjohur në sektorin e ndërtimit, rezidenca Green Valley nuk është një projekt standard rezidencial. Siç thekson edhe z. Andon Qirushi, Menaxher i Projektit, ky zhvillim synon të sjellë një stil jetese, pranë natyrës dhe mirësive që ofron habitati natyral.Arkitekturë që frymon me natyrënE konceptuar për t’u integruar natyrshëm me peisazhin urban të Parkut të Madh të Liqenit Artificial, Green Valley ofron një qasje inovative në dizajn. Vetratat e mëdha, hapësirat e brendshme të ndriçuara dhe pamjet panoramike drejt gielbërimit, e bëjnë këtë kompleks një oaz relaksi. Çdo njësi është menduar për komoditet të lartë, për të nxitur një rigjenerim psikologjik të përditshëm për banorët.Nga rezidencë në komunitet të mirëfilltëNë Green Valley, koncepti i të jetuarit nga ndërveprimi në komunitet dhe ndjesia e përkatësisë. Hapësirat rekreative dhe pasazhet e gjera për ecje dhe biçikleta, krijojnë infrastrukturën e nevojshme për një komunitet të qëndrueshëm urban. Kjo qasje thekson nevojën e krijimit të lidhjeve njerëzore si pjesë e jetës urbane cilësore.Një intervistë nga Monitor me Z. Andon QirushiFillimisht, çfarë e bën Green Valley një projekt të veçantë në tregun e rezidencave në Shqipëri?Green Valley është konceptuar si një kompleks rezidencial që ofron një shtëpi të mbjellë në natyrë. Ky kompleks përfshin vila dhe apartamente të projektuara për të qenë në harmoni me natyrën, me hapësira të bollshme e të gjelbërta, me pamje nga liqeni dhe parku i Liqenit Artificial dhe infrastrukturë moderne që synon të rrisë cilësinë e jetesës për banorët. Me një intensitet të ulët ndërtimi, përparësia i është dhënë hapësirave të përbashkëta dhe gjelbërimit. Çdo apartament dhe vilë në Green Valley, është i mbushur me dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë vetratave të mëdha që shtrihen nga dyshemeja deri në tavan. Këto hapësira sjellin pamje të pa penguara drejt gjelbërimit përreth dhe lejojnë klimën e butë dhe të ngrohtë të Tiranës të bëhet pjesë e përditshmërisë së çdo banori me një territor natyral të zhvilluar sipas kuotave të tij.Gjithashtu përdorimi i materialeve ekologjike me parametra të lartë, përdorimi i infrastrukturës së paneleve diellore, mirëmbajta e dedikuar e kompleksit 24/7, janë disa elementë dallues të Green Valley.Në dekadën e fundit, kemi parë një ndryshim në mënyrën se si shqiptarët e perceptojnë venbanimin. Si e shpjegoni këtë rritje të interesit për rezidencat larg zhurmës së qytetit?Blerësit tashmë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e mirëqënies dhe balancës mes jetës profesionale dhe personale. Me ritmin e jetës që është rritur, njerëzit po kërkojnë më shumë qetësi, ajër të pastër dhe komunitet që ofron siguri, relaks dhe komoditet. Rezidenca si Green Valley ofron gjithçka që është cituar më sipër, zbatuar me pasionin e dijes.Pse zona pranë parkut të Liqenit Artificial konsiderohet kaq e favorshme për investim në banim?Parku i Liqenit është ‘mushkëria e Tiranës’. Të jetosh pranë një hapësire të tillë natyrore nuk është vetëm luks, por një zgjedhje e mençur për një jetë më të shëndetshme. Kjo zonë kombinon afërsinë me qendrën e qytetit, me qetësinë që ofron natyra. Është një balancë ideale për familjet, profesionistët, por edhe për investitorët afatgjatë.Cilat janë elementët konkretë të Green Valley që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetesës?Projekti është konceptuar si një oaz urban ku arkitektura moderne harmonizohet me natyrën dhe nevojat bashkëkohore të jetesës. Me mbi 15,000 m2 parcela të gjelbërta, ku janë integruar më shumë se 30 lloje pemësh të ndryshme, përfshirë pisha, bredha, magnolia, qiparis të përzgjedhura me kujdes nga pylli orbital për të ofruar një burim biodiversiteti, që pasuron mjedisin dhe kontribuon në një mikroklimë të qëndrueshme.Me mbi 1,000 m2 hapësira të përbashkëta të gjelbërta që nxisin ndërveprimin social, mbi 700 m2 pasazhe të gjera për ecje, biçikletë dhe relaks, Green Valley ofron kushtet ideale për një jetesë të përbashkët dhe të harmonizuar.Si e shihni të ardhmen e jetesës urbane në Shqipëri? A do të vijojnë këto prirje drejt rezidencave ekskluzive por afër natyrës?Patjetër. Ne jemi në një fazë ku njerëzit kërkojnë më shumë vlerë nga ambienti i tyre i jetesës. Nëse më parë prona konsiderohej thjesht një investim financiar, sot ajo shihet si investim në mirëqënie. Green Valley përfaqëson një model të ri jetese larg zhurmës së qytetit, pranë liqenit dhe hapësirave të gjelbërta natyrore.Ne në Orion besojmë se njerëzit sot kanë vetëdije për mirësinë e të jetuarit pranë natyrës. Është fat që kjo të ndodhë në perimetrin e afërm të qytetit si në rastin e Green Valley. Besuam tek ky vizion ku dhe investuam kapacitetet tona më të mira në bërjen realitet të projektit.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rritja e çmimeve të shportës dhe kostoja e jetesës, ku pozicionohet Shqipëria

    Rritja e çmimeve të shportës dhe kostoja e jetesës, ku pozicionohet Shqipëria

    Në një renditje prej 40 vendesh të analizuara, Shqipëria pozicionohet në vendin e 10-të për rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë dhjetë viteve të fundit.
    Pavarësisht ritmeve pozitive të rritjes ekonomike, të reflektuara në projeksionet e institucioneve makroekonomike ndërkombëtare, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të përballen me vështirësi në përballimin e kostove bazë të jetesës.
    Sipas të dhënave të fundit nga Eurostat, që nga viti 2015, indeksi i çmimeve për shportën e konsumit në Shqipëri është rritur me 167%.
    Ky nivel e rendit Shqipërinë të dytën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas Serbisë, ku çmimet janë rritur me 175%.

    Kosova pason me një rritje prej 154%, ndërsa Mali i Zi shënon një rritje prej 153% për të njëjtën periudhë.
    Në krye të listës ndodhet Turqia, me një rritje dramatike prej rreth 1.600% të çmimeve të produkteve bazë që nga viti 2015.
    Në të kundërt, Zvicra është vendi me stabilitetin më të lartë të çmimeve, duke regjistruar vetëm 105% rritje në dhjetë vite.
    Pas Zvicrës, vendet me tregje më të qëndrueshme janë Irlanda, Qipro dhe Finlanda, ku rritja e çmimeve të ushqimeve nuk ka kaluar pragun e 120%.
    Ndërkohë, paga mesatare bruto në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, është rreth 77.500 lekë ose 770 euro në muaj.
    Në krahasim, në Serbi kjo shifër arrin në 1.150 euro, duke reflektuar një dallim të ndjeshëm në fuqinë blerëse.
    Presionet inflacioniste të shkaktuara nga pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen globale të çmimeve.
    Megjithatë, masat fiskale dhe politikat monetare të zbatuara nga qeveritë dhe bankat qendrore kanë përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelin e ndikimit tek konsumatorët në secilin vend.