Tag: jetës

  • 300 vjet Casanova…. Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

    300 vjet Casanova…. Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

    Giacomo Girolamo Casanova shikon me admirim figurën e tij të gjatë e të hollë në pasqyrën e zbukuruar me ar dhe rregullon disa qime të parukes. Çdo gjë duhet të jetë perfekte, kur të vijë zonja e zemrës së tij. Oxhaku dhe mobiliet e bukura reflektohen në dritën e qirinjve të shumtë, lulet në tapetet e mureve duket sikur kërcejnë në dritën vezulluese.

    Midhjet, mishi i drerit dhe shampanja janë gati mbi tavolinë. Bukuroshja, që ka pritur Casanova, është e mahnitur nga skena që ai ka përgatitur. Pas darkës mashtruesi e josh atë në dhomën e gjumit, ku ata i jepen lojës së dashurisë mes mëndafshit dhe damaskut.
    Pak a shumë kështu mund të imagjinohen takimet e Casanovës me të dashurat e tij, bazuar në memuaret, që ai la pas.
    “Meqë e ndjeja veten të lindur për seksin e kundërt, gjithmonë e kam dashur atë dhe e kam lënë që të më dojë, aq fort sa kam mundur”, shkruan Casanova në kujtimet e tij, “Historia e jetës sime”. Aty ai përmend me emër 116 dashnore, megjithëse historianët supozojnë se ai kishte marrëdhënie dashurie me disa mijëra. Këtu përfshiheshin zonja të shtresës së lartë dhe vajza nga familje të mira, por edhe prostituta e madje dy murgesha.
    Casanova nuk u martua kurrë
    Në lidhjet e tij të shumta bëjnë pjesë edhe Marie-Louise O’Murphy, e dashura e mbretit francez Louis XV. Apo ajo Henrieta, të cilën ai e ndan nga një oficer hungarez në Itali, dhe që kur i thotë lamtumirë në Gjenevë, ajo gërvisht me një diamant në xhamin e dritares së dhomës së bujtinës fjalët: “Do ta harrosh edhe Henrietën!” Ai shpesh u premtonte martesë zonjave, por nuk u martua kurrë. Dhe megjithëse ato ishin në dijeni për jetën e tij të paqëndrueshme, bien pre e sharmit të tij.
    Por Casanovës i bëhet padrejtësi, nëse e sheh atë vetëm si don zhuan, thotë italiani Carlo Parodi, i cili në 2018 hapi në Venecia një muze për bashkatdhetarin e tij të famshëm (muzeu nuk i mbijetoi pandemisë së koronës, shënimi i redaktorit). “Casanova”, thekson ai, “ishte një mendimtar, shkrimtar dhe filozof i madh, i cili padrejtësisht ka hyrë në histori vetëm si një dashnor i madh”.
    Fëmijëria dhe vitet e shkollimit
    Giacomo Girolamo Casanova lindi më 2 prill 1725 si djali më i madh i një familjeje aktorësh. Duke qenë se prindërit e tij shkojnë shpesh në turne, e lënë atë në kujdesin e gjyshes Mariza. Në moshën 12-vjeçare ai studion drejtësi laike dhe kishtare në universitetin e Padovës dhe në moshën 17-vjeçare doktoron. Karrierën e tij priftërore nuk e përfundon, jo sepse bie i dehur nga foltorja gjatë predikimit, por sepse pas tre vjetësh profesioni nuk e tërheq. Dhe shporta me ndihmat për kishën nuk mbushej aq shumë me monedha sesa me letra pasionante dashurie.
    Ai provon fatin në profesione të ndryshme: është sekretar, kadet, toger, violinist në orkestër, poet dhe shkrimtar, alkimist, agjent sekret i inkuizicionit, spekullues financiar, diplomat dhe bibliotekar – për të përmendur vetëm disa nga aktivitetet e tij të shumta.
    Për Casanovën bota e njerëzve të vegjël, nga e cila vjen, është një tmerr. Ai dëshiron t’u përkasë atyre, që i admiron me verbëri: patricëve. Edhe pse nuk i pëlqen mendjemadhësia i aristokracisë, jetën e tyre komode dhe luksoze e dëshiron shumë. Pasi Casanova ndihmon senatorin e respektuar Matteo Bragadin, në momentin kur ai pëson një goditje cerebrale, ky bëhet mbrojtësi i tij.
    „Kushdo që të jesh”, i tha ai atëherë 21-vjeçarit, “nga ti e kam jetën”. Nga ai moment ai përfiton ushqim dhe banim, një shërbëtor, një gondolë, dhjetë dukatë ari në muaj si para xhepi dhe premtimin e patronazhit të tij të përjetshëm. “Kjo”, thotë Casanova, “është e gjithë historia e metamorfozës sime dhe e kohës së lumtur, ku unë nga pozita e një violinisti të varfër u ngrita në atë të një zotërie të nderuar”.
    Pamje nga sheshi San Marco i Venecias me karnavalet dhe sigurën e Casanovës me një zonjë për krahu
    Arratisje spektakolare nga dhomat e plumbit
    Casanova shpejt bëhet i preferuari shoqërisë së lartë. Ai ka një formim të shumëanshëm, qoftë në teologji, alkimi, mjekësi apo matematikë, -veneciani është në gjendje të diskutojë për çdo temë. Përveç italishtes, ai flet edhe frëngjisht, greqisht dhe latinisht, dhe është një bashkëbisedues argëtues. Kështu që nuk e ka të vështirë të magjepsë njerëzit. Por ai vazhdimisht shkakton zemërimin e klasës së lartë.
    Kështu më 26 korrik 1755 ai burgoset në dhomat famëkeqe të plumbit, një burg në papafingon e Pallatit të Dozhëve venecianë me çati prej plumbi. Ai akuzohet për blasfemi dhe “fyerje të fesë së shenjtë”, për posedim të librave të ndaluar, për praktikim të magjisë dhe për joshje të të rinjve në ateizëm. Gjasat më të mëdha janë, hamendëson Casanova, që inkuizitorin e shtetit Condulmer e ka bërë armik për shkak të dashurisë së një zonje, të cilën vetë Condulmer e dëshiron.
    Giacomo vuan nga ethet dhe të dridhurat, pleshtat i thithin gjakun dhe në birucë nuk ka ajër. “I vetmi mendim që më sundonte, ishte arratisja”, shkroi ai më vonë. Deri tani askush nuk ka ikur ndonjëherë nga dhomat e plumbit, por Casanova arrin të shpëtojë. Ai shkon në Paris, ku historia e arratisjes së tij spektakolare është përhapur tashmë dhe ai pritet si hero.
    Xhongler financiar
    Casanova është një mashtrues i shkëlqyer. Ai vazhdimisht gllabëron shuma të mëdha parash, që shpirtrat naivë, veçanërisht gratë, ia besojnë atij. Për shembull, Madame d’Urfé, një nga aristokratet më të pasura të Francës. Ajo është e fiksuar pas ideve okulte dhe është e etshme për t`u rinuar nga mrekullitë. Casanova mund ta verbojë atë me njohuritë e tij në alkimi dhe meqenëse, siç rrëfen ai në kujtimet e tij, nuk mund ta largojë markezën nga bindja e saj e rremë, preferon t’ia zhvatë asaj paratë nga xhepi.
    Një fitim të papritur i solli atij edhe ideja për të themeluar një llotari në Francë në vitin 1757; pozita e drejtorit është jashtëzakonisht fitimprurëse. Arka e tij vazhdon të mbushet. Me porosi të fshehtë të ministrit të jashtëm francez ai kryen transaksione të vështira financiare në bursë jashtë vendit.
    Por megjithë të ardhurat e tij marramendëse Casanova është vazhdimisht i falimentuar, sepse shpenzon para me të dyja duart dhe është i varur nga bixhozi. Por për shkak të sjelljes absolutisht të sigurt në vetvete – pas vitit 1758 ai prezantohet me guxim me titullin aristokratik të vetëshpallur “Chevalier de Seingalt” – gjenden vazhdimisht njerëz të rangut të lartë, që hyjnë për të garant me letra rekomandimi lavdëruese. Megjithatë gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë për bon vivantin: ai përfundon në burg gjashtë herë gjatë jetës së tij dhe dëbohet nga po aq vende.
    Në udhëtim pa pushim
    Gjatë gjithë jetës së tij Casanova udhëton nga një oborr mbretëror në tjetrin në të gjithë Evropën. Talenti i tij, për të lëvizur gjithmonë në rrethet më të larta, i krijon atij kontakte të shkëlqyera. Ai takon Mozartin dhe Volterin dhe në Romë takohet me papa Klementin XIII, i cili e shpall kalorës të spurit të artë. Frederiku i Madh i ofron atij një pozicion si mësues në shkollën e junkerëve në Pomerani, të cilin ai e refuzon. Mbretëresha e Rusisë Katerina e Madhe e priti dy herë radhazi.
    Vështirë se ndonjë nga bashkëkohësit e Casanovës mund të ketë udhëtuar aq shumë sa veneciani: historianët kanë llogaritur se gjatë jetës së tij ai ka përshkuar një distancë të barabartë me perimetrin e tokës. Me mjetet e transportit të asaj kohe, mbi kalë, në karrocë apo me anije, kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.
    Kur u kthye në Venecia në vitin 1774 pas 17 vjetësh në mërgim, ai ishte i rraskapitur fizikisht; Vendlindja e tij, dikur skenë për orgjitë e tij të shumta, nuk e tërheq më.
    Ajo që lë pas
    Casanova ishte 60 vjeç, i vetmuar dhe i hidhëruar, kur u punësua si bibliotekar i kontit Waldstein në kështjellën Dux të Bohemisë në vitin 1785. Pesë vjet më vonë ai filloi të shkruante kujtimet e tij. Ai qëndron deri në nëntë orë në ditë mbi dorëshkrim, dhe shkruan 3700 faqe. Më 4 qershor 1798 Casanova vdes në moshën 73 vjeçare si pasojë e sifilizit apo sëmundjes së fshikëzës urinare, nuk dihet me siguri. Ai bie në harresë.
    Kujtimet e tij mbahen të fshehta deri në shekullin e 20-të, censuruesit nuk i tolerojnë përshkrimet e lira të aventurave të tij seksuale. Vepra shitet fshehurazi nën dorë. Por kur më në fund ajo publikohet, e bën atë të pavdekshëm. Ajo ofron një pasqyrë unike të jetës dhe shoqërisë së asaj kohe dhe përkthehet në 20 gjuhë. Në të njëjtën kohë ai është dorëshkrimi më i shtrenjtë i shkruar me dorë në botë: në vitin 2010 shteti francez e blen atë për shtatë milionë euro.
    Vendndodhja e varrit të Casanovës sot nuk dihet më, por motoja e jetës së tij është: “I kam dashur gratë deri në çmenduri”, por “gjithmonë e kam dashur më shumë lirinë time”./DW

    Top Channel

  • 300 vjet Casanova: Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

    300 vjet Casanova: Rrëmbyes zemrash, mashtrues dhe poet

    -Botuar në radion gjermane shtetrore DW-
    Ai u bë i famshëm për aventurat e tij të dashurisë, por Casanova qe edhe prift, shkrimtar, diplomat dhe spiun. Ai lindi në Venecia para 300 vjetësh – dhe emri i tij njihet ende në gjithë botën.

    Giacomo Girolamo Casanova shikon me admirim figurën e tij të gjatë e të hollë në pasqyrën e zbukuruar me ar dhe rregullon disa qime të parukes. Çdo gjë duhet të jetë perfekte, kur të vijë zonja e zemrës së tij. Oxhaku dhe mobiliet e bukura reflektohen në dritën e qirinjve të shumtë, lulet në tapetet e mureve duket sikur kërcejnë në dritën vezulluese. Midhjet, mishi i drerit dhe shampanja janë gati mbi tavolinë. Bukuroshja, që ka pritur Casanova, është e mahnitur nga skena që ai ka përgatitur. Pas darkës mashtruesi e josh atë në dhomën e gjumit, ku ata i jepen lojës së dashurisë mes mëndafshit dhe damaskut.
    Pak a shumë kështu mund të imagjinohen takimet e Casanovës me të dashurat e tij, bazuar në memuaret, që ai la pas.
    “Meqë e ndjeja veten të lindur për seksin e kundërt, gjithmonë e kam dashur atë dhe e kam lënë që të më dojë, aq fort sa kam mundur”, shkruan Casanova në kujtimet e tij, “Historia e jetës sime”. Aty ai përmend me emër 116 dashnore, megjithëse historianët supozojnë se ai kishte marrëdhënie dashurie me disa mijëra. Këtu përfshiheshin zonja të shtresës së lartë dhe vajza nga familje të mira, por edhe prostituta e madje dy murgesha.
    Casanova nuk u martua kurrë
    Në lidhjet e tij të shumta bëjnë pjesë edhe Marie-Louise O’Murphy, e dashura e mbretit francez Louis XV. Apo ajo Henrieta, të cilën ai e ndan nga një oficer hungarez në Itali, dhe që kur i thotë lamtumirë në Gjenevë, ajo gërvisht me një diamant në xhamin e dritares së dhomës së bujtinës fjalët: “Do ta harrosh edhe Henrietën!” Ai shpesh u premtonte martesë zonjave, por nuk u martua kurrë. Dhe megjithëse ato ishin në dijeni për jetën e tij të paqëndrueshme, bien pre e sharmit të tij.
    Por Casanovës i bëhet padrejtësi, nëse e sheh atë vetëm si don zhuan, thotë italiani Carlo Parodi, i cili në 2018 hapi në Venecia një muze për bashkatdhetarin e tij të famshëm (muzeu nuk i mbijetoi pandemisë së koronës, shënimi i redaktorit). “Casanova”, thekson ai, “ishte një mendimtar, shkrimtar dhe filozof i madh, i cili padrejtësisht ka hyrë në histori vetëm si një dashnor i madh”.
    Fëmijëria dhe vitet e shkollimit
    Giacomo Girolamo Casanova lindi më 2 prill 1725 si djali më i madh i një familjeje aktorësh. Duke qenë se prindërit e tij shkojnë shpesh në turne, e lënë atë në kujdesin e gjyshes Mariza. Në moshën 12-vjeçare ai studion drejtësi laike dhe kishtare në universitetin e Padovës dhe në moshën 17-vjeçare doktoron. Karrierën e tij priftërore nuk e përfundon, jo sepse bie i dehur nga foltorja gjatë predikimit, por sepse pas tre vjetësh profesioni nuk e tërheq. Dhe shporta me ndihmat për kishën nuk mbushej aq shumë me monedha sesa me letra pasionante dashurie.
    Ai provon fatin në profesione të ndryshme: është sekretar, kadet, toger, violinist në orkestër, poet dhe shkrimtar, alkimist, agjent sekret i inkuizicionit, spekullues financiar, diplomat dhe bibliotekar – për të përmendur vetëm disa nga aktivitetet e tij të shumta.
    Për Casanovën bota e njerëzve të vegjël, nga e cila vjen, është një tmerr. Ai dëshiron t’u përkasë atyre, që i admiron me verbëri: patricëve. Edhe pse nuk i pëlqen mendjemadhësia e aristokracisë, jetën e tyre komode dhe luksoze e dëshiron shumë. Pasi Casanova ndihmon senatorin e respektuar Matteo Bragadin, në momentin kur ai pëson një goditje cerebrale, ky bëhet mbrojtësi i tij.
    „Kushdo që të jesh”, i tha ai atëherë 21-vjeçarit, “nga ti e kam jetën”. Nga ai moment ai përfiton ushqim dhe banim, një shërbëtor, një gondolë, dhjetë dukatë ari në muaj si para xhepi dhe premtimin e patronazhit të tij të përjetshëm. “Kjo”, thotë Casanova, “është e gjithë historia e metamorfozës sime dhe e kohës së lumtur, ku unë nga pozita e një violinisti të varfër u ngrita në atë të një zotërie të nderuar”.
    Arratisje spektakolare nga dhomat e plumbit
    Casanova shpejt bëhet i preferuari shoqërisë së lartë. Ai ka një formim të shumëanshëm, qoftë në teologji, alkimi, mjekësi apo matematikë, -veneciani është në gjendje të diskutojë për çdo temë. Përveç italishtes, ai flet edhe frëngjisht, greqisht dhe latinisht, dhe është një bashkëbisedues argëtues. Kështu që nuk e ka të vështirë të magjepsë njerëzit. Por ai vazhdimisht shkakton zemërimin e klasës së lartë.
    Kështu më 26 korrik 1755 ai burgoset në dhomat famëkeqe të plumbit, një burg në papafingon e Pallatit të Dozhëve venecianë me çati prej plumbi. Ai akuzohet për blasfemi dhe “fyerje të fesë së shenjtë”, për posedim të librave të ndaluar, për praktikim të magjisë dhe për joshje të të rinjve në ateizëm. Gjasat më të mëdha janë, hamendëson Casanova, që inkuizitorin e shtetit Condulmer e ka bërë armik për shkak të dashurisë së një zonje, të cilën vetë Condulmer e dëshiron.
    Giacomo vuan nga ethet dhe të dridhurat, pleshtat i thithin gjakun dhe në birucë nuk ka ajër. “I vetmi mendim që më sundonte, ishte arratisja”, shkroi ai më vonë. Deri tani askush nuk ka ikur ndonjëherë nga dhomat e plumbit, por Casanova arrin të shpëtojë. Ai shkon në Paris, ku historia e arratisjes së tij spektakolare është përhapur tashmë dhe ai pritet si hero.
    Xhongler financiar
    Casanova është një mashtrues i shkëlqyer. Ai vazhdimisht gllabëron shuma të mëdha parash, që shpirtrat naivë, veçanërisht gratë, ia besojnë atij. Për shembull, Madame d’Urfé, një nga aristokratet më të pasura të Francës. Ajo është e fiksuar pas ideve okulte dhe është e etshme për t`u rinuar nga mrekullitë. Casanova mund ta verbojë atë me njohuritë e tij në alkimi dhe meqenëse, siç rrëfen ai në kujtimet e tij, nuk mund ta largojë markezën nga bindja e saj e rremë, preferon t’ia zhvatë asaj paratë nga xhepi.
    Një fitim të papritur i solli atij edhe ideja për të themeluar një llotari në Francë në vitin 1757; pozita e drejtorit është jashtëzakonisht fitimprurëse. Arka e tij vazhdon të mbushet. Me porosi të fshehtë të ministrit të jashtëm francez ai kryen transaksione të vështira financiare në bursë jashtë vendit.
    Por megjithë të ardhurat e tij marramendëse Casanova është vazhdimisht i falimentuar, sepse shpenzon para me të dyja duart dhe është i varur nga bixhozi. Por për shkak të sjelljes absolutisht të sigurt në vetvete – pas vitit 1758 ai prezantohet me guxim me titullin aristokratik të vetëshpallur “Chevalier de Seingalt” – gjenden vazhdimisht njerëz të rangut të lartë, që hyjnë për të garant me letra rekomandimi lavdëruese. Megjithatë gjërat nuk shkojnë gjithmonë mirë për bon vivantin: ai përfundon në burg gjashtë herë gjatë jetës së tij dhe dëbohet nga po aq vende.
    Në udhëtim pa pushim
    Gjatë gjithë jetës së tij Casanova udhëton nga një oborr mbretëror në tjetrin në të gjithë Evropën. Talenti i tij, për të lëvizur gjithmonë në rrethet më të larta, i krijon atij kontakte të shkëlqyera. Ai takon Mozartin dhe Volterin dhe në Romë takohet me papa Klementin XIII, i cili e shpall kalorës të spurit të artë. Frederiku i Madh i ofron atij një pozicion si mësues në shkollën e junkerëve në Pomerani, të cilin ai e refuzon. Mbretëresha e Rusisë  Katerina e Madhe e priti dy herë radhazi.
    Vështirë se ndonjë nga bashkëkohësit e Casanovës mund të ketë udhëtuar aq shumë sa veneciani: historianët kanë llogaritur se gjatë jetës së tij ai ka përshkuar një distancë të barabartë me perimetrin e tokës. Me mjetet e transportit të asaj kohe, mbi kalë, në karrocë apo me anije, kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme.
    Kur u kthye në Venecia në vitin 1774 pas 17 vjetësh në mërgim, ai ishte i rraskapitur fizikisht; Vendlindja e tij, dikur skenë për orgjitë e tij të shumta, nuk e tërheq më.
    Ajo që lë pas
    Casanova ishte 60 vjeç, i vetmuar dhe i hidhëruar, kur u punësua si bibliotekar i kontit Waldstein në kështjellën Dux të Bohemisë në vitin 1785. Pesë vjet më vonë ai filloi të shkruante kujtimet e tij. Ai qëndron deri në nëntë orë në ditë mbi dorëshkrim, dhe shkruan 3700 faqe. Më 4 qershor 1798 Casanova vdes në moshën 73 vjeçare si pasojë e sifilizit apo sëmundjes së fshikëzës urinare, nuk dihet me siguri. Ai bie në harresë.
    Kujtimet e tij mbahen të fshehta deri në shekullin e 20-të, censuruesit nuk i tolerojnë përshkrimet e lira të aventurave të tij seksuale. Vepra shitet fshehurazi nën dorë. Por kur më në fund ajo publikohet, e bën atë të pavdekshëm. Ajo ofron një pasqyrë unike të jetës dhe shoqërisë së asaj kohe dhe përkthehet në 20 gjuhë. Në të njëjtën kohë ai është dorëshkrimi më i shtrenjtë i shkruar me dorë në botë: në vitin 2010 shteti francez e blen atë për shtatë milionë euro.
    Vendndodhja e varrit të Casanovës sot nuk dihet më, por motoja e jetës së tij është: “I kam dashur gratë deri në çmenduri”, por “gjithmonë e kam dashur më shumë lirinë time”.

  • Tronditëse në Devoll/ Piu helm, gruaja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Tronditëse në Devoll/ Piu helm, gruaja i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Viktima është shtetasja T. K., 66 vjeçe. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ajo ka humbur jetën nga vetëhelmimi.
    Policia thotë se po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes.

  • “Ti s’ke rregulluar dot veten tënde, jeton me qira dhe s’ke as makinë, si do rregullosh Shqipërinë?”, Arlind Qori i përgjigjet gazetares

    “Ti s’ke rregulluar dot veten tënde, jeton me qira dhe s’ke as makinë, si do rregullosh Shqipërinë?”, Arlind Qori i përgjigjet gazetares

    Në një intervistë për RTSH, kreu i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori, iu përgjigj “kritikave” për mungesën e pasurisë personale dhe stilin modest të jetesës. Qori thekson se jeta e tij përfaqëson pikërisht atë që ai predikon në përditshmëri.
    “Me sa ju kam ndjekur ju jetoni në shtëpi me qira, lëvizni me autobus, thatë edhe vetë që jeni afër jetës së shumicës së njerëzve të këtij vendi. Ka nga ata që thonë që ky nuk ka rregulluar punët e veta, si do të rregullojë punët e këtij vendi?” ishte pyetja e gazetares së RTSH.
    “Mendoj që punët e mia i kam rregulluar, në kuptimin që kam një strehë mbi kokë, kam ushqim të mjaftueshëm, kam një familje të shëndetshme, kam lekë për të blerë ca libra e për të pirë një kafe sa herë më duhet,” tha Qori, duke shtuar se për të, një jetë e mirë nuk është e lidhur me pasurinë materiale.
    “Unë nuk mendoj që një jetë e realizuar është një jetë e pasur materialisht, një jetë luksoze. Është një jetë sigurisht që bashkë me të tjerët, ti ndjen solidaritetin e njerëzve si ti. Ku ti ke disa ideale, ku ti përmbushesh nga arti, kultura letërsia, filozofia e gjithçka tjetër,” u shpreh ai.
    Në këtë frymë, Qori tha se përmes jetës së përditshme dhe angazhimit politik, ai dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË përpiqen të japin shembullin se janë qytetarë të zakonshëm, të ngjashëm me pjesën dërrmuese të popullsisë.
    “Unë jam në politikë për të realizuar disa ideale dhe aspirata që janë në përputhje me të drejtat dhe interesat e një shoqërie të tërë. Në këtë sens, jo vetëm unë, por të tërë aktivistët e Lëvizjes Bashkë, jo vetëm nëpërmjet ideve, jo vetëm nëpërmjet aksionit, por edhe nëpërmjet shembullit të jetës së përditshme u japim qytetarëve të kuptojnë se ne nuk jemi të jashtëzakonshëm, nuk vijmë nga planeti Mars, jemi si ju, jemi thjesht ata që një çik më herët kanë fituar besimin që diçka mund të ndryshojë”, tha ai.
    Në të njëjtën intervistë, Qori theksoi edhe prioritetin politik të forcës që përfaqëson: të drejtat e punëtorëve. Ai kritikoi mungesën e zbatimit të Kodit të Punës dhe braktisjen e shtresave punëtore nga shteti shqiptar.
    “Ne jemi e vetmja parti që shtrojmë për zgjidhje çështjen e të drejtave në punë. Punëtorët janë me qindra mijëra në Shqipëri, flas punëtorët që punojnë për një tjetër, punëtorët e sektorëve kryesore të ekonomisë shqiptare dhe janë totalisht të braktisur nga shteti,” deklaroi Qori.
    Ai shtoi se “Ligji më pak i zbatuar sot në Shqipëri është Kodi i Punës. Në përgjithësi ligjet çalojnë në Shqipëri, por siç çalon Kodi i Punës nuk ka ligj tjetër që të çalojë dhe Lëvizja Bashkë është e përkushtuar që ligji i punës të respektohet, por edhe të mbrohen të drejtat, siguria e punës dhe e jetës së punëtorëve, por edhe të përmirësohet.”
    Në përfundim, Qori theksoi mungesën e vlerësimit për punën në Shqipëri, duke vënë në dukje se: “Ne kemi shumë nevojë të respektojmë njerëzit e punës, se Shq nuk vuan nga mungesa e kapitaleve, nuk vuan nga mungesa e parasë, por vuan nga mungesa e fuqisë punëtore.”

  • Nga humbja e prindërve te shtatzënitë e dështuara, Rozana rrëfen linjën e jetës

    Nga humbja e prindërve te shtatzënitë e dështuara, Rozana rrëfen linjën e jetës

    Showbiz E Mërkurë, 2 Prill 2025 00:08
    Në një rrëfim të dhimbshëm të jetës së saj, Rozana tregoi momentet më të vështirë, që nga humbja e të dyja prindërve, deri te shtatzënitë e dështuara.
    Pas linjës së saj të jetës, banorja shkoi në “Storm Arena”, aty ku iu lexua një letër nga partneri i saj dhe më vonë mori një surprizë nga Top Channel.

    “Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limtioj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj, e cila u lexua nga Ledion Liço.
    ”Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”, u shpreh Rozana.
    “Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë që: ‘Hej, ia dolëm’”, ishte komunikimi i Ledion Liços për banoren.

  • “Zemra e vogël nuk rrihte përsëri”/ Nga beteja e vështirë për tu bërë nënë, te ndarja me partnerin, Rozana përlot me rrëfimin në linjën e jetës: Ndonjëherë themi nuk të dua sepse…

    “Zemra e vogël nuk rrihte përsëri”/ Nga beteja e vështirë për tu bërë nënë, te ndarja me partnerin, Rozana përlot me rrëfimin në linjën e jetës: Ndonjëherë themi nuk të dua sepse…

    Një rrëfim drithërues ka qenë ai i Rozanës, ndërsa në linjën e jetës artistja ka rrëfyer betejën e vështirë për tu bërë nënë.

    Banorja tregoi se si ra shtatëzënë për herë të parë në moshën 35-vjeçare, megjithatë fati nuk i buzëqeshi dhe ai gëzim zgjati shumë pak. Por dëshira për të provuar mëmësinë ishte shumë e madhe dhe përpjekjet e Rozanës nuk përfunduan aty. Ajo ra shtatëzënë sërish pas 3 muajsh, një shtatëzëni që nuk do ti kalonte 10 javë dhe “zemra e vogël e bebit nuk mund të rrihte më”.

    Mirëpo Rozana nuk u ndal, sidoqoftë çdo përpjekje rezultoi në zhgënjim, deri në pikën kur sapo kuptonte se ishte shtatëzënë, nuk lëvizte më sepse kishte frikë se do ta vriste prapë. Kur ky mision i jetës së saj për të pasur një fëmijë rezultoi i pamundur, Rozana vendosi të tërhiqej nga marrëdhënia me partnerin dhe t’i hapte rrugë dashurisë së saj të gjente gjysmën e zemrës diku tjetër. Sipas banores, ajo nuk mund të lejonte që njeriu i saj i zemrës të mbetej pa trashëgimtar, kështu që u largua nga shtëpia e tyre e përbashkët. Pa arritur të zgjidh keqkuptimet në çift, Rozana mori vendimin e vështirë për tu bërë pjesë e formatit të Big Brother VIP 4.

    “Ndonjëherë duhet të themi edhe gjëra të pavërteta; të themi që nuk të dua, nuk ndjej më për ty, vetëm që ta shohësh të lumtur”- tha Rozana duke folur për raportin me partnerin, ndërsa u zotua se pavarësisht se nëse e pret apo jo Shpëtimi jashtë, ajo do bëjë ç’është e mundur për të bërë realitet ëndërrën e saj për të pasur një fëmijë.

    “Në maternitetin e Tiranës dëgjohet e qara e një vajze që pritej të ishte djalë, të cilën gjyshja e pagëzoi me emrin Rozana. Unë jam fëmija i dytë që vijë nga dashuria e dy prindërve të mrekullueshëm. Unë jam rritur si një djalë. Babai im ka qenë pika ime e dobët dhe e fortë. Mami ka qenë një grua e bukur dhe e fortë.

    Vendosa të studiojë në Liceun Artistik për flaut, por dëshira ime ishte aktrimi. Doja t’i ngjaja babait. Gjatë trazirave që ndodhën në Shqipëri unë vendosa të largohesha në Zvicrës, aty bëra një kurs për aktrim dhe këndoja e performoja. Me paratë e para që mblodha, organizova dasmën e motrës time.

    Babi donte të vazhdoja fakultetin, kështu që u ktheva dhe vijova studimet për aktrim në Akademinë e Arteve. Im at nuk më vinte asnjëherë në shkollë për të pyetur shokët e tij nëse isha mirë me studime apo jo. Një ditë para provimit të mjeshtërisë së aktorit kthehem në shtëpi, dhe babi më thotë “eja pak dhe na trego të dëgjojmë ato që do të interpretosh për nesër”. Jo i thashë, nuk dua. Unë ja dalë vetë, nuk dua të më ndihmosh ti. Ishte hera e parë që më pyeti dhe fakti që më pyeti më vrau shumë sepse mendova se nuk kishte besim te unë. Fjeta në kuzhinë atë ditë dhe kur zgjohem në mëngjes, ishte hera e parë që nisem në Akademi pa puthur babin.

    Në një moment në skenë unë harrova tekstin, humba çdo gjë. Në atë moment bie telefoni dhe Andeta më lajmëron që babi nuk është më. Më thonë Rozana, duhet të shkosh në shtëpi sepse babi është pa qejf. Mora makinën, u nisa, ndaloj dhe them me vete: mua më ka vdekur babi. Nuk e di sepse askush nuk ma tha. U futa në dhomën e gjumit ku ishte shtrirë babi dhe i thashë: Ti nuk e mbajte fjalën, më kishe premtuar që nuk do të më lije kurrë vetëm.

    Babi ishte 61-vjeç. Mbas largimit të tij, mami ishte me kancer. Kurimi ishte shumë i shtrenjtë dhe unë u detyrova të shisja gjysmën e shtëpisë ku kisha kaluar të gjithë jetën time. Mami im u përkeqësua nga dita në ditë. Unë fillova punë në Teatrin e Korçës, ndërsa fundjavave këndoja në Maqedoni për të bërë para të tjera që të mund të shpëtoja mamin. Nuk e njihja më. U kthye në një njeri krejt tjetër. Nuk doja më të shkoja në shtëpi, nuk doja të kthehesha dhe të mos e shihja mamin më aty.

    Mami largohet nga jeta në moshën 53-vjeçare. Aty mbaroi gjithçka. Shtëpia ime mbeti bosh, mbeta vetëm. Unë isha mësuar në një familje të madhe, por kur bëhet vonë për prindërit, bëhet shumë vonë. Unë këtë vonë dua ta fshijë nga fjalori. Ne duhet të themi “të dua” tani. Unë i kam përballuar të gjitha stuhitë me Andetën. Është shtëpia ime, ai divani ku ti ulesh përpara televizorit. Nëse do ti kërkoja një gjë Zotit, do të ishte që motra ime të jetonte më shumë se unë sepse nuk e dua një jetë pa Andetën.

    Më pas Zoti më përplas në një barkë me partnerin tim të zemrës, Shpëtimin. Kemi qenë të dy 33-vjeç. Një dashuri shumë e madhe, me ulje dhe ngritje, ndarje të tjera dhe përsëri dashuri. Ikje dhe ardhje. Në moshën 35-vjeçare unë mbetem shtatëzënë. Gëzimi ishte shumë i madh, por gëzimi zgjati shumë pak. Nuk heqim dorë dhe provojmë sërish pas 3 muajsh, por nuk arrita të bëja dot 10 javëshe pasi zemra e vogël nuk rritet.

    Mbaj mend një rrugëtim shumë të gjatë dhe të dhimbshëm. Shtatëzënia vinte dhe ne e humbnim prapë duke harxhuar vetëm para. Çdo gjë që unë bëja, e bëja për të pasur një fëmijë. Unë kisha filluar që sapo kuptoja se isha shtatëzënë, nuk lëvizja më. Kisha frikë se do ta vrisja prapë sepse i thoja vetes si mundem unë të mos i jap një fëmijë partnerit që nuk ma ka prishur për asgjë.

    Një ditë më vjen një ftesë në Top Channel për të marrë pjesë në Big Brother. Mora vendimin më të vështirë për tu larguar nga shtëpia jonë. Jo sepse nuk e dua partnerin tim, por kush jam unë që të mbaj dikë pa i dhënë një trashëgimtar.Kështu që vendosa ta lë të lirë, për të mos ja mohuar këtë të drejtë. Nuk e kam pyetur kur kam ardhur këtu. Ndonjëherë duhet të themi edhe gjëra të pavërteta; të themi që nuk të dua, nuk ndjej më për ty, vetëm që ta shohësh të lumtur. Sido që të jetë, edhe nëse më pret apo jo partneri im jashtë, unë do mundohem të bëjë realitet këtë ëndërr.

    Ky është Big Brotheri i jetës time, i Rozana Radit”- u shpreh Rozana në linjën e saj të jetës.

  • “Në moshën 12-vjeçare fillova hashashin”/ Gjesti rrëqeth me rrëfimin në linjën e jetës: Në Prishtinë nuk kisha as për të ngrënë as për të pirë, askush s’ma hapi derën…

    “Në moshën 12-vjeçare fillova hashashin”/ Gjesti rrëqeth me rrëfimin në linjën e jetës: Në Prishtinë nuk kisha as për të ngrënë as për të pirë, askush s’ma hapi derën…

    Gjesti ka rrëqethur me rrëfimin e kryer në linjën e jetës sa i përket rrugëtimit të tij nga një adoleshent tepër i pabindur, në nisjen e karrierës si artist.

    Megjithëse vetëm 24-vjeç, problemet ekonomike dhe sfidat e jetës kanë ndikuar së tepërmi në gdhëndjen e karakterit të tij. Gjesti rrëfeu për fëmijërinë e vështirë, dhe se si problemet ekonomike të familjes e shtynë drejt shoqërisë së keqe, përdorimit të substancave të ndaluara, deri në pikën sa ai donte t’i jepte fund jetës.

    Besimi në Zot, ishte i vetmi shpëtim për banorin. Gjesti u shpreh se në momentin që nisi të falet, bëri një hap pas dhe vuri re se rruga që kishte zgjedhur po e çonte shumë poshtë, për këtë arsye duhej të ndryshonte. Ai hoqi dorë nga hashashi dhe në moshën 18-vjeçare u largua nga familja për të ndjekur pasionin e tij për muzikën me shpresë se do të mund të bënte një karrierë si artist.

    Banori tregoi i përlotur takimin për herë të parë në vite me prindërit e tij, kur ai u kthye në shtëpi tashmë si një artist i suksesshëm. I penduar që e bëri familjen të vuante mungesën e tij, Gjesti thekson se gjithçka në jetë e bënë për t’ju dhënë prindërve dhe vëllait e motrës së tij një jetë më të mirë.

    “Jemi 3 fëmijë në shtëpi, me dy prindërit që i dua shumë. Për një kohë të gjatë kemi qëndruar në një shtëpi 1 katëshe, në kushte shumë të vështira. Një mur na ka ndarë prej lopëve, të cilat na mbanin dhe ushqenin. Punët e fshatit na kanë mbajtur. Babi dhe mami kanë punuar gjithë kohën për ne. Babi me shumë mund punonte në ndërtim dhe punë të tjera në fshat. E ka pasur shumë të vështirë të na mbante.

    Kam qenë një djalë i rrugës, me shoqëri të keqe. Nuk e kam dëgjuar familjen, ua kam kthyer fjalën dhe në shumë raste i kam bërë për të qarë. Kam bërë shumë gjëra që nuk duhen bërë. Ja nisa të pi hashash që në moshën 12-vjeçare dhe kjo më krijoi shumë probleme me babin dhe mamin. Nuk isha më vetëvetja, Besardi, nuk e doja veten. Vendosa të largohesha prej botës, t’i jepja fund jetës.

    Me ndihmën e Zotit, ja nisa të falem dhe vendosa ta lë kur e pashë veten se po shkoj shumë poshtë. Isha duke bërë mëkate me njerëz që nuk më kishin bërë asgjë, thjesht ishte problemi te unë. Babi kur e mori vesh që unë e konsumoja hashashin, për herë të parë i pash lotin në sy prej djalit të vetë.

    Tani kur shoh ndonjë të moshuar duke qarë, më vjen shumë keq sepse më kujton babain tim. Nuk do të kisha dashur kurrë t’ua kisha kthyer fjalën prindërve. Të mos u kisha ngrysur as vetullat, jo më t’u ktheja fjalën.

    Në moshën 18-vjeçare vendosa të ikja prej familjes për karrierën time. Normal që kanë qenë kundër, por s’kishin mundësi të më ndihmonin. Babi u përpoq të më ndihmonte të bëja një këngë, por nuk kishte të ardhura kështu që u largova prej tyre. E vetmja zgjidhje, e vetmja rrugë ishte të largohesha prej tyre, ti lëndoja dhe në fund të kthehesha në shtëpi dhe t’u thosha ja dola. E dija thellë në zemër se Zoti kishte për të ma hapur një rrugë. E dija që do të më ndihmonte sepse zemrën e kam të mirë. Shkova në Prishtinë, nuk kisha as për të ngrënë as për të pirë. Për rreth dy vjet, nuk kanë ditur asgjë për mua. Nuk dinin nëse kisha për të ngrënë apo për të pirë, nëse isha mirë apo më kishte gjetur diçka e keqe.

    Kam shkuar nëpër studio të muzikës, u kam shkruar njerzëve për të më ndihmuar, askush nuk më ka ndihmuar. Kam fjetur para studiove të njerëzve, askush nuk më ka marrë brenda ose të më çelte derën. Aty vendosa që këtu duhet të çohesh vetë, duhet të jesh i fortë dhe të arrish gjithçka vetë. Kam hequr shumë për muzikën, por bëra gjithçka sepse e di që është një dhunti që ma ka dhënë Zoti. Jam pishman sepse për një kohë të gjatë u kam djegur zemrën, i kam lënë të mendojnë më të keqen për mua. Nuk e dinin ku jam. Por kur u ktheva me sukses gjeta babin te dera. Më dha dorën, ndërsa mami më ka përqafuar. Ai kur pa mamin, më përqafoi dhe ai. Çdo send u kry për mua sepse unë çdo gjë e kam bërë për ata, jo për vete. Mami ka qenë më e çelur me mua, më ka kuptuar, ishte një legjendë e vërtetë. Edhe pse ua kam kthyer fjalën dhe i kam bërë të vuajnë, besoj se më kanë falur dhe më kanë kuptuar. Unë jetoj për ata, për ta jam këtu. Dua t’i shoh të veshur, të mbathur. Ashtu sikurse më kanë rritur, dua t’i shoh edhe t’ua kthej në po të njëjtën formë, t’i rrisë dhe t’i mbaj pëllëmbë të dorës dhe unë. Dua t’i shoh, t’ua ndjejë zërin. Unë jetoj për ata, dua ti shoh mirë dhe u krye gjithçka”- tha Gjesti në rrëfimin e tij.