Tag: jesus

  • Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video)

    Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video)

    24 Nëntor 2025

    20:28

    Telesport

    Kristjan Asllani është rikthyer titullar te Torino, por ekipi i tij u turpërua në shtëpi 1-5 nga Como, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
    Holandezi Jayden Addai zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të dhe kaloi Como-n në avantazh pas asistit të mrekullueshëm të Jesus Rodriguez.
    Nikola Vlasic barazon shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Jesus Rodriguez. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
    Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku Como e drejtuar nga Cesc Fabregas shënoi 4 gola. Në minutën e 52-të përsëritet sërish kombinimi Jesus Rodriguez-Addai, holandezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Jacob Ramon shënon me kokë golin e tretë për Como-n në minutën e 72-të. Në minutën e 76-të ishte radha e Nico Paz për të gjetur rrjetën, u desh edhe ndërhyrja dhe konfirmimi i VAR për të quajtur të rregullt golin. Martin Baturina vulosi fitoren 1-5 në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Como mban vendin e 6-të me 21 pikë, Torino në vendin e 12-të.
    SHIKOGOLIN

  • Guardiola pranon gabimin: Sa keq që e lashë këtë futbollist të ikte nga Manchester City

    Guardiola pranon gabimin: Sa keq që e lashë këtë futbollist të ikte nga Manchester City

    8 Shtator 2025

    13:24

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola, me 39 trofe në karrierë mes Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, nuk e ka fshehur kurrë vetëkritikën. Në programin “Adiós a Txiki”, kushtuar ish-drejtorit Begiristain, trajneri katalanas pranoi se një nga gabimet më të mëdha në pankinën e City ishte largimi i Jesus Navas.
    “Zgjedh një emër jo të zakonshëm, Jesus Navas. Duhej të kishte qëndruar më gjatë me ne. Faleminderit për vitin e kaluar bashkë, por më vjen vërtet keq që e lashë të ikte. Do të kisha dashur shumë të kishte qëndruar më gjatë, por ndonjëherë bëhen gabime”, – u shpreh Guardiola.
    Navas zhvilloi 183 ndeshje, shënoi 8 gola dhe dha 35 asiste në 4 sezone me Manchester City. Përsa i përket lojtarit më të rëndësishëm të erës së tij në “Etihad”, Guardiola nuk pati dyshime: “Gundogan, për vlerën e madhe që pati te ne”.

  • Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat

    Pas Rashford, Barcelona synon një tjetër përforcim nga PL. Por, duhen rregulluar financat

    28 Korrik 2025

    18:08

    Telesport

    Me ardhjen e Viktor Gyokeres, tek Arsenal nuk ka më vend për Gabriel Jesus. Braziliani, i cili aktualisht është i dëmtuar, por mendon për largimin nga londinezët.
    “CaughtOffside” raporton se një nga klubet që interesohet për të siguruar shërbimet e Gabriel Jesus është edhe Barcelona. Stili i tij i lojës iu përshtatet shumë mirë katalanasve, të cilët e shohin ardhjen e Gabriel Jesus si një mundësi e mirë për të kompletuar repartin e sulmit për sezonin e ri.
    Para se të tentojë transferimin e Gabriel Jesus, Barcelona duhet të bëjë disa shitje të rëndësishme për të qenë “ok” me rregullat financiare të La Ligës. Po ashtu është e nevojshme të bëjë shitje, për të siguruar hapësirën e nevojshme në klub për pagën e yllit brazilian. Tek Arsenal janë të hapur për shitjen direkt për Gabriel Jesus, ndërsa Barcelonës i intereson më shumë huazimi i tij.
    Përveç Barcelonës, për Gabriel Jesus ka interes edhe nga ekipe të tjera të njohura si Milan, Neëcastle, apo dhe Tottenham.

  • Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    15 Korrik 2025

    8:44

    Telesport

    Skuadra e Al-Nassr ka njoftuar ardhjen e trajnerit të saj të ri, portugezin Jorge Jesus. Pasi u largua nga Al Hilal ai ka kaluar te rivalët e Al Nassr, ku luan patrioti i tij Cristiano Ronaldo.
    “Jorge Jesus është trajneri i ri i ekipit të parë të Al-Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. I urojmë atij dhe stafit të tij suksese në udhëtimin e tyre me Al-Nassr“, thuhet në deklaratën e klubit arab.
    Jorge Jesus më parë kaloi dy sezone në Arabinë Saudite me Al-Hilal (tani i menaxhuar nga Simone Inzaghi), ku i udhëhoqi ata nga viti 2023 deri në vitin 2025, duke fituar titujt e Ligës dhe kupës në sezonin 2023/24.
    Një trajner me përvojë në Arabi, kampionat që e njeh mjaft mirë, ndaj mund të ndihmojë CR7 të fitojë titullin e parë me Al Nassr.

  • Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    Pas largimit të Pioli-t, Ronaldo propozon trajnerin e njohur për stolin e Al-Nassr

    28 Qershor 2025

    18:22

    Telesport

    Pas largimit të Stefano Piolit, pas sezonit të fundit të dështuar, Jorge Jesus do të jetë trajneri i ri i Al-Nassr. Është pikërisht Cristiano Ronaldo që ka propozuar emrin e trajnerit portugez dhe drejtuesit e klubit nuk kanë si të dalin kundër tij.
    Me kontratën e re të rinovuar me Al-Nassr, Cristiano Ronaldo përveçse do jetë futbollisti më i paguar në histori, do të ketë edhe një rol të rëndësishëm në vendimmarrjet e klubit.
    Në këtë situatë, Ronaldo ka zgjedhur pikërisht Jorge Jesus si trajnerin e ri. Portugezi 70-vjeçar ka një karrierë të gjatë si trajner, ku ka drejtuar shumë klube të njohura. Aventura e tij e fundit ka qenë pikërisht te rivali kryesor i Al-Nassr, tek Al-Hilal, ku u largua pak kohë më parë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e dytë, pas kampionit në fuqi Al-Ittihad dhe para Al-Nassr, që e mbylli në vendin e tretë. Në krye të Al-Hilal, Jorge Jesus fitoi 5 trofe për 2 sezone.
    Zyrtarizimi i Jorge Jesus në krye të stolit të Al-Nassr pritet të ndodhë javën që vjen, pasi me ndërmjetësimin e Cristiano Ronaldo-s, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt.

  • Brazili shpreson ende tek Ancelotti. Gati është Jorge Jesus, por pengesë për të bëhet… Neymar

    Brazili shpreson ende tek Ancelotti. Gati është Jorge Jesus, por pengesë për të bëhet… Neymar

    Rreth 13 muaj nga fillimi i Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe pak më shumë se një muaj nga ndeshja kualifikuese në Ekuador, kombëtarja e Brazilit ende nuk ka një trajner zyrtar. Federata Braziliane e Futbollit (CBF), nën drejtimin e presidentit Ednaldo Rodrigues, vazhdon të hezitojë mes objektivit kryesor Carlo Ancelotti dhe alternativave Jorge Jesus e Abel Ferreira.
    Trajneri i Real Madridit ka qenë gjithmonë zgjedhja e preferuar. Me një CV mbresëlënëse dhe respekt të madh nga presidenti i CBF, “Carletto” kishte arritur një marrëveshje thuajse totale me 5 herë kampionët e botës, por ndërhyrja e Real Madridit duket se ka frenuar gjithçka.
    Me kontratë deri në vitin 2026 dhe synimin për të fituar Kupën e Botës për Klube, Ancelotti tani duket më i destinuar të qëndrojë në Spanjë. Megjithatë, sipas mediave braziliane dhe gazetës portugeze “Record”, CBF ende nuk e ka hequr dorë plotësisht nga italiani, shpreson që dështimi eventual edhe në La Liga të rihapë derën për “Carletto”.
    Jorge Jesus i liruar së fundmi nga Al-Hilal, është një opsion më i lehtë për t’u arritur. Ai e ka pritur mundësinë për të marrë drejtimin e Brazilit dhe gëzon mbështetje të madhe në opinionin publik brazilian, falë suksesit me Flamengon në vitet 2019-2020. Portugezi e njeh mirë realitetin e futbollit brazilian, përfshirë situatën e ndërlikuar të Neymarit, një nga pengesat kryesore për emërimin e tij.
    Jesus ka pasur komente të ashpra ndaj yllit brazilian, duke thënë se Neymar nuk është më në gjendje fizike për të përballuar një kampionat të ashpër si ai saudit, pas dëmtimeve të njëpasnjëshme që e kanë ndjekur. Ai ishte larguar nga Al-Hilal pikërisht para se Neymar të transferohej në huazim te Santosi.
    Këto deklarata nuk janë pritur mirë nga Neymar dhe njerëzit përreth, përfshirë babanë e tij, që sipas raportimeve i ka sugjeruar CBF-së emrat e agjentëve që ishin pranë finalizimit të marrëveshjes me Ancelottin, javën e kaluar në Londër.
    Brazili, pra, vazhdon të kërkojë njeriun e duhur për stolin, me një sfond plot tensione dhe me emrin e Carlo Ancelottit që ende mbetet “gjallë” në horizont.