Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.7 miliardë lekësh deri në tetor të këtij viti, duke u rritur me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”.
Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro. Ky reduktim i çmimit nuk ka sjellë ulje të ardhurash për kompanitë e sigurimit. Kjo mund të ketë ardhur për disa arsye, duke nisur që nga numri më i madh makinave që janë siguruar, që mund të jenë ato që kanë lëvizur drejt Malit të Zi në këtë periudhë, mund të ketë ardhur për shkak se qytetarët kanë zgjedhur edhe Karton Jeshil me një afat tjetër kohor, pra jo për 1 vit, por po ashtu edhe për shkak të lëvizjeve të shtuara të qytetarëve me makinë drejt vendeve të tjera të Evropës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 438 milionë lekë, rreth 1.4% më pak se në janar-tetor të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 1.7%.
Tag: jeshil
-

Kartoni Jeshil në rekord, të huajt frenojnë sigurimin në kufi – AMF: Primet kufitare bien në 438 milionë lekë…
-

Rritet sigurimi i makinave shqiptare jashtë vendit, ulje e lehtë për të huajt që qarkullojnë në Shqipëri
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak.
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.7 miliardë lekësh deri në tetor të këtij viti, duke u rritur me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenit. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.
Ky reduktim i çmimit nuk ka sjellë ulje të ardhurash për kompanitë e sigurimit. Kjo mund të ketë ardhur për disa arsye, duke nisur që nga numri më i madh makinave që janë siguruar, që mund të jenë ato që kanë lëvizur drejt Malit të Zi në këtë periudhë, mund të ketë ardhur për shkak se qytetarët kanë zgjedhur edhe Karton Jeshil me një afat tjetër kohor, pra jo për 1 vit, por po ashtu edhe për shkak të lëvizjeve të shtuara të qytetarëve me makinë drejt vendeve të tjera të Evropës, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 438 milionë lekë, rreth 1.4% më pak se në janar-tetor të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 1.7%. -

Shqiptarët paguajnë më shumë për sigurimin e makinës, kompanitë arkëtojnë 13.9 miliardë lekë
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se kompanitë kanë arkëtuar gati 13% më shumë prime se vitin e kaluar.
Shumica e të ardhurave vijnë nga sigurimi MTPL e brendshme, ndërsa sigurimi kufitar dhe ai me karton jeshil zënë një peshë më të vogël.
Konkretisht, sigurimi MTPL e brendshme, pra sigurimi i mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në janar-tetor 2025 pati një rritje me gati 14%, duke e çuar kështu totalin e primeve të shkruara bruto në 11.7 miliardë.
Për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, Kartoni Jeshil pati një rritje prej 10.4% të vëllimit të primeve të shkruara bruto dhe të numrit të kontratave me 0.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga 1 shkurti i këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€, ndërsa primi për 15 ditë vazhdon të jetë 15€. Ndërkohë, prej 1 prillit, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 Euro.
Nga ana tjetër, produkti i sigurimit kufitar, për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë ka pasur një rritje me 1.47% të primeve të shkruara bruto, ndërsa dhe numri i kontratave u ul me 1.7%. -

Çaji jeshil dhe benefitet kundër demencës
Një studim i fundit i botuar në npj Science of Food, zbuloi se konsumimi i rregullt i çajit jeshil nga të moshuarit shoqërohej me më pak dëmtim të trurit, duke treguar se çaji jeshil mund të ndihmojë në parandalimin e demencës.
Çaji jeshil ka disa nga nivelet më të larta të antioksidantëve se çdo çaj tjetër, si dhe polifenole, të cilat ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore , duke përfshirë:
Kontribuon në mbrojtjen kundër disa llojeve të kancerit.
Rritja e humbjes së peshës tek njerëzit obezë.
Efekte anti-inflamatore në lëkurë dhe sistemin kardiovaskular.
Studimi në fjalë ekzaminoi gati 9000 të rritur për të përcaktuar nëse çaji jeshil apo kafeja kishte ndonjë efekt në shëndetin e trurit.
Të gjithë pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor për frekuencën e ushqimit për të regjistruar konsumin e tyre. Marrja ditore e çajit jeshil dhe kafesë u kategorizua në katër grupe: 0–200, 201–400, 401–600 dhe të paktën 601 mililitra (ml). Një filxhan çaj ishte i barabartë me rreth 200 ml.
Ata që konsumonin çaj jeshil kishin më pak dëmtime të trurit
Shkencëtarët vunë re një lidhje të rëndësishme midis konsumit më të lartë të çajit jeshil dhe më pak dëmtimit të lëndës së bardhë të trurit, ndërsa nuk u vu re asnjë lidhje me konsumimin e kafesë.
“Kjo mund të jetë për shkak të vetive neuroprotektive të katekinave në çajin jeshil, të cilat luftojnë stresin oksidativ, zvogëlojnë inflamacionin dhe pengojnë akumulimin e beta-amiloidit, një proteinë e lidhur me zhvillimin e pllakës në tru që është një shenjë dalluese e sëmundjen Alzheimer ”, shpjeguan studiuesit. -

4 suplemente që nuk kombinohen mirë me çajin jeshil
Çaji jeshil është ndër pijet më të dashura në botë, i njohur për efektet e tij antioksiduese, për përmirësimin e metabolizmit dhe për mbrojtjen e zemrës.
Megjithatë, shumë njerëz që kujdesen për shëndetin bien në një kurth të zakonshëm: e kombinojnë me suplemente të tjera, pa e ditur se disa përbërës mund të ndërveprojnë negativisht me substancat e çajit jeshil.
Sipas ekspertëve të nutricionit dhe farmacologjisë, disa suplemente mund ta zbehin efektin pozitiv të çajit jeshil, ose në raste të tjera, të rrisin rrezikun për efekte anësore si ankthi, rrahjet e forta të zemrës apo çrregullime gastrointestinale. Ja cilat janë 4 suplementet që nuk kombinohen mirë me çajin jeshil:
1.Hekuri
Çaji jeshil përmban taninë, përbërës që pengojnë përthithjen e hekurit në trup.
Nëse pini çaj jeshil menjëherë pas marrjes së suplementit të hekurit, trupi përfiton shumë pak nga ai mineral.
Këshillë: Mbaj një distancë prej të paktën dy orësh mes marrjes së suplementit të hekurit dhe konsumimit të çajit jeshil.
2.Suplementet e kafeinës
Çaji jeshil përmban sasi natyrale kafeine. Kur kombinohet me pilula energjie, burnere yndyre, ose suplemente që përmbajnë kafeinë të shtuar, mund të ndodhë shtim i ndjeshëm i stimulimit nervor. Kjo shkakton rrahje të shpejta zemre, ankth, dridhje dhe në raste të rralla, probleme me tensionin e gjakut.
Këshillë: Mos konsumoni çaj jeshil brenda 3–4 orëve pas marrjes së një suplementi me kafeinë.
3.Kalciumi
Një tjetër ndërveprim i rëndësishëm është ai me kalciumin. Kafeina në çajin jeshil mund të ndikojë lehtë në përthithjen e kalciumit në zorrë dhe të rrisë humbjen e tij përmes urinës.
Këshillë: Nëse merrni suplemente kalciumi për shëndetin e kockave, pini çajin jeshil në orare të ndara nga suplementi.
4.Suplementet e hollimit të gjakut (si vitamina E, fish oil apo Ginkgo biloba)
Çaji jeshil përmban vitaminë K, e cila ndikon në mpiksjen e gjakut. Kjo mund të ndërhyjë me efektin e suplementeve që e hollojnë gjakun, duke krijuar një ekuilibër të rrezikshëm – ose tepër hollim, ose rezistencë ndaj efektit të tyre.
Këshillë: Konsultohu me mjekun nëse merr çdo lloj suplementi që ndikon në qarkullimin e gjakut, sidomos nëse pini çaj jeshil çdo ditë.
Për ta përfunduar, çaji jeshil është një dhuratë e natyrës, por si çdo substancë me efekt të fortë biologjik, kërkon kujdes dhe balancë. Nëse përdorni rregullisht suplemente ushqimore, është mirë t’i ndani oraret nga çaji jeshil ose të kërkoni këshillë profesionale për kombinimet më të sigurta.
Sepse ndonjëherë, sekreti i shëndetit nuk është sa shumë konsumon, por si e kombinon atë që konsumon.
-

Shqiptarët udhëtojnë më shumë jashtë, rriten me 9.4% të ardhurat nga sigurimi i makinave me Karton Jeshil
Rreth 6.5 milionë shqiptarë kanë dalë jashtë territorit të vendit në janar-shtator të këtij viti, rreth 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Padyshim që fluturimi me avion është forma më e përdorur e transportit nga shqiptarët, por edhe udhëtimi me makinë për të kaluar pushimet në një nga vendet fqinje e jo vetëm, nuk mbetet shumë prapa. Por sa e siguruan shqiptarët makinën e tyre kur udhëtuan gjatë kësaj vere?
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.5 miliardë lekësh deri në shtator të këtij viti, duke u rritur me 11% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 euro.
Ulja e çmimit të sigurimit nuk është reflektuar në uljen e të ardhurave të arkëtuara nga kompanitë e sigurimit, për shkak se kanë pasur një shtim të kontratave të sigurimit për këtë lloj produkti. Statistikat flasin për një rritje me 2.5% të numrit të kontratave.
Nga ana tjetër, e kundërta ka ndodhur me sigurimin kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë. Referuar shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto kanë rënë në 417 milionë lekë, rreth 1.6% më pak se në janar-shtator të 2024. Edhe numri i kontratave është ulur me gati 2%.
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit janë siguruar më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri u siguruan më pak. -

Farmacistët paralajmërojnë, mos i merrni këto suplemente me çaj jeshil
Përbërësit aktivë që e bëjnë çajin jeshil të dobishëm për shëndetin mund të pengojnë përthithjen e disa barnave dhe suplementeve dietike, paralajmërojnë ekspertët. Farmacistja Rebecca Emch thekson se megjithëse çaji jeshil është i pasur me antioksidantë si epigallocatechin gallate (EGCG), i cili ndihmon në funksionimin e zemrës dhe rregullimin e peshës, ai mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si trupi përthith disa substanca.
Sipas saj, çaji jeshil ndërhyn në përthithjen e hekurit, veçanërisht atij me origjinë bimore, për shkak të pranisë së taninave, polifenoleve dhe kalciumit. Personat që marrin suplemente hekuri duhet të shmangin pirjen e çajit të paktën një ose dy orë para ose pas marrjes së tyre.
Gjithashtu, kombinimi i çajit jeshil me shtesa që përmbajnë stimulues mund të shkaktojë efekte anësore si rrahje të shpejta zemre, rritje të tensionit dhe ndjesi ankthi, për shkak të kafeinës dhe përbërësve si teobromina e teofilina.
Ekspertët paralajmërojnë edhe për ndërveprimet me vitaminat e grupit B, sidomos acidin folik dhe vitaminën B12, ku çaji jeshil mund të ulë përthithjen e tyre. Prandaj, rekomandohet që këto vitamina të merren në kohë të ndryshme nga momenti i konsumimit të çajit.
Në sasi të mëdha, çaji jeshil mund të ndikojë edhe tek shtesat që hollojnë gjakun, si vaji i peshkut, hudhra, xhinko apo xhensen, për shkak të përmbajtjes së vogël të vitaminës K, e cila mund të zvogëlojë efektivitetin e tyre.
Nutricionistja Ginger Haltin thekson se është e rëndësishme që konsumatorët të mos supozojnë se çdo produkt “natyral” është i padëmshëm. “Duhet të bashkëpunoni me farmacistin dhe nutricionistin tuaj për të kuptuar se çfarë është e sigurt për nevojat tuaja,” thekson ajo.
-

Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit
Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një përparim të rëndësishëm në fushën e shëndetit të trurit dhe parandalimit të çrregullimeve si Sëmundja e Alzheimerit.
Një studim i publikuar së fundmi në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se një dietë mesdhetare e përforcuar me përbërës “jeshil”, siç është çaji jeshil, ishte e lidhur me një ngadalësim të dëmtimeve të strukturës së trurit.
Çfarë përfshinte studimi?
Një grup që ndoqi udhëzimet standarde për ushqim të shëndetshëm.
Një grup që ndoqi një dietë tradicionale mesdhetare (me reduktim të mishit të kuq, konsum të shpendëve/peshkut, më pak karbohidrate të thjeshta).
Një grup që ndoqi një dietetë mesdhetare “e gjelbër”: e njëjta bazë mesdhetare, por me shtesë përbërësish të pasur me polifenole – si çaji jeshil (3‑4 kupa në ditë), dhe “Mankai” (një bimë lundruese, Wolffia globosa), si dhe konsum më i ulët i mishit të kuq/përpunuar.
Çfarë u zbulua?
Grupi me dietën e gjelbër tregoi një ngadalësim të dukshëm të atrofisë së trurit (më pak tkurrje të hipokampit dhe zgjerim të ventrikujve lateralë) krahasuar me grupin standard të dietës.
Përmirësimi i kontrollit të sheqerit në gjak (HbA1c, HOMA‑IR) dhe reduktimi i inflamacionit ishin të ndërlidhura me rezultatet më të mira në strukturën e trurit.
Konsumi më i lartë i çajit jeshil, Mankai dhe arra (në të gjitha grupet mesdhetare) ishte i lidhur me ngadalësim më të madh të plakjes së trurit.
Pse është kjo e rëndësishme?
Truri ynë plak gradualisht: humbje neuronesh, tkurrje të hipokampit, zgjerim të hapësirave ventrikulare janë shenja të plakjes së trurit dhe janë të lidhura me rritjen e rrezikut për sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri. Studimi tregon se me ndërhyrje ushqimore relativisht të lehta mund të ndikojmë në këtë proces.
Sipas raportimeve të institucioneve si Harvard T.H. Chan School of Public Health, rezultatet sugjerojnë se “një dietë mesdhetare e përforcuar me përbërës ‘jeshil’ mund të ngadalësojë plakjen e trurit”.
Çfarë mund të bëjmë në praktikë?
Të adoptojmë bazën e dietës mesdhetare: konsum i lartë i perimeve, frutave, arrave, vaj ulliri ekstra i virgjër; përdorim i peshkut/shpendëve në vend të mishit të kuq, dhe konsum i karbohidrateve të thjeshta të reduktuar.Të shtojmë përbërës të pasur me polifenole: të paktën disa kupa çaj jeshil në ditë, arra, dhe sa më shumë “ushqime jeshile” pa mish të kuq/përpunuar.
Të kujdesemi për kontrollin e sheqerit në gjak dhe faktorët e tjerë metabolikë (presioni, kolesteroli) sepse këta janë ndërmjetës të rëndësishëm për shëndetin e trurit.
Të shohim këtë si një strategji parandalimi, jo si një “kurë” për çrregullime si Alzheimeri, por si një mjet i përbashkët për të ruajtur shëndetin njohës gjatë plakjes. -

Njihuni me ushqimet, që luftojnë plakjen e trurit…
Hulumtimet e fundit kanë nxjerrë në pah një përparim të rëndësishëm në fushën e shëndetit të trurit dhe parandalimit të çrregullimeve si Sëmundja e Alzheimerit. Një studim i publikuar së fundmi në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se një dietë mesdhetare e përforcuar me përbërës “jeshil”, siç është çaji jeshil, ishte e lidhur me një ngadalësim të dëmtimeve të strukturës së trurit.
Çfarë përfshinte studimi?
Studimi i njohur si DIRECT PLUS ishte i gjatë, 18 muaj, në të cilin u përfshinë rreth 284 persona me obezitet abdominal dhe dislipidemi (mesatarisht 51 vjeç, BMI=31.2).
Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe:
Një grup që ndoqi udhëzimet standarde për ushqim të shëndetshëm.
Një grup që ndoqi një dietë tradicionale mesdhetare (me reduktim të mishit të kuq, konsum të shpendëve/peshkut, më pak karbohidrate të thjeshta).
Një grup që ndoqi një dietetë mesdhetare “e gjelbër”: e njëjta bazë mesdhetare, por me shtesë përbërësish të pasur me polifenole – si çaji jeshil (3‑4 kupa në ditë), dhe “Mankai” (një bimë lundruese, Wolffia globosa), si dhe konsum më i ulët i mishit të kuq/përpunuar.
Çfarë u zbulua?
Grupi me dietën e gjelbër tregoi një ngadalësim të dukshëm të atrofisë së trurit (më pak tkurrje të hipokampit dhe zgjerim të ventrikujve lateralë) krahasuar me grupin standard të dietës.
Përmirësimi i kontrollit të sheqerit në gjak (HbA1c, HOMA‑IR) dhe reduktimi i inflamacionit ishin të ndërlidhura me rezultatet më të mira në strukturën e trurit.
Konsumi më i lartë i çajit jeshil, Mankai dhe arra (në të gjitha grupet mesdhetare) ishte i lidhur me ngadalësim më të madh të plakjes së trurit.
Pse është kjo e rëndësishme?
Truri ynë plak gradualisht: humbje neuronesh, tkurrje të hipokampit, zgjerim të hapësirave ventrikulare janë shenja të plakjes së trurit dhe janë të lidhura me rritjen e rrezikut për sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri. Studimi tregon se me ndërhyrje ushqimore relativisht të lehta mund të ndikojmë në këtë proces.
Sipas raportimeve të institucioneve si Harvard T.H. Chan School of Public Health, rezultatet sugjerojnë se “një dietë mesdhetare e përforcuar me përbërës ‘jeshil’ mund të ngadalësojë plakjen e trurit”.
Çfarë mund të bëjmë në praktikë?
Të adoptojmë bazën e dietës mesdhetare: konsum i lartë i perimeve, frutave, arrave, vaj ulliri ekstra i virgjër; përdorim i peshkut/shpendëve në vend të mishit të kuq, dhe konsum i karbohidrateve të thjeshta të reduktuar.Të shtojmë përbërës të pasur me polifenole: të paktën disa kupa çaj jeshil në ditë, arra, dhe sa më shumë “ushqime jeshile” pa mish të kuq/përpunuar.
Të kujdesemi për kontrollin e sheqerit në gjak dhe faktorët e tjerë metabolikë (presioni, kolesteroli) sepse këta janë ndërmjetës të rëndësishëm për shëndetin e trurit.
Të shohim këtë si një strategji parandalimi, jo si një “kurë” për çrregullime si Alzheimeri, por si një mjet i përbashkët për të ruajtur shëndetin njohës gjatë plakjes.
